Aktores Pelinku po i jepet lamtumira, homazhe në Teatrin Kombëtar. Familja: La amanet të mos mbanim zi

3 Tetor 2013, 12:35Kulturë TEMA

Drita Pelinku, është shuar dje në shtëpinë e saj, rreth orës 10:30 të mëngjesit. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në grahmat e fundit, pranë aktores është gjetur e bija, Ora dhe mbesa e saj, Heda. Një mbrëmje më parë, ende në humor, ende e fortë, krejt mendjekthjellët, Pelinku kish folur e qeshur, kish marrë ilaçet dhe qe shtrirë. Për herë të fundit. Por ajo, s’kishte si ta dinte.

Shkallët e hyrjes për në pallatin e saj gëlojnë nga hapat e shpejtë që i drejtohen banesës. Miq, të afërm, kolegë, ish-studentë, shkojnë për ta vizituar për të fundmen herë. Ajo veçse hesht, krejt e paqtë, strukur në arkëmort.

Aktorja e skenës dhe filmit shqiptar, Drita Pelinku, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Artistja ka pasur një karrierë mëse 60-vjeçare në aktrim, regjisurë dhe pedagogji. Aktorja ka lënë shenjë në ekranin e madh në filma si: “Kur hidheshin themelet”, “Njeriu me top”, “Radiostacioni”, “Vajza me kordele të kuqe”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Përtej mureve të gurta” etj.

Vëllai i saj më i vogël, Reshat Kripa, thotë se si e mban mend që në fëmijëri: “Ishte çapkëne, e hedhur, e shkathët, ashtu siç duhet të jetë një aktore. Që në vegjëli lozte role të vogla në shtëpi. Erdhi shpejt në Tiranë, ku u shkollua në ‘Institutin Nana Mbretneshë’, më pas njohu Hysenin dhe qëndroi këtu. Bashkimet me të na gëzonin gjithmonë, pasi përcillte pozitivitet”.

Kohët e fundit, qenë takuar më shpesh. Sëmundja e Dritës i mblodhi të gjithë pranë saj, për të shijuar sa më shumë, ditët e fundme të jetës. “Edhe dy net më parë foli e qeshi me ne. Ne, nuk donim që ajo ta kuptonte se ishim të mërzitur dhe i jepnim kurajë, ajo nuk donte që të na trishtonte”, -pëshpërit Reshati.

Mbesa e Pelinkut, Heda mundet të na thotë se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ajo ra në koma. Nuk mundi të thoshte asgjë para se të ndërronte jetë. Iku krejt në heshtje, krejt ndryshe nga ç’ishin mësuar ta shihnin.
Në çastet e fundit, në shtëpi ishin të gjithë të afërmit, vajza, mbesat, nipërit. E pyetur a pati lënë amanete, Heda përgjigjet: “Vetëm një. Kërkoi që të mos mbanim zi. Por unë nuk munda t’ia plotësoj këtë dëshirë. Nuk munda ta bëja”, pohon ajo për “GSH”-në.

8 komente në “Aktores Pelinku po i jepet lamtumira, homazhe në Teatrin Kombëtar. Familja: La amanet të mos mbanim zi”

  1. "BALASHI" says:

    Aktore e njeri i madh. Te terhiqte si magnet ne ato intervistat e saj te mençura. E mrekullueshme. Pasuria qe la pas duhet te jete shkoole per te rinjt.

  2. ARUSHA says:

    E PAHARRUSHME DHE ME PERMASA BOTERORE ZONJA PELINGU ;U PREFTE NE PAQE

  3. ushtaraku says:

    Nder i kombit.
    Se bashku me te gjithe ikonat e tjera te artit skenik. Simboli i edukimit te te gjithe brezave me vlerat me te mira te kultures shqiptare.
    u prehte ne paqe.

  4. zhapiku says:

    Nder dhe Respekt per pioneren e ekranit shqiptar , zonjes Drita Pelingu. U prehte ne paqe. Ngushellime familjes.

  5. Ciro... says:

    Nderim e rrespekt pafund per kte Artiste te mrekullushme te skenes Shqiptare. Te gjith jetojm e jemi pjes e nji shoqerie , por jan te pakt ata qe me gjithe shpirt punojn e i japin asaj shoqerie , shumica vetem perfiton nga ajo…e vecansrisht ne shqiperi . Lavdi e nderim per Artistet Shqiptar qe i dhuruan aq ndjenj kombetare e aq krenari brezave te shumte. Qofshi te nderuar ,jeni e vetmja krenari e ktij vendi e ktij kombi

  6. Rita says:

    Le te rroje kujtimi i saj ne familjen ,miqte e saj e dashamiresit e shumte te artit !!!!Me duhet te shtoj dy fjale dhe pse jo ne moment te duhur ne permendjen e filmave e roleve qe luajti me mjeshteri e talent te spikatur e ndjera D.Pelingu !!Ato role me te vertet kane qene teper te veshtira per vete temen ,pseudo realitetin qe perfshinte ne kohen e realiz-socialist ,per ate hipokrizi qe kishte propoganda ne tematiken e atyre filmave e roleve qe luajti artistja e famshme !!!E sigurte qe dhe ajo e ka ndjere kete hipokrizi e servilizem te kohes qe jetonim dhe me koken ulur i sherbeu atij arti te zvenitur, hipokrit e aspak ne sherbim te popullit por mjerisht ne sherbim te diktatures se atehereshme totalitare !!!Cudia tjeter pason per mua kur ato filma te mesiperm ,si ” Njeriu me top ,,Radiostacioni etj, etj ” paraqiten dhe sot si kryevepra te asaj kohe ,,te atij sistemi censural !!!!!

    1. Al says:

      Un do thoja se Filmat e realizmit socialist di i pelqen dikujt ta quaj ska te bej aspak me interpretime te tilla,si hipokrizi apo ngjyrime te polit te epokes qe u krijuan. Ato Films skan influenc politike e jane nji realitet i epokes luftes se ktij populli. Filmi sduhet sot te poltizohet e shifet nga te tilla dylbi ,ai memorizon historine e epokes ,per tu ruajtur ne memorjen Historike te ktij populli e shmangur historianve sharlatan qe politikat qeverrite bien ne cdo kohe. Filmi eshte pasuria me e madhe e atij vendi. Lavdi Artisteve Shqiptar te cilet ishin te nji niveli pa e tepruar hollivudian. Lavdi Z.Drita Pelingu

      1. Al says:

        Sa per qartesi te asaj qe kam shkrujt me lart . Nuk e kam fjalen pet filmat qe duken si ata hollivudiane ,sepse do ishte absurde vetem ta mendoje se me cfar diferencash kemi te bejm ,por me aftesin e aktoreve ,lojen aktoriale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje