Që prej disa javësh, në zonën e Gurëzezës në Komunën e Cakranit janë kryer gërmime arkeologjike klandestine nga persona ende të paidentifikuar, as prej policisë dhe as edhe prej punonjësve të arkeologjisë.
Burime të sigurta bëjnë me dije se nga gërmimet e kryera është gjetur një kokë guri afro 25 cm e gjatë, një krah prej guri dhe disa monedha bronzi e bakri.
Sipas këtyre burimeve, objektet e gjetura fotografohen në disa pozicione. Më pas fotot hidhen në CD dhe u dërgohen me e-mail një specialisteje të arkeologjisë në Maqedoni dhe një specialisti të po kësaj fushe në Kosovë.
Më pas nëpërmjet skypi-t, këta të fundit komunikojnë në lidhje me vlerën e objekteve arkeologjike dhe çmimin se sa mund të shiten ato.
Pohohet se dy specialistët gjejnë klientelë në vende të ndryshme të Europës, kryesisht në Itali dhe Greqi, dhe shesin objektet e ndryshme arkeologjike. Personat që kanë kryer gërmime klandestine në Gurëzezë janë parë në Fier kur kanë hedhur fotot dhe kanë biseduar në qendra interneti me skype me personat në Kosovë e Maqedoni, por për shkak të rrezikshmërisë nuk është bërë denoncim në polici.
Të pyetur në lidhje me gërmimet klandestine dhe shitjen e objekteve që gjenden në zonat arkeologjike, specialistë të kësaj fushe në Fier, pohojnë se kjo tashmë është kthyer në fenomen.
“Nuk e dimë se çfarë vlerash arkeologjike kanë objektet e gjetura në Gurëzezë. Duhet që t’i shikosh nga afër që të bësh vlerësimin e tyre. E rëndësishme është se të gjitha objektet që gjenden në këto zona kanë vlera kulturore që lidhen me historinë, trashëgiminë dhe kulturën e trevës”, shprehen arkeologët për “GSH”-në.
Ndërkohë, drejtori i Parkut Arkeologjik të Bylisit, arkeologu Bashkim Vreka pohon se gërmimet klandestine në Fier kanë nisur që pas vitit 1992. Sipas tij, ka pasur tentativa në Gurëzezë, Nikaia, Apoloni, por janë konstatuar dhe janë parandaluar.
TE HUAJT I BEJNE, NA VODHEN DHE NA RROPEN SIC BENE AUSTRIAKET ME VLERAT TONA KOMBETARE, DONI TURIZEM DHE TE HUAJ JU, NA MBAJINI ME SHENDET, TANI JU JANE FUT DHE SHPELLAVE KERKOJNE PER THESARE, DUHET NJE ENVER HOXHA I RI ME PATJETER
DUHET TE BEHEMI PER PRONEN ” SHQIPERI” ENVER HOXH HITLER STALIN AMERIK DHE ANGLI E FRONC TOGETHER QE “AJO” TE NGELET E JONA
O Arber, po pse o enver hoxha i ruajti keto vlera? shko e pyet femijet e hoxhes sa kane shit neper evrope nga keto . pastaj pse nuk i nxorri e ti rregullonte e mirembante enver hoxha gjithe keto vlera kulturore qe paska nentoka jone? apo e kish mendjen te rripte e vidhte floririn e kulakeve ( gerrmo Tare gerrmo se qenin e ngordhur do gjesh) ai ishte qe na la mbrapa dhe nevend qe te jene keto gjetje ne muze tani jane nen toke dhe op zhvaten nga te babeziturit e pa shkolluar e te pafytyre. Pse nuk vepron Hetuesia me gjykatat per keta persona. “per shkak te rrezikut nuk eshte bere denoncim” hajde arsyetim hajde – si qenka puna ne vendin tone kur ka rrezik te larte mos njofto autoritetet heh. vetem ne shqiperi degjon nga keto lloj lajmesh se ne gjithe boten perfshi dhe xhunglat e afrikes kur ka rrezikshmeri njoftojne autoritetet.
normal te huajt e vjedhin shqiperine nga te 4 anet ne det ne nafte ne krom ne Telekom ne firma ushqimesh ne te gjitha sektoret fitimprurse shiko kush jane dhe e kupton.
enveri kishte te drejte po ne kete vend kush e do shqiperine injorohet dhe shahet qe njerzit qe duan kete vend mos te guxojne te flasin per te miren e vendit.
ik provojeni te vidhni jashte shtetit per nje cakmak te fusin ne burg.
Per ate edhe perkrahen nga te huajt te paaftit dhe te korruptuarit te vin ne pushtet.askund ne SHqiperi nuk shef nje pllakat te vetme,qe terheq vemendjen per shkatrrimin e natyres,ose ndotjen e le me diq tjeter.turist e huaj kan plasuar filmime te shumta nga SHqipria ne internet,duke pastruar veturat,motorret,neper lumej,duke zen peshq ,duke ber shaka me njerez te varfer,e duke fokusuar vetem anet negative,si mbeturinat neper lumej e rrug vend e pavend etj etj.sa i perket temes ,jan te shumt ata hajna(turist)qe vin ne shqiperi vetem per te vjedhur,vend pa ligj dhe i pakontrolluar nga askush.sa i perket popullit sidomos fshatrat ,jan ne varferi te skajshme,dhe mentalitet aq te ulet sa vetem per disa leke i ndihmojn keta hajna,gjithashtu policia ne vend se ti ndjek dhe ti denoj,i ndihmojn per disa qindra lek.marri dhe turp per te gjithe.
Vin e vjedhin sepse askkush si ndal…mos i shahi ato,po shane vetin qe nuk duhet me bâ shtet tash e 23 vjete.