Hidhen përtokë ‘Dy gladiatorët’ e Janaq Paços në Durrës

26 Dhjetor 2013, 10:58Kulturë TEMA

Këto foto tregojnë sesi është katandisur vepra “Gladiatorët” e skulptorit të madh Janaq Paço (1914-1991), për të cilën janë investuar 20 milionë lekë nga buxheti i shtetit. .

Bashkë me shumë skulptura dhe vepra të realizuara ndodheshin atje dhe kompleksi monumental i “Dy gladiatorëve” i Janaq Paços, i cili pas restaurimit ishte derdhur në beton dhe ishte në pritshmëri për t’u vendosur ne Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

E alarmuar nga keqtrajtimi flagrant i veprave, dje e bija e Janaq Paços ka konfirmuar se do të vij më datën 7 janar 2014 nga Nju Jorku në Tiranë me urgjencë. “Jam e shokuar nga kjo që po ndodh me veprat e babait tim”, njofton ajo për “Shqiptarja.com”.

E bija e skulptorit të madh shqiptar, Janaq Paço, zonja Dorina Paço-Kliminga shprehet se është e shumë e tronditur “jo vetëm nga pamjet, por edhe nga papërgjegjshmëria e shtetit tonë”.

Ndërkohë përballë kësaj pamjeje, një nga familjarët e skulptorit Janaq Paço, Nikolin Kurti, shprehet se “Mihal Delijorgji ia arriti qëllimit, i ngarkoi me mjetet e tij dhe i ka përplasur me miratimin e Ministrisë së Kulturës veprat prapa godinës së Muzeut Arkeologjik në Durrës. Tani ky ndërtues i famshëm e ka gati sheshin tek Qendra e Derdhjes së veprave të Artit për pallate”.

Të afërmit e skulptorit kanë qenë që nga muaji gusht në tension për rrezikun që iu kanoset veprave. Nikolin Kurti, pasi ka parë gjendjen shprehet se: “Askush në bashkinë e Durrësit , askush tek Muzeu i Durrësit, askush në Ministrinë e Kulturës nuk di se çdo të bëhet me to. 20 milionë lekë nga buxheti i shtetit që u investuan për t’i bërë ato në beton me çimento skulpturë shkuan dëm”. 

16 komente në “Hidhen përtokë ‘Dy gladiatorët’ e Janaq Paços në Durrës”

  1. redisheheri says:

    Ndertuesit jane te gjithefuqishem,nuk pyesin per pronen publike,per artistet,per detin,sidomos kur e ka emrin Delijorgji.

  2. Liridon says:

    ..sidomos kur e ka emrin Delijorgji dhe e ka shtetesine si te Uzurpatorit.

  3. Horri i i Bulevardit says:

    Duhet urgjentisht, ministria e kultures, te marre ne mbrojtje keto vepra te skulptorit tone te madh Janaq Paco, ti rehabilitoje keto vepra dhe te gjobise me gjoba te larta, kushdo qofte ai person, qe ka bere kete masaker te tille.
    Perseri na doli Delijorgji ne skene, kete rradhe sduam te degjojme per delijorgje dhe plehra te tjera, por nje gjobe qe kurre mos ta marre vehten, duhet zbatuar.
    Kryeministri vete, duhet ta ndjeke kete ngjarje, personalisht.
    Qeveria e re duhet te jape mesazhin, se eshte ndryshe nga qeveria e shpellarit.

  4. Peacemaker says:

    Barbaret jetojne akoma ne mes te kombit shqiptar!!

  5. 63wq i koses says:

    Sipas t dhenave sekrete qe ka mor policija,kta gladiatort kan vra njoni tjetrin ne dyluftim,per larje hesapesh ne tregun e drogs.
    Sepse ju gjeten perbers kokaine ne gjak.
    Sala.çen

  6. Shqiptar says:

    Ky mafiozi grek Delijorgji ka edhe mbeshtetjen e Edi Rames. I paska hyre edhe Durresit, se edhe Durresi eshte shitur nga greket te greket e te sllavet.

    1. Horri i i Bulevardit says:

      Legen qe na hiqesh si shqiptar, Delijorgji sa per dijeni ka shpatullat e ngrohta nga Shkelzen Berisha, sa i dha te drejten tehedheneere disa fshtra me ceshtjen Grdeci.
      Jeni aq plehra sa po mundoheni qe mutrat qe i kishit si ushqim ditor, tja u ngecni te tjereve.

      1. deni says:

        O Kurva bulevardit parate Greku Kriminel Delijorgji i beri duke shitur Tanksat e ushtrise shqipetare per skrap por ne te vertete i conin ne Cad sepse ishin ne gjendje pune se bashku me Helidonin bodigardin e Majkos. Delijorgji ka marre 32 leje ndertimi nga Edi Rama,ky qelbesire vrau 28 jete Shqipetare ne Gerdec mire qe su denua me burgim te perjetshem per vepren penale te vrasjes por per ceshtjen civile te demshperblimit duhej ti kishin konpensuar me 1 milion euro per cdo jete te marre PLEHRAT E DREJTESISE SHQIPETARE NUK I MOREN 1 CENT.OK O KURVA KOMUNISTE E BULEVARDIT TE PASKUQANIT.

  7. babec says:

    Turp I madh! Ky Delikurva e paska fiksim me fonderite e skulpturave dhe ne tiranë ne ate zone i ka pastruar paret e mafias!

    Rama eshte ne prove! E ardhmja e tij varet nga trajtimi qe do I rezervoje mediamafiandertimpolitikes!

  8. XyZ says:

    More po lereni delijorgjin dhe delileshin se e dime kush eshte nuk ka ndonje te re ketu pervecse eshte nje matrapaz i paskrupullt por, problemi tani eshte se ca do bej qeveria ne lidhje me kete dhe org kopetente te min kultures. Ujkun e kane perballe mos te na kerkojne gjurmet po te marin masa. Nuk duhet te shqetesoheshin te paret familjaret por strukturat e shtetit qe paguhen per kete pune. Tani tundeni menderen dhe boni dicka se eshte turp…

  9. Palladium says:

    Barbare. Ska si te jete ndryshe, tere elita jashte shtetit. Detyrohet tjetra te kthehet se po ja trajtojne babain sikur te ishte kriminel jo artist dhe vlere e kombit. Skeni faj ju jo.

  10. Hasani says:

    Eshte e turpshme te shikosh vepra te tilla arti te hedhura pertoke. Dy jane pergjegjesit kryesore ministria e kultures dhe bashkia e Durresit. Te tjeret nuk e kane fijen e pergjegjesise per çfare ndodh.

  11. kercovari says:

    gladiatoret e SANXHO PANXHO´S

  12. Askushi says:

    Barbarizmi vazhdon duke na bere perdite te ndjehemi keq e me keq ne kete vend ku vetem paraja ka vlere. Turp

  13. Arber says:

    Epo te dy pushtetet, ne Durres dhe ne Qeveri i ka Saliu, ai i ka fajet, apo jo? Si thua Mero zotrote.

  14. Ymeri says:

    Po kemi faj ne qe u votojme panderprere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje