Në Kinema Millenium u shfaq filmi dokumentar “The agreement”, një vështrim I thelluar mbi pajtimin hisotrik mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan dhe negociatat që po zhvillohen në Bruksel. Filmi fokusohet tek përpjekjet për të zgjidhur pasojat e konfliktit të fundit territorial në Evropë. Regjizorja Karen Stokkendal Poulsen na i paraqet me mjeshtëri dhe nga një këndvështrim krejt i vecantë përpjekjet e përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë për të negociuar marrëveshje jetësore për të ardhmen e vendeve të tyre por njëkohësisht të gjithë rajonit. Negociata të cilat vazhdojnë ende edhe sot, të cilat kanë dhënë fryte të jashtëzakonshme dhe që cdo ditë po hapin perspektiva të reja për të dyja vendet.”
Ky film u shfaq në një premierë botërore, me nismën dhe mbështetjen e themeluesit të UMSH deputetit Anastas Angjeli. Filmi dokumentar “The agreement” u shfaq në kuadrin e forumit Kinemaja Politike të organizuar nga Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Dokumentari u ndoq me interesim të madh nga të pranishmit, të ftuar, pedagogë e studentë, politikan, deputetë, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, të mediave, të artit e të kulturës.Ky dokumentar do të këtë premierë edhe në Prizren e në Beograd.
Fjalën e hapjes e mbajti themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, akademik, Prof. Dr. Anastas Angjeli, i cili ndër të tjera tha :” Eshtë një kënaqësi e veçantë për mua që në emër të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë t’ju uroj mirëseardhjen në këtë aktivitet të organizuar në kuadër të Ciklit të leksioneve “Kinemaja Politike”
Zv. Kryeministrja e Kosovës, znj. Edita Tahiri ndau me të pranishmit eksperiencën e saj personale jo vetëm të procesit të gjatë të negociatave por edhe të procesit të xhirimit të dokumentarit “The agreement”.
Z. Qirjako Qirko, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë në vazhdim vuri në dukje rëndësinë që një proces i tillë negociatash dhe rezultati i tyre pati jo vetëm për dy shtetet në fjalë por edhe për tërë rajonin tonë.
Publikun në sallë e përshëndetën edhe znj. Poulsen, regjizorja e filmit si dhe znj. Vogel producentja e tij.
Po Po, ky pajtimi historik qe ja u futi shqiptareve dhe ju hapi serbeve rrugen per ne Europe.
E moj Edita po si se permende njiher Presheven e Sangjakun njiher e kishe permende Nishin por i hangre fjalet e fatkeqsisht i bete e po i beni favore serbise,po te pakten me fole mundeni e me jua qite rrenet per ledine ktyre fundrrinave sllave qe edhe pse ishin agresore po shperblehen nga dobsija e jone dhe klasa momentale qe eshte ne Kosove dhe mjerishte edhe ne Shqipni.
Gjeresa Serbet mbushen stadionet fudbolistike me varreza, zhduken qytete te tera (Srebrenica) e ende po zbulohen varreza masive te shqipatreve ne Serbi e gjetiu, udheheqja e Kosoves, po bene negociata me tokat shqiptare, dhe me kete jo vetem qe po humbe trojet e veta , por po I ndihmon Serbise te hyjne ne Europe. Duket se keta nuk I dijne gjerat elementare te histories: Mali I Zi sot ose neser eshte teritor potencial I Serbise dhe Rusise. Apo sikurese e quajne Serbet “Sparta e Serbise”. Dikur Kotori ishte I kroateve e ne vitin 1905 Tivari ishte shqiptere. Sot porta potenciale Ruse. Per te cilat Europa I ben koncesione Serbise.
Anastasi,qirjako etj jane vlleh rumune prosllav.prorus e progrek, qe nuk perfaqesojne interesat e popullsise shqiptare