Me rroba të bardha, fytyrë të bardhë, me duar e qaftë të ngjyrosur në të kuqe, në skenen e tearit “Dodona”, u shfaq Fausti shqiptar, që personifikon fatin e intelektualëve shqiptarë. Monodrama “Fausti prej Tirane”, është dhënë para publikur në mbrëmjën e së mërkurës.
Tranzicion, tolerancë, demokraci, pluralizëm, socializëm, fjala e lirë, tregu i lirë, demontim jnë fjalët me të cilat e nisë revoltën Fausti (Alfred Trebicka), i shkrirë në një arkivol. Ngjarja fillon të zhvillohet me tone të buta, por gradualisht ajo arrin kulmin e saj, ndërkaq, vetë Fausti kërkon një arsye të fortë për të vdekur, jo për të jetuar.
“Nuk dua në motiv të shëndosh për të jetuar, dua një motiv të shëndetshëm për të vdekur, por nuk e gjej dot”, pjesë që i ka pëlqyer edhe vet aktorit, që siç thotë ai “Fausti është edhe gjallë, edhe i vdekur”.
Ngjarjet në shfaqje përfshijnë vitet 1989 deri 2013, të njohura si vitet të tranzicionit për Shqipërinë.
“Ky është harku kohor fizik që merr përsipër Fausti, të analizojë dhe të metamofizojë edhe ta stigmatizojë njëkohësisht deri në një sarkazëm”, ka thënë Trebicka.
Duke i referuar kësaj periudhe kohore, regjisori i shfaqjes Stefan Çapaliku, ka thënë se të gjitha mesazhet që i bart shfaqja i bashkon fati i intelektualit shqiptar në periudhën e tranzicionit “Intelektuali shqiptar është i zhgënjyer për atë çfarë ka ndodhur dhe pikërisht këtë ngarkesë dramatike e bartë Fausti prej Tirane, që nuk të jetë nga Prishtie, është e njëjta gjë”, ka treguar Çapaliku, duke shtuar se tashmë është mundësa për të reflektuar dhe për të kthyer kokën prapa për të parë se çfarë ka ndodhur në ato vite.
Të dy edhe Stefan Çapaliu edhe Alfred Trebica, e quajnë shfaqjen postmoderne, në të cilën hasim muzikë, telefona, televizin, gazetë, e sigurit edhe aktrim, duket sikur e kompleton qendrimin e tyre.
“Vetë vepra është e një strukture postmoderne”, ka thënë Trebica, e marrja e këtij në radhë të parë të kujton “Uliksin”e Joyce-it të marrë nga “Odiseja” e Homerit.
“Në pikëpamje ekstetike, shpresoj të jetë postmoderne në kuptimin që një referencë nga letërsia botërore siç është figura e Faustit e njohur veçanërisht nëpërmjet Gëtes. Kjo është një trend i letërsisë sotme”, ka thënë Stefan Çapaliku.
“Shfaqja ironizon mungesën e kontaktaktit njerëzor”, ka shtuar ai, ndërsa kjo ështe e vetmja pjesë që dëgjohet zëri i Margaritës (Julinda Emiri).
Çapaliku ka folur edhe për Mefistofelit, që është figur fragmentare në shfaqje.
“Mefito është shfaqur gjithmonë si politika, si tundimi që intelektuali ka pasur për t’u komprementuar me politikë, pra të gjithë ne kemi dashur të jemi të pavarur nga politika, por një njëfarë mënyre i jemi dorëzuar asaj, i jemi jemi dorëzuar djallit, kemi bërë pakt me të”, ka treguar Stefan Çapaliku.
Dramaturgu Jeton Neziraj, e ka vlerësuar punën e aktorit Alfred Trebica, duke e quajtur tekst intelegjent ka thënë se në “Dodonë” shfaqja funksiononi shumë mirë.
“Çapaliku ka krijuar një Faust shqiptar i cili vepron e sillet në rrethana të shoqërisë shqiptare, kështuqë ky është tekst komplet origjinal, natyrisht vetem se e merr burimin prej Faustit të Gëtes”, ka thënë Neziraj.
Adil Olluri, shkrimtar dhe studiues ka thënë se loja e aktorit kryesor ishte për çdo lëvdatë, duke shtuar se në shfaqje dëshpërimi për aktualitetin dhe vuajtjet e dashurisë së humbur.
Dramaturgu Arian Krasniqi, ka thënë se teksti dramatik “Fausti nga Tirana”, i Stefan Çapaliku, dëshmoi edhe një herë për veçantinë e krijuesit në dramë.
“Fausti i Çapalikut pasqyron besnikërisht degradimin psikologjik që i bëhet intelektualit në rrethane të tranzicionit por edhe një demokracie të brishtë”, ka trguar Krasniqi, duke shtuar se “Fausti shqiptar” është personifikim i sfidës intelektuale në rrethana politike, ekonomike e sociale.
Shfaqja është me tekst dhe regji të Stefan Çapalikut, Alfred Trebicka është bashkëregjisor, skena dhe kostumet Ardian Isufi, muzika Agron Shala./Zëri