Korkuti pranon fletërrufetë kundër Çabejt: Ishte debat profesional dhe jo personal

12 Tetor 2013, 10:17Kulturë TEMA
Korkuti pranon fletërrufetë kundër Çabejt: Ishte debat

Muzafer Korkuti

Kreu i Akademisë së Shkencave ,Muzafer Korkuti, iu përgjigj  akuzave si një ndër presekutorët e Prof.Eqerem Çabejt.

Sot po flitet për një  çështje të ndodhur 46 vite më parë , në një kontekst krejt tjetër. Në vitin 1967 debatet bëheshin ndryshe, jo si sot. Debatet për çështje të caktuara ishin të hapura, që do të thotë se debat i hapur cilësohej fletërrufeja. Për të gjykuar këtë çështje, sot pas 46 vitesh duhet të ndajmë du gjëra.

E para, përmbajtjen  shkencore të  këtij debati me situatat në të cilat ato jnë zhvilluar në kohën e vetë. E dyta, ne si sektor i Arkrologjisë, ku unë isha më i riu në atë kohë, por kishte arkeologë të vjetër si Skënder Anamali, Hasan Ceka, Dhimosten Budina, Bep Rebani, Hëna Spahiu e Zhaneta Andrea, debatin me Çabejn e bënim me arkeologjinë”, shprehet Korkuti.

Sipas Korkutit, Çabejt i kërkohej që  në librin e tij të paraqiteshin edhe  rezultatet shkencore që kishte arritur arkeologjia në atë kohë;

Pra, nuk ka qenë një debat, me sulme dashakeqëse  e denigruese të nxitura nga qëndrime politike  ekstremiste ndaj intelektualëve të  arsimuar në Perëndim. Jo, ka qenë një debat shkencor mes shkencëtarëve”, sqaron ai.

Sipas Korkutit, “Informacioni mbi Foiniken, Bylisin dhe Amantian, ndryshe nga rezultatet tona , ishte gabim në librin e Çabejt “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, ku këto qytete cilësoheshin si helene , ndryshe  nga rezultatet tona që i cilësonin ilire”.

Korkuti pohon se pas kësaj ngjarje marrdhëniet me profesor Çabejn kanë qenë shumë të mira.

“Më 1969, dy vjet pas debatit ,me fletërrufetë, u mbajt një sesion shkencor me temë :Ilirët dhe Etnogjeneza  shqiptare” ku krahas referateve  që u mbajtën nga arkeologët tanë , si Anamali , unë , etj, mbajti referat edhe vetë prof. Çabej. Më pas më 1972, u mbjt  Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire , në Tiranë më 1972,i organizuar  nga Instituti i Histori-Gjuhësisë,Sektori i Arkeologjisë. Kjo ishte një konferencë ndërkombëtare , ku prof. Çabej mbajti referat për problemet e gjuhësisë  dhe ne sërish bashkëpunuam me të. Nuk ishte gjë personale,ishte profesionale”, sqaron kreu i Akademisë./A.XH

30 komente në “Korkuti pranon fletërrufetë kundër Çabejt: Ishte debat profesional dhe jo personal”

  1. zhanvalzhani says:

    Ato fletërrufetë që ky zorzopi na thotë se ishin në frymën e debatit profesional ishin forma inkuizicioni publik dhe shenjë degradimi në linjën e terrorit të partisë shtet.

  2. andi says:

    Shikoji dosjet dhe do e gjeni bashkepunetorin e Sigurimit me shume informacione per shoket e tije. Ka kene interesante se i pat dale boja ne mes kolektivit si Spijun e te gjithe i ruheshin, por perseri ka lane shume letra per shoket disidenta.Ne ate kohe ka ken i nje modeli si Saliu ndaj te tjereve.

  3. Ladi says:

    Edhe ne ate kohe te peshtire; debatet shkencore ishin te mire-organizuara, ne institucione dhe tavolina pune zyrtarisht te njohura… Flete-Rrufeja, ishte mjet propogandistik denigrues, diskretitues, sarkastik, helmues, etj, dhe asnjehere pjese e debateve parimore.., e aq me shume, pjese e diskutimeve shkencore !!..

  4. NDRIO says:

    Profesor!
    Me gjithe respektin qe kam per ju si profesionis i zoti dhe natyrisht edhe i ekujlibruar e dashamires, ne keto kohë, :)por nuk mund te mos ju them se flete rrufete kane qene jo menyra debati, por forma te denigrimit te nje personi ne atë kohe te komunizmit. Kjo ju nderon ne se e thoni hapur!
    Kjo nuk do te thote se Auron Tare nuk eshte dashakeq qe ju sulmon, mbasi ju keni kerkuar vazhdimisht qe ai te largohej nga Parku i Butrintit si drejtor, mbasi ishte i pa shkollë (kapiten ushtrie me nje vijë ) ? dhe se kishte lenë leh ? fakultetin e historise sepse kishte ngelur ne menyre te perseritur bash ne lenden e arkeologjise ? nga profesori i lendes, nipi i Kahreman Ylli-t ! ?

  5. Delli USA says:

    Jam afersisht ne nje moshe me Korkutin,por I gjithe brezi yne e di mire se flete rrufe vendosnin vetem pjesa me e peshtire e shoqerise,dhe qellimi ishte denigrues e jo debat sic munduhet ta interpretoj I pafytyri.

  6. Delli USA says:

    Ky zotnija mos kujton se ne jemi budallenj,brezi yne e di mire se partia nxiste te rinjt dhe klasen puntore qe te benin fleterrufe kunder burokrateve dhe cfaqjeve te huaja(borgjeze),Korkuti pra paska qene nje Lejfen dhe jo nje studiues.

    1. Theofan says:

      O Korkut! Ti e di fort mire se me nder “flete rrufete” kishin qellim te godisnin apo te informonin Partine ose Organet e diktatures, pra qellilimi ishte gjithnje dashakeqas. Nese vertete keni bere nje gje te tille, duhet te jepni doreheqjen si kryetar i Akademise. Ne te kundert sic pretendoni ju se keni bere debat, publikoje flete rrufene ne menyre qe brezi I ri te gjykoje se kemi te bejme me debat apo perpjekje per eliminim. Debatet beheshin ne konferenca shkencore, sesione apo simpoziume. Brezi jone nuk te beson, prandaj jep doreheqjen qe te zbardhet sadopak faqja.

  7. Arberor says:

    Keto jane permbajtjet e Fleterrufeve:

    FLETËRRUFEJA 1
    PRILL 1967

    Fletë-rrufe
    Prof. Eqrem Çabejt
    Ne çuditemi pse vazhdoni të mbani qëndrim të rezervuar karshi rezultateve të arkeologjisë sonë, në lidhje me sqarimin e problemit të lashtësisë ilire, aq më tepër për epokën prehistorike (Eneolith dhe bronx) ku të dhëna gjuhësore nuk ka? (Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, dispensë, kumtesa: Disa probleme themelore të historisë së vjetër të gjuhës shqipe, Konferenca I e studimeve albanologjike, dhe në diskutimin tuaj të fundit.)
    Në dispensën tuaj “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe” ju flisni gjerësisht për shkencëtarët e huaj që janë marrë me gërmime arkeologjike, kurse për rezultatet e arritura nga arkeologjia shqiptare mjaftoheni me një paragraf të thatë e të përgjithshëm. Pse ky qëndrim?
    A vazhdoni të mbani mendimin tuaj se koha e këtij shtegtimi dhe e vendosjes së tyre në Gadishull (është fjala për prehistorinë e popullit shqiptar) nuk mund të caktohet më qartë as historikisht as me mjetet e arkeologjisë? (kumtesa f. 91)
    Pse ju vazhdoni të konsideroni qytetet ilire Amantinë, Byllisin, Foiniken koloni greke (kumtesa f. 105) kur të dhënat arkeologjike dhe burimet e tjera tregojnë të kundërtën?

    Kolektivi i Sektorit të Arkeologjisë

    Skënder Anamali
    Bep Rebani
    Zhaneta Andrea
    Hasan Ceka
    Dhimosten Budina
    Hëna Spahiu
    Muzafer Korkuti

    FLETËRRUFEJA 2
    TETOR 1967

    Shokut Eqrem Çabej
    Më 3 maj ne varëm një fletë-rrufe në të cilën shkruanim se përgjigja juaj nuk na kënaqi. Nga 3 pyetjet, 2 ju nuk ju përgjigjët fare, kurse çështjen sesi i vlerësoni rezultatet e arkeologjisë, në thelb i shmangeni, sepse pohimet tuaja “se nuk i kini ndjekur sa duhet sukseset e arkeologjisë” dhe “s’ka si të mos i njoh rezultatet e saj” s’kanë të bëjnë fare me atë që ne kërkojmë.
    Ne nuk synojmë t’i imponojmë askujt pikëpamjet tona. Në shkencë diskutimi dhe rrahja e mendimeve është ligj e metodë pune. Fletë-rrufetë tona të mëparshme dhe kjo e sotmja kanë për qëllim të sqarojnë disa probleme me karakter shkencor.
    Duke vështruar çështjen nga kjo anë nuk na duket korrekte që edhe pse kanë kaluar 5 muaj, ju akoma nuk keni denjuar t’i epni përgjigje fletë-rrufesë sonë të 3 majit.
    Si ta shpjegojmë sjelljen tuaj: me mungesën e kohës apo me ndonjë arsye tjetër?
    Po ju shokë të sektorit të gramatikës dhe punonjës të tjerë të Institutit si i shikoni këto çështje?
    Pse nuk merrni pjesë në këtë diskutim shoqëror?

    Kolektivi i Sektorit të Arkeologjisë

    Skënder Anamali
    Hasan Ceka
    Dhimosten Budina
    Hëna Spahiu
    Bep Rebani
    Zhaneta Andrea
    Muzafer Korkuti

    FLETËRRUFEJA 3

    PËRGJIGJE PROF. EQREM ÇABEJT

    Edhe në përgjigjen tuaj të dytë nuk ka aspak autokritikë, por vetëm justifikime me formulime të stërholluara.

    – Ju vazhdoni të pretendoni se i kini vënë në dukje meritat e arkeologjisë shqiptare. Kjo është jashtë mendsh të bëhet nga një njeri që nuk i njeh rezultatet e arkeologjisë. Kur ju shkruani në përgjigjen e parë se “unë s’ka si mos të njoh rezultatet ku me mjete të tjera arrihet aty ku ka arritur prej kohësh gjuhësia shqiptare në lidhje me autoktoninë ilire të popullit tonë”, tregoni haptas se nuk njihni thelbin e problemit, çështjet që ne na ndajnë dhe çështjet që ne na bashkojnë për problemin e autoktonitetit.
    – Ju thoni se në parim nuk keni asnjë preferencë për shkencëtarët e huaj. Këtë parim nuk e keni vënë në jetë në dispencën tuaj “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, kur citoni të gjithë arkeologët e huaj që kanë bërë kërkime para çlirimit, në fushën e kulturës greke e romake dhe nuk thonë asnjë fjalë për kulturën ilire, për problemin e lashtësisë dhe autoktonitetit të ilirëve. Në rastin konkret jo vetëm që nuk i përmbaheni parimit, por citimet nga sa del janë bërë për të treguar erudicion, për të dhënë peshë tezës suaj. Dhe çështë më keq, për këtë rast, që ju kritikojmë, nuk bëni autokritikë, por përgjigj për çështje të tjera.
    – Ju thoni se keni rezerva parimore lidhur me barazimet: kulturë prehistorike-etnos-gjuhë. Sa për dijeni ju thoni (se ndoshta nuk jini i informuar) se në asnjë studim arkeologjik nuk gjen një barazim të tillë.
    I pari nga pikëpamja metodologjike më i rëndësishëm për t’u goditur deri në fund është koncepte antishkencor, që ju vazhdoni të mbroni me këmbëngulje, për rolin që lot historia dhe arkeologjia në përcaktimin më të qartë të kohës së shtegtimit dhe të vendosjes së stërgjyshërve tanë në Ballkan.
    Këtu gaboni në shumë çështje:
    1. Ju arsyetoni në bazë të të dhënave gjuhësore (f. 91 e kumtesës) për përcaktimin e rrugës së shtegtimit të ilirëve dhe nxirrni konkluzionet përkatëse, por gaboni metodologjikisht kur nga të dhënat gjuhësore nxirrni konkluzionin mohues-kategorik se kjo çështje nuk mund të caktohet më qartë nga një shkencë tjetër.
    2. Po në këtë rast (f. 91) shkruani: “Disa elemente etnografikë duket se e mbështesin këtë mendim”. Ç’qëndrim i çuditshëm për një shkencëtar që do të provojë tezën e vet; në një anë në të dhënat etnografike kërkon mbështetje dhe në anën tjetër, arkeologjinë që jep të dhëna të tjera e mohon duke thënë se një çështje e tillë arkeologjikisht nuk mund të përforcohet më qartë.
    3. Do të ishte egoizëm dhe mendjemadhësi për një gjuhëtar që nuk përfill shkencat e tjera dhe që për të vetëm gjuhësia mund të thotë fjalën e fundit.
    4. I parë më në thellësi koncepti juaj i mohimit të rolit që luan prehistoria në përcaktimin e problemeve të rëndësishme si ai i etnogjenezës etj. e ka burimin nga teoria reaksionare e arkeologjisë borgjeze e shek. kaluar, që mohon tërësisht rolin ekonomik e shoqëror të shoqërisë paraklasore, të shoqërisë që nuk njeh shkrimin, periudhë të cilën e studion arkeologjia prehistorike.
    Mbas rrahjes së mendimeve me anë fletërrufesh, mendoj se komiteti profesional duhet të organizojë një mbledhje të gjithë kolektivit për të diskutuar çështjet e ngritura në fletërrufetë.

    Muzafer Korkuti
    Tiranë, më 14/11/1967

    1. Zigur Qarri says:

      Edhe në përgjigjen tuaj të dytë nuk ka aspak autokritikë……..

      4. I parë më në thellësi koncepti juaj i mohimit të rolit që luan prehistoria në përcaktimin e problemeve të rëndësishme si ai i etnogjenezës etj. e ka burimin nga teoria reaksionare e arkeologjisë borgjeze e shek. kaluar, që mohon tërësisht rolin ekonomik e shoqëror të shoqërisë paraklasore, të shoqërisë që nuk njeh shkrimin, periudhë të cilën e studion arkeologjia prehistorike.
      Mbas rrahjes së mendimeve me anë fletërrufesh, mendoj se komiteti profesional duhet të organizojë një mbledhje të gjithë kolektivit për të diskutuar çështjet e ngritura në fletërrufetë.

      Muzafer Korkuti
      Tiranë, më 14/11/1967

      Ky nuk esht diskutim,por fjalet e nje sekretrari partie(inkuizitori).

      Fleterrufeja ka qene e huazuar nga kinezet,forme per te poshtruar publikisht individet qe nuk mund te denoheshin me ligjet e atehershme.
      (Nje paralajmerim).Fleterrufeja nuk ka qene kurre debat i hapur civil(prandaj ju Zoti Korkuti genjeni),por damkosja publike e personave qe nuk i shkonin pershtat moralit komunist.Kjo behej nga institucionet komuniste ose nga servile te sistemit qe kerkonin te benin karriere ne dem te tjereve.
      Zoti Korkuti nuk jeni i paster,morali komunist perçudnoi ne menyre kolektive moralin e shoqerise se atehershme,tendin gjthashtu.
      Te kerkosh te falur esht vlere,qytetari,justifikimi i te keqes antivler.Nuk esht aspak çudi qe shoqeria shqiptare nuk ben hapa perpara,kjo sepse esht mberthyer nga njerez te mbruajtur me morlin e dyshimte komunist,qe dashje a padashje e kan marre peng Shqiperine.

    2. Nje shok i vjeter i Eneas... says:

      Arberor i nderuar,

      (po, i nderuar eshte gjithkush qe sjell fakte, prova, jo thjesht qendrime ideologjike apo partiake.)

      Po munde, a na i sjell dot edhe pergjigjet e profesor Cabejt?

      Do na bente mire te gjitheve, pse jo edhe M. Korkutit.

      E marrim vesh ate situate, e kuptojme se partia ushtronte presion ndaj te gjitheve, ndaj Profesor Cabejt, por edhe ndaj te tjereve si Korkuti. Pak kush mund te behej trim asokohe, kjo duhet patur parasysh.

      Por pas asaj flame, erdhi koha te jemi sa me te hapur: ndjesa prej prof. Myzafer Korkutit do ishte shume e deshiruar.

      Mund te kete pasur te tjere edhe me te baltosur (le te kujtohemi se ndonje emer tjeter, madje bashke me te shoqen, edhe pse akademike, kane firmosur vendime per mos falje jete, pushkatime politike), por nese kjo eshte e vertete, nuk mund te mbetesh kryetar akademie…

  8. Delli USA says:

    Kjo fleterrufeja e trete me autor vetem Korkutin vulos perfundimisht se zotnija qe sot eshte kryetar I Akademise paska qene(dhe eshte)me keq se disa nga ata te kontrollit punetor qe te benin gjemen.Palo njeri dhe palo burre.

  9. nek says:

    jep dorheqjen sa me shpejte.ti dhe ata qe te vune ne bkrye.plere.

  10. Fran Spaçi says:

    Te gjithe ju qe beni komente (flete rrufe moderrne ne facebook)nuk keni as kurajon te vini emrin e vertete ne postimet tuaja dhe merrni pa sanje te drejte nepergoje nje profesor te nderuar. Turp.

  11. Auloniat says:

    Ky po qè èshtè i fortè! Ngeli debati shkencor per tek fletrrufetè?! Me te vèrtetè qè kèta tè heqin trutè.
    S’ke çfarè tè thuash e mbroçkullit. Ik qè aty ku je, se
    èshtè e kotè qè rri. Kètyre u èshtè mbushur mèndja qè janè ” Miss Bota”.

    1. Theofan says:

      O Korkut! Ti e dije fort mire se c’ishte autokritika publike apo me shkrim. Brezi i sotem duhet te dije se autokritika ishte nje vetakuze qe te conte ne biruce. Ne flete rufene e trete keni kerkuar edhe demaskimin e Cabej-it ne kolektiv, prandaj edhe me shume duhet te japesh doreheqjen.

  12. Horri i Bulevardit says:

    Korkut ore Korkut, ti kujton se duke ju rikthyer debatit me Cabejn e madh ketu, mendon se barazohesh me Eqrem Cabejn? e ke gabim.

  13. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ka qene prill.1984 dhe une mora pergjigje nga Akademia e Shkencave te Akademise per studimin tim ne biofizike “ Teoria kuantike e impulsit nervor “, te cilin e kisha dorzuar ne kete institucion nje muaj me pare. Pergjigjen ma ka dorzu Drejtuesi i Sektorit te Shkencave te Natyres prof. Perparimi … fizikant. Pergjigja e Akademise qe bente vlersimin e studimit kishte gabime te medha, ishte e shkruar me lapes, pa firme e pa numer protokolli.
    Ne nje leter te dyte qe u dergova vija ne dukje te gjitha keto gjera. Nuk me kthyen kurre asnje pergjigje tjeter e as pranuan te benin nje debat shkencor.
    As qe mund ta mendoja qe ti vija Flete – Rrufe drejtuesit te Seksionit te Natyres ne Akademi prof. Perparimit jo per tjeter po do perfundoja direkt e ne burg.
    Si me I riu I grupit e paska fillu bukur karrieren shkencore shoku Myzafer Korkurti.
    Teshti qe ka arrite ne postin me te larte nga ana administrative per te ruajtur prestixhin e pastertine e figures se nje Kryetari Akademie Shkencore i plotson te gjitha kushtet per te dhene doreheqjen. Ne rast te kundert eshte ne nderin e Parlamentit Shqiptare per te hapur nje debat ne lidhje me kete “ incident “ per te shkuaren e Myzafer Korkurtit.
    Ne çdo vend te botes e aq me teper ne vendet qe kane kalu diktatura menjehere do ishte dhene doreheqja !!!

    1. doktori says:

      Ti or mik mire ben qe i bie me gure profesorit, duket qe perfqeson fryme rinore, po dhe qe ti kushtosh pak me shume vemendje shendetit mendor s’ben keq. Me shkruaj se mund te te vij ne ndihme.

  14. Adolf says:

    Respek pa kufi te madhit profesor CABEJIT,kurse ti sigurimsi 80 lekesh i grupit te Saliut dmth Kormut jep doreheqjen plehre Enveriste.

  15. Agroni, Detroit, MI says:

    Dicka te ben ppeshtypje ketu o Korkut,
    Ti vete thua se “ne 1967 ti ishe me i riu”…
    Une pyes, perse atehere , ti me i riu, e ke mbajtur ti diskutimin ne 1969 ? Pergjigjen e kesaj pyetje e gjejme tek fakti se ” Flete rrufeja nr 3 ka vetem nje autor….dhe ai je ti.
    JE NJERI NEGATIV ….KORKUT !!!

  16. cifuti says:

    He mo shqiptare skutha anonime, ja bete gjyqin kryetarit te akademise se shkencave eee? I jashteqitet frustrimet tuaja terminale? Hallall, tani besoj se e ndjeheni me te mencur se profesori. Edhe Shqiperise i keni bere goxha nder. Shpresoj se pas kesaj profesori do te jap doreheqjen dhe Gudari ose ky Theofan lo*ja qe shkruan ketu me siper te marre drejtimin e shkences shqiptare.

  17. P.Stavidhi says:

    O Fran, te lumte breeeeee. Kerkuti ne shkencen e tij ka vjedhur lenden e Milan Shufllajt. Lul Hanën (kunatin e djalit te tij) Korkuti e pranon ne akademi, por lulzim Hanen e kane xanë galif me pras ne duar duke vjedhur !! Dhe cfar, nje hajdut ordiner viziton vazhdimisht dhe vjen takon Kerkutin ne Akademi pra krye akademikun ???!!!. O Fran!A mos te dhemb gje koka??!! Shteti duhet te hetoje kete ceshtje dhe ti veje kapak njehere e mire per kete emerim dhe anetaresi ???!!!.
    Berisha e cmontoi Akademine , thone qe nuk kishte fonde . Tani qe Rama eshte kryeminister perseri nuk ka fonde, por Kerkuti ka filluar lojen politike, gjoja do te reformoje gjithe Akademine, por ku do ti gjeje parate ky njeri qe po felliq veten e tij ne prag te pensionit. Do te vdese dhe do te ngelet pas me Turp i madh dhe s’do te kete kohe te pastrohet, jo vetem kaq por Akademise do ti leri ne preher nje dobic, turp te perjetshem!!! Koha e Kerkutit ka perenduar, ne do te shkruajme fejtone per te. Lumshin ato qe do te kene kohe ti lexojne.

  18. Gjergj says:

    Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve – kush e ka thene kete e ka patur fjalen per patriotet e tipit Korkuti.

    1. rom says:

      o loqe, po nuk eshte patriot biri i botes, eshte shkencetar. ka botuar me dhjetra libra qe i japin dinjitet rraces tende te shpifur.

  19. zqk says:

    Permbajtja e flete-rrufeve duket qe eshte debat profesional, mos u frikesoni nga fjala ‘flete-rrufe’ dhe per c’fare jane perdorur ato gjeresisht, por lexoni c’fare eshte shkruar ne to.

    Me teper, do te shtoja, ishin ferkimet ndermjet sektorit te arkeologjise dhe atij te gjuhesise se kush do mbante flamurin e studimeve ilire ato qe sollen keto flete-rrufe. Arkeologjia ndihej e nenvleresuar ne kete rast. Kjo mbeshtetet edhe nga emrat qe i kane nenshkruar ato. Flete-rrufene e fundit si duket ia kane lene per ndjekje me te riut, zarrit.

    Asnje nga ata qe e sulmojne profesorin nuk bazohen ne permajtjen e flete-rrufeve, por thjesht ne emrin e keq qe flete-rrufete ne pergjithesi kane tani.

    Po te shikosh shkrimet e gazetave sot dhe komentet anonime ne to, pale gjuhen qe perdorin politikanet, jane ku e ku me gjuhen e flete-rrufeve atehere per nga sharrjet e denigrimet.

    Te mos kujtojme se jemi me te mencur e me te edukuar sot se brezi i profesorit.

  20. tironsirefugjat says:

    O kurkut ! Per ne qe e kemi jetuar ate koh ,dim shum mir se cfar fshihej pas atyre “carcafeve “me njolla ambicje,spiunimi,lufte xhungle me moral kanibalesh me objektiv asgjesimi e jo korigjimi ! Kta “carcaf”histori qe te renqeth kur e kujton ai qe e ka jetuar ! Luft civile e ftoht mes komshijve ,lagjeve,fabrikave ,ne qytete e fshatra te impulsuar dhe drejtuar ne paralel me famekeqen luft klasash nga fijet e padukeshme por te njohura mir nga viktima ! Ishte pjes e perpunimit per te cveshur cdo tentativ “euforike” qe do te mund te largonte nga balta ku te gjith jetonim! Te gjith duhej te mendonim njesoj e te faleshim njesoj tek “faltorja e madhe” si ai fshesaxhiu i nates dhe shkencetari Cabej !Ai qe fillonte “sulmin” kish mar “bekimin” mbas kuintave kur behej fjal per njerez si Cabej !Sulmusi ,devotshmerin e tij per angazhimin , e vuloste me emrin dhe firmen e tij dhe kjo i mjaftonte (i kenaqte)inkuizitoret qe nuk te linin pa shperblim!
    E bera ter kte parentez per ata qe nuk e provuan ate koh dhe te mos i han keto qe po na thot ky KURKUTI yn qe me paturpesi ka firmosur edhe me kolektiv edhe vetem ! Mos u fshih pas gishtit me justifikime banale qe te na “pasrtohesh” Duket qart synimi yt i “madhi” Kurkut qe edhe sot nuk ke kurajon ti kerkosh te falur nje te vdekuri ! E dim qe “inkuizitoret”gjuanin te dobtit per te realizuar qellimin dhe ti je nje nga ata dhe kjo nuk ka te bej me aftesit profesionale qe nuk dua ti nencmoj…
    Largohu pra, se nuk je i vetmi qe ke ren viktim e dobesis, se ndofta po u hapen dosje ndonje dit, ti mundet te quhesh i nderuar para atyre qe do shohim ……

  21. Agimi says:

    Korkuta esht agjent i serbit dhe i grekut se ata e paguajn ma mir.
    Ahademia shqiptare esht ber cerdhe e agjentures greke dhe serbe, per te shkatrru orgjinen illire te shqiptarve.

  22. Agimi says:

    eeeeeeeee, akoma ktu hy pushti poliagjent ???!!!!.

  23. P.Stavidhi says:

    Planet shkencore dhe ekonomike per Akademine e Shtetit Shqipter i ben Lulzim Hana, krushk me Muzafer Korkutin !. Do te ishte ne nder te Akademikeve te behej hetim per kete çeshtje dhe te pastrohej morali i Akademise nga demaskimet klienteliste
    qe prishin imazhin lkombetar. Muzaferi te jape doreheqjen dhe te pastroje moralin kombetar

  24. Enea Stavidhi says:

    Shkallet e karieres se Kryetarit jane ndertuar mbi kokat e “prera” nga prapaskenat fantastike te Kerkutit . “Dacibaot” e tij jane madheshtore. Edhe ne Kinen marksisto-leniniste, ne epoken e Revolucionit te madh kulturor do ta kishin zili aftesine e Tij ne srategjine e mbi jeteses. Pas Çabejit e viktimave te tjera mundet qe edhe Milan SHufllaj do ta padise se i kane vjedhur lenden. Ne keto perfitime nuk ngelet pas edhe Luli, vellai i Elvana Hanes, i cili tani vepron me strategji shume konspirative per te bere pará (leke) , me pare kur vepronte açik e kan “xan” gjalle me “Pras” ne duar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje