Sot festohet “Nata e Bardhë”, aktivitete të shumta në Tiranë

29 Nëntor 2013, 08:36Kulturë TEMA

Pas dy vitesh mungesë, sot do të festohet “Nata e Bardhë”. Sot kryeqytetasit që do të festojnë do të kenë një natë të gjatë në serinë e një mori aktivitetesh e organizimesh.

“Nata e Bardha”, është një koncept i një përpjekjeje për të sjellë artin pranë njerëzve në hapësirat publike, një ngjarje që ndodh në dhjetë orë, me një qëllim për të krijur art të kuptueshëm për audience të madhe, duke frymëzur dialogun dhe angazhimin e publikut për të kuptuar rëndësinë e saj dhe duke ndjerë ndikimin në hapësirën publike.

Një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e komunitetit.

Për një natë, hapësirat e qytetit do të shndërrohen në ekspozita të përkohshme Arti.

29 Nëntori na sjell një natë  të gjatë, ku qyteti, rruga, sheshet, institucionet e artit, baret, restorantet, do të gjallojnë me aktivitetet e artit, shfaqjet, instalacionet, filmat, kllounadat e artit të rrugës, duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane.

Për here të pare në Tiranë do të jetë “Nata e Gjatë në Muze”.

Galeria Kombëtare e Arteve i bashkohet për herë të parë 120 qyteteve evropiane të cilët kanë tashmë traditën e “Nata e Muzeve” e praktikuar që nga viti 1997, një histori që lindi në Berlin. Të gjithë muzeumet e qytetit do të qëndronin hapur për t’u vizituar nga artdashësit deri në mesnatë. Kjo natë u quajt LANGE NACH DER MUSEEN. Dhe pati aq sukses sa u kthye në traditë. Kësaj tradite do i bashkohemi edhe ne për herë të parë me 29 Nëntor.
Gjatë kësaj nate vizitorët në Galerinë e Arteve do kenë mundësi të shikojnë falas ekspozitat dhe shfaqje të tjera të bashkëlidhura për këtë natë të veçantë. Në këtë mënyrë, piktura, skulpura, videoarti, artialternativ, muzika dhe festa shqiptare do të jenë të prekshme si për ata persona që vijnë për herë të parë në të tilla ngjarje, por dhe për turistët të cilët do të njihen më nga afër më kulturën tonë kombëtare.

Në këtë mënyrë për Galerinë e Arteve “Nata e Bardhë” kthehet në “Nata e gjatë e Muzeve”.

“Nata e Bardhë Muzeale”në TeatrinKombëtarë të Operas dhe Baletit.

Me pjesëmarrjen e interpretuesve lirikë, kuartetit të harqeve dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në një ekspozite me materialet arkivore me vlerat e rralla në hollet e TKOB-së.

Nata e Bardhë e Teatrit” në Teatrin Kombëtar, me projeksionet e komedive, dramave shqipe dhe atyre të huaja, në një maratonë deri në orët e para të mëngjesit.

“Nata e Bardhë në Muze” –Muzeu Historik Kombëtar,kudo të ketë shfaqje filmasha rtistikë dhe dokumentarësh shqiptarë, me temë nga Pavarësia dhe Lufta II Botërore.

“Nata e Bardhë”- CIRKU KOMBETAR , me numra akrobatikë në arenën e Cirkut, nga Studio e Cirkut Kombëtar dhe grupi i valleve Popullore “Trad Folk Tirana”. Me numra akrobatikë fëminorë dhe për të rinj të profileve të ndryshëm të cirkut si dhe kërcime popullore nga të gjitha trevat shqiptare.

RRJETI I KINEMAVE “IMPERIAL” “Nata e Bardhë”

Qëndra Kombëtare për fëmijë- “Nata e Bardhë”, me koncerte për fëmijë, shfaqje filmash të regjisores Xhanfize Keko, mbrëmje poetike, interpretues në piano, kërcim dhe violin, shfaqje për fëmijë, “Kësulëkuqja” dhe “Teuta Mbretëreshë”

Le të jemi së bashku në një natë të bardhë ku kryefjalë do të jetë ARTI dhe  NJERIU , le ti falim njëri-tjetrit një pakt dashurie për t’u ndjerë se jemi pjesë e familjes evropiane  e për të kuptuar se:

Qyteti im më i bukur në botë është këtu, këtu nën krahët e mia.

8 komente në “Sot festohet “Nata e Bardhë”, aktivitete të shumta në Tiranë”

  1. Pellumb zaimi says:

    Gëzuar natën e bardhe! Por më shqetëson pyetja: pse “natë e bardhë” e jo “natë e kuqe”?

  2. Rrapo says:

    Ushtria gjermane u largua sipas planit te saj te terheqjes nga Europa Juglindore, perfshire edhe Shqiperine e coptuar. Partizanet shqiptare te udhehequr nga jugosllavet nuk çliruan ndonje qytet. Per çfar dite çlirimi genjehet akoma? Ushtria partizane komuniste shqiptare ishte shtojce e ushtrise partizane komuniste jugosllave dhe kreu detyra luftarake vetem kunder kombit shqiptar. Akoma me mburrje tradhetie edhe pas 70 vjetesh?

    1. Kruja says:

      O “rapo” historian

      Domethene gjermanet iken vete! edhe nga Moska iken vete me plan kurse ushteria jugosllave ishte shtojce e ushterise se kuqe apo jo. Pra lufta ishte e panevojeshme sepse gjermanet kishin bere plan te iknin vete. Po nga jugosllavia si iken gjermanet, me plan? Po jugosllavet perse luftuan, ashtu kot? perse duhet te luftonin kur ishin shtojce e ushterise se kuqe!!!!

      Po partizanet qe luftuan ne Shqiperi mos ishin jugosllave apo e kunderta ndodhi, shkuan shqiptaret luftuan edhe ne jugosllavi.

      Hajde “rapo” debili, ‘zhvilloi tezat’ cetnike.

      1. Marash says:

        Gospodin Kruja, edhe dini mire shqip edhe jeni serb i mire.

  3. dulla says:

    PERSE E QUHET KESHTU – NATA E BARDHE ??? APO NDOSHTA ESHTE PLUHUR I BARDHE
    NGA KOPESHTI BOTANIK I P.S.NE LAZARAT ?????

  4. Afer says:

    _29nendori eshte dita kur ne pushtet erdhen terroristet e enver hoxhes. Ata qe e festojne Jane bijte e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje