Kush kishte menduar se me mbylljen e sezonit të verës, do të binte heshtja në piken turistike të Thethit, gabohet.
Në këtë zonë të thellë nuk mungojnë as gjatë këtyre ditëve turistë të huaj, por edhe banorë nga disa zona të Shqipërisë.
Koha ikën shumë shpejt në Theth, ku mundësitë për të kaluar pa u ndjerë shumë orë në kontakt me natyrën janë pafund.
Kjo pamje e kanionit të Grunasit, 2 km gjatësi dhe lartësi deri në 60 metër, të shplodh syrin e mendjen. Ujvara e Thethit me lartësi 25 m, së bashku me Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar edhe në këtë stinë. Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol.
Shpellat e shumta të krijuara nga vetë natyra, kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, gjeografëve etj.
Pika turistike e Thethit është 70 kilometra larg nga qyteti i Shkodrës, ndërsa natyra është treguar më shumë se bujare me Thethin, një luginë me një sipërfaqe mbi 2600 hektarë. Lugina me lartësi 750 deri 950 metër mbi nivelin e detit, është e rrethuar nga tre male Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 metër mbi nivelin e detit dhe vazhdon të jetë një tërheqje e fortë turistike edhe gjatë shtatorit, muaj që shënon edhe fundin e sezonit për zonat malore.
Sipas statistikave, që nga muaji qershor në Theth kanë shkuar më shumë se 12 mijë turistë vendas dhe të huaj./Vizion Plus/
Pse nuk thua sa ore do te vesh te kjo ujevare o shoqe?
Mos ju cofte perendia aty.
Lugina e Thethit dhe maja e Jezerces,jane me te vertet bukuri prallore.
Ato ne vjeshte behen dhe me te bukura,ushqimi ne ate zone eshte i pakrahasushem.
Kam nostalgjine e viteve te alpinizmit, forca e bukurise se saj me theret perseri.
Bukurite e alpeve tona jane te jashtezakonshme, por infrastrukture e pershtateshme nuk ekziston. Duhet medeomos te mendohet e te permiresihet ajo, qe te rritet dhe fluksi i turisteve vendas apo te huaj, pasi do siguronte nje promovim te madh te tij dhe do sillte te ardhura per vendasit dhe shtetin.
Jemi ne Shqiperi,me pare duhet te perfitojne ne te ardhura
PUSHTET-ARET,po teproje gje per shtetin e vendasit,bereqavers.
Thethi eshte nga te vetmet zona turistike ku rrumpalla dhe ndertimet pa leje qe kane percudnuar gjithe Shqiperine, nuk kane mundur te mberrijne.Eshte nje mrekulli te shohesh dhe perjetosh kete perle te natyres shqiptare. Nese nje zone malore si Thethi qe fale Zotit, deri me sot nuk kishte rruge te posacme per te mberritur atje (po te kishte qene rruga e bere, me siguri nuk do kishe se cfare te kerkoje me ne Theth sepse do ta kishin shnderruar ne Bathore),,arrin te joshe 12 mije pushues te huaj,,,imagjinoni se ku mund te ishte Shqiperia sot, po te mos e kishin dhjere shqiptaret me doren e tyre.Aty ku katrahura e ndertimeve kuturu dhe pa plan nuk ka mundur te hyje,,aty ka shprese per te ecur perpara.Thethi dhe zonat malore deri ne Vermosh i kane shpetuar shkaterrimit te injorances ashtu sic shpetuan banoret e kesaj zone krenarine e shqiptarit duke mos iu nenshtruar as sundimit 500 vjecar te turkut.Thethi eshte nje pjese e virgjer jo vetem e natyres sone por me teper e figures se shqiptarit qe ka ditur te ruaje fe,zakone e tradita.
Me falni desha te pyesja mos eshte luajtuar filmi I treti ne kete vend magjik?
Fundjaven qe kaloi isha bujtes ne Theth.Me te vertet ishte nje vend shume i bukur. Zgjoheshe ne mengjes me shushurimen e lumit te Shales dhe me pamjen madheshtore te maleve qe e rrethonin. Te bukura ishin syri kalter, vaskat (emra te ngjitur nga turistet), ujvara si dhe kanionet qe te shoqeronin gjate rruges.Bashke me ne ne Theth kishte dhe turist Gjerman, Danez dhe Cek.Per fat te mire celulari nuk kishte vale ne pjesen me te madhe te fshatit dhe pushimi ishte i plote.