Shkrimtari Ylljet Aliçka është vlerësuar me Çmimin Kombëtar Letrar ne Shqiperi “Penda e Argjendë ”, për veprën e tij “Valsi i lumturisë”, në gjininë e romanit.
“Për ironinë e spikatur, përsosjen deri në grotesk”, shkruhet në motivacionin e jurisë. Pasi ka vlerësuar për një kohë të gjatë prurjet dhe arritjet gjatë vitit 2012-të, juria ndau sot, Çmimet Kombëtare Letrare në Teatrin e Komedisë.
Çmimi Kombëtar për gjininë e tregimit shkoi për autorin Ardian-Cristian Kyçyku për librin “Perla”. Çmimin për gjininë e poezisë e fitoi Rudolf Marku për librin “Një ballkanas në Londër”. Juria, e përbërë nga kryetari Visar Zhiti, Dhurata Shehri, Bardhyl Londo, Flutura Açka dhe Romeo Çollaku, vlerësoi për çmimin në gjininë e përkthimit Parid Teferiçin për përkthimin në shqip të libri “Delfini” nga Robert Lowell.
Më Çmimin Kombëtar për autorin debutues u vlerësua Darien Levani për romanin “Poetët bëjnë dashuri ndryshe”. Për çmimin e kritikës u vlerësua Ali Aliu për veprën e tij “Don Kishoti shqiptar”, ndërsa për esenë Uran Butka për botimin e tij “Kristo Kirka”.
Kryetari i jurisë, Visar Zhiti u shpreh gjatë ceremonisë së çmimeve se prurjet e vitit 2012-të nuk kanë shënuar kulme në asnjë gjini dhe se shumë e vështirë ka qënë përzgjedhja e çmimit për letërsinë për fëmijë ku sipas jurisë kërkohet më shumë prurje. Çmimin për letërsinë e fitoi Thanas Jorgaqi për botimin “Unë jam Kronosi, mbreti i kohës”.
Edhe këtë vit, u nda çmimi për gazetarinë kulturore i cili u nda mes dy gazetareve të shtypit të shkruar, Alma Mile nga “Panorama” dhe Aida Tuçi nga gazeta “Mapo”. Që prej marsit të këtij viti juria ka ndjekur me vëmendje zhvillimet letrare në kontakt me Bibliotekën Kombëtare, me libraritë, botues e Panairin e Librit, me median dhe lexues.
Ky është viti i fundit që ndahen kaq shumë çmime kombëtare për letërsinë pasi sipas Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, që prej vitit që vjen do të ndahet vetëm një çmim, nga një juri e pavaruar nga Miniatria e Kulturës. “MK gjykon se nuk është më e udhës të jap aq shumë çmime të ndara në gjini.Nga viti tjetër nga fondet publike dhe në emër të një politike kulturore do të jepër vetëm një çmim”, tha Kumbaro.
Çmimet Kombëtare të Letërsisë janë kthyer tashmë në një traditë nga Ministria e Kulturës, juria e të cilave vlerëson veprat më të mira të gjinive të ndryshme, risitë dhe dukuritë letrare të tyre, gjatë një një viti. /ATSH
Një korrespondencë e ndërtuar shumë keq nga ana profesionale. Në kohën tonë (para vitit ’90) ATSH-ja shihej si një çerdhe e mbushur me gazetarë jo profesionistë, kështu paska mbetur.