Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë sot në orën 16.00 do të ekspozohen objektet më cilësore të koleksionit të veprave të artit (ikona, afreske, objekte kulti), të sekuestruara nga policia e shtetit.
Eskpozita do të çelet me prezencën e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, të specialistëve të veprave të artit, pedagogëve të Departamentit të Arkeologjisë, etj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në fundjavë dhe do të mbahet në kushtet e kontrollit të sigurisë nga ana e forcave të policisë së shtetit.