Ndahen çmimet e Tirana Film Festival

1 Nëntor 2013, 10:53Kulturë TEMA

 Kryeministri, Edi Rama dhe kreu i Bashkisë, Lulzim Basha ishin të pranishëm në ceremoninë mbyllëse të Tirana International Film Festival (TIFF).

Një nga çmimet e “Tirana internacional Film Festival”  ai i “Luc Barnieru” lançua nga Kryeministri Edi Rama. Para se të jepte çmimin Rama vlerësoi figurën e personit emrin e të cilit mban ky çmim, një mik i tij themelues i festivalit dhe që tashmë nuk jeton më.

Jam posaçërisht i emocionuar, sepse Luc Barnier, emrin e të cilit mban ky çmim, ishte një mik shumë i afërt, një mik zemre, i cili ka shumë miq në Shqipëri dhe ishte dhe një mik i mirë i Ilirit dhe Agronit, dy themeluesit e këtij festivali, që sot nuk jeton më. U nda nga jeta pas një beteje shumë të gjatë dhe të vështirë me një kancer të paepur, vitin e kaluar dhe menjëherë Iliri dhe Agroni menduan që të pagëzojnë një nga çmimet e festivalit me emrin e tij. Besoj që, në rast se filmat thonë të vërtetën, ai është duke na parë. Me siguri, aty ku është, është shumë i lumtur për këtë. 

Ishte një njeri që dha gjithçka mundi të jepte nga zemra e vet për të gjithë miqtë shqiptarë që njohu dhe që nuk mori asgjë në këmbim, përveç miqësisë, në emër të së cilës, besoj jepet ky çmim. Por nga ana tjetër, me siguri për një prej atyre që në sallën e errët të montazhit, në historinë e kinemasë franceze kanë lënë sot emrin e tyre. Me këtë rast dua që t’i falënderoj edhe Ilirin edhe Agronin, edhe pse Luc-un e kishim mik të përbashkët, por edhe t’i shpreh gjithë admirimin tim për rritjen e këtij festivali. E kemi nisur bashkë dhe sot mund të thuhen me plot kuptim fjalët që Luc-u kishte shumë qejf t’i përsëriste: “Rruga është e gjatë, zemrën peshë!” -u shpreh Kryeministri Rama.

Ai i dha çmimin filmit “Humus” të autorit francez Frederik La Bond .

“Këtë çmim e mer filmi “Humus” i autorit Frederik La Bond autor francez për realizim me ritëm të ngjeshur dhe theks muzikal. I takon Ambasadores të mari dhe një çmim tjetër sot në emër të autorit të munguar. Është virtyt i festivalit që të mungojnë autorët, të ngatërrohen letrat dhe kjo i jep dhe një sens artistik,  një festivali që bëhet pa shumë para, por me shumë zemër“”-u shpreh Rama.

Çmimi u tërhoq nga Ambasadorja Franceze Kristin Monro. Ajo falënderoi organizatorët e festivalit për vlerësimin e dy artistëve francezë. Monro rikujtoi se kjo vjen në emër të miqësisë që ekziston mes Shqipërisë dhe Francës, artistëve francezë me ata shqiptarë.

Çmimet e tjera, ishin ai i medias, ku e fituan dy filmat: “Generator dhe Demokracia”. Minstrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi ndau çmimin e filmit më të mirë, i cili u fitua nga Julim Sula me filmin “Unë deti, shiu dhe…”

Aktorja më e mirë u përzgjodh Sabina Limani, ndërsa Endri Keko fitoi çmimin e karrierës pas vdekjes, çmim që iu dorëzua të birit të tij, Ilir Keko.
Afrim Spahiu nga Kosova fitoi çmimin e fotografisë.

5 komente në “Ndahen çmimet e Tirana Film Festival”

  1. Asdreni says:

    Keta jane vellezerit “HOXHA”, keta jane dobicat e Enver Hoxhes…

  2. Nicole says:

    Edi Rama dihet boterisht djli i kujt eshte dhe per ata qe e kane njohur ishte fisnik burre ndersa per kete tjetrin as nuk e kemi haberin se kush eshte dhe nga ka dale ka mundesi te jete edhe d….

  3. dajti says:

    Lan nam .cbeni or burra ???turp po jemi shqiptare more .Kontradiktat jan zhvillim ,mor te uruar …..pse beni si femije ?

  4. gjergji says:

    Foto provokative. Jo keq vetem nje karrige i ndan. Kjo tregon se perspektiva eshte e qarte.

  5. tani says:

    dy konceptime te ndryshme te familjes dhe etkikes cifti majtas nuk dine ku te futen nga injoranca e tyre dhe miresia e Lindes dhe personaliteti i sajnga ana tjeter .te pakten zonja e kryeminstrit duket e lumtur,ndersa zonja tjeter qenka shume ne siklet dh duket se i ka humbur dicka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje