Artisti shqiptar Helidon Xhixha do të ofrojë nga një skulpturë për secilin apartament në një pallat të emërtuar “Muza” në Plazhin e Ishujve Diellorë si përkthehet vendi i njohur në Florida si Sunny Isles Beach.
Artisti i lindur në Shqipëri, është dalluar së fundi në ekspozitat Art Miami dhe Art Bazel në Zvicër,. Ai do të këshillohet me blerësit e apartamenteve kondo dhe pastaj do të gdhendë nga një skulpturë për secilin.
Në ekspozitat e lartpërmendura ai është dalluar për skulptura çeliku që reflektojnë dritën.
“Ai do të bëjë art në çdo apartament, përreth pallatit si dhe në hollin e hyrjes”, thotë për gazetën amerikane “Miami Herald” Kevin Maloney, themelues dhe drejtues ekzekutiv i firmës Property Markets Group, me qendër në Neë York.
Ndërtesa do të jetë gati 200 metra e lartë, do të jetë e barabartë në lartësi me Kullën Porsche Design dhe “Mansions at Acqualina”, dy projekte të tjera luksoze në Sunny Isles Beach./A.Xh
Si gjithmon shqiptaret do te dallohen per solidaritet dhe inter-
nacionalizem. E rregulluan shtepine e tyre dhe tani do te rregullojne
shtepine e botes
Ok jimi ironiku po atje ne Florida merr paret tjetri nuk bon gallate