Qendra më e rëndësishme e realizmit dhe derdhjes së veprave të artit do të zhduket dhe rrafshohet nga kompania e ndërtimit të Mihal Delijorgjit.
Të parët që janë alarmuar për fatin e kësaj qendre të rëndësishme janë familjarët e njërit prej mjeshtërve të mëdhenj të rilindjes dhe modernitetit të skulpturës shqiptare, skulptorit Janaq Paço(1914-1991).
Vepra “Dy gladiatorët” që është planifikuar për t’u vënë në Amfiteatrin e Durrësit, aktualisht ndodhen në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit në sheshin e ndërtimit që ka marrë në pronësi Deligjorgji. Familjarët dhe disa dashamirës që strehojnë prej vitesh veprat e skulptorit të madh rrëfejnë se janë gati të hidhen në tokë “Dy gladiatorët”, të cilët janë një legjendë më vete e diskriminimit të kryeveprave të artit shqiptar nga institucionet e shtetit.
“Ato mezi janë arritur të restaurohen, të mblidhen copat dhe të bëhen prej betoni, për të mos zënë në gojë që u lanë gjysmë të realizuara se u derdhën në beton”, shprehet Spartak Hasamataj, mik i ngushtë i familjes Paço, i cili kujton se “Ministria e Kulturës premtoi se do t’i vinin në shesh për 100-vjetorin s’i vunë”. U deshën të vinin përvjetorë të tjerë, prapë premtime e prapë s’i vunë, tregon Hasamataj, duke shtuar se “tani pritet të shkatërrohen sepse rreziku është prezent”.
Spartaku në prani të djalit të skulptorit Janaq Paço pohon për “Shqiptarja.com” se “Dy gladiatorët” i ka zili edhe bota dhe duhen vendosur në qendër të populluar por të paktën të vendosen atje ku ka pasur dëshirë Janaqi, në vendin për të cilin janë bërë”.
Hasamataj që ndihmon familjen duke ruajtur në ambientet private të tij disa nga veprat e skulptorit të njohur, thotë ndër të tjera se “as Galeria Kombëtare e Arteve, as Ministria e Kulturës nuk tregon kujdesin më të vogël për këtë emër të madh të skulpturës shqiptare”.
Ore c’far behet keshte,qe pas 23-Qershorit flitet vetem per; kapsllekun e diarrene e ATIJ;dekretet e Nishanit firmosur me doren e ‘majte’;Pallatin e Permetit qe nje dite eshte Pallat Kulture,diten tjeter Kishe Orthodokse,dhe fenomenalin-Delijorgji qe merr ne pronesi(njerin pas tjetrit)sheshe ndertimi,duke zbuar rome e duke rrafshuar’Gladiatore'(si ne kryqezatat cezariane),nderkohe qe mazhoranca e re ,s’ndjehet fare!
Mire(me ndere me thene ‘mire’) Ai eshte AI;mire nishani ka ‘bekimin’ e ATIJ;mire’ninxhat’e Janullatosit kane bekimin e’Arte’,po Mihali ,bekimin e kujt ka?!
Ndoshta do na kish rene me mire,po t’a kishim bere Deputet a Minister!!
Bravo Mihali je njesh,te gjitha gjerat qe ve ne plan i ben realitet ,respekte per kete njeri te punes te penes dhe te pushkes.
Duhet te lani gojen para se te permendni Miu-hales Delijorgji,pasi Miu-i-hales eshte shteti kuptoni ju apo jo.????? Apo doni tja u bej me keq se ne Gerdec.Miu-i-hales eshte shteti.A e degjuat kur tha ikni se therras policine une,pasi policia eshte ne dispozicionin tim.Cfare kerkon me shume more njerez !!??? Thoni shyqyr qe nuk vjen ne shtepijat tuaja dhe te thote dilni per jashte se eshte e imja.Ku do te shkoni te ankoheni??? Tek gjykata,tek Besnik Imeraj-Arjana Fullani,tek Zeni,Argita,e more kuuuuuuuuuuuu????? Prandaj rrini urte,dhe i thoni urdhero.si urdhero qirie Miu-i-hales Deli-djalli
inxhinjer Delijorgji
Si ka mundesi qe c’do gje publike te rrafshohet ose te kalohet ne pronesi ose ne perdorim te te treteve pa pyetur publikun ? Artit tone i duhet kjo qender per derdhjen e veprave monumentale dhe artistike pasi qytete tona kane nevoje te zbukurohen me vepra arti dhe monumente aq me teper kur kemi nje pervoje dhe mjashtra te punes dhe artiste te medhej qe duhen perjetesuar. Duhet qe qeveria e re ti jape fund ketij vandalizmi ne art dhe kulture si edhe ne rrenimit e veprave publike. Shqiperia ka nevoje per rruge dhe vepra infrastukturore por c’fare duhen ato kur nuk te cojne drejt kultures,artit dhe se bukures ?