Deputeti Alfred Peza prezantoi në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës librin e tij “Ditari i 23 qershorit”, një libër me parathënie nga Ben Blushi.
Peza tha se këtë libër ia ka dedikuar Sali Berishës.
“Përsa i përket radhës së kryeministrave, e ka Blushi radhën. Fati është i çuditshëm, të punosh 20 vjet duke shkruar shkrime publicistike dhe nuk shkruan asnjë libër dhe 18 javë pasi ti je larguar që aty për të bërë një zanat tjetër bën veprën e parë publicistike. Ngjashëm me romanin “Ishulli” të Blushit që ia dedikoi Edi Ramës, unë ia dedikoj Sali Berishës. Ka qenë Shqipëria e Sali Berishës, demokracia e tij, mënyra e qeverisjes, si ajo mënyrë e la vendlindjen time, shtysat që më bën të hyja në politikë. Aq koshient dhe i përgatitur paskam qenë për të hyrë në politikë sa që paralele me bërjen politikan unë përgatisja këtë libër që kemi sot në dorë. Fati i librit thuhet që jo domosdoshmërisht ndjek fatin e autorit, por unë nuk do i uroja më shumë sesa të kishte fatin tim,” tha Peza.
Kurse Ben Blushi tha se Alfred Peza ka nxjerrë një qytet në dritë.
“Ditari i Fredit është shumë personal, është historia e një gazetari të njohur të Shqipërisë që për arsyet që i ka thënë në këtë libër, ka dashur të kapërcejë dhe të bëhet politikan. Ai ka rrëfyer me shumë sinqeritet 3-4 muaj të jetës së vet gjatë të cilave ne patëm fatin të përjetojmë një ndryshim. Ajo që më ka pëlqyer më shumë është mundësia që ai i jep çdokujt që lexon këtë libër të njohë një qytet të panjohur. Peqini është qyteti ku Fredi ka kandiduar dhe për mua para disa muajsh ka qenë plotësisht i panjohur dhe mendoj që dhe për shumë të tjerë, për shkak të përmasave, dimensioneve historike, kufizimeve gjeografike dhe pse rruga kalon aty, nuk ke shumë arsye të kalosh, po Fredi ka nxjerrë një qytet në dritë dhe besoj që ky është një shërbim që i bën qytetit ku ka kandiduar, por dhe një premtim që duhet ta mbajë për qytetin që i dha mundësinë të jetë politikan. Nisur nga përvoja ime i uroj më shumë fat si shkrimtar sesa si politikan sepse kjo e dyta është gjithmonë relative”./ep
O Alfred dukesh njeri i drejte, por nuk te takon te shkosh ne nje universitet privat, se tani ti je shteti dhe duhet te besh jo TV te forte por edhe shtet te forte.
Ky eshte universiteti i Cilit, qe ju ka share para mbrapa, cfar i ka dash trapi, ka thene vet ne TV “me do trapi more”, apo e harruat.
Mos u genjeni nga kockat qe ju hedh, behuni dinjitoz.
Pis milet!
O Frediiiiiiiiiii!
http://goo.gl/CzclNb
e ka qare kete dhe nuk kemi cfare i themi
Njeriu nuk duhet te influencohet nga sjelljet e tjetrit. Ai eshte profesionit dhe si i tille bene levizjen e tij per te perfaqesuar sa me mire botimin. Ndaj e pa te udhes qe te botoje librin e tij tek UET.
Nder te tjera, Fredi eshte nje njeri qe di te ruaj personalitetin e vet dhe permes pendes se tij tregon gjithnje e me shume se sa vlen.
…e paska shkru Cili, de.ve. dmth. dora vete…
ALFRED PEZA PO NA NDERON TE GJITHE PEQININ! KRENAR PER TY!
Urime I nderuar Alfred per botimin e librit tuaj,nje arritje e bukuir kjo,qe edhe per ne lexuesit tuaj,eshte nje vlere e shtuar…Mirenjohje dhe respekt per mesazhet e qarta percillni,paci perhere arritje e suksese !
Njeri i mrekullueshem , i thjeshte, popullor dhe me vizion. Fredi te uroj suksese te metejshme.
Mire e the , por dihet qe qeni shkon te kocka dhe jo anasjelltas
Zoti Peza,kur bere fushat ne kishim besim qe ju do te ndryshonit Peqinin tone te dashur,por ju nuk bete vec se te njejten gje qe beri Dash Sula apo Kateshi.Ju premtuat qe vendet e punes do te ishin ne baze te meritokracise.Por ju cfare bete???Emeruat drejtora njerez inkompetent dhe te paafte,keni fut drejotra njerez me miq si te gjithe te tjeret,njerezit e thjeshte as nuk i konsiderove.I gjithe Peqini eshte i zhgenjyer me ju sepse nuk e mbajtet fjalen edhe bete si te gjithe te tjeret.Je akoma ne kohe,mund te ndryshoni akoma.
Eshte nje liber shume i mire. Me sa kam pare une do te ece goxha. Kishte shume njerez sot ne promovim.
Do ta lexoj me knaqsi dhe mezi po e pres
nese ne muajt e fushates nuk lashe asnje flete te ditarit pa lexuar…jam e bindur qe ne faqet e ketij libri do te gjej me shume fjale te pathena e ngjarje enigmatike…po pres me padurim shfletimin e tij
Prandaj nuk behemi si popull ne,sepse jemi si dele.Nuk kritikojm po te bejn te gjithe lavderime.Prandaj jemi aty
si gjithmone krenohemi me ty deputet i peqinit !
Urime. Me habiti prezenca e Naim Cilit ne event e ne shoqeri me deputet socialiste?.Nejse biznes hesapi.
pershendetje zoti peza ,urime dhe suksese ne librin tuaj te pare ,dhe urime per postin tuja si deputet i majte dhe qe e perfaqesoni me shume dinjitet dhe perkushtim ne kuvendin e shqiperise ,bravo sepse jeni nje shembull shume pozitiv per shoqerine shqiptare ??suksese ne punen tuaj !!respekteeeee
Urime dhe suksese te metejshme! Besoj do ta kemi ne El se shpejti!
Urime Fredi dhe besoj ishte shume qarte e dukshme respekti qe gezon tek miqte nga salla e tejmbushur!
Se shpejti do te dale ne librari edhe nje liber i Dash Sules,me titull:
“Si e mundi gjeli im gjelin e Imamit”… ?
Jo me Henrin se padashur e kompromentoni kauzen dhe produktin tuaj.Nejse, urime autorit dhe qytetareve te Peqinit. Nuk eshte kollaj te besh nje liber dhe kaq shpejt.
Prisja te flisje ndonje fjale per armet kimike te Sirise qe do te demontohen ne Mjekes Fredi.Por ti ashtu si dhe deputetet e tjere te qarkut te Elbasonit s’po prononcoheni fare m.gj.thse larg qofte ndonje gje do te ndikonte ne shendetin e banoreve qe ju kane zgjedhur ju.Mos harro se ne Uzinen e mjekesit kalon perroi i Mjekesit qe ujerat i derdh ne lumin Shkumbin dhe me ndodh ndonje gje larg qofte shendeti i banoreve te zones tuaj eshte shume ne rrezik.Asnjeri nga ju nuk po flet.Premtuat 1 ambient e mjedis te paster.Po nese nuk na e mundesoni pastrimin e mjedisit qe edhe keshtu eshte shume i ndotur te pakten mos na e ndotni akoma me shume.Me shprese se te pakten do te dali 1 deputet i qarkut tone e do te ngrej shqetesimin e zgjedhesve te vet te uroj per librin
Urime zoti Peza.Njerz si ti me bene dhe mua krenar qe s’jam nga Peqini apo Elbasani por shqiptar,do deshiroja qe ai liber te me bjere dhe mua ne dore se jam large.
PO eshte e vertet, qe CILI ka qene demokrat i thekur,i binte te fiket,kur i shaje Saliun,por nen shembullin e “shkencetarit te shquar” KASTRIOT ISLAMIT,i cili ishte socialist i thekur e do t’u cante kafkat demokrateve( e kishte pare ne enderr dhe e quajti realitet) u kthye ne demokrat i thekur,kurse “I MADHI ” CILI ,U KTHYE NE SOCIALIST ,NGA ATA TE FLAKTIT . Po neser do t’u thote emokrateve :” U PENDOVA,U PENDOVA ZOTI TOSUN…..”