Keti Bazhdari merr çmimin e Filantropisë si individ

6 Dhjetor 2013, 20:17Kulturë TEMA

Organizata “Partners Albania” nderoi biznesmenen shkodrane, Keti Bazhdari, me çmimin vjetor të Filantropisë “për kontribut të veçantë në fushën e artit dhe kulturës në mbështetje të artistëve të rinj e pasurimin e jetës kulturore në qytetin e Shkodrës, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për grupet në nevojë”.

Kjo organizatë ka krijuar një traditë në dhënien e çmimeve vjetore të Filantropisë, i cili synon të mos lërë në harresë këtë traditë, dhe duke shprehur mirënjohjen për individë dhe organizata që kontribuojnë në përmirësimin e jetës në shoqëri.

Çmimet u ndanë të premte në Hotel Sheraton, për individë në nivel kombëtar dhe lokal.

Zonja Keti Bazhdari, e cila mori çmimin si individ, tha se “vlerësimi me këtë çmim, jo vetëm është një shenjë mirënjohje nga gjithë përfituesit për mua personalisht, por dhe një nxitje për të shtuar veprimtarinë filantropike”.

Bazhdari njihet në Shkodër si një biznesmene që nxit lëvizjen kulturore me mbështetjen e saj financiare dhe mbështet krijuesit e rinj, veçanërisht artistët që kanë nevojë për promovim.

Ajo ka ndihmuar festivale muzike, botime dhe promovime librash, fëmijë jetimë, veteranë dhe të persekutuar të regjimit komunist, si dhe ka ndihmuar qytetarët gjatë përmbytjeve në Shkodër.

Zonja Bazhdari është që prej vitit 2002 administratore e kompanisë “Bella Confex”, që punon në fushën e konfeksioneve e që prej pesë vitesh është e njohur në publik edhe për angazhimin e saj politik si pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste.

Çmimin për biznesin për kontributin në nivel kombëtar e mori fondacioni ABC ,me president zotin Bajram Muça, për dhjetra projekte të investuara në të gjithë Shqipërinë, kryesisht për financimin e godinës së romëve para një muaji.

Ndërsa, çmimin e mirënjohjes e mori zonja Kozara Kati.

10 komente në “Keti Bazhdari merr çmimin e Filantropisë si individ”

  1. Perparimi says:

    Respekte superiore.
    Uroj qe shembullin ta ndjekin shume pronare te tjere biznesesh.

  2. Femia says:

    Bravo Ketiii! Je me e mira. Shkodra te do

  3. E kam pare kete Ketin me duket ne ca intervista mjaft te guximshme ne kohen e sundimit te zhozes.Urime per cmimin,nuk e kuptoj,perse nuk e ka kandiduar PS ne vevndet fituese,Nuk eshte se i kemi me dhase te tilla vajza!>

  4. erton says:

    Pershendetje dhe urime z. Keti. je shembull humanizmi jo vetem per Shkodren por edhe per Tiranen e gjithe Shqiperine. Ne shoqerine tone je specie e rralle prandaj dhe krenari per Shkodren. Te uroj shendet dhe shume suksese.

  5. albani says:

    Urimet me te sinqerta Znj. Bazhdari,
    E/I nderuar, Cmimin ne nivel kombetar e morri Fondacioni ABC, dhe Cmimin ne nivel lokal e morri AMC.
    Vetem shume pak vemendje gjate zhvillimit te aktivitetit, kerkohet!

  6. Huana says:

    bisnesmene…ajo asht femen more apo dini gja tjeter ju

  7. Teuta says:

    E dashur mikja ime, Keti!

    Edhe pse per mua nuk perben ndonje çudi te madhe kjo ngjarje, shpreh kenaqesine time qe njerez dhe veprime te tilla humane nderohen dhe vleresohen publikisht, duke iu njohur merita.

    Per dijenine e publikut, Keti eshte jo vetem biznesmene e suksesshme, e zgjuar, e bukur, e kendshme, shpirtbukur e shpirtmire, por ajo ka dhene dhe jep kontribut shume te madh ne ngritjen dhe zhvillimin e levizjes sindikaliste. Kjo eshte e padegjuar per nje biznesmene, qe punon dhe ndergjegjeson grate dhe vajzat, me qindra e mijera, se ato duhet te jene te zonjat e fateve te veta dhe jo vetem te punojne per nje page apo per disa te mira materiale. Une per kete e çmoj edhe me shume Ketin… I ka shoqet e shoket e rralle.
    Suksese Keti e te degjofsha gjithmone per te mire!!
    Te paste Shkodra!! Te paça edhe une, mike e dashur!

  8. Dritani says:

    Edhe pse nuk njihemi direkt, Nder per ty, Nder per familjen tende, Nder per Shkodren, Nder per Partine Socialiste Shqiptare!

  9. A says:

    Urimet me te mirat dhe miqesore per ju KETI BAZHDARI, qe je me te vertete e mire dhe denje per qytetarine e vertete te qytetit me histori dhe kulturor SHKODRES. Eshte kenaqesi ju moret CMIMIN FILANTROPIK si individ. Ju keni nje Kompani konfeksionesh “Bella Confex” me 500 punetoresh, qe ne kete menyre ulni varferine dhe papunesine ne Shkoder.
    Veprimet jane si je nje femer emancipuar dhe nuk jane ne gjendje me te kape prej “zhelesh” dhe me te derguar per”lesh” sepse shkuan vete si tipi i peshtire qe ka Shkodra ZHELEFENA TOPALLI (COBA). Ky lloj tipi nuk i duhet Shkodres sepse kur u mbyten ne uje i thonte jena ba si Venecia dhe keni me shetit me gondola. E mbas ketyre permbytjeve dhe ketyre fjaleve qe qarkullonin nga kjo derdimene, nga Partia e perdale Demokratike e kryesuar nga nje mashtrues kriptokomunist SALI BERISHA, sa thonin qe jam shkodran mbas ketyre ngjarjeve u shikonin si psikopat dhe handikapat te lindur. Kjo ishte ndera qe i beri Shkodres ZHELEFENA TOPALLI (COBA), Partia Demokratike shkerllate me shpellarin SALI BERISHA. Tung.

  10. Albnr1 says:

    Ureme Keti thjeshte REZATUESE, te gjitha te mirat i ke perpara…Edi Rama nuk i harron kontributet e njerezve si ti. Vendi ka nevoje per ty te jeshe ne politike te na perfaqesosh me ate edukaten tende te formuar me kujdes, Bravo Keti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje