A është i fiksuar rezultati i Eurovizionit? Një hetim sjell prova tronditëse

14 Shtator 2013, 11:04Kulturë TEMA

Ka shumë njerëz që dyshojnë se festivali evropian i këngës është i manipuluar, jo vetëm për faktin se votimi bëhet sipas afërsisë gjeografike.

Por duket se këto shqetësime janë të justifikuara, pasi një hetim i nisur nga organizatorët ka nisur të nxjerrë në dritë fakte tronditëse.

Dhjetëra vende kanë blerë vota nga vendet e tjera për t’u renditur më mirë.

Një nga vendet më të përfshira në këtë skemë manipulimi është Azerbajxhani, që ka marrë vazhdimisht pozicione të mira në renditje.

Për çudi, gjithçka nisi pasi Azerbajxhani mori nga Malta maksimumin e pikëve për katër vjet rresht.

Por në dritë kanë dalë edhe fakte të tjera.

Azerbajxhani ka paguar jo vetëm anëtarët e jurive, por edhe është faktuar se ka paguar studentët e Lituanisë që të votojnë disa herë për ta.

Edhe Maqedonia është nën akuzë se ka tentuar që të ngrejë një skemë të këmbimit të votave me vendet e tjera për të garantuar një vend të mirë në renditje.

Një zyrtar nga ekipi organizator i festivalit të këtij viti në Suedi tha se Azerbajxhani ofron para mjaftueshëm për të jetuar për një vit në këmbim të pikëve të larta.

Zyrtari tha se dinte të paktën tre vende të tjera që bëjnë të tilla marrëveshje në prapaskenë.

Një faqe interneti në Lituani ka publikuar një video ku tregohet se si njerëz nga Azerbajxhani ofrojnë karta SIM për studentët lituanezë, që të votojnë për kandidatin e tyre përkundrejt 20 eurove shpërblim.

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në kompeticionin e këtij viti, Bonnie Tyler tha se kishte dëgjuar në prapaskenë rusët duke u ankuar se përse nuk kishin marrë pikët për të cilat kishin paguar.

Supervizori i Eurovizion thotë se të gjitha këto akuza po hetohen nga European Broadcasting Union./ep

16 komente në “A është i fiksuar rezultati i Eurovizionit? Një hetim sjell prova tronditëse”

  1. galaktika says:

    Blehen a s’blehen, kanget tona jane te dobta.

    1. Argita_B says:

      Pse mban mend ndonje kenge te Eurovizionit ti, qofte dhe fituese, nese po mund te permendesh emrin e kengetares, kenges apo vendit fitues?

      1. vlora.A.GJ says:

        ke kengen e Toto Cotunios

  2. sa says:

    TASHME KJO BOTE ESHTE E GJITHA E TRUKUAR PRANDAJ NUK ESHTE CUDI SE U TRUKUA FESTIVALI

  3. Gezimi says:

    Une mendoj qe te hiqet dore nga pjesemarrja ne kete festival. Eshte bere mode fitimi i cmimeve nga shtete qe kane paraqitur kenge teper te rendomta dhe pa asnje shije artistike.

  4. albgentius says:

    GAZETAR QE NUK DI SHQIP. NUK THEMI “I FIKSUAR” SEPSE KJO FJALE KA TJETER KUPTIM NE SHQIP: QE NUK LEVIZ SEND OSE PERSON PAS DICKAJE.

    NE THEMI: “I MANIPULUAR”

    1. He oooo says:

      po i MANIPULUAR,a nuk eshte ITALISHT?

      1. arif says:

        manipuluar eshte huazuar ne gjuhen shqipe me kohe dhe nuk tingellon keq. Fiksuar ne fakt nuk ka fare kuptim ketu po keto jane lajme te kopjuara shpejt e shpejt dhe nuk kane kohe ti korrigjojne. Nuk behet fjale per te perdorur patjeter fjale shqiptare po per te mos perdorur ne menyre te gabuar termat.

        1. shqiptari says:

          i paracktuar

          1. liri a vdekje . bilisht says:

            shume e drejte ? ju lumte shqiptari .
            Se keta kometuesit e tjere do jene vllehe Çobane ose shulet e liqenasit qe nga shqipja nuk maren vesh fare

  5. Rita says:

    Kur nje festival kengesh ,objekt defrimi i vihet kjo damke qe une nuk dyshoj aspak per vertetesine e ketij “sihariqi ” mendoni miqt e mij se cfare manipulimi, blerje e zhblerje i behen ndeshjeve kombetare ,nderkombetare te sportrave te ndryshme se footb. bask, formula 1 ,garat me kuaj apo ndeshjet e boksit dhe shume e shume te tjera lojra te ndryshme ?????? BIZNES hesapi me shume mos mendo !!!!!

    1. emigranti says:

      rita asgje nuk eshte e rastesishme ne kete bote,cdo gje eshte e ‘montuar’ sipas deshires apo politikave te ‘iluministeve’…i gjithe sekreti qendron ne reklamat e bujshme qe behen per te humbur gjurmet e mashtrimit…keto allishverishet e eurovizionit kane dale kaq hapur dhe behen fare banale,ja ty nuk te ka vajtur mendja se si shqiperia i jep greqise pervit nga 12 pike?pyetja eshte nese ia japim ne sepse u kemi marre lek grekeve apo i marrin ata me ‘dhune’ pasi dihet qe kompanite celulare jane greke…po keshtu jemi te gjithe koshiente per nje kampionat(sharlatan) europian te cilin e ‘fitoi’ greqia ne 2004 pra skandalet ne bote nuk kane te sosur,gjeja me e poshter qe ndikon negativisht ne keto skema konspirative eshte media…media me zhurmen e saj mundohet te na e serviri te zezen per te ‘bardhe’ ne diten me diell,mjere bota ku po shkon,duam apo nuk duam ne vetem nje lufte mbarebotrore do te mund ta crrenjosi kete ‘fare te keqe’ qe po kontrollon globin…

  6. neutral says:

    Gjithe te keqijat nga keta muterit e ish-Bashkimit sovjetik na vijne. Prishen biznesin, futbollin, diplomacine, gjithçka. Tani i jane leshuar si qente siberiane edhe Eurofestit. Tamam logjike komunistesh qe duan te kene nam ne çdo gje.

  7. shvejk says:

    Aktivitet pa interes artistik ,cudi si vazhdon te organizohet akoma.

  8. Salkar Salpidhi says:

    Kur Gjergj Fishta u cu prej vorrit vec per nji “pushim” 24 orsh,pyeti:
    “pse ,a kan fillue tash me knue edhe majmunat a?”
    Nderkaq, Kur mori vesht historin e ngritjes dhe renijes se sales thai :
    “ma se fundi njeriu triumfoi mbi majmunin pa bisht.Dhe per ta kthye tamam ne origjinen e vertete te tij, rrasini bishtin nga pas “

  9. Alb says:

    PARAJA ble çdo gjë pikë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje