Braçe: Ciko ka kontribut, por të hapë rrugën për të rinjtë. S’jam dakord me emërimin tek Arkiva e Shtetit

28 Tetor 2013, 10:55Kulturë TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është i vetmi që e bën ndonjë koment për emërimet e reja të qeverisë së majtë.

Duke komentuar deklaratat e Partisë Demokratike kundër shkarkimit të Zhani Cikos, ai thotë se ai ka kontribut, por duhej të hapte rrugën për të rinjtë.

Braçe, si shumë të tjerë, është kundër emërimit të Gjet Ndojt në krye të Arkivës së Shtetit.

“Dëgjoj PD në të sjellë lloj-lloj argumentesh për dy drejtorë: Zhani Cikon e TOB, Nevila Nikën e Arkivës së Shtetit, Rubens Shimën e Galerisë së Arteve nuk e përmendin.

Shikoni, unë nuk mund të mohoj kontributin në TOB të Zhani Cikos, por maestro duhet të kuptojë dy gjëra: e para, vjen një ditë kur duhet thënë boll, për t’u hapur rrugë të tjerë personaliteteve, mes tyre dhe të rinj. E dyta, nuk ka asgjë politike në këtë mes. Edhe PD një herë më parë i ka thënë ‘boll’ maestros për shkak të moshës.

Unë nuk mund të mohoj gjithashtu kontributin e zonjës Nika në Arkivin e Shtetit, por ajo nuk është e vetmja që ka kontribuar. Ka plot të tjerë që e njohin shumë mirë këtë fushë, kanë kontribuar në këtë fushë dhe iu është ndërprerë brutalisht puna nisur nga arsye politike. Profesor Shaban Sinani është i fundit që kujtoj të ketë pësuar këtë.

Kjo nuk do të thotë se jam dakord me emërimin e zotni Gjetës në këtë detyrë.

E fundit, Ilir Kerni e Artan Shabani janë ndër njerëzit e denjë për të kryer këto detyra. PD hesht për ta! Mos vallë vetëm njerëzit e saj janë për të drejtuar? Nuk besoj!”, shkruan Braçe në FB./ep

17 komente në “Braçe: Ciko ka kontribut, por të hapë rrugën për të rinjtë. S’jam dakord me emërimin tek Arkiva e Shtetit”

  1. tom thiu says:

    enveriste te te gjithe shqiperise bashkohuni ….. te komentoni tek gazeta tema

    1. adi_köln says:

      Edhe tom suma ketu qeke

    2. Ilir Gruda says:

      Trushperlare si komunisti Salih

  2. Kurbetliu says:

    Nje je ti o byrazer!
    LAJ, THAJ, VISH.
    Po ç’te besh, me nje lule nuk vjen pranvera.
    E kam thene dhe e perseris me FORCE:
    Po te kishim nja 40 a 50 deputete si ty (pavarisht se kujt krahu do ti perkisnin, te djathte apo te majte) te tjeret, te detyruar edhe nga fuqia e padiskutueshme e opinioinit publik dhe e medias do te detyroheshin ta hidhnin vallen sipas teje dhe ne do te kishim hyre ne BE te pakten para Bullgarise e Rumanise.

    1. rudi says:

      duhet te kemi dyfishin e atyre qe thoni juve, sepse erjoni eshte i vogel dhe dy deputete sa ai nuk arrijne as sa per nje “deputet” bisnesmen te majte a te djathte qofshin.

  3. erald says:

    Ik o Brace se ngele duke bere bla bla dhe tani qe je ne qeveri.Por keshtu eshte kur te la Edi pa gjo,dhe te rrofte qe kishe 8 vite qe beje opozite te vertete.

  4. ALTINI says:

    KE TE DREJTE ZOTI BRACE EMERIMI I GJET NDOJI ESHTE SKANDALOZ C ESHTE KY SI BURGACI DUKET .ZOTI RAMA KA SHUME NJEREZ ME VLERA NE PS QE KANE DHENE KONTRIBUTE DHE E MERITOJNE ATE POST.

  5. KOCI XOXE says:

    Kam pas dyshime kur u permend RILINDJA per here te pare.Avash-avash keto dyshime mu fashiten dhe arrita ne bindje te plote se RILINDJA ishte ne te vertete dhe po funksionon.Kete bindje ma saldoi GJETE NDOI ne krye te arkives se shtetit.Ma merr mendja se edhe po te ish koha e Qeverise qe ja KISH BERE “KALCES TERRT” ,zor se do gjendej noj Gjete Ndoj per ate post.Po RILINDJA sapo ka fillu.E ku e ku do na shohin syte.Simboloka e e kesaj qeverie,bile kjo qeveri duhet te thirret si “QEVERIA E GJETE NDOJIT”

    1. Albos says:

      po pse merresh me emra.
      c rendesi ka si e ka emrin ky gjet apo frrok/.rendesi ka te beje punen dhe per kete ju duhet te prisni pak.
      Ku e njhni ju gjet ndojin apo duhet ta kete emrin sejfulla qe tju perqeje juve.
      Ikni more , jeni bere si letra higjenike do ta komnentoni cdo gje pa ditur fare se cfare behet.
      Legena te shitur tek komunistet islamike qe sapo u larguna nga pushteti

  6. Drita says:

    Erion,
    Bravo tw lumte. Je i sakte. Ate mendim ndaj edhe une per Pro.Shaban Sinanin. E hoqe brutalisht. Edhe pak e dyshimte eshte zonja.

  7. arjon says:

    A ka mundesi zoti Brace qe te flasesh pak per cilesine dhe sasine e karburanteve sic flisje dikur?

  8. nn says:

    Zhani Ciko eshte shume i nderuar. I ka dhene kultures e artit shqiptar. Pa dyshim, asgje nuk duhet mohuar per kete person. Deri sa ka kaluar moshen per pension ai duhet te hape krahun per te rinjt. Kjo eshte e domosdoshme dhe e natyrshme.
    Sa i perket deklaratave te PD ato jane false. Prodhojne fjale ne ere, bejne zhurme kot, kinse u dhimbset Zhani. Me nje fjale si pune ujqrish qe i ankohej qengjit se i trubulloi ujin.
    Zhani, sado i nderuar, nuk ka kuptuar se institucionet jane te departizuara e depolitizuara me ligj. Ai, duke e patur mendjen tek krijimet muzikore, nuk e ka kuptuar se padashje ka bere propagande per nje subjekt kunder tjetrit, qe s’ duhet te ndodhte…

  9. profesori says:

    Mbase ka te drejt Zoti Brace.

  10. askushi says:

    O Brace je i drejte se je i paperleyer. Po fole keshtu sic ke folur gjat gjith keto vjet, do them se ke ngelur i paperlyer.

    Per mua esht ligj i pashkruar:”Kur nje politikan nuk flet, ai eshte duke vjedhur. Kur nuk vjedh, atehere flet. Kur nuk ka per te vjedhur dmth pushon se vjedhuri se u lodh atehere ai flet.

    Flet kudo, ne TV, ne parlament, ne gazeta, kudooo.

  11. laert says:

    Zhani ka thyer kodjn etik duke firmos peticione e zhgarravina kunder opozites, madje duke dhunuar punonjesit qe nuk donjn, shune vone esht shkarkuar, por pas jje auditimi do merni vesh dhe faturat e papaguara qe do gjeni
    ……

  12. ira says:

    Sakte. Te admiroj se ke kurajon per te thene jo. Edhe une nuk jam i mendimit se eshte bere zgjedhja e duhur ne rastin e z. Gjete Ndoj. Me kete nuk duhet te nenkuptohet aspak kundershtimi per zevendesimin e znj. Nika.Ka Shqiperia mjaft te rinj dhe te reja, qe kane mbaruar studimet per arkivistike, apo ege te perafert me te, si brenda apo jashte vendit. Nuk ka problem se momentalisht ata/o nuk kane tituj apo grada shkencore, se kjo justifikohet nga mosha. Rezultatet e shkelqyera ne studime universitare dhe pervoja, aq sa e kane ne kete fushe, tregojne se ata do t’i thellojne njohurite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje