Jo më shumë se dy dekada e gjysmë më parë, nje aparat fotografik ishte send tepër i rrallë, krahas njeriut të lirë apo pas automobilit privat i cili nuk ekzistonte. Sot, është e tepërt të thuhet se fotografia konvencionale dhe ajo dixhitale, kanë hyrë kudo. Dhe një fjalor teknik për të shpjeguar sa më shumë fjalë të terminologjisë së fotografise, shqipes i duhej.
Ky Fjalor i lypur vjen nga Qerim Vrioni, studiues dhe gjurmues, mbledhës i fotografise shqiptare, nxjerrës në dritë i figurave të saj me librat e tij si “Fotografia një grusht Diell” apo “150 vjet fotografi shqiptare”. Synimi e fjalorit, i çdo fjalori, është sa maksimalist dhe minimalist; “Fjalori..” i Vrionit është edhe përparësor (mbi të dyja), sepse; kalon nëpër udhë të pashkelur; mbulon rreth 600 fjalë (jo pak për një fjalor zhargon) të fenomenit të artit fotografik; dhe nëse lexohet faqe-pas-faqe njeriu mëson mbi procesin e prodhimit të një objekti nëpërmjet veprimit të dritës, rrezatimit apo ndjeshmërisë së saj, ku drita lë gjurmë, gdhend; “foto-grafi” “gjurmë-drite”, ky është kuptimi i fotografisë në shqip.
Qerim Vrioni,
qe tashme jeton midis Amerikes dhe Shqiperise,
e ka vendosur objektivin e syrit te tij historik tek fotografia shqiptare.
jane nje varg kerkimesh e punimesh te tij, hulumtime te tera, shtrire ne kohe te gjate, personalitetesh e kontributesh te shumta per fotografine shqiptare ne shekuj.
Kesaj here vjen ne ndihme te lexuesit, amatorit te fotografise dhe shqiptareve ne teresi, duke ofruar Fjalorin respektiv.
Vrionasi, Qerim shton keshtu nje shenje me shume ne prurjen tradicionale.
Shkrimi me siper, i autorit Astrit Lulushi, gazetar ne Zerin e Amerikes, tere kulture dhe informacion, e ben edhe me te qarte kete prurje, nepermjet shperfaqjes historike te rrugetimit te ketij fjalori.