Trashëgimtarja e vilës së Hysni Kapos:Nxirreni nga lista e monumenteve të kulturës, pasi nuk ka asnjë vlerë të tillë

2 Shtator 2013, 09:38Kulturë TEMA

Vila nr.32 në zemër të ish-“Bllokut”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, aty ku ka jetuar familja e Hysni Kapos, është pronë e familjes Kareco.

Trashëgimtarja e saj, Franka, me profesion urbaniste dhe arkitekte thotë për “GSh”-në se i është mohuar e drejta e ndërtimit, për shkak se vila nuk hiqet nga lista e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Në emër të familjes, ajo kërkon nxjerrjen nga lista, pasi nuk ruan asnjë vlerë që mund t’u tregohet brezave.

Madje Franka denoncon faktin se vila u shpall 7 vjet më parë, pa dijeninë e familjes si monument kulture nga ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango.

Sipas saj, këtë gjë e morën vesh vetëm para dy javësh, ndaj dhe ajo vetë ka nisur procedurat për ta hequr nga lista e objekteve monumentale, pasi nuk ka asnjë vlerë të tillë.

Franka tregon se para disa ditësh ka bërë një kërkesë zyrtare për heqjen e statusit, por ajo ka mbetur ende e pafirmosur nga ministri i Kulturës, Visar Zhiti. /A.XH

15 komente në “Trashëgimtarja e vilës së Hysni Kapos:Nxirreni nga lista e monumenteve të kulturës, pasi nuk ka asnjë vlerë të tillë”

  1. rizai says:

    Ylli Pango si njohes i vajzave te bukura te Tiranes prej Frankes do ta ket ber monument kulture me motivacionin” Kjo eshte prone e families se Frankes, arkitektes me seksi te Tiranes”.

  2. al says:

    UNE JAM, QE AJO VILE TI SHKOI TE ZOTEVE. KANE 65 VJET QE NUK E GEZOJNE. KJO DO ISHTE GJEJA ME E MIRE, QE DO TE BENTE QEVERIA RAMA. MJAFT ESHTE ABUZUAR ME PRONARET QE U SOROLLATEN GJYGJEVE, OSE JU MORR PRONA NGA POLITIKANET SE ISHIN NJEREZ TE URTE. UNE JAM ME ATE QE PRONA NE QOFTE SE NUK E JEP PADREJTESIA, TE MERRET ME DHUNE . KJO NDODH KUR NUK VEPRON LIGJI,RRUGEDALJE TJETER NUK KA. JANE ME MIJERA PRONARE QE I ESHTE VJEDHUR PRONA DHE NUK BEJNE DOT GJE. PRANDAJ THEMI CDOP DITE PER SHTETIN LIGJOR.

    1. Adriatik says:

      Kthejani pronareve o kriminela se late nam

  3. andrea says:

    Nuk e kuptoj sepse i bllokohet vila pronareve,se na paska qene vila e komisarit te Enverit,apo e gjyshit te Andi Bushatit,apo e vjerrit te Medi Bushatit.Turp,shume turp.Sa me shpejt ti dorezohet te zoterve.

  4. andrea says:

    Sa kohe do komenti qe te prese!?!?!?

  5. sander mafishja says:

    BENI SIKUR JENI KOQE APO JENI?
    KJO VILE I ESHTE KTHYER KARECOS QE ME KOHE DHE PO E GEZON KALIVOPULLI NIPI I GRUAS SE KARECOS.

    1. ema says:

      Kalivopulli ka nja 4 muaj qe nuk eshte me qeramarres. Zonja ne fjale ka shume vjet qe e gezon vilen dhe vjel qerane e saj.

  6. Dritani says:

    Ndoshta jam i trashe me pyetjen.
    Qerane kush e merr?

  7. Milan says:

    Po sigurisht qe ata e marrin qerane. Problemi i kesaj nuk eshte se nuk e ka vilen edhe nuk po fiton dot. Problemi eshte qe nuk e lene ta prishe dhe te beje pallat.

  8. tuti says:

    Po dokumentat,c’fare thone?Si e ka shtene ne dore Karecua kete vile?Pergjigjen do ta doja nga Enver Hoxha….

  9. qytetari says:

    NJe peshe te madhe te pergjegjesise per betonizimin e Tiranes dhe qyteteve te tjera e mbajne edhe pronaret te cilet te verbuar nga makuteria bashkepunojne me firmat e ndertimit e me tej,si gjithmone klase e dobet, pa taban, pa moral, driteshkurter.

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Duhet te merrni aprovimin tek doktori i Hysni Kapos !

  11. Rita says:

    Halli im eshte gjetke ,ku jeton e veja e H.Kapos ?????? Sot ne c”pallat ,apo ville te bllokut jeton ?????Jemi kthyer ne “bukeshkale ” e harrojme “gjeneralet ” qe na udhehoqen ??????? Per pronaret e vertete te rrojne ligjet do te fitojne te drejten dhe pse pas 50 -vjetesh !!!!

  12. flos says:

    do te qe nje turp i madh. kjo zonje po e kerkon pa pike cipe heqjen nga monumentet e kultures vetem qe te ndertoje nje tjeter pallat… se deshiron ti shtoje akoma me shume para atyre shukave te tjere te parave qe merr. po si su ngopen keto njerez? qe mos u ngopshin kurre. mjafton fakti qe ndertesa ben pjese ne bllokun e gjithe personave qe bene ligjin ne shqiperi per ta bere jo vetem monument kulture po per te mbyllur menjehere edhe bizneset e lokalet qe lulezojne ne te. do te dueht te kalojne shume vjet dhe njerezit (tingellon e pamundur)ti tejkalojne lakmite e tyre per pasuri. cfare turpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje