Kryetari i Akademisë së Shkencave, një nga persekutorët kryesorë të Eqrem Çabejt

7 Tetor 2013, 10:29Kulturë TEMA

Më datën 5 shtator 2013, Presidenti Bujar Nishani dekretoi Myzafer Korkutin si kryetar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Më parë Korkuti ka qenë zv/kryetar i kësaj Akademie. Ai njihet si arkeolog, studiues, sidomos i periudhës para-historike.

Mirëpo siç raporton e përditshmja Dita, rezulton se numri 1 i Akademisë Shqiptare të Shkencave, ka qenë një prej persekutorëve  më aktivë të një prej figurave më elitare të vendit, Eqrem Çabejt.

Historia zë fill në prill të vitit 1967, kur ndaj Çabejt nisën fletërrufetë, që i kërkonin atij të bënte autokritikë për mendimet që kishte dhënë sa i takon sidomos çështjeve që ceknin studime ku përfshihej një grup arkeologësh.

Historia e fletërrufeve zgjati thuajse një vit rresht, dhe një vit pas këtij sulmi, Çabej u tërhoq nga jeta aktive në universitet.

Për çështjen e fletërrufeve ka shkruar jo shumë kohë më parë Auron Tare.

Sipas Tares, Korkuti e kishte personal problemin me profesor Çabejn.

“Korkuti botoi për herë të parë shënimet e tij për pikturat shkëmbore të Trenit në 1969 në botimin “Studimet Historike”. Ky botim u prit me interes në atë kohë pasi arkeologu Korkuti pretendonte se zbulimi i tij sillte një risi në historinë e  popullatave prehistorike në Ballkan, por ajo që ishte më e  rëndësishme, Korkuti mendonte se ky art shkëmbor i përkiste popullsive ilire të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Ky mendim, i cili në fakt kishte pak vite që artikulohej nga arkeologu Korkuti, ishte kundërshtuar nga një personalitet i rëndësishëm i studimeve albanologjike si Çabej, i cili mendonte  se përfundimet e nxituara të Korkutit me shokë mbi çështjet parailire kishin sfond politik dhe jo shkencor. I sapokthyer nga Kina dhe i frymëzuar nga Revolucioni Kulturor kinez, Myzafer Korkuti atë kohë ishte një prej persekutorëve më të zellshëm të profesorit të nderuar, Eqerem Çabej”, thotë Tare.

63 komente në “Kryetari i Akademisë së Shkencave, një nga persekutorët kryesorë të Eqrem Çabejt”

  1. popolo di Bathorja says:

    Kësaj i thone “gërmo Tare germo…”

    1. Pilo Lala says:

      Auron,
      Korkuti eshte nje Arkeolog dhe studiues i afte, dhe fakti qe ka debatuar me Prof Cabejn, eshte qe ai ka qene nje shkenctar.
      Prof Cabej ishte dhe ngeli ne maje te shkenctareve dhe Albanologeve, sepse puna e tij u vleresua mjaft nga vete Enver Hoxha.
      Nuk shahet burri sepse beri nje fleterrufe, sepse te pakten ai ka dale si burre per te thene dicka, ndersa spiunet qe raportonin ne Dege, ishin te fshehte dhe me pseudonime.

      1. bimbash says:

        Dakord me Piro Lalen: Eshte burreri te besh fleterrufe..Imagjino c’heronj ishin ata qe shkonin me tej se fleterrugeja.
        Debati nuk behej me fleterrufe ne ate kohe, fakt se Eqerem Cabej nuk i argumentoi idete e tij me qendrime politike ndaj asnje shkenctari shqiptar.

      2. rudi says:

        paska qene vleresuar nga kryeshkencetari enver halil hoxha, kolaqit nga gjirokastra.

      3. qytetari says:

        Korkuti ka debatuar me Eqrem Cabejn si komunist dhe jo si shkenctar,ndersa Cabej ishte dhe mbeti ne maje te shkencetareve sepse ishte njeri me aftesi te rralla humane dhe intelektuale,por ti Lala do te thuash qe Enveri i beri nder qe nuk e pushkatoi por e la vetem me flete-rrufete famekeqe te Korkutit dhe Kostallarit.
        Keshtu arsyetoet kur ideollogjine komuniste te luftes se kllasave e ke te brumosur thelle ne shpirt.

        1. kamera says:

          Te lumt Qytetar, kjo do ishte edhe pergjigja ime ndaj Pilo djalit qe une ne te gjitha prononcimet e tije e kame mbeshtetur se me ka pelqyer po ketu ama jo. Ky kokmuti eshte kaq atedhetar sa u emerua nga Bujari i Saliut ndaj dhe ne ballance me Cabejin e madh eshte shume i lehte…

      4. andi says:

        O Pilo ti je edhe i kthjellet gjithnje ne mendime, cudi per kete tipin Korkuti! Ato qe benin Flete Rrufe ne ate kohe ishin njerezit me te rreziksheme e me te poshter qe munde te kete kjo toke. Flete Rrufete lulzun per nje kohe, por kur u pa se kush i shkrunte ato e cfare pislleqesh fshiheshin mbas tyre u lane e u harrun. Ato ishin metoda me e pershtateshme e Shpellareve per tu ngjit ne karriere.

      5. Horri i Bulevardit says:

        Cabej ishte dhe mbetet maja e intelektualit te lire shqiptar qe per shok, kishte vetem burrat e mencur te shkences boterore.
        Flete rrufete e rreshvanshizmit bolshevik dhe revolucionit kulturor, ishin letra higjenike per shkencetarin tone te madh, qe i dha gjuhes shqipe shendet dhe kulture.

      6. Altin Kocaqi says:

        Gjuhesia europiane kishte arritur ne perfundime se gjuha shqipe eshte gjuha me e vjeter e gjuheve te europes….Cabej u akuzua si mbrojtes i kesaj gjuhesie qe nga Pollo e Shuteriqi quhej “gjuhesi borgjeze” dhe duhej denuar…me pas deti u be kos dhe hyri ne lufte dhe injoranca arkeologjike….Auron Tare ka te drejte…dhe dicka me shume duhet te dije ai…ka dokumente ne arkivat tona …aty do shihni te verteten e pacipesine e Kokurtit e shume kokurteve te tjere

        1. Dardan Leka says:

          Dr.Arefi: “Homo Sapiani i parë që me siguri që i ka shkelur këto vise ku dhe u dukën banorët e parë të Europës” historikishtë te njohur si Pellazgë=Shpellagji, njerëz te shpellave.”

          Pergjigjie Arefit:
          Aref zéza, a e din ti se, Banorët e parë të Europes ishin Nehandertalët të ardhur edhe këta dikur nga Afrika nja 300 000 vite para Homo-Sapianve (njerëzve moderne) por këta u ndajten nga një penges e akullnajave për shumë kohë dhe më vonë, rreth para90 000 -70 000 vitësh këta vëllezrit e vijnë tek Nehandertalet ku së pari depertojnë në Azië e pastaj edhe në Europë aty rreth 40 000 vite, dhe e zuri Nehandertalin ngushtë e dal ngadale pas 10 000 vitësh Nehandertali zhduket dhe mbetet vetem Homo Sapiani por jo si e thotë Aref Aga (Homo-sapienet ishin si majmuana)? kjo teori është arefo-matufiane vetem në trurin e tij sheh filma holivudian me King-Kongun pra Homo Sapieni zëvendsoi Nehandertalin pasi që këta të fundit u zhduken nga ndonji virus ose nga se Homosapienët, (pushtues që ishin), arriten të zhvillohen së tepërmi, ata dinin të mendonin e imagjinonin gjëra të vyjshme, bënin vizatime, shihet arti i tyre “rupestre” arti i shpellave(rupave, birave) (në skitishte) kudo në pjesët e Europës perendimore, pra këta Homo-Sapianet nuk erdhen drejtë e në Ballkanë sikur t’ishin të ftuar apo thu se nuk paskan patur vendë tjetër ku të shkonin majmunat e Arefit vetem se të ndaleshin në Shqipëri ?

          Homo-Sapiani erdhi pasi që ata kishin bredhur gati se tërë Azin dhe u ndalen në Kaukaz që aty formuan si të themi bazen e nji popullit të ri që nga aty u perhapen pastaj në drejtime tjera edhe kah perendimi në tërë Europen..

          Pra, Arefi shpellaxhiu së bashku me Kocaqin (King-Kongun) e tij, do ishte më së miri ti kapin librat shkencor siç duhet dhe ta mesojnë se si dhe kur erdhi njeriu i parë Homo Sapiani në Europë që më ai nuk ishte majmun prej miliona vitesh por ishte nji njéri i zgjuar…ndoshta edhe më i zgjuar se Arefi e Kocaqi së bashku… ?
          ==================================
          Dr.Arefi: *Lelegët=Le lesh, njerëz të leshtë, bëhët fjalë për “njerëzit majmuna” ?
          pergjigjie Dr.Arefit

          Pergjigjie Arefit:
          Lelegë, si popull me këtë emër nuk ka ekzistuar kurrë por polli nga një perkthim i shtrëmbruar i kopjuesve të dorshkrimeve të vjetra greke në Aleksandri që nga arabishtja fjala Léleg do thotë =Lak-Lak, =zhurmagjinjë, njerëz që lshojnë klithma m zërin e dridhun si lejleku…
          ==================================
          Dr.Arefi:*Ligurët= njerëz të veshur me lëkura ?
          Mathieu Aref”

          Pergjigjie Arefit:
          Dans là langue basque, =lli-gor= veut dire “peuple de la montagne”; Gore, chez les slaves, a aussi le sens de montagne.
          Ligurë, në gjuhën Baske do thotë njerëz të maleve e jo njerëz “të veshur me lëkura” sipas hamendjes Kocaqo- Arefiane…

      7. kela says:

        ha ha ha nuk shahet burri se ka bere fleterrufe. sa e bukur kjo

    2. Uni Oxford says:

      Si shkencetar eshte infantil, si njeri s’e njoh, por paska qene zelltar dacibaosh, doemos Shoku Enver nuk donte shkencetare por sherbetore. Dje Muzaferi sot i biri, kjo eshte historia jone.

  2. Besmir says:

    si te gjitha emerimet e Saliut….skandale

  3. Plaku says:

    Korkuti? …Nje karierist i njohur, medioker si historian dhe njeri i lig !

  4. Homo albanicus says:

    Z. Muzafer Korkuti eshte studiues i peleolitit, neolitit, eneolitit pra i sektorit te prehistorise. Tanime ai mund te konsiderohet si babai i prehistorise.
    Prehistoria eshte nje fushe jashtezakonisht interesante dhe shume e rendesishme per gjenezen e kombit tone.
    Fatkeqesisht z. Korkuti mendoj nuk ka arritur akoma ne nivelin e nje personaliteti te rangut te Marija Gimbutas e cila percaktoi ballkanin si vatra e civilizimit boteror. Duke qene se kombi shqiptar eshte vleresuar nga studiues te ndryshem se kombi me i vjeter ne ballkan atehere presim nga akademiket tane qe te behet lidhja shkencore e shqiptareve me civilizimin e pare ne bote te lindur ne ballkan perpara rreth 8000 vjeteve.

    1. Pilo Lala says:

      Korkuti, pasardhes i denje dhe bashkfshatar Golemi i Shkenctarit Antizogist Dr. Bilal Golemit.

      1. shqiptari says:

        I thone Golëm ore, jo golem!

        1. arbeni vl says:

          Golëm i thonë vëlla,, Golëmi majë malit.

    2. Ben says:

      Po nuk u terhoq kasta e bolshevikeve, ‘prit gomar te mbij bar’ i thone kesaj.
      Sipas ketyre bolshevikeve Serbia eshte Iliri dhe Shqiptari eshte Turk i ardhur. Keta nuk ka nevoje ta pohojne, por bejne nje pune qesharake qe ne rang boterore teorite Serbe te dalin me te besueshme.

    3. Dardan Leka says:

      Homo albanicus,

      Në Ballkan nuk pati mundësi të krijimit të një qytetrimit ku do ta shperndante pastaj në terë Europen, edhe Marija Gimbutas deshtoj sepse, shkaqet klimatike nuk lejonin që teoria e saj të zënte vend në Ballkan (në Vinça) prndaj Gimbutas për fat të mirë kishte teorin tjetër si rezerv, kulturen Kurgane, sepse Vinça më nuk jepte fryte e cila kultur kishte teper ngjajshmeri me atë sumere dhe Lagosa në Italie, pra ishte një vi e drejtë horizantale; lindje perendim ku si gjendej fillimi…dhe shifet kjartë se nê Viça u ndalen aty gjuetar një vendbanim i vogël (26 banesa) qëkishin zën priten tek pika kyçe ku bishat (gjahu)që kthehej nga perendimi aty kapej më sëlehti, pra rreth -6500 e deri -5600 procesi i shkrirjes së akullnajave perfundoi, Vinçanët u asgjesuan të parët nga pushtues tjerë që erdhen nga të dy anët, edhe nga Anatolia pra pellazgë agrikultorë aziatikë por edhe nga veriu dominoi kultura Kurgane e ardhur nga Ukraina e Krime e sotshme, me një fjalë popujt e Kaspikut…si perfundim; Shqipëria u lirua nga pushtimi i Akullnajave që zgjati 8000 vite, pa patur asnjë shpirtë njeriu në këto vende, atëherë, a e dini se sa janë 8000 vite zbrazti ?

  5. liri a vdekje says:

    ka qene ne nje skuader komunistesh me sali ram dhine si komuniste te zote

  6. Suzi Pema says:

    Po vjerri Elvana Hanes dhe krushku Lirijes cka ketu per tu cudit?

  7. pukjani says:

    Kujdes,eshte vjehhrri i asaj zonjes se ISSH-se.”Familjaaaaaaa”….

  8. llapa qeni says:

    Genetikish shqiptaret shquehen per zellin, naivitetin (shplarja e trurit ndodh shume shpejt), besnikerin,… devotshmerin… qorre…Natyrisht qe liderit, politikan, pushtetaret ndertuan nje nga sistemet me te egra, por ishte masa e popullit qe e ruajturi dhe e ushqeu kaq gjate (rreth 50 vjet). E njejta gje ndodh edhe sot gjate ketyre 23 vjet te ‘demokracise’. Gjate ketyre viteve te fundit shqiptaret kane mbajtur ne pushtet njerezit me te korruptuar, hajdute e te cmendur ne Europe.

  9. Akili pellazgjik says:

    Edhe këto ndaj z.Korkuta janë sot “Fletë-rrufe”,megjithse mendoj se Korkuta atëherë ka gabuar!Cabej ka fituar vendin e vet dhe pse Enver Hoxha e vlerësont shumë dhe nuk nderhyri atëherë pasi Ramizi i kish hyrë në shtëpi nga vrima e wC prej urdhërit të Beogradit që “të forcohej lufta e Klasave” sepse Kosova kur te kujtonte Shqiperi të puthte Titon! Fletrrufete ishin fjala e lirë e kohes dhe vet Hoxha kish shkruar:”Kushdo me gërma të medha të shkruaj pa frikë cmendon për punën dhe jetën e njerzve!” Kjo lloj demokracie moniste realisht mungonte nen PD,pasi po të flisje kundër,të perzinin nga puna!Korkuti nuk e ka percaktuar mirë etapën protoilire,pasi ata ende mungojnë në lidhje me Pellazgët,prej nga duket qartë sipas prof.Villar,vijnë shqiptarët!Grupi i parë i paraardhjes se tyre,ishin KURGANET që erdhën nga veriu si rezultat i ndryshimit të klimës dhe u ndanë ne disa drejtime,ndaj teoria e Gianbatutës,nuk ka gjetur perkrahjr sepse edhe pellazgët e pas tyre Helenët,janë ardhës në keto troje ballkanike.Njeriu i parë ka origjinen ne Afrikë,ndaj shkencetaret thone se Eva dhe Adami nuk duhet te jenë të bardhë!Por Azio thotë se “Atëherë kur s’kishte diell dhe hënë dhe erresira nxinte tokën,kishte lindur Pellazgu!…Korkuta duhet tu pergjigjet fletë-rrufeve ndersa vendin mundet nuk e meriton!…

    1. bobi says:

      Lexoni librin Ferma e Dijes dhe aty keni gjithshka se kush ka qene stalinisti Korkuti.

    2. Dardan Leka says:

      Akili Pellazgjik,

      A nuk është turp për ne kjo që, vetëm se një Akil e një Emil Lafe (dhe një kosovar i drenicës) në mesin e 8milion shqiptarëve të mendoje krejtë ndryshe në lidhje me vendbanimet e popullësive të para në Ballkan, kur kjo gjë dihet që prej dekadave se, për shkaqe klimatike, i gjithë Ballkani (fatkeqësishtë për Korkutin e Kocaqin) ishte i mbuluar me akullnaja për një periudh gati se 8000 vjeçare, dhe është logjike kjo se, dikush do vinte këtu në këto toka të posahapura pas shkrirjes së akullnajve që ky procesus perfundoi vetëm se aty rreth -7100 para krishti, pra kjo do thotë se, banorët e parë që erdhen këtu në Shqipëri duhen kërkuar vetem se nga kjo periudh e jo të mbetemi prapa me idet fantastike e mitologjike gjoja se, “këta pellazgët pollen nga dheu a balta…apo lulzuan si kungujt në këto troje qysh para se të dukej hëna (sateliti i tokes) ideologji stupide, absurde për njerëzit e shekullit XXI, si ka mundësi kjo që, Korkuti të lidhet pas atyre pikturave të Trenit (që në realitet janë të drenit) të mendoje Korkuti se këto piktura i vizatuan njerëzit e kohës së Nehandertalit para 120 000 vitêsh ? A e kanë iden njëherë se ç’flasin, kur dihet se, HomoSapiani arrijti në vendet tona Ballkan, pasi që shetiti Azin lindore, u vendos tek ne jo më largë se 40 000 vite, dhe dihet fare mirë se, Nehandertalianët ? nuk dinin as art as piktur vetem se gjahun kishin në tru…Si guxon z.Korkuti të lidhet ende edhe pas sa dekadave pas një teorie të mbrapshtë që shkenca botrore nuk e pranon një fikcion si ky i Kerkutit dhe duhet ta dije se keto teori do shkelmohen nga shkenca bashkohore ?

      1. Dardan Leka says:

        Së pari, në pikturen e “Trenit” (që do ta kishim quajtur ndryshe sepse “dreni” e “treni” për kah etimologjia duhej të kishin të njajten rrënjë, fjalë indoeuropiane, “trenée” “trina” një lloj saje e drurit e terhequr nga renat me rrema mbi kokë që jetojnë në Skandinavi…(pra e njajta familje)me dernin tonë vetem se gerrma e parë nga “t” bëhët “d”…por, thelbi i reagimit nuk është ky, sepse Korkuti duhej ta dinte edhe një gjë se, në Europë kanë ekzistuar kuaj të egër, siç e shofim tek shpella e zbuluar në Ardesh para 20 vitësh, e quajtur “Chovet” (sipas emrit të zbuluesit M.Chovét)aty shofim edhe kuajt e pikturuar nga Homosapiani e jo nga Nehandertali, do thotë aty para 35 000 vitësh, mirëpo tek shpella e “Trenit” mbi kali shofim kalorësin, gjë që, kjo tregon se kjo piktur i takon jo më largë se pasi që kali u sjell nê Europë aty rreth 2000 para krishti, duke llogaritur edhe në Trakë gjetje të kujve të po kësaj periudhe.Pra, Cabej ka patur të drejtë, nuk duhej të nxitonte Korkuti i cili ishte ende i ri…babai ka patur të drejtë apo jo që ta këshillonte të birin mirëpo kokfortësija jonë…prej gurit çon edhe deri tek konfliktet epadeshiruara…

  10. gjon says:

    MIRE QENKA KORKUTI LE TNA SHKRUJE PER HISTORINE E MURIT KINEZ

  11. MMS says:

    ASHSH,tanime eshte çerdhe e akademikeve me origjine greke dhe sllave,ose shqiptarve,pro-greke dhe pro-sllave,disa prej te cileve kane qene dhe jane ne sherbim te armiqve tane fqinje! Vete fakti se nuk degjohet zeri i tyre kur rrezikohet teritori i Shqiperise,historia,trashegimia kulturore shqiptare,zbulimet arkeologjike,gjuha etj.tregon se me shume ben nje antishqiptar siç eshte,A.Janullatosi,i cili ne teritorin shqiptar e ka uzurpuar;KOASH,troje per varreza te ushtareve greke,troje per te ndertuar kisha ortodokse me natyre greke,shkolla greke etj.se sa ASHSH.Tani,nuk dua t’i lodhi lexuesit se çfare bejne akademite dhe akademiket greke dhe sllave,te cilet moto kane,antishqiptarizmin dhe zhberjen e origjines se shqiptarve ne Gadishullin Ilirik.

  12. Iku Saliu, aliu, liu, iu-iu-iu ........................................................................................... says:

    Ja dhe nje tjeter komunist i komunistave Sali Shpellarit dhe Nishani pa emer.

  13. lisdushku says:

    Cabeu ishte vite drite larg,ishte talenti i rralle i shkolles Vieneze dhe smund te krahasohej me produktin e socialist me forcat tona.Muzafer Korkuti,Androkli Kostallari,Stefanaq Pollo,ishte treshja e PPSHse qe kerkonte te kryqezonte Cabejn.Cabeu duhej te pranonte fillin e kuq te marksizem-lenizmit edhe ne gjuhesi dhe te vertetonte filiacionin vertikal pellazge,ilire,shqiptare,qe i paskesh mesuar Enver Hoshes profesori i tij amator, Konda>Sot dihet shkencerisht,qe pellasget i perkisnin nje grupi popujsh paraindoeuropiane,qe kane banuar ne viset e ballkanit perendimor ne kohen e qyteterimit Minoik,pa lidhje gjenetike me grupin e popujve ilire.

    1. Dardan Leka says:

      Pse iu dha ultimatum gjuhês shqipe në vitin 1965 nga Erik Hamp në Kongresin për gjuhët IE në Los Anxhelos ?
      Eqrem Çabej e kuptoj se më nuk duhet bërë lojë mbi përralla mitologjike por duhej thënë e verteta siç e kërkonte ultimatumi i Hapit i cili tha se; “ju jeni tash komb, duhet ti leni gënjeshtrat” (do thotë kjo se, pamarrur parasysh se nga e kush jemi shkenca nuk njeh ndjenja dhe do shkelmohëmi nee fillojmi të mirremi me genjeshtra..)
      Për fat të mirë Eqrem Çabej e kuptoj se nuk ka lojë me amerikanin prandaj e ndryshoj traken…dhe na shpetojë por sakrifikoj veten sepse më nuk gjënte mbeshtetje tek trilluesit rreth tij të cilët nuk ishin në dijeni me Ultimatumin e Erik Khampe i cili kërkonte; (ndryshim ose do na tregonte vendin se ku e ka shqipja me argument ) …

      Eqrem Çabej:
      “Aty në shumicen e rasteve kemi të bëjmë me përpjekjen për t’iu dhënë atyre fjalëve kuptime me disakombinime dhe ide tjera fantastike duke menduar se kanë kryër një punëshkencore ( si Arefi e Kocaqi)* duke gënjyër kështu vetveten dhetë tjerët.”

      “Tani të kalojmi në disa vrejtje për marrëdhënjët e huazimit në gjuhën shqipe të vështruara,edhe në raport me fjalët e vendit”
      Nga një vështrim paraprak, por i mbështetur mbi një studim të gjatë tëleksikut të shqipes nga kjo anë, neve na del që elementi i trashëguar mbizotronnë atë pjesë të tij që ka lidhje me një jetë më afër natyrës e kulturësbaritore-agrare, kurse elementi i huazuar kap një veprimtari në fushën ekulturës materiale e morale, pra ne arrijmi në këtë përfundim se;
      ========================
      Nga nomenklatura e konfiguracionit të terrenit, ndër 51fjalë, na dalin;
      =të vendit….34……………………………huazi me:17……..
      Nga sfera e dukurive atmosferike ndër 44 fjalë,na dalin;
      =të vendit…30………………………………hua zime:14……..
      Nga sfera eastronomisë popullore, në 13 fjalë;
      =të vendit….9……………………………….hu azime:4………
      Nga sferën e ndarjëssë kohës duke përfshirë aty numërimin e ngjyrat,
      në 78 fjalë;
      =të vendit….50…………………………..huazim e:28…..
      Nga fusha e bimësisë,në 113 fjalë;
      =të vendit…..66…………………………..huazi me:47……
      Nga fusha eblegtorisë, në 108 fjalë na dalijn;
      =të vendit…..63…………………………..huazi me:45……
      Nga emërtimet etrupit të njeriut dhe funksioneve të tij, ndër 157 fjalë;
      =të vendit….90……………………………….. …..huazime:67…..
      Sikundër shihet,elementi i trashêguar në këto sfera leksikore,

      në 564 fjalë, del më imadh se ai i huazimit;
      =të vendit …342………………………………..huazim e:222*….
      Elementi i huaj mbizotron nësferatjera, si në emërtimin e botës shtazore,
      ndër 145 fjalë;
      =të vendit…..70………………………………. .huazime: 75……
      Nga sfera që i përketjetës së njeriut(martesa, lindje, vdekje), ndër 98 fjalë;
      =të vendit……48……………………………… …huazime:50……
      Në sferen eveshmbathjes e të ushqimit, ndër 174 fjalë;
      =të vendit…..74………………………………. …huazime:100 fjalë ..
      ================
      Në sferen e banimit e paisjeve shtëpiake, ndër158 fjalë;
      =të vendit….43……………………………….. ……..huazime:115……
      Në atë të detarisë,të lundrimit e të peshkatarisë, në 34 fjalë;
      =të vendit….12……………………………….. ……….huazime:22……
      Në atë të bijqësisë,në 81 fjalë;
      =të vendit….34……………………………….. …………huazime:47……

      1. Dardan Leka says:

        Në atë të bimëve tëkulturës, në 46 fjalë;
        =të vendit…..6……………………………….. …………huazime:40…..
        Nga ajo emjeshtërive dhe e veglave të punës, në100 fjalë;
        =të vendit….34……………………………….. ………….huazime:66….
        Nga besimetpopullore, në 24 fjalë;
        =të vendit….4………………………………… …………………huazime:20…..
        ===================
        Kështu në këto sferatë përmendura më lart nga të gjitha sferat e jetës, duke shtuar edhe emrat e metaleve ku të gjithat janë me burime të huaja, pra në këto sfera të shikuara së bashku, ndër 860 fjalë;
        =të vendit….325………………………………. ………………….huazime:535*…..
        Gjithsejt pra, në 1424* fjalë të marrura këtu nëshqyrtim;
        -tëvendit….667fjalë………………………… huazime:757fjalë*….
        ==========================
        “Sikundër del nga kjo pasqyrë, të ritheksojmë se, është e përkohëshme, dhe sikundër edhe dihet në leksik të shqipes mbizotëron elementi i marrë sëjashtmi mbi pasurinë vetjake të gjuhës,megjithëse në gjendjen e sotme tëkërkimeve, si u tha edhe më lartë, nuk mund të dilet me një bilanc të prerë përmomentin, pritet edhe shumë punë.”

        Mirëpo nëse mirren në shqyrtim 14 240 fjalë të leksikut të shqipes, atêherë me përpjestim do kemi;
        = të vendit 6670fjalë………………………………….. ………huazime:7570fjalë…….
        Kur i marrim në shqyrtim 28 480 fjalë;
        =të vendit….13340.fjalë……………………….. ……………………….huazime:15140fjalë…. …
        Nese i shtojmi edhe 28 480 fjalë tjera nga gjysma e leksikut të shqipes:
        =të vendit….26680* fjalë……………………………………… …………..huazime:30280* fjalë…..
        ==============================
        Pajtohet apo nuk pajtohet Arfi e Kocaqi kjo nuk ka rëndësi të madhe, le të blejnë nga një litar(konop) (e jo pé të Penelopes se i lëshon pesha e tyre…) e le të zgjedhin vendin ku té dojne ata, …ose le ti mbledhin gjith ato shkarravina e ti kthejnë në topa6letre, për hater t’ekologjisë, sepse, shkenca nuk pranon gënjeshtra e mashtrime as iluzione fanteziste si I thotë Arefi këtu;
        Prandaj, kujdes, se, neve nuk na duhet as një gram i gjitha atyregenjeshtrave Arefo-Kocaqiane sepse shkenca jonë e ka provuar më parë edhe metoden e hamendjeve fanteziste, por nuk na shitej kjo, me vones u kthye edhe njëherë mbrapa dhe i permirsoj ato gabime ulur së bashku në tryezen e shkences me dijetar të shquar nga e mbarë bota, pra, as sot në shekullin XXI albanologjia nuk ka nevoj që të mirret me genjeshtrat fantastike të zhanrit fikcion trillogjiko-imagjinativ Arefo-Kocaqian kur dihet se fantezit e tyre nuk do pranohen as nga afër deres së Akademisë se do të shkelmohën nga shkenca, gënjeshtrat e mashtruesve i kanë dyert e mbyllura për të arrijtur deri tek tryeza shkencore nderkombetare apo tek ndonjë tubim shkencor rreth albanologjisë, pra, këta ngatrrestar e mashtrues i kanë hyrë një pune të pa punë, krye-n’veti, si ata kuajt e trojës dhe me qëllim të caktuar; që ta hutojnë opinionin shqipëtar dhe ta hasmërojnë me njëri tjetrin, pro apo kontra pellazg, në të ditur e të pa ditur dhe ta ndajnë Akademinë tonë nga opinioni i gjer popullor si dhe ta pengojnë atë nga detyra që i takon asaj në ruajtje të kultures e historisë dhe trashëgimsisë së vendit tonë !

        1. Serbokomunistoktonos says:

          Ti pederasti i serbise me mama serbe,Dardan Leka,jo vetem qe je me kater klase shkolle por e ke dhe mamin e bukur serbe…ndaj pederastit e tua shiti ne serbi.

      2. Altin Kocaqi says:

        Dardan Leka….mbaro njehere shkollen tetvjecare e pastaj hajde e diskuto per ceshtje akademike. Te fala mamas serbe.

  14. saimir says:

    Nuk e di nese Kukuti ka bere fleterrufe por di qe eshte nje nga studiuesit qe ka hetuar me thellesi historine e lashte te popullit tone. Ate histori qe me krenari ne, njerezit e thjeshte, e perdorim si argument kunder popujve “barabre” te Ballkanit. Prandaj mos beni dhe ju si punistet qe germojne legjenda dhe leshijne fleterrufe.

    1. bobi says:

      Korkuti studiues serioz… Ha ha ha!

      1. saimir says:

        ve bast qe je aq injorant sa nuk e njeh as si emer. ok vidhisu ne ndonje fo9rum tjeter jo te besh pasthirma orgjish ketu.

  15. leon says:

    aE KA SALIU TE VETIN…ESHTE VJERRI ELVANA HANES ,,GOCES CUNIT TE HALLES TE LIRIJE BERISHES,,MBESA E FATIME HANES..PRANDAJ E KA VU I HUMBTE NISHANI….

  16. klodi says:

    kush e njeh Institutin e arkeoogjise e di mire se kush eshte Myzafer korkuti dhe inkuzitoret e tij. Jo vetem Cabejin por shume shkencetare qe nuk i shkonin pas avazit Korkuti i ka persekutuar dhe luftuar. Mos harrojme antropologun e vetem ne shqiperi Aleksander Dhima te cilin Korkuti i pas viteve 90 e luftoi dhe e perzuri nga Instituti pasi Dhima i kishte permendur publikisht qe Korkuti e kishte spiunuar pas kthimit ne atdhe nga nje konference shkencore. Faji i Prof. Dhimes ishte se i kishte dhene doren nje studiuesi Izraelit i cili e kishte falenderuar per prezantimin e tij. Ky eshte Myzafer korkuti. mos flasim pastaj per moralin e tij. te gjithe e dine se cfare marrdheniesh kishte Korkuti me fotografen e Instituti dhe perse e mbante ne pune zonjen ne fjale. Korkuti eshte nje Berish i shkencave dhe eshte turp qe ne 2013 Akademia e Shkencave drejtohet nga nje personazh i tille.

  17. NDRIO says:

    Kesaj i thone te vësh duart ne koke; Auron Tare, mbetes kronik ne lenden e arkeologjise, na ngrihet e sulmon me teza “shkencore” nje akademik te nderuar si Myzafer Korkuti. S’do mend, u prish dynjaja. U ngriten kembet ti bien kokes!
    WTF! ?

  18. antipod says:

    akademike te vertete jane studentet e disa universiteteve tek ne si psh oqeanik ,nderyjor,afrikan i tiranes dhe i biznesit ,inxhinierise.keta jane shpresa e popullit tone arsimdashes e ardhmja e ndritur e studimit te abetares.eqerem cabej dhe korkuti e kane ngrene cairin me kohe.

  19. Stef Staku says:

    ANALIZE : Eshte edhe persekutor aktual i imi. Me 9.tetor. 2013 i kam riderguar ne Akademi dy stidimet e mia.
    Njeri ne fizike : Realiteti i relativitetit dhe Bashkeveprimi i pafund.
    Tjetri ne biofizike : Teoria kuantike e impulsit nervor.
    Pasi nuk kthyen asnje pergjigje dje ja ridergova kerkesen time.
    Pasi kane kaluar 29 vite qe une perleshem me komunistat e anti – katoliket e Akademise se Shkencave, sot pas nje muaji sekretaria me thote se duhet te pres akoma.
    Ne vend qe te me kerkojne te falur per persekucionin 29 vjecar veteme vetem se jam katolik sot ne 2013 prof. Myzafer Korkurti thote :
    – Prit prit se jemi duke e shqyrtuar !!! –

  20. ZAMIRI says:

    E PARA ESHTE NGA FTERRA E SARANDES DHE JO NGA GOLEMI.E DYTA MIRE KORKUTI KISHTE KUNJE ME CABEJN PER ATE STUDIMIN,PO TARE CFARE KUNJE KA ME KORKUTIN,SE KETU E NXOREN EDHE ANTI-KATOLIK.PO TE VUNE NE NJE POST KETU TEK NE, FILLOJNE TA SULMOJNE QE NGA FEMIJERIA QE AI BENTE SHURREN TEK MURI I SHTEPISE SE PATRIOTIT TE MADH “filani”APO “fistekut”.MYZAFER KORKUTI ESHTE DHE KA QENE NJE BURRE I SHKELQYER DHE SHUME I AFTE,SEPSE E NJOH PERSONALISHT.

    1. klodi says:

      kujt i plasi se e njeh zoterote personalisht? ka qene spiun dhe servil i partise dhe ka marre njerez ne qafe. ky eshte Korkuti jot

  21. Stef Staku says:

    ANALIZE : Viktima ka te drejte me e drejtu gishtin ndaj persekutorit te tije.
    Edhe Irani sot e mohon se ka patur persekucion ndaj Ebrejve gjate Luftes se Dyte Botrore e se historia e Holokaustit eshte shpikje e Izraelit.
    Ne se ka patur persekucion ndaj katolikeve ate njerez te diktatures e kane bere !
    Viti 1967 eshte viti kur kishat u mbyllen zyrtarisht e persekucioni ndaj shume klerike katolike filloi pikrisht me Flete – Rrufete.
    Une asnjehere nuk kam pare ndonje liste te studiuesve qe moren pjese ne krijimin e Muzeut Ateist ne Shkoder.
    ” Feja opim per popullin ” nuk e kena shkru ne por e ka shkru Arben Puto.
    29 vite kam qe u kerkoj ne Akademi nje rruge zgjidhje per studimet e kjo me mohohet pikrisht se pse jam katolik ! Ky emri i Korkurtit del gjithandej kot e me kot ?
    Faji eshte i joni qe ja themi apo i atij qe i ben e merr pjese ne persekucione te seleksionuara ?

    1. PARAK says:

      Zoti Stef Staku, me plot respekt dua tju kujtoj se nuk eshte ne nderin e nje studiuesi te perzjeje religjionin me rrjedhen e njohjes apo jo te studimeve te tij ne fusha madhore te shkences.

      Nuk e njok Korkutin, as arritjet apo nivelin e tij shkencor, as karakterin dhe raportet e tij profesionale me kolege apo intelektuale te tjere.

      Nuk e njoh edhe per faktin se, pervecse nuk jam i fushave perkatese ku operojne Korkuti me shoke, njeherazi, si shumica e shqiptareve, nuk mund te jem ne kontakt me arritjet e tyre sepse Akademia jone ben nje pune aq mjerane ne popullarizimin e studimeve dhe arritjeve te veta, qofte edhe per fusha te te tilla me interes te vecante per ne, sic jane fushat e albanologjise, historiografise dhe arkeologjise.

      Meqe jam ne keto ujra, nuk mundem dhe nuk dua te prononcohem ne debatin ne fjale dhe as te spekulloj nese Korkuti i ben nder apo turp te qenurit ne krye te Akademise, edhe pse, fakti qe ka qene nenkryetar i saj dhe dihet se si kane shkuar punet e Akademise sone deri me tani, mund te te parathote se si do te shkojne ato edhe ne te ardhmen me Korkutin ne krye.

      Qe do te thote, aq me mire, aq me lehte dhe aq me mbrodh, per tezat antishqiptare te akademive serbe, greke dhe maqedonase.

      Tani, me lejoni te kthehem tek problemi dhe ankesa juaj e cuditeshme se,prej gati dy dekadash, ju vazhdoni te prisni nje pergjigje per veprat tuaja shkencore ne fusha te tilla te rendesishme si biofizika, relativiteti e te tjere, per te cilat sinqerisht ju pergezoj dhe ju admiroj per kurajon dhe vullnetin per tu prononcuar.

      Por pyetj ime per ju eshte se, perse sot ne kohen e internetit, ne kohen kur ka dhjetra revista shkencore ne mbare boten, kur ka mundesi te pafund komunikimi me institute apo akademira te huaja, ju vazhdoni te prisni pergjigje nka zyrtaret e akademise sone per fusha te tilla ku do te duhej nje ekspertize serioze per tu prononcuar?

      Cojini per botim perfundimet, tezat apo provat per teorite tuaja, ne revista shkencore te huaja; dergojuani autoriteteve shkencore apo instituteve qe ato drejtojne dhe kerkoni nje pergjigje nga ata!

      Mbase keshtu, zoti Staku, do te jeni me me fat se sa te prisni me vite te tera nje inkurajim dhe njohje te punes tuaj, sodomos kur eshte fjala per fusha te shkencave te mirefillta, sic jane ato ku juve keni djesitur.

      Ja, ky eshte sugjerimi im per ju zoti Staku, sugjerim te cilin mora kurajon tua dergoj nepermjet ketij bllogu, duke ju uruar suksese te metejshme ne studimet tuaja ne fusha te tilla te vyera.

      Respekte!

      1. Stef Staku says:

        ANALIZE : Po keni te drejte pasi keshtu shkarkohet nga pergjegjesite Akademia. Por puna eshte qe keto paguhen per te punu e jo per te vrare.

  22. Ajdi says:

    Per nivelin qe e ka katandisur politika e PD-se shkencen shqiptare, Korkuti eshte OK.

  23. Ramon says:

    @AKIL koplimente per komentin je shum realist,para ca kohesh shkenctaret gjeten nje skelet shume te vjeter ne shkretetire ne AFRIKE dhe DNA ISHTE GATI E NJESOJTE ME ANGLEZET.

  24. meghi says:

    Po ku eshte lajmi ketu o Tema?

    Ka 6 vjet qe kjo flet-rrufe sillet e risillet ne media sa here qe porositesit e kerkojne per qellime te caktuara. Nuk ka asgje parimore ne kete mersele, eshte thjesht nje larje e turpshme hesapesh dhe nje manipulim i ulet i opinionit. ky artikull eshte ne vetvete nje flet-rrufe e koheve moderne. Turp!

    Profesor Korkutin nuk e ka zgjedhur ne ate pozicion as Nishani, as Sala e as Rama. E kane zgjedhur me vote te fshehete 40 akademike shqiptare, ndaj eshte e ulet qe emri i tij te behet tabele qitje per disa gjysmake e teveqele gjithfarllojesh qe kane komentuar ketu me siper.

  25. dhimo says:

    I qake biografite ti vllai. me bast qe do te kesh qene komunist dhe AGBV i zellshem. Nese korkuti eshte turp per shkencen, ti je shkenca e turpit.

  26. dhimo says:

    O admin, po pse ma fshive komentin mo te qifsha robt, apo se shkruajta ca te verteta ne nje gazete pacavure si kjo e juaja. Nejse, kot dhe une qe merrem me letyra e shemtira sic jeni ju, familja profesionale e mero gogolit.

  27. Dardan says:

    @dhimo
    pse flet kodra pas bregut, ku e di ti se nuk ke shtypur ndonje buton ne keyboard gabimisht dhe komenti yt te eshte dukur se ka shkuar?

    Ne fakt mua me cuditi flet-rrufeja e 67s per nje botim ne Studime Historike te 69s dhe qe Cabej e paska kritikuar me gjase po ne 69. Ose faktet jane rreshtuar ne menyre alogjike ose flet-rrufete nuk kane te bejne me kritiken qe Cabej mund te kete bere ne 69n edhe pse po ky Auron thote se pas nje viti Cabej u terhoq qe i bie me 68n.

    Po patet mundesi na sillni shkrime te qarta ne gazete dhe jo gjera te ngaterruara qe tek pasionantet e politikes sjellin fryrje dhe cfryrje kaledoniane.

  28. gjon cima says:

    Gjeja me interesante ne fleterrufete kunder Prof Cabejt ishte kritika ndaj tij se pse i referohej shkencetareve borgjeze nderkohe kur gjeniu injorant Stalini kishte shkruar per gjuhesine.

  29. lopcar says:

    Flet-rrufete ne kohen e xhaxhit ishin normalitet. Anormale eshte qe ne vitin 2013 te shkruhen ende flet-rrufe si kjo qe eshte ketu. Paste faqen e zeze kush e ka shkruar dhe kush e ka botuar.

    Nese media ne demokraci merret me dacibao te tilla te ulta, atehere rrofte koha e fletrrufeve.

  30. Stef Staku says:

    ANALIZE : Zgjedhjet ne Akademi jane te gjitha abuzive.
    Kryetari i meparshem z. Gudar Beqiraj sot eshte Nen/Kryetar.
    Nen/kryetari i meparshem z. Myzafer Korkurti sot eshte Kryetar.
    Llogarite i bani vete. Se keto vete kane nderru karriget per te mbajte pozicionet privilegjuese.
    Per shkatrrimin e Akademise asnje pergjegjes.
    Ne rastin tim duhet bere vetem nje percjellje e dekumentave ne Institutin Maks Plank ose nje institut tjeter por komunistat e anti – katoliket nuk jane dakort.
    Ne akademi ka pese here me shume shkrimtAre se fizikante apo te cdo lloj disipline shkencore tjeter.

  31. lexusi says:

    Profesor Korkuti, per kontributin e tij shkencor ne fushen e prehistorise eshte pranuar antar korespodent i istitutit gjerman te arkeologjise ne vitin 1986 dhe ne vitin 2010 i istitutit amerikan te arkeologjise dhe nuk besoj se e kane pranuar sepse gjoja nusja e djalit te tij ka qene drejtoresh e ISKSH.Njekohesishte eshte bashkautor i te gjitha tekseve te historise, per periudhen e prehistorise. Dhe debatet me Cabein kane qene per probleme shkencore sepse ai e shikonte problemin vetem ne anen gjuhesore duke injoruar faktet arkeologjike. Debati ka qene i hapur dhe jo prapakrahve dhe ja vlen te diskutohet edhe sot.Po kjo eshte demokracia , sejcili ka te drejte te shprehet si te doje, por jo me ofendime e cingerrima familjare, ato jane te ulta dhe tregojne nivelin e atij qe i shpreh.

  32. Homo albanicus says:

    Debati shkencor eshte nje gje e mire dhe nese eshte bere i tille ska asnje gje te keqe.
    Por ne shqiptaret dhe akademia e shkencave e Shqiperise duhet te pranojme nje gje shume te rendesishme : Nuk i eshte dhene nje pergjigje definitive nje pyetje thelbesore : Cila eshte etnogjeneza e kombit shqiptar.

    Hedhja e hipotezave te ndryshme per kete ceshtje madhore te kombit, nga akademike dhe dijetare te ndryshem me emer te tille si Cabej, Korkuti, Kristo Frasheri, Spiro Konda etj etj dhe mosarritja ne konsensus per nje hipoteze precize, te qarte, te besueshme dhe te pranueshme gjeresisht nga komuniteti nderkombetar eshte nje mangesi qe nuk i ben nder shkences sone perkundrazi e vendos ne nje nivel inferior me fqinjet e me gjere.
    Kjo tregon gjithashtu qe kombit tone i mungojne figurat akademike te nivelit nderkombetar. Mund te jesh autor i teksteve te historise dhe bashkepuntor i instituteve te huaja por fakti qe kombi yne nuk i ka dhene pergjigje te pranuar boterisht ne lidhje me etnogjenezen e tij duhet ti beje akademiket tane ti kerkojne falje popullit shqiptar.
    Te jesh akademik eshte nje nder i madh qe duhet te justifikohet.
    Zeri i akademikeve duhet te jete zeri i elites se kombit tone qe kur te flasin ata te gjithe te tjeret duhet te heshtin.
    Gjithashtu akademia duhet te jete me e hapur per publikun. Akademia duhet te investoje fort ne krijimin e nje brezi te ri dijetaresh qe ne te ardhmen te jene ne gjendje te cojne perpara punet e akademise dhe te perballen ne dinjitet te larte me homologet boterore.

  33. Profesori i Nderuar Çabej mendonte se të nxjerrësh gjurmë ilirësh në Shqipëri, qenka vepër politike dhe jo shkencore???

    E pse u dashka nderuar ky Çabej, apo se nderohej në Beograd e Athinë?

  34. lelo meluni says:

    Pershenes gjithe komentuesit per mendimet e tyre me vlera rreth debatit qe shtrohet ne kete faqe. Por nuk me pelqejne disa qe nga shpirti i tyre i erret e plot zullume, shajne enver hoxhen si fare rudi qe na hiqet sikur di shume po per fatin e tij te keq nuk shikon me larg se hunda e tij. lereni intain o vedhezer dhe merruni me ato gjera qe duhet te diskuotjme te mos merremi me te vdekurit.

  35. Pse Korkuti duhet të japi Dorëheqje ose litarin ?

    Sepse ky njeri pa pergjegjesin e tij e ka mashtruar popullin shqiptar gjoja se ne jemi me gjenez më të vjetrit në botë; 120 000 vite !
    skandaloze dhe ate e ka botuar librin në tri gjuhë të botes;
    -Korkuti ka privilegjuar arefo&kocaqë tjerë që i shkojnë pershtati tezës së tij fantezisye pa e ditur fare se i gjithë Ballkani ishte plotë 8000 vite nën akullnaja dhe u lirua ky vendë vetem prej -7100 para krishti !
    -Korkuti si shkencëtar ai duhej të largohej vetë ose ta bleje një konop, le te zgjidh vendin e duhur, ai e di se ku, dhe para se t’ikte le ta qesi në dritë veperen e Cabejt që e mbante peng mbyllur në bodrume…!

    Cabej: “… për një pjesë të madhe arsyetimi ynë në hetimin e burimit të shumë fjalëve të shqipës, ato fjalë dialektore janë për ne çelësi, janë si fosile drejtuese për gjurmime të mëtejme.” dhe këtu Korkuti hakmirret, “si ka mundesi që dialektorja t’iu dhurohet atyre katundarve t’ua pranojmi se, djepi i shqipes na del tek ata” ?… dhe financoj Arefin me moton e ndryshueshme të fallcifikuar; “gjuha shqipe është fosile e gjallë e gjuhëve europiane”…!

    Qe pra pse Korkuti duhet të dali para gjyqit dhe të pergjigjet për këto fallcifikime, ka vetem këto zgjidhje;

    A. OSE TE JAPI DORHEQJE ?
    B. OSE TE BLEJE KONOPIN ?
    …nuk ka as “C” e as “D”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje