Parkut Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë, një nga resurset kryesore historike dhe turistike në vend, i dëmtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, i është hapur drita jeshile për restaurimin e tij, me një fond të Komunitetit Europian, në vlerën e 750 mijë euro.
Një nga objektet që pritet të restaurohet do të jetë Portiku i Apolonisë, i dëmtuar para disa viteve nga rrëshqitjet e dheut.
Drejtori i muzeut, Admirim Xhela, sqaron se përfaqësues dhe specialistë të Parkut Kombëtar të Arkeologjisë dhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, do të vendosin së bashku se ku do të fokusohet paketa e restaurimit për rikonstruksionin e këtij parku.
Ndërsa ish drejtori i Parkut të Apolonisë, Vangjel Dimo, tha se duhet të respektohet përdorimi i fondeve, që sipas tij, janë keqpërdorur.
“Është një shumë e konsiderueshme fondesh që është akorduar nga KE. Si specialist i kësaj fushe, do të bëja thirrje që këto fonde të hidhen në themelet e objektit”, shprehet ai për “GSH”-në.
Sipas Dimos, portiku duhet domosdoshmërisht të restaurohet sipas projekteve të studiuara, për të rikthyer statujat, të cilat për shkak të dëmtimit, janë vendosur në vende të ekspozuara nga agjentët atmosferik, apo ndodhen në mjedise të mbyllura, ku vizitorët nuk mund t’i eksplorojnë.
Në portikun e Parkut të Apolonisë, të ndërtuar në shekullin e IV-të, pas Krishtit, kanë qënë të vendosura shtatoret e njerëzve të shquar dhe heronjve të kohës.
Prej tre vitësh, ky portik nuk e kryen funksionin për shkak të dëmtimeve dhe monumentet që kanë qënë të ekspozuara në të janë vendosur në ambjente të hapura, nën ekspozimin e agjentëve atmosferikë.
apollon bace, nje njeri ne moshe te tejkaluar per pension ,bente zhurme kunder nje teci me qymyr guri ,qe thoshte se do ndertonte sali qeni ne rrethin e durresit,e mbylli gryken sa e beri sali qeni drejtor te institutit te monumenteve
ASGJE NUK KA PER TU BERE…MBAHENI MEND KAN PER TI VJEDHUR PARAT
Parate do vene atje ku duhet.
Hajdutet i ka zene frika, nuk dine kujt treni ti hypin.
Apollonia eshte nje nga shtyllat e Arkeologjise, dhe tani ne e kuptojme qe na vleresojne me shume te huajt, se ne veten tone.
Kjo ndodh ne Sali-ban. Por nuk do ndodhe me……
tE KERKOSH PARA PER SHTEPINE E FAMILJEN E HAXHIMIHALIT DHE NJEKOHESISHT
TE THUASH NESER SE EDHE APOLLONIA ESHTE TRUALL GREK.JO PARA KETYRE QENVE (BANDA E APOLONISE) QE TRAJNOHET JASHTE SHQIPERISE PER KETO PUNE TE ZEZA>ASNJE LEKE KETYRE PREVENTIVUESVE TE COPETIMIT TE SHQIPERISE>APOLLONIA DUHET TE LENE TE RRENOHET NATYRALISHT>NUK PERBEN
ASNJE REFERIM PER KULTUREN TONE TE LASHTE SEPSE NE GREQI EKZISTON NJE LIBER ME AUTORE “EVERT” QE E PARAQIT APOLLONINE SI KOMPLET GREKE PER NGA CDO GJE.KJO NUK ESHTE SHPREHJE E NACIONALIZMIT POR KJO ESHTE E VERTETA PAS HAJDUTEVE TE APOLLONISE QE RROJNE ME KETO LLOJ KERKESASH PER PARA TE MADHE DUKE I BERE HOSANA TE HUAJVE.