TKOB përkujton 80-vjetorin e lindjes së mjeshtrit të koreografisë,Agron Aliajt

18 Tetor 2013, 10:04Kulturë TEMA

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të përkujtojë në 80-vjetorin e tij të lindjes, mjeshtrin e koreografisë Agron Aliaj.

Sot në mbrëmje  solistët e TKOB-së, kori dhe Trupa e Valleve e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, do të sjellin për publikun koncertin “Udhëtim mes valleve të Agronit nëpër Shqipëri”.

Pas këtij koncerti, TKOB premton një tjetër mbrëmje gala, që këtë herë do të jetë e ndërtuar me koreografinë në balet të mjeshtrit Aliaj.

Agron Aliaj është një nga emrat më të vlerësuar të skenës shqiptare, me një krijimtari të pasur në vallet popullore, por dhe në baletin klasik.

Aliaj u nda nga jeta në maj të vitit që shkoi, në moshën 79 vjeçare, duke lënë pas veprat e tij si pjesë autentike e TKOB-së.

Jeta e baletmaestros Agron Aliaj ishte dedikuar plotësisht artit të baletit.

4 komente në “TKOB përkujton 80-vjetorin e lindjes së mjeshtrit të koreografisë,Agron Aliajt”

  1. tajson says:

    Rrespekt …rrespekt rrespekt e nderim per kte artist te mrekullushem te artit /baletit shqiptare .
    Te tille artist i duhen ktij vendi ,ata qe punojn me shpirt e pasion per artin e vertet .Qoft i nderuar ,i paharruar gjithmone.

  2. Andrea says:

    Mirenjohje dhe respekt per shqiptarin e madh Agron Alia!
    E paharuar vepra dhe kontributi i Mjeshtrit te madh Agron Alia ne Kulturen Kombetare Shqiptare!

  3. artan says:

    Nder dhe respect Mjeshtrit te Madh Agron Aliaj.I paharruar kujtimi dhe vepra e tij e cila do shkruhet me germa te arta ne artin shqiptar.

  4. sonila says:

    keto gazeta qe i shkruani nuk me pelqejne fare sepse ju i shkruani ne gjuh te huaja dhe pastaj nuk me pelqejne sepse nuk kane lidhje me tekstin.ju lutem po flet nje nexenese 11vjec ne shkollen 9 vjecare shallnur dhe kur ti shkruaj nje gazetar duhet ti shkruaj me kujdes dhe me kuptime fjalesh kjo mos te ndodhe me.mirupafshim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje