Akademiku kosovar kundër Korkutit: Mos bëj akademi diktatoriale

6 Shtator 2013, 11:01Kulturë TEMA

Akademiku nga Kosova, Mehmet Kraja ka dalë kundër ideve që përcolli kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Muzafer Korkuti.

Sipas akademikut Kraja, vënia në një vëllim të vetëm Fjalorin Encikolpedik Shqiptar dhe atë në gjuhën angleze, për t’ju kundërvënë maqedonasve, nuk është e motivuar nga një synim i lartë shkencor, sepse enciklopedia maqedonase është një vepër propagandistike, e cila nuk meriton një mund  kaq të madh.

“Por unë dua të shpreh mendimin , se Fjalori enciklopedik Sqiptar, botimi i dytë, ka mungesa serioze, veçmas sa i përket Kosovës. Fjalori Enciklopedik Shqiptar  thotë një të vërtetë shkencore disi të përgjysmuar, jo të plotë, në rradhë të parë ngase Kosovës  dhe shqiptarëve  jashtë kufijve të Shqipërisë u është lënë vend i kufizuar, përfshirë këtu edhe shqiptarët e maqedonisë. Ta zëmë, nga tetë mijë zëra, që thuhet se ka ky fjalor, Kosovës nuk i referohen  më shumë se 10% e zërave. Shqiptarët e maqedonisë  janë të përfaqësuar edhe më keq. Prandaj përpara se të behej një përmbledhje  dhe përkthim  eventual anglisht i këtij fjalori, Akademia e Shkencave të Shqipërisë , apo Qendra e Studimeve Alabanologjike, e cila së fundi ka marrë  përsipër punën enciklopedike, do të  duhej të  të  rihartonin një vepër enciklopedike me një prezantim më proporcional dhe më të plotë të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë sepse FESH-i nuk është fjalor tamam shqiptar, në mbi 90% është fjalor i Shqipërisë, ndërsa më pak se 10% është fjalor shqiptar”, shpreht akademiku për gazetën “Zëri”.

Sipas tij midis Akademisë Kosovare dhe Akademisë së Shqipërisë duhet të mbizotërojnë marrdhëniet e sinqerta dhe thekson se” nëse udhëheqja e re e ASHSH-së zotohet se do t’ia kthejë lavdinë këtij institucioni, kam frikë se bëhet fjalë për nostallgi të kohëve të shkuara, për akademi diktatoriale në fushën e organizimit institucional.”

32 komente në “Akademiku kosovar kundër Korkutit: Mos bëj akademi diktatoriale”

  1. Dr.Veip (Vehip) Proda says:

    Fjalori Enciklopedik Shqiptar, s`mund të jetë ai, më objektivi, më i ploti, më i pasuri, më shkencori, nëse s`është gjithpërfshirës dhe produkt gjithashqiptar. Gjithkush, sidomos sot, mund të bëjë Fjalor Enciklopedik vetjak, por Fjalori “zyrtar” është produkt i Akademive të Kosovës dhe Shqipërisë ose ndërsjellas dhe të gjithë mendimit shkencor e kulturor, krijues e grumbullues, të specialistëve të fushave dhe albanologëve, shqiptarë e të huaj.
    Kam mendimin se të dyja akademitë shqiptare, në Tiranë e në Prishtinë, bëjnë mirë të realizojnë një maket të përbashkët, i hartuar nga emrat më eminent të përcaktuar kolegjalisht dhe të mbështetur moralisht, materialisht dhe financiarisht nga të dyja qeveritë, i cili t`u shpërndahet një numëri sa më të madh intelektualësh e albanologësh kudogjenden në botë, për të bërë vrejtjet e propozimet përkatëse dhe, pasi të jetë realizuar varianti përfundimtar, të bëhet një konferencë a simpozium, për t`i vënë “vulën”!
    Shqiptarët nuk kanë as kohën, as komoditetin dhe as traditën ta shajnë atë që e shan!.. Një fjalë e urtë popullore na mëson: “Po qëndrove të mbledhësh gurë për të qëlluar sa zagarë të dalin përpara, asnjëherë nuk mbërrin në cak”! Përgjigja më e mirë ndaj “shkëncës” politiko-shovene maqedonase, serbe, greke e më gjerë është Fjalori Enciklopedik Shqiptar i një niveli të lartë shkecor, gjithpërfshirës dhe gjithshqiptar. Ndryshe, qoftë edhe padashje, biem në kundërkombëtarizëm, pse jo edhe në kundërshqiptarizëm, sidomos sot kur, pengesat politiko-ideollogjike dhe barrierat e tjera, janë fshirë ! Më e mira u bëftë nga më të mirët, më të vlefshmit, më të diturit, më atdhetarët, më të përkushtuarit dhe më idealistët e kombit shqiptar kundondodhen!

    1. Arber says:

      Te lumte per trajtimin korrekt te ceshtjes ne fjale.

      1. Prof. KRAJA (nga Kosova) te Lutem ne emer te popullit te Tiranes dhe gjithe Shqiperise, na sqaro pak me me detaje se si e njeh Prof. Korkutin ne te shkuaren e larget, te mesme dhe te sotme. Pasi ky palo Prof. i Arkiologjise Shqipetare ka qene Spiun i Sigurimit te Shtetit dhe ka Dosje ku mbulonte (spiunonte) disa kolege te tije qe vinin ne Prishtine ne vitet 70-80 per te dhene mesim ne Universitetin e Prishtines. A dini gje dhe a mund te na thoni dicka me shkurt ju Prof. Kraja per me shume se kaq, pra; KUSH eshte vertete Muzafer Korkuti ne te shkuaren e larget, te mesme dhe te sotme, te sotme pas 1991 kur eshte vjerri i mbeses se Lirie Berishes (Lirie Ramaj-Berisha, bije e Serbise me gjak nene), qe eshte nje nder Hajdutet me te medhaja te 8-viteve te qeverisjes se Sali Berishes…

        1. ay qy says:

          Po ti mor “dr” ademahmetdemekmamut cfare pune ben,se na cudite!? Spiuni i spiunit quhet spiun!
          Dhe te lutem lutu per vete,jo per popullin e Tiranes,te Shqiperise apo te hemisferes veriore!Lutu dhe per Sal katnarin po deshe.Per mua mos u lut hic njehere,rrofsh nuk me hyn ne pune!!!

    2. feniks says:

      Ne radhe te pare,RESPEKTE PER ZOTIN KERKUTI,qe kerkon t’i riktheje ROLIN E DIKURSHEM PRESTIGJIOZ AKADEMISE SE SHKENCAVE TE SHQIPERISE!!!
      Me duket se ne shqiptaret vuajme nga DELIRI I MADHESHTISE ,se na duket vetja sikur jemi KOMBI ME I MADH NE EUROPE!!!
      Tentohet,nxitimthi te hartohet nje FJALOR MBARE KOMBETAR ENCIKLOPEDIK SHKENCOR,kur NUK JANE HARTUAR FJALORET ENCIKLOPEDIKE NGA CDO AKADEMI E SHKENCAVE PERKATESE!!!
      Objektivi per te hasrtuar nje fjalor,qe t’i kundervihet TEZAVE MAQEDONASE etj eshte sa FOSHNJOR aq edhe IDIOT!!!
      Ne shqiptaret nuk e kemi HISTORINE DHE KULTUREN per t’iu mburrur te tjereve!!!
      Po te ishte keshtu,GREKET,ARABET,KINEZET,etj duhet te SUNDONIN BOTEN meqe KULTURA E TYRE ka NDRICUASR BOTEN NDER SHEKUJ!!!
      Me te thjeshte e me konkrete,zoterinj AKADEMIKE!!!
      Deri tani keni prodhuar SHTERPESI DHE EGOIZEM PATRIARKAL NDER VEDI!!!
      Ne krye te AKADEMIVER perkatese nuk jane NJEREZIT ME TE URTE,por SHARLATANET E PUSHTETEVE!!!
      Keshtu do ndodhte,per deri sa shqiptaret kane DELIRIM E KOBSHEM TE TE QENIT TE GJITHE GJENERALE E ASKUSH USHTAR!!!
      Kosovaret le te zgjedhin ne krye te AQKADEMOISE SE TYRE,SHQIPTARIN E MADH REXHEP QOSJA,pastaj te bejne me te miren per Kosoven !!!
      Pse tentohet,te hartohet FJALORI BOTEROR I SHQIOPTAREVE,kur akoma nuk kemi nje FJALOR TE SAKTE TE SHQIPERISE???
      Ka kohe per t’u matur me BOTEN,kur akoma nuk jemi MATUR ME VETEN!!!
      BOLL ME ME FANTAZMAT E LUFTRAVE KUNDER KOMUNIZMIT,SE JEMI BERE SI SANCO PANCOT spanjolle!!!
      Edhe SHVEJKU i te madhit cek,HASHEK,do SHQYHEJ GAZIT ME TANGERLLIQET TONA DELIRANTE!!!

      1. feniks says:

        Ne radhe te pare,RESPEKTE PER ZOTIN KERKUTI,qe kerkon t’i riktheje ROLIN E DIKURSHEM PRESTIGJIOZ AKADEMISE SE SHKENCAVE TE SHQIPERISE!!!
        Me duket se ne shqiptaret vuajme nga DELIRI I MADHESHTISE ,se na duket vetja sikur jemi KOMBI ME I MADH NE EUROPE!!!
        Tentohet,nxitimthi te hartohet nje FJALOR MBARE KOMBETAR ENCIKLOPEDIK SHKENCOR,kur NUK JANE HARTUAR FJALORET ENCIKLOPEDIKE NGA CDO AKADEMI E SHKENCAVE PERKATESE!!!
        Objektivi per te hartuar nje fjalor,qe t’i kundervihet TEZAVE MAQEDONASE etj eshte sa FOSHNJOR aq edhe IDIOT!!!
        Ne shqiptaret nuk e kemi HISTORINE DHE KULTUREN per t’iu mburrur te tjereve!!!
        Po te ishte keshtu,GREKET,ARABET,KINEZET,etj duhet te SUNDONIN BOTEN meqe KULTURA E TYRE ka NDRICUASR BOTEN NDER SHEKUJ!!!
        Me te thjeshte e me konkrete,zoterinj AKADEMIKE!!!
        Deri tani keni prodhuar SHTERPESI DHE EGOIZEM PATRIARKAL NDER VEDI!!!
        Ne krye te AKADEMIVE perkatese nuk jane NJEREZIT ME TE URTE,por SHARLATANET E PUSHTETEVE!!!
        Keshtu do ndodhte,per deri sa shqiptaret kane DELIRIN E KOBSHEM TE TE QENIT TE GJITHE GJENERALE E ASKUSH USHTAR!!!
        Kosovaret le te zgjedhin ne krye te AQKADEMISE SE TYRE,SHQIPTARIN E MADH REXHEP QOSJA,pastaj te bejne me te miren per Kosoven !!!
        Pse tentohet,te hartohet FJALORI BOTEROR I SHQIPTAREVE,kur akoma nuk kemi nje FJALOR TE SAKTE TE SHQIPERISE???
        Ka kohe per t’u matur me BOTEN,kur akoma nuk jemi MATUR ME VETEN!!!
        BOLL ME ME FANTAZMAT E LUFTRAVE KUNDER KOMUNIZMIT,SE JEMI BERE SI SANCO PANCOT spanjolle!!!
        Edhe SHVEJKU i te madhit cek,HASHEK,do SHQYHEJ GAZIT ME TANGERLLIQET TONA DELIRANTE!!!

        1. labi says:

          ne radhe te pare juve qe po na beni te “Diturin” duhet te keni kurajon dhe te shkruani emerin dhe titullin shkencor apo akademik(ashtu si ka bere autori dhe na nje komentues),e dyta Enciklopedia ne fjale nuk eshte e Shqipetareve te Shqiperise,por e SHQIPETARISE,ç’ka do te thote qe eshte e te gjithe shqipetareve kudo qe jane ne trojet e te pareve te tyre,qe nga Prevesa,Manastiri,Presheva,Ulqini,etj.,,eshte enciklopedi e GJUHES SHQIPE,PA DALLIM FEJE,KRAHINE APO IDEJE,eshte dhe e Shqipetareve te shperngulur nder shekuj dhe te ngelur ne Turqi,Itali apo dhe Egjipte e me large.Sa per historine e grekeve te keshilloj te lexosh me shume dhe jo te biesh pre e megamonise filo greke.Pershendetje une quhem Astrit dhe nuk jam me asnje titull shkencor,jam thjeshte nje njeri qe me pelqen shume historia ne pergjithesi dhe ajo shqipetare(apo qe flet per Shqiperine dhe Shqipetaret) ne veçanti.

          1. Sevim says:

            @labi!
            MEGALLOMANIA e njerezve te vegjel ka sjelle vetem DESHTIME DHE MJERIM PER POPUJT!!
            Te mos HARROJME:
            JEMI shtetas te nje shteti prej 28 000 k/m2,qe quhet SHQIPERI e jo te nje FANTAZME,QE SOT NUK EGZISTON,qe prej 1913-tes!!!
            Popujt,duhet te punojne per pjesen e tyre te DIELLIT,qe u ka rene per pjese e jo te DERDELLISIM sikur jemi te ZOTE,qe t’u DIKTOJME BOTES fuqine tone DELIRANTE!!!
            Qytetaret e shtetit shqiptar,qe quhet REPUBLIKA E SHQIPERISE,duan te NJOHIN,MESOJNE DHE KRIJOJNE PER TE ARDHMEN E TYRE E TE BREZAVE TE TJERE ,HISTORINE,KULTUREN,GJUHEN ne te SHKUAREN E LARGET,TE AFERT DHE TE ARDHMEN,e nderlidhur kjo me ate te FQINJVE TANE apo te Botes!!!
            Ndaj per cdo gje qe ka te beje me ndodhite brenda kufijve te REPUBLIKES SE SHQIPERISE,duhet te SHKRUHET ENCIKLOPEDIA,FJALORI,GJUHA LETRARE etj!!!
            Pjeset e tjera ku banojne shqiptaret,pavaresisht se dikur kemi qene nje KOMB E NJE TERITOR,kane HISTORINE,KULTUREN DHE TE FOLMEN E TYRE,qe natyrisht eshte e lidhur me ne!!
            Le te ndertojne secili PJESEN e vet,pastaj te merren vesh NJEREZIT E URTE per te bashkuar ate ,qe kemi te PERBASHKET!!!
            Shqiperia ne 1972 HARTOI GJUHEN LETRARE STANDARTE!!
            Sot dalin njerez ne Kosove,Mal te ZI e Maqedoni,qe duan te ndryshojne kete GJUHE!!!
            PSE LODHEN KAQ SHUME???
            Atje ku jetojne,ne se nuk u pelqen GJUHA E JONE LETRARE,LE TE KRIJOJNE TE TYREN,BILE LE TE FLASIN E SHKRUAJNE,SI DERI ME SOT CIRILIKEN!!!
            Cdo gje,qe ka krijuar Shqiperia nder vite,po u pelqeu,le ta marrin,por jo te FUTIN HUNDET TEK NE!!!
            HARROJENI:QENDRA BOTERORE E SHQIPTARIZMES eshte Shqiperia dhe shqiptaret e saj i kane dhene HISTORISE,KULTURES DHE PATRIOTIZMIT SHQIPTAR VLERA TE MEDHA,QE NDEROJNE TE GJITHE!!!
            BOLL ME MENDJEMADHESI,SHARLATANIZEM DHE PERCARJE!!!
            Ato,qe jane krijuar nder vite,NUK MUND TE NDRYSHOHEN SIPAS TEKAVE TE NDONJERIT!!!
            GJUHA,KULTURA DHE HISTORIA E POPUJVE KRIJOHEN BREZ PAS BREZI E JO NJE BREZ TE HEDHE POSHTE ARRITJET E TE TJEREVE!!!

            1. ay qy says:

              O Sevim,nje here i hyp malit pastaj ja tersellon fushes!Hyp e zbrit atyre shkronjave,sikur je tape!

          2. Doni ALBO says:

            Edhe ne kemi akademik ketu ne Tema qe ju duket vetja me te dijshem sesa vete akademiket ne fjale, ju siguroj qe eshte e vertet kjo gje sepse ka plot idiot ketu qe ju duket vetja i tille si ky idioti me larte me emrin “feniks” e plot tjere por gjithe c’fare jane eshte qe jane INJORANT 24 karat. -_-

            1. gjinekologu says:

              Po ti c’je?

  2. Petriti says:

    Mos e prisni nga Korkuta kte, Korkuta eshte i shitur te greku e serbi qe me pare (pa ardhur akoma aty). Ne krye te ktyre institucioneve duhet te vihet gjak i ri shqiptare, me dije dhe patriote, se me kta rrengalla te shitura te agjenturat fqinje nuk kemi per te bere para.

  3. fiku says:

    @Dr. Proda. Me sa shoh syzet e erreta nacionaliste te kane verbuar gjykimin racional. Ju zoteri shkruani” pergjigja me mire ndaj’ shkences”politiko-shovene maqedonase, serbe, greke e me gjere(nuk e di cfare kuptimi ka ky koncept)eshte Fjalori Enciklopedik Shqiptar in nje niveli te larte”. Thjesht do te doja te dija pse ky Fjalor nuk eshte i nivelit te larte dhe pse fqinjet tane nuk kane te drejten ti referohen ketij Fjalori me te njejten gjuhe nacionaliste qe juve perdorni me siper.

    1. Thaby says:

      Sepse po e fshive me gjethe fiku , rri duke u kruajtur tere kohes , mos te flasim per dhimbjet !

  4. ylli rks says:

    Nuk do te jet edhe ashtu, por noshta z.Korkuti ka desh te ngjall diskutim pakez. Ne shqipetaret me gjithe keto pak km katror qe na kan ngele e me mjerimin qe kemi pas, te tjeret ma mire na i din hallet tona, keshtu qe skemi nevoj te shkruajm vet, menoj une?!

  5. Kerpaci says:

    Te gjoret ju qe ja u erri syte politika dhe cdo kontribut kombetar perpiqeni t’ja pershtatni vetem asaj. Te dyja akademite e mbushura me mercenare ne dy shtetet shqiptare, jane me se te afta per ta varrosur perfundimisht kete veper te madhe gjuhesore te kombit. Figurat prestigjioze te gjuhesise sone u denigruan dhe menjanuan nga kjo pune se ciles i kishin kushtuar jeten. Tani kane aredhur kohet e mercenareve qe i perjashtojne kontributet e kopetenteve.

  6. misionari says:

    Z. Mehmet Kraja ku ishe ti ne vitet 2000-2008 kur ekipi i redaktoreve te Fjalorit Enciklopedik Shqiptar gdhihej me nete te tera ne Prishtine per te gjetur bashkepuntore per te shkruar zerat qe i perkisnin Kosoves? Apo rrije nene hijen e frikes se Serbia do te rikthehej ne Kosove? Anetaret e ekipit te Enciklopedise jane perzene nga zyrat e Akademise se Shkencave te Kosoves me duar bosh, ndersa ne Univeristetin e Prishtines, pedagoget kundershtonin hapur se do ta bejme vete Enciklopedine e Kosoves. Bejeni pra, c’prisni? Po ashtue dhe Universiteti i Tetoves pse nuk e harton nje Enciklopedi Shqiptare te Maqedonise? Vetem Instituti Albanologjik i Prishtines, vecanerisht Z. Emin Kabashi, kane bashkepunuar per hatimin e zerave te fjalorit.
    Perkthimi i FESH-it ne gjuhen angleze eshte planifikuar qysh en vitin 2009, Cfare ka bere Korkuti deri em sot? Argumenti i perkthimit kunder Enciklopedise Maqedonase eshte nje mashtrim i madh dhe meskin, kur ne fjalorin ekzistues ka shume pak zera nga shqiptaret e Maqedonise.

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ne Qeverine e Kryeministrit te Shqiperise nuk ka nje ministri ku te figuroje fjala ” Shkence “.
    Eshte nje detyrim nga ana e z. Edi Rama, per te gjithe ato shqiptare qe jane persekutu nga keto hajdute e vagabonde, per ti dergu ne shtepite e tyre. Duke fillu nga Myzafer Korkurti. Ky maskara sikurse edhe maskarai tjeter para ardhes i tije ngritesi i peshave Gudar Beqiraj duhen dergu ne shtepite e tyre.
    Ju thoni se eshte kryetari i ri por ne faqen e internetit te Akademise qe keto e kane vjedhur nepermjet manipulimesh eshte akoma duke zhvillu zgjedhje.
    Nuk ka as strukture e asgje. Me keto don te ktheje lavdine e Akademise se Shkencave hajduti Myzafer Korkurti qe nuk eshte i zoti te shkruaje se ka vjedhur karrigen e kryetarit te Akademise !!!

    1. Tufezimi says:

      O Stef Staku!
      Shkencen nek e bejne ministrite,o DEBIL!!1
      Me shkence duhet te merren te gjitha ministrite secila per fushen qe mbulon!!1
      Cfare shkence ka bere deri me sot Pollua i Stefanaqit vetem se mbushi llogarite me MILIONA???
      Mos valle kishte MINISTRI SHKENCE NE KOHEN E ENVERIT,qe ndertoheshin dhjetra UZINA,FABRIKA,KOMBINATE,HIDROCENTRALE,etj???
      Po Instituti i MISRIT E ORIZIT ne Shkoder,a e mban mend se cfare shkence bente,ndonese ne ministrine e Bujqesise nuk kishte SHKENCETARE???

  8. Thika says:

    Ajo cfare dua te shtoj eshte se nese behet “lufte” midis akademikesh ajo duhet te jete pertej perfitimeve vetjake, dhe e objektivizuar mbi ngritjen e dijes dhe shkences.

    Tjeter, fakti se perse fete ne Shqiperi kane mare hov eshte sepse influenca akademike mbi popullsine ne mase nuk ka qene ajo qe duhej. Perse fete kane me shume ndikim sesa jeta akademike?
    Nqse feja eshte gjithmone aktive dhe mban nje kontakt te vazhdueshem me njerezit, atehere doemos qe njerezit do ndjehen me prane afer fese.
    Por imagjinoni qe Akademia e Shkencave te mund bente aktivitete neper cdo rreth te Shqiperise, duke promovuar dije, kuriozitete, arritje te bera jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote.

    Institucionin e Akademise une e imagjinoj si nje hapesire te pafund i cili ka vend per cdo dije dhe dijetar, te pandikuar prej cfaredolloj influencash te jashtme.

  9. Kosovari says:

    Urime Prof. Korkuti !
    Mos u ndiko nga konsideracionet e ndryshme. Fillo nje ore e me pare nga ringritja e Akademise ne nivelin e pergjegjesive kombetare shqiptare, edhe me larte nga c’ka qene. Puna jote duhet te kete objektiv luften kunder pinjolleve serbe, maqedonas e malazeze per te shkateruar memorjen dhe trurin e artikuluar shkencor te shqipatrise, ashtu sikurse duhet te kete per objektiv edhe rritjen e cilesise se kerkimit e hulumtimit shkencor te albanologjise ne teresi.
    Nese ne qeverine e re te shqiperise nuk do te kete nje institucion zyrtar qe te merret me shkencen, duhet ta kete per turp Edi Rama (qe me sa di une ka origjine akademike).
    “..kam frikë se bëhet fjalë për nostallgi të kohëve të shkuara, për akademi diktatoriale në fushën e organizimit institucional..”, thote Prof.Kraja. Nuk dua ta besoj se e ka fjalen per kohen e Aleks Budes, Eqerem Cabejit, Shuteriqit, Rexhep Qoses, etj; duhet e kete fjalen per kohen e Beqir Metes, te Malltezit-krushkut te Saliut, Myqerem Tafait & CO, te cilet, te drejtuar nga KRYAKADEMIKU Berisha, shkaterruan Akademine Shqiptare te Shkencave, shpallen A.Zogun e E.Pashen heronj kombetare, dhe B.Currin, Gurakuqin, A.Rustemin tradhetare te kombit. Se po ta kishte fjalen per te paret, mund te thosha me shume dhimbje se “..paska shku per sendin e xhozit..”

    1. kosovari X says:

      “Kosovar”,mè “vodhe” komentin….! Dua tè them se nèse njè enciklopedi bèhet nè emèr tè njè liberalizimi apo tè ndonjè prishje qejfi tè ndokujt,kurrè mos u bèftè! Enciklopedia duhet tè jetè e vèrtetè nè tè gjitha zèrat. Nèse aty gjejmè ,ta zèmè, Hamza Kastrioti(pèr shkak tè largèsisè sè kohès) e quajm njè person qè tradhètoi tè ungjin dhe kaloj nè anèn e armikut,pse tè mos shkruhet edhe pèr A.Zogun qè i solli dème tè mèdha vendit.
      U trondita kur pashè nè njè kronikè televizive ,Ramush Haredinajn,duke vènè buqeta me lule pranè shtatores sè satrapit. Pèr njè çast mendova: si èshtè e mundur njè gjè e tillè ! Ramushit i janè vrarè vèllezèrit nè luftè. Ata kishin ndjekur rrugèn e Bajram Currit e Avni Rrustemit. Ata ishin vrarè nè luftè nga pasardhèsit e Nikollè Pashiqit qè e rikthyen nè pushtet A.Zogun . Kjo gjè mè ka lènè pa fjalè!!!
      Si ka mundèsi ,qè pèr njè karrige(tè supozuar e tè èndèrruar)kryeministri,tè bèjè njè gjè kaq tè shèmtuar!

  10. si eshte puna te gjithe merren me kush e ka pordhen me te bukur ,nderkohe nuk kane nje propozim konkret per ceshtjen ne fjale ,pra nuk konkuron intelekti per te bere me te miren ,po kush pjerdh me bukur perfshi dhe komentuesit me pseudonime

    1. Thika says:

      tashi kjo jotja nuk qe pordhe, por vetem 1 fen e vogel…

  11. malcor says:

    sot eshte koha te ndertojme nje enciklopedi mbarekombetare ,dhe jo te coptuar si vete trojet tona ndrysh do ishim qesharak perpara fqinjeve ,korkuti eshte buke e vjeter ,jo vetem ay tek ne ,cdo institucion kaqene dhe eshte ne rradhe te pare partiak pastaj intelektual dhe i pa varur prandaj nuk pritet ndonje veper e arrire nga kjo kategori e standartizuar politikisht intelektualesh

  12. altin says:

    p kraja eshte nje figure,arriti ta hedhe gurin ne lume ,tani kush eshte me i zgjuari le ta gjeje.

  13. ARUSHA says:

    KOSOVARET KANE NJE PERCEPTIM TE CUNGUAR TE JETES DHE BOTES QE I RRETHON DHE KJO FALE GJUHES SE TYRE QE ESHTE E CUNGUAR NE FORMIMIN E MENDIMIT DHE NE NJE PJESE TE MIRE TE KOSOVES FLITET NJE GJUHE KALAMAJSH

    1. Ben Kosovari says:

      Ti qe flet për perceptim te gabuar je ai që në të vërtetë je ne pronësi te tij. Mjafton ti hedhesh një shikim fillesave te shkrimit te shqipes: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi dhe më vonë të tjerëve si Kristoforidhi, Koliqi e Fishta dhe thesaret e përkthyera ne gjuhen shqipe nga këta autore si dhe shume e shume të tjerë te shkruara ne këtë “gjuhë kalamajsh” si thua ti, pa lënë anash edhe kontributin historik te shume te tjerëve dhe ta kuptosh se pjesa me e madhe e identitetit tënd kombëtar (80%) dhe e te gjithë komentuesve përbëhet nga kjo gjuhe “e cunguar” dhe folësit e tyre me “perceptim te gabuar”
      PS. Një i famshëm i huaj ka thënë: “Kulmi i marrëzisë është të kujtosh se je i mençur”

  14. Agimi says:

    Arushes.
    Nuk ka gjuhe te cunguar, por ka dialekte dhe sinonime te cilat duhet te pasqyrohen te gjitha ne fjaloret e gjuhes shqipe, se gjith sinonimet jan nje pasuri kombetare. Ne fjalorin e shqipes se sotme te akademis shkencave dhe institutit te historis dhe letersise mungojn edhe fjale shqipe qe jan ne perdorim te perditshem ne gjuhen shqipe dhe jan fjale te nje rendesie te vecante, se jan fjal formuse qe ne lashtesin greke(illine = illire), sikurse: ”kre; ni(ndi; ndijim; tru); folia e dialektit verior ”fem = them”(fem, fe, fa; fam, fat; fon) nga e cila ka dale dhe fjala e greqishtes se lashte ”foni = za, zë”; format e shkurtuara te folies ”eshte = e, esh/ a, ash, ashte/ o, osh, oshte/ i, ish, ishte”, a s’themi ne ”a ba, a pjek, a diek = ash ba, ash pjek; ash djeg”, kto jan forma qe perbejn gjith fjalorin e greqishtes se lashte; -mungon folja ”ry = ri”, qe eshte edhe kjo baze ne formimin e fjalve dhe jane ne perdorim te perditshem, perse jan zhdukur nga fjalori, jan deformuar format e greq. se lashte ”ek = heq, -sot”; ”ap = hap, sot”; -etj deformime, te bera me qellim per ta shkeputur shqipen nga greqishtja e lashte dhe per te mbulu te verteten se shqiptaret jan greket e lashte ”illinet = illiret”.

    1. ARUSHA says:

      I NJOH TE GJITHE DIALEKTET E GJUHES NE KOSOVE DHE NE SHQIPERI DHE GJUHE TE VJETRA DHE PO E THEKSOJ QE NJIE TRETA NE KOSOVE FLET NJE GJUHE TE CUNGUME (FJALI PA SUBJEKT OSE PA FOLJE OSE KALLZUS ) DHE DHE ME NJE THEKSIM FOSHNJERAK DHE SHUME TE VARVER NE FJALE DHE SIDOMOS NE VERB DHE MBIEMRA !

  15. SHQIPTARI I KOSOVES-KRAHINES SE SHQIPERISE says:

    Ata qe kerkojne Enciklopedi,veç per shqiptaret e Shqiperise,te Shqiperise londineze,nuk dallojne shume nga greket e “Megali idea”,as te”Naçartanies” serbe te Garashaninit,te cilet me shekuj kane punuar per t’i ndare shqiptaret fizikisht dhe shpirtrisht ne menyre qe,ta kene me lehtesisht,zhberjen e shqiptareve dhe uzurpimin e tokave shqiptare.(Lexuesi duhet ta dij se rreth 1860 Shqipëria ka pasur afer 110 mije Km²)Historia shqiptare ne pergjithsi,pa perjashtuar edhe Gjuhen shqipe standarde,paraqet per shqiptaret,nje TRUP,dhe te vetmin, me organet e tij qe e mbajne ne jete. Tani,eshte ne pyetje,ASHSH,e cila,perveç pikepamjeve komuniste,ne gjirin e saj,ka edhe njerez me origjine,ose jane te kamufluar,jo shqiptare,te cilet,edhe pse ushqehen ne pjaten shqiptare,e bejne punen e kolaboracionistit,per interesa te fqinjeve tane antishqiptare.Shqiptaret e Kosoves,Maqedonise,Malit te Zi dhe Kosoves Lindore,i verejne keto pikepamje te jo shqiptareve andaj,gjithmone mbesine keta njerez te anatemur me te drejte,per shkakun se,keta jo shqiptare, kane punuar vazhdimisht ne dem te Historise,etimologjise dhe kultures shqiptare,ne rrethana te volitshme per keta.Pra,shqiptare,kudo qe gjendeni,te punojme sipas asaj thenies hebreje,”Nese nuk rritesh,do te behesh edhe me i vogel”. Pra, Zoti i bekofte shqiptaret,kudo qe gjenden keta!

  16. Agimi says:

    Shqiptarit Kosoves.
    Okay, shume e drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje