Në një intervistë familjare për revistën “Shije”, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Rudina Xhunga zbulon sekretin e saj të fillimvitit. Një libër i ri. Xhunga është autorja e katër librave, njëri prej të cilëve, “Preja”, është edhe bestselleri i parë shqiptar.
Libri i ri do të prezantojë shumë intervista me shkrimtarët e Nobelit. Shkrimtarët bashkëkohorë, më të mirë të shekullit, janë intervistuar nga Rudina Xhunga dhe libri do të jetë së shpejti në treg. Ai që po e vonon daljen, duket të jetë Edi Rama, i cili tregoi në emisionin “Opinion”, nga Blendi Fevziu, të kësaj të enjteje, se ishte duke bërë parathënien e librit të Rudinës dhe po i pëlqente shumë ky libër.
Sapo kryeministri të mbarojë, me siguri do të kemi një surprizë në librari. Dhe çfarë surprize! Më të mirët e shekullit, bashkë, në një libër SHQIP.
Epo kur Shqipëtarët arrijnë te korrin sukses falë punës dhe meritës së tyre, kjo është për tu vlerësuar dhe admiruar…http://darsiani.blogspot.fr/
Por kur e kerkojne suksesin nga potenciali i shkruesit te parathenieve,kjo ia u ul vlerat qe mund te kene vertet.
Fjalëve të arta të penës së Ramës, nuk ja ul dot vlerat ti usta! Inatin që ke me Ramën ktheje në punë për veten, do jesh më rehat dhe i fituar!
po e shkroi gjate Rama parathenien i bie te arrije parathenia sa gjysma e librit…….Me vjen keq,por ti besh parathenie te dedikuar nje permbledhjeje me intervista!!!!Pak te thuash bizarre…Here tjeter do vije ne ndihme Papa i Romes,le qe Papa ka nje sens humori me te qelluar se Edi.
Edi Rama do bente mire te mos e humbiste kohen me shkrim paratheniesh librash sepse ka shume pune te tjera te rendesishme per te bere. Jemi nje vend i vogel me halle te medha qe duan nje kryeminister te angazhuar nate e dite per detyrat qe ia kerkon posti i tij.
Eshte shume e vertet kjo qe thoni shqiptar ,
por a e di Rama vet kte gje !
Kryeministri jone duket te ket probleme me njohjen e detyres se vet e kjo duket qart ne eskursjonet Rilindese , ne vizonet brenda endrave te tij ,apo kshilltarve te tij debil qe e bejn te fluturoj kushedi se per cfar idiotizmi ne preshev ! Nderkoh qe shqiperia eshte duke u thyer me dysh .
Ja okay, Romantik po .Por edhe realist po . Le te rregullojm njiher shtepin tone pastaj te mendojm per endrat e rilindasve tane te lavdishem.