Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro rrefehet ne “Panorama” ne intervisten e parë qe jep, pas tre muajsh në Ministrinë e Kulturës. Ajo tregon pse vendosi te angazhohet, duke pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama per te qene pjese e qeverise se tij dhe per te drejtuar Kulturen. Sipas saj, nuk ishte hera e parë që i bëheshin oferta për t’u angazhuar në politikë, por i ka refuzuar.
“Për hir të së vërtetës, nuk është hera e parë që gjatë jetës sime publike më bëhen oferta për t’u angazhuar në politikë. Rregullisht i kam refuzuar. Por edhe pse nuk vij nga politika dhe nuk kam qenë në politikë, mund të them që kam qenë gjithmonë një njeri politik. E kam ndjekur nga shumë afër zhvillimin e politikave në Shqipëri, zhvillimin e politikës, si klasë, si koncept, si filozofi. E kam bërë këtë si një njeri i ndërgjegjësuar për faktin që roli i politikës është shumë i rëndësishëm në vendin ku jetojmë, ku kam zgjedhur të rris fëmijët e mi dhe ku kam vendosur të kontribuoj”- thotë ajo.
Duke iu pergjigjur pyetjes sesi e bindi Rama të pranonte, Kumbaro shprehet: “Nuk ishte një ofertë për t’u bërë pjesë e politikës si politikane, por një ofertë që i bëhej shoqërisë civile, për të përkthyer në akte të gjitha shqetësimet, opinionet e saj. Pra, për mua ishte një ftesë, që nëse do ta citoja saktësisht, ishte pak a shumë kjo: “Ke një jetë që kritikon, tani ka ardhur momenti të vish të ndezësh një qiri, pra të bësh një akt, ato që mendon se duhen bërë më mirë”. Një ftesë e tillë të ngarkon me një përgjegjësi shumë të madhe. Jo përballë partisë, por përballë asaj vote plebishitare që ndryshoi një filozofi të tërë”.
Kumbaro sqaron edhe mënyrën se si janë përzgjedhur drejtorët e institucioneve në varësi. “Së pari nuk i kam ndërruar të gjithë drejtorët. Së dyti kam filluar me një analizë të institucioneve. Ligji për artin dhe kulturën nuk ka qenë respektuar në lidhje me disa poste drejtuese. Ai përcaktonte mandate dhe konkurrim, çka nuk janë respektuar. Në respekt të këtij ligji dhe pas analizave, ne filluam të procedojmë me ndërrimin e drejtuesve, aty ku dilte e nevojshme, edhe sepse disa drejtorë kishin kohë që kishin mbushur moshën e pensionit”- thote ajo.
Pyetur nga gazetarja se si u zgjodhën drejtorët e rinj, pasi megjithëqë u hap konkurse, emrat fitues diheshin qysh në fillim.., ministrja sqaron: “Të gjithë drejtuesit e institucioneve janë zgjedhur mbi bazën e konkursit. Janë zhvilluar procedura konkursi krejt në përputhje me ligjin. Janë poste për të cilat nuk mund të kemi me qindra kandidatë. Ata numërohen me gishtat e njërës dorë, dhe kur ka kaq pak kandidatë, është normale që hamendësimet të sillen rreth një apo dy emrave që janë më të spikatur. Konstatoj me kënaqësi që një pjesë e këtyre emrave janë pajtuar me përzgjedhjen që ka bërë Ministria e Kulturës. Kjo do të thotë se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Për disa institucione të tjera, përveç kritereve që paracakton ligji, kemi proceduar edhe me intervista, për të diskutuar platformën, strukturën me kandidatët”.
la nom kjo ministre, si me bindi rama, sa e persekutume jom, ministre show.
Paj zotin po mos te kishe pranuar ti si do ja benim per ministre kulture……………aman jini vetvetja se ngelet tu u jargavit.na e shpifet si nuk doli nje shqipo te jete thjesht.Njerzo
Ketu vlen ajo shprehja “me thuaj me cfare mburresh dhe te them se cfare te mungon”.
Hmm Traurig schöne Augen hat sie.
per cfare reforme e keni fjalen ju?
JU nuk e keni idene se si jane institucionet kulturore neper rrethe.
do ti jepet nje ristrukturim ketyre institucioneve qe vegjetojne me
persona qe i kane bere lavde pushteteve politike te cdo kohe.ata nuk kane asgje te perbashket me artin…VECSE MJELIN RROGEN.ke dy lloj lakejsh o te PS o te PD.KUR DO TI SHKUNDESH PLUHURIN E HARRESES Z.MINISTRE?
Eshte skandaloze kur shef rreaxionet e atij mileti atje shprehur neper komentet e tyre e cila tregon qart gjendjen e renduar psikologjike ,menyren ordinere se si mendoj ,tipa te frustruar ne cdo hapje goje !
Nqs nji Ministre Kulture apo x ministrie flet para popullit te vet ne menyren me te sinqert e tregon dicka nga kontaktet e saj me kryeministrin ,per njerez normal te ksaj bote sduhet te sherbej si nji spic qe do cponte tollumbacet me ajer te qelbet ,pra kto kafka te frustruara e sy histerik !
Qe te jesh permanent i gatshem per te shperthyer ne idiotesi kur dikush tregon dicka njerezore ,kjo tregon qart rrezikun me te cilet perballet ajo shoqeri aty. Duket qart qe simptomat e doktorr kafshesh te ken zene rrenj thell ne kokat e ktyre histerikeve ,klient te denj fjordian
Te tha “mund te shkosh ne pune edhe me minifund dhe me dekolte te stilit Sophia Vergara”!
Ministre qoke, le nom. Bej naj pune se nuk je as e bukur qe te te mbanin per bukurin e madhe qe ke
Mos eshte came kjo se ne camet e kemi zakon qe lavderohemi shume.
Mosni keshtu ju lutem. Perseri ju lutem. Ne se nuk e njihni pse te shpreheni ne kete menyre. Kjo zonje eshte nje personalitet i shquar ne gjirin e shoqerise civile. Kjo gjithnje ka dhene mendime te pjekura ne media. Kumbaro nuk ka nevoje te seriloset, ne e njohim por i lumte Rames qe e perzgjodhi dhe kji i ben nder Kultures. Njeri i ditur, e thjeshte, fjalepake, e edukuar dhe ne duhet ta inkurajojme jo te flasim kot. Boll kemi hequr nga injorantet, fodullet, rrugacet, te paedukuarat, sahanlepireset dhe grindavecet qe i kemi pare kudo, ne qeverisje e parlament. Kam besim se Kumbaro do lere gjurme te mira ne punen e saj.
Kjo dhe zonja te tjera te ngarkuara me punet e qeverisjes, i bejne nder vendit
ca ka bo ajo 3 muj ministre?
Zonja eshte me te vertete e nderuar dhe une besoj qe Rama eshte perpjekur qe ta binde, por Znj. Kumbara nuk duhej te bindej, per shkaqet qe ajo pikerisht i valevit si te paprekshme, qe eshte e persekutuar.
Te arrish te bindesh nje te persekutuar qe te futet ne klubin e persekutoreve (per kete nuk ka dyshim) ka dy arsye nga ana e tij/saj:
1. Sindroma e Stokolmit (sipas se ciles viktima bie ne dashuri me dhunuesin e vet); dhe/ose
2. Mendjelehtesia qe “do te kontriboje” per Shqiperine me keta qe e zhyten per 50 vjet poshte e 100 vjet anash.
Ose te dyja bashke.
Jo mor Daku nuk eshte keshtu. Kjo qe thua ti konfirmon se ne vendin tone vazhdon psikoza e luftes se klasave. Prandaj duhen personalitete si Kumbaro
Vendi yne e meriton nje ministre te tillle.suksese.
Ruaj konsideratat me te mira per ish profesoren time ne fakulltetin e gjuheve te huaj,studime master ne perkthim,e sot ajo ehte si gjithmone e thjeshte,e sjellshme e ata qe nuk e njohin flasin pa baza.
i uroj pune te mbare ne detyren qe e perzgjodhen per vlerat e saj intelektuale e njerezore.
Ruaj konsideratat me te mira per ish profesoren time ne fakultetin e gjuheve te huaj,studime master ne perkthim,e sot ajo ehte si gjithmone e thjeshte,e sjellshme e ata qe nuk e njohin flasin pa baza.
i uroj pune te mbare ne detyren qe e perzgjodhen per vlerat e saj intelektuale e njerezore.