Në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u përkujtua përmes një ceremonie të veçantë 30-vjetori i ndarjes nga jeta të intelektuales së njohur Musine Kokalari. Ministri i TKRS-së, Visar Zhiti gjatë përshëndetjes së tij foli për rolin e gjithanshëm të Musine Kokalarit të fushën e letërsisë, politikës etj. Ndër të tjera, Zhiti tha se “kultura jonë i ka dramat të mëdha dhe na takon neve t’i vlerësojmë ato”.
“Musine Kokalari është shkrimtarja e parë grua shqiptare dhe kjo nuk është pak, ajo është disidentja e parë që sfidoi dhe u burgos nga diktatura dhe kjo është shumë“, tha ministri.
Vlera e Musinesë është morale, sepse i qëndroi dhunës, është vlerë politike se sfidoi kohën, është vlerë antropologjike e historike. Ne, shtoi ministri, jemi të aftë për të mos i çmuar të tjerët dhe kjo që po bëjmë për figurën e Musine Kokalarit është fillimi i një pune të mirë.
Për figurën e Musinë Kokalarit folën edhe studiuesit e njohur Agim Musta dhe Novruz Shehu, të cilët e vlerësuan figurën e saj unikale për aktivitetin e saj politik, si dhe të afërm e familjarë, të cilët ndanë momente të panjohura të jetës së Musine Kokalarit.
Mbi jetën e Musine Kokalarit.
Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Ajo është cilësuar pioniere e lëvizjes së feminizmit në Shqipëri dhe për këtë i referohen aktivitetit të saj si shkrimtare dhe veprimtare politike.
Themeloi Partinë Socialdemokrate në vitin 1943 dhe shkruante në gazetën “Zëri i Lirisë”, organ i partisë. Ishte pjesëtare e grupimit opozitar antikomunist “Bashkimi Demokratik Shqiptar” (1946), një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e Rezistencës dhe me Grupin Monarkist. Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e të gjitha të drejtave civile dhe konfiskim të pasurisë. Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi. Ndahet nga jeta në vitin 1983.
Është autore e veprave “Siç më thotë nëna plakë” botim i vitit 1939 me rrëfenja, gojëdhëna, shënime dhe recenca mbi etnografinë e traditën popullore. Më 1944 botohet “Rreth vatrës” dhe “Sa u tund jeta” 1945. Më 2000 botohet një përmbledhje e shkrimeve, artikujve, eseve dhe kujtimeve me titull “Si lindi Partia Demokratike”. Në 2004 u botuan 60 ese të sajat nën titullin “T’isha një lule”.
Musine Kokalarit i janë akorduar nga Presidenti i Republikës medalja “Martir i Demokracisë” (Pas vdekjes) dhe Titulli “Nderi i Kombit”./A.XH
sa keq! Vetem kater vete ne kete perkujtim!?
Me te vertet eshte TURP.
Tani u kujtua shpellari se ishte i zene me zagollin plackitesin vrasesin me pare
Vlerësimi për Musine Kokalarin dhe Shkrimtaret e Burgosura në botë!
REQUIEM shkruar nga Raimonda MOISIU
2010 –ta -është – Viti që shënon përvjetorin e 50-të, të themelimit të Komitetit të Shkrimtareve të burgosura, nga e gjithë bota. Ëriters in Prison Committee -ËiPC & PEN International, që prej vitit 1960 kanë ndihmuar me qindra, për të mos thënë me mijra shkrimtare në të gjithë botën, që janë persekutuar për idetë e bindjet e tyre, vetshprehjen, lirinë e të shprehurit, nga rregjime të ndryshme në vëndet ku ato jetonin e ushtronin veprimtarinë e tyre krijuese letrare-artistike. Gjatë gjithë vitit -2010-të nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, PEN International do të përkujtojë guximin, kurajon, kalvarin e dhimbjeve e sakrificave, të këtyre shkrimtarëve dhe punën e Komitetit (ËiPC). Në qëndër të këtyre aktiviteteve do të jenë pesëdhjetë raste të shkrimtarëve,- Simbole të Qëndresës e të Vuajtjes në burgjet, për të cilët PEN, ka ngritur zërin, në gjysmën shekullin e fundit.
Më 24 korrik, 1960, në një Kongres që u mbajt në Rio De Zhanerio, Brazil, Sekretari I Përgjithshëm, David Carver raportoi se Komisioni I përbërë nga tre anëtarë, autorizoi në një mbledhje të mëparshme, të hulumtojnë dhe paraqesin një listë të shkrimtarëve të burgosur. Kjo listë iu shpërnda delegatëve të Kongresit, atë ditë dhe përmbante emrat e 56 – të, shkrimtarëve nga e gjithë bota. Lista fillonte me vëndet e Europës Lindore, të cilat ishin nën rregjimin komunist.
-Shtatë shkrimtarë të burgosur në Shqipëri..
-25 të në Cekosllvaki,
-13 në Hungari,
-Nëntë në Rumani
-Dy në Francë.
Kështu ËiPC dhe PEN International, do të përkujtojnë këtë vit të gjitha gratë shkrimtare, në të kaluarën dhe të tashmen, që kanë vuajtur në burgjet e diktaturës, janë persekutuar, biles edhe janë dënuar më vdekje apo varje, vetëm e vetëm se kanë folur të vërtetën.
E para që do të përkujtohet nga ËiPC & PEN Internatioanl, është shkrimtarja shqiptare shkrimtarja që sfidoi diktaturën komuniste, Musine Kokalari e cila, në kohën që është themeluar Komiteti I Shkrimtarëve të Burgosur, kishte 14-të vjet që vuante dënimin në burgun e rregjimit komunist. Ishte e para grua shqiptare që u botua në Shqipëri, por u godit shumë shpejt nga rregjimi komunist për bindjet e saj, më 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg. Musine Kokalari u lirua më 1964, më pas u internua, dhe punonte si fshesare rrugësh derisa vdiq në vitin 1983. Shumica e krijimtarisë së saj është zhdukur e shkatërruar, por PEN International, shpreson të gjejë nga krijimtaria e saj dhe gjatë këtij përvjetori do të botojë një pjesë të tyre, për herë të parë mbas më shumë se 60-të vjetëve.
Poetesha e shquar iraniane Furugh Farrukhzad, së bashku me Parvin E’tesamin dhe Simin Bebbahamin konsiderohen sot, si poeteshat më të famëshme iraniane. Historia e Furugh Farrukhzad zë fill në kontekstin e konflikteve në mes traditës dhe modernes në vëndin e saj të viteve 1930-1960. Lindi në një kohë kur gruaja iraniane shikohej si inferiore, si qënie që ka më pak kapacitete mendore dhe fizike sesa mashkulli dhe, për pasojë nuk ia vlente të investohej në shkollimin e saj. Martohet jashtë dëshirës së saj dhe në moshën 16 vjece bëhet nënë. E zhgënjyer nga martesa me komikun shumë të njohur Parviz Shapaur, e zhgënjyer nga qëndrimet nënvleftësuese në ambientet shoqërore për paraqitjen e seksualitetit të saj në vargje, për pavarësinë e saj. Në vitin 1962, me skenarin e saj, u realizua filmi I njohur shumë përtej kufijve të Iranit, kuhstuar lebrozëve me titull:”Shtëpia është e nxirë”. Krahas krijimtarisë së saj letrao-artistike, ajo përfshihet gjërësisht në lëvizjen politike për ndryshime të jetës shoqërore, duke kapërxyer qëndrimet personale politike me shume rrekshmëri. Vritet “aksidentalisht” me makinë, ekzekutim që u sajua nga Shërbimi Sekret I kohës, SAVAK.
Në vitet ’70 dhe ’80, ashtu edhe si sot, gratë iraniane e gjejnë veten nën shënjestrën e shtypjes, dhunës dhe inferioritetit maskilist. Shkrimtarja Shahrnush Parsipour ka pasur fatin të burgoset dy herë nga rregjimi I Shah në mes të viteve ’70, dhe nga Garda Revolucionare në fillim të viteve ’80 .Edhe Parsipour si shumë shkrimtarë të tjerë që I mbijetojnë ferrit të burgut, largohet nga vendlindja për në mërgim.
Aktivistet e Lëvizjes feministe për të drejtat e grave, ishin të parat në frontin e betejës për Lirinë e Fjalës e për t’I thënë stop dhunës verbale e fizike ndaj tyre. Një nga ato është Naëal El-Saadaëi, e njohur ndërkombëtarisht, për shkrimet e saj feministe dhe një kritike e hapur dhe e flaktë e qeverisë Egjyptiane. Saadaëi është burgosur midis viteve 1981-1983, dhe për vite me rradhë ka marrë kërceënime me vdekje, dhe librat e saj janë ndaluar dhe konfiskuar nga autoritet qeverisëse.
Më pak e njohur, por me influencë, ishte Alaide de Foppa de Solorzano, shkrimtare nga Guatemala dhe një luftëtare e të drejtave të gruas e cila me guxim e kurajo, jepte një program javor feminist në radio, aty nga fundi I viteve ’70-të, ku midis emisioneve, kulmoi me pasqyrimin e shtypjes të grave Mayane. Alaide de Foppa de Solorzano, ishte mes 45.000 të zhdukurve gjatë konfliktit të armatosur në Guatemala në vitet ’70-’80. Është parë për herë të fundit në Dhjetor 1980-të, 30 vjet të shkuara.
Një tjetër shkrimtare, në mesin e mijëra të zhdukurve, gjatë të njëjtës periudhë në të dy kontinentet amerikane, ishte edhe Alicia Partnoy. Megjithatë, ajo mbijetoi. U burgos për gjashtë muaj, ku u rrah e u torturua mizorisht, për të treguar historinë e saj.Alicia Partnoy tashmë jeton në SHBA-ës.
Nien Cheng, një shkrimtare kineze, e cila shkroi një libër rreth burgosjes së saj në Kinë, me titull ;” Jeta dhe vdekja në Shanghai”. Ajo u akuzua për spiunazh në llogari të Mbretërisë së Bashkuar dhe u burgos për gjashtë vjet e gjysëm. Gjatë asaj kohe, ajo I është nënshtruar një sërë pyetjesh e tortura, deri edhe në izolim të vetëm. Në tetor të vitit 1978, ajo lirohet e pafajshme dhe qeveria kineze kërkon falje publike për arrestimin e gabueshëm të saj. Në vitin 1980, Nien Cheng largohet përfundimihst nga Kina drejt SHBA-së. Ajo vdiq në vitin 2009, në moshën 93 vjecare.
Në kontinentin amerikan latin, me përjashtim të Kubës, ka disa vende edhe sot e kësaj dite, , që burgosin shkrimtarët. Por që nga vitet ’90-të, është alarmant fakti, deri edhe në zhdukje e vrasje të njerësve të letrave, vecanërisht të gazetarëvë, të cilët nxjerrin në dritë korrupsionin qeveritar. Lydia Cacho, një gazetare meksikane, luftëtare kundër abuzimit seksual të fëmijëve, vazhdon të jetojë në ankth e frikë, nën një kërcënim të vazhdueshëm. Lydia u arrestua për pak kohë në vitin 2005, nën akuzën e shpifjes ndaj një bisnesmeni të implikuar në rrjetet e pronografisë për fëmijë. Edhe pse ajo është liruar përfundimisht, kërcënimet ndaj saj dhe familjes vazhdojnë. Poetja Maria Elena Cruz Varela la Kuba, pas dy vjet burg, tani jeton në Spanjë. Marta Kumsa, një gazetare etiopiane dhe veprimtare e të drejtave Oromo, jeton aktulaisht në Kanada, pas nëntë vjet burg pa pagesë dhe objekt I dhunës fizike, torturave nga rojet e burgut.Autorja, Taslima Nasrin, një kundërshtare e regjimit të Bangladeshit, e cila u kërcënua me vdekje për shkrimet e “saj’, blasfemuese në vitin 1994-r, e cila nuk mund të kthehet në shtëpinë e saj, vazhdon të sfidojë duke shkruar artikuj për të cilat ajo është kërcënuar me vdekje. Sihem Bensedrine, gazetare dhe veprimtare nga Tunizia, ka vuajtur ngacmime, arrrestuar, kërcënime për më shumë se një dekadë dhe tashmë ajo jeton jashtë vendit të saj,duke erdhur shpesh për të bërë e ruajtur punën si avokate dhe aktiviste për të drejtat civile të njeriut në Tunizi dhe Botës Arabe në tërësi.Për dekada të tëra, me mijra shkrimtarë në Bashkimin Sovjetik, u dërguan në internim, burg dhe psikiatri. Midis tyre ishte edhe shkrimtarja ruse Irina Ratushinskaya, poezitë që ajo shkroi në burg, u botuan në tekstet e studimit të orës letrare në burg.. Ajo u lirua në vitin 1986, pas një pune të rëndë dhe u vendos përkohësisht në Britani. Tashmë Irina Ratushinskaya jeton në Rusi. Me rënjen e “Iron Curtain”, erdhën edhe rreziqet e reja. Në rast se në të kaluarën për të shuar zërat kritikë shkrimtarët e gazetarët burgoseshin, tashmë ndaj tyre përdoret arma e nxehtë, vriten. Që nga viti 1992, – 52 gazetarë janë vrarë në Rusi, ku mes tyre nëntë janë femra. Në vitin 2006, Anna Politkovskaya, një gazetare kurajoze e guximshme, e cila zbuloi të gjitha llojet e rrezikëshme dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në Ceceni, korrupsionin lokal, u vra, duke patur një fund të tmerrëshëm e të dhimbshëm.Shkrimtarja Burmese Aung San Suu Kyi, njëkohësisht dhe një lidere politike, Kryetare e Partisë Opozitare, mbahet në arrest shtëpijak për 14 vjet, që prej 21 vjet vjetëve që ajo u arrestua për herë të parë në vitin 1989-të. Në shkurt të 2010, Gjykata e Lartë e Burmas, hodhi poshtë apelin kundër zgjatjes së saj të arrestit shpëpijak.
******
Shkrimtarët në botë nën presionin dhe persekutimin e sotëm.
-.-
Shkrimtarët në botë vazhdojnë të burgosen, kërcënohen dhe vriten edhe në ditët e sotme, për shkrimet e tyre. ËiPC, ka rregjistruar gjatë vitit 2009-të, 900 raste të shkrimtarëve dhe gazetarëve të burgosur, kërcënuar e vrarë. Ndërmjet tyre 52 janë femra. Tre prej tyre janë në mesin e rasteve simbolikë të botuar për evenimentin e 50 vjetorittë PEN International: Lydia Cacho, Sihem Bensedrine dhe Aung San Suu Kyi.
Më 15 Nëntor 2009-të, në përvjetorin ËiPC, PEN propozoi për ngritjen e një Memoriali për Natalia Estemirova, gazetare dhe mbrojtëse e të drejtave të punës, e cila së bashku me dy gra të tjera denoncuan haptazi me guxim e kurajo, masakrat dhe abuzimet në popull. U rrëmbyen e u vranë me plumb në kokë e gjoks, në një pyll afër Grozny- it, në Ceceni. Natalia Estemirova ishte një mike dhe kolege e afërt e Anna Politkovskaya.
Shkrimtarja dhe redaktorja iraniane Parvin Ardalan, e vlerësuar me disa cmime AËARD, një aktiviste e shquar e të drejtave të grave, ka qënë nën kërcënimin për jetën që nga viti 1997-ë. Ajo është arrestuar në mënyrë të përsëritur, marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret Iranian, kërcënuar, thirrur në gjyq në shumë raste dhe e ndaluar të udhëtojë jashtë shtetit. Ndodhet nën një survejim të rreptë.
Ardalan largohet nga Irani, në shtator të vitit 2009, e ftuar nga revista femërore suedeze Bang, ku ajo u vlerësua me Cmimin Olaf Palme! Por nëse ajo kthehet në Iran, persekutimi ndaj saj do të rifillojë.
Tran Thanh Thuy Khai, një romanciere vietnameze, poete, eseiste dhe botuese në fshehtësi e revistës disidente “Atdheu”, ka qënë nën survejim të rreptë, kërcënim të vazhdueshëm që prej shtatorit të vitit 2006, duke botuar shkrimet e saj on line, – internet. Aktulisht ajo po vuan dënimin prej tre vjet e gjysëm, ndërsa bashkshorti I saj, A Tan Ba u dënua me dy vjet arrest shtëpijak, për “sulmin”, pavarësisht nga fakti se ata vetë ishin viktimat e sulmit.
Jas si shprehet shkrimtarja Nguyen Chi Thien, një ish –e burgosur:” Edhe pse në burg, unë e dija se shumë shkrimtarë në botë lexonin poezitë e mija dhe më mbështetnin. Kjo më jepte ngushëllim, inkurajim e frymëzim,. Nuk ndjehesha vetëm. Edhe kur isha e vetmuar në errësirën e qelisë, unë kisha forcë e guxim, për të përballuar brutalitetin e tiranisë psikollogjike, dhunës e torturave.”
Sot PEN International inkurajon dhe mbështet të gjithë anëtarët e saj, shkrimtaret e gazetaret femra kudo në botë, të ndjehen të lira të kontaktojnë nëpërmjet një letre apo një artikulli në gazetat lokale, median e shkruar e vizive, për të denoncuar dhunën verbale, fizike, persekutimin e tyre, ndaj fjalës së lirë, vetshprehjes e mendimit të lirë, për të ndërkombëtarizuar në emër e në mbrojtje të grave shkrimtare kudo në botë.
Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
O shqipe ata 4 jane referuesit.Une e mbaj mend kur vinte ne kinemane e Rreshenit ,thone qe ulesh gjithmone ne te njejtin vend Une isha femije dhe automatikisht e dija qe kjo eshte spiune dhe nuk i duhet folur ,kaq.Vishte nje gezof te murrme dhe syze te erreta.Vetem pas 90 e mora vesh kush ishte
o dru me pre,e ku jane ata qe i degjojne keta referues? Shko e merr sopaten dhe prit ato cope drunj qe ka lena sala pa pre!
Ne vitin 1943 kjo themelonte Partine Socialdemikrate!!! Ne kohe lufte, kur duhej shporrur pushtuesi i huaj, kjo kerkonte parti … (Semundje shqiptaresh)
Kur populli mbas vitit 1946 ishte leshuar i teri qe te rindertonte vendin, te fillonte nga zhdukja e analfabetizmit, te ndertonte hekurudha dhe te thante keneta e moçale, te hapte vende pune etj. etj., kjo krijonte, fshehurazi, opozite!!! Dhe i paskan pasur faj! Tani o duhet nderuar kjo, qe perfaqeson 2 per qind te popullit, ose duhen demaskuar prinderit tane qe i vune shpatullat punes per te rindertuar vendin e shkaterruar nga lufta. Sidoqofte, le te kujtohet si njeri, se per tjeter gje …
o hajvan pse ca kishte te keqe te mendonte ndryshe apo o me te kuqte o ska,
e pame ku na coi ai komunizmi juaj ,
Te lejohej te mendonte e te veproonte ndryshe?! Si ndryshe?! Kunder luftes ndaj pushtuesve te huaj qe organizonte PKSH?! Te mendonte e te vepronte ndryshe?! Si ndryshe?! Kunder punes ndertimtare qe kishte nisur populli shqiptar per rindertimin e vendit?! Besoj se Musines i eshte dhene haku q.
A thua tropojani nuk e ka qejf opoziten?
Ik more hajvan (qe vetem tropojan nuk je) lexo idhujt e tu.
Te gjithe ata qe e kane koken mbi supe, ndjehen te ofenduar me shkrimin tend.
Lavdi vepres dhe kontributit te Musine Kokakalarit dhe e te gjithe atyre qe e donin Shqiperine te lartesuar, pa krimbat e shellires, e kokepalaret te edukuar.
O idiot, meso me teper per Musine Kokalarin dhe pastaj shkruaj.
Ajo eshte nje nga femrat qe ka vaujtur ne menyren me te tmerrshme.
Nje intelektuale qe i mohuan te drejten per te dhene kontributin e saj
per ngritjen e kombit.
O shpellar
Shpellar une?! Perse shpellar? Une them, se Mysineja nuk iu kundervu nje Partie, por mbare nje populli qe luftonte ne front kunder pushtuesit. Nuk iu kundervu nje Partie, por iu kundervu mbare nje populli qe ishte hedhur i teri ne pune per rindertimin e vendit. Dhe kesaj iu dashka t’i behen nderime! Le te kujtohet si nje njeri i vdekur, por jo per faktin, se ka qene ndonje kush e di se çfare!
“Sic me thote nenua plake” e kam ne biblioteken familjare ne botimin e pare dhe me autografin e shkrimtares.Nqs ndonje biograf i saj interesohet,ia fotokopjoj autografin dhe i jap sepse keto jane vlera intelektuale dhe shpirterore te popullit tone.
Keshtu ka ndodhur dhe vazhdon te ndodh me te zgjuarit ata qe qendrojn me lart se te tjeret se shumica me lart se koha qe jetojme.Kshtu ka ndodhur me Musinen,Kshtu ka ndodhur me profesor Qosen,partin e Tij nuk e votuan se nuk e kuptuan.Dhe prandaj qendron shprehja spo me kujtohet sakt kto qeveri meritojme.
Ashtu eshte. Po te shikosh historin e e popujve si te Grekut dhe Italianit qe jan komshij me ne njihen qysh te lashtesi si popuj me histori luftrash kulture dhe jetese ndersa ne jo. Si ka mundesi se ne nuk kemi qene aq pak ne hart sa jemi tani. Kemi qene me shum toka. Ne mbahemi vetem me Skenderbeun dhe Ismail Qemalin po perpara keture? Vendet fqinje kan histori me te hershme dhe ne asnje nga historit e tyre nuk permendet Shqiperia si vend fqinj dhe menyra e jeteses. Shum thone se donin keta apo ata te na shfarrosnin fare si shqiptare po pse ca u bem ne kur nuk ka te dhena qe ne kemi pushtuar ate shtet apo kete shtet… Po pse nuk donin te shfarrosnin njeri tjetrin Greku me Italianin por vetem me ne. Un mendoj qe ne kemi qene te dobet per te udhehequr shtetin dhe nuk kemi qene ambicios per te kerkuar zhvillimin. Dhe kjo vazhdon edhe sot. Ne nuk kemi shtet te fuqishem dhe me ligje te forta jo per dikatur por si gjith bota qe bota mos te tallet me ne por dhe ne ti tregojm botes se kush jemi. Ne i lejom vet djallin te hypi ne pushtet dhe te bej cte doj me ne edhe ghakun te na pij ne i themi flm vetem ti te rrosh si me Enverin ,Saliun apo te tjer. Edi Rama i mori votat e shqiptareve dhe kjo tregon se ne ishim te lodhur dhe te vuajtur nga Sala por valle Edi cdo bej. Ne Fushat sqaroi per vende pun ne nje shifer shum te madhe, per rendin, per ekonomin por ne nuk dim sesi do menaxhohet ekonomia nga qeveria e re kur nuk kemi evidenca se ku do gjej Edi rama kete buxhet kur Saliu ka hapur nje grop aq te madhe me borxhe sa noshta eshte e pamundur te mbushet. Papunesia ka arritur kulmin ekonomia eshte zero. Me cfar programesh ndihmese do e menaxhoj situaten. Si ka mundesi qe i papuni nuk ka asistenc ekonomike per te perballuar familjen. Qe te besh kete asistenc duhet te llogarisesh sa i duhet nje familje normale qe te ket ushqim normal ne dit te paguaj energjin, qiran e shtepis dhe ndoshta i tepron dicka per veshje. Kjo eshte por jo ketej nuk ka vende pune ketej nuk jep asistenc dhe pastaj cbehet? Shitet droga, vajzat ven me pleq, vjedhin vrasin me pages…. Kjo eshte tabloja e politikes shqiptare dhe e popullit ton qe neper bot kjo nuk ekziston por punohet, jetohet dhe te jepen te drejtat si njeri e jo si ne . Te fort jemi o popull si mbijetojm si durojm si tradhtohemi nga politikan si shpresojm. Jemi si ne nje burg ku ne oborr e ben ligjin i forti dhe ligji nuk ekziston. Mjer ne. Do zoti kjo qeveri ben per popullin dhe ne si popull te zbatojm ligjet per veten ton dhe sigurin e jetes. Zoti e ndihmoft Shqiperin ton te dashur.
dy fjale jo mbu Musinene, por mbi fenomenin rreth Musinese.
Ka rreth 15-20 vjet, qe populli shqiptar nepermjet medias e mjeteve te tjera eshte njohur me jeten dhe vepren e varrosur, fshehur apo harruar te e disa personave te eleminuar nga diktatura.
Fakti qe diktatura ka eleminuar nje individ nuk e kualifikon ate individ automatikisht si nje hero. Jo cdo viktime eshte nje hero dhe po te jemi te sinqerte te gjithe e dime se ka nje tendence te forte per te romantizuar e deklaruar hero cdo viktime te diktatures.
Musineja ishte nje person qe ne ditet e sotme do klasifikohej nje grua modern. Fakti qe ishte ne shqiperine e asaj kohe me kualitete te rralla e bente figuren e saj shume te forte. Jonormalaja e Musinese qe qe ishte nje grua jo tipike shqiptare per kohen e paemancipuar ku ishte shoqeria shqiptare. Kjo qe drama e vertete e Musinese dhe e pagoi me jete qe lindi ne nje vend te prapambetur e me qeveri diktatoriale. Por dramat personale sado te medha te jene nuk jane factor per tu bere hero.
Musineja ishte e avancuar per kohen ne mendimet e saj. Musineja u eleminua nga qeveria per mendimet e saj. Musineja meriton repsekt e nderim per dinjitetin e larte e karakterin e admirueshem qe shpalosi, por Musineja nuk arriti te krijonte nje veper ose substance qe I fliste popullit e te krijonte nje memorie popullore.
Kjo nuk eshte kritike, por ky eshte realiteti prandaj megjithe pompimin e fuqishem te emrit te saj nga te dy partite (PD & PS) nuk arrihet te krijohet nje interes masiv per figuren e saj.
Musineja ishte nje tip I avancuar per kohen e saj qe dramatikisht u spikat dhe eleminua nga pushteti. Kur lexon per Musinene kupton qe ishte nje presonalitet I admirueshem me fat tragjik, por nuk ndjen qe perfaqeson ndonje shtrese, grupim, klase, apo qofte nje shkolle mendimi te shqiperise se asaj kohe. Ajo ishte nje indiv I rralle por jo perfaqesues. Kjo eshte arsyeja qe ne 20 vjet media e ngre si hero, por populli I jep vetem respect por jo titullin e heroit.
Ajo duhet kujtuar nga familja, studiuesit, grupimet e te persekutuarve e duhet permendur, por mendoj qe ka arrdhur koha qe ata qe e pompojne 20 pa pshim si Hero duhet te heqin dore. Koha eshte kriter I mire per te pare se sa nje figure mbijeton dhe sic e shikoni… me mire heshtje sesa lajm per nje aktivitet ku shkojne 6 vete
Lloqe lloqe, horri i bulevardit dhe Aurela,
Kane bere nje analize mjaft të mire të kesaj gruaje intelligjente dhe te rrethanave te jetës se saj.Musineja pati fatin e keq te jete mjaft e avancuar për kohen e saj, dhe të njihte me teper se sa duhet Enver Hoxhen. Ne e dime se si përfunduan te gjithe ata qe e njihnin nga afer ate para se te vinte ne fuqi.
Musineja nuk u kuptua dhe nu mund te kishte mjaft njerey qe ta ndidnin qe te krijonte nje parti te rendesishme ne ate kohe. Ajo, dhe po t’i ishte dhene mundesia do krijote nje parti te vogel, pa ndonje influence ne politike, sic kemi dhjetra te tilla sot, e mbase ky ka qene “gabimi i saj” qe nuk arriti te kuptonte kohen qe po jetonte por thjesht ndoqi idealin qe kishte ne mendjen e saj.
Dhe Aurela e thote bukur:
“”Ne dhe tani nuk kuptojm se ceshte demokracia dhe ligjet e saj e jo me ne ate kohe”””
Kjo eshte nganjehere fatkeqesia e njerezve me te avancuar se shoqeria. Ata jetojne ne kohe dhe vende te gabuara.
I perjete i qofte kujtimi kesaj gruaje trime.
Lloqe lloqe????
Vete emertimi qe i ben vehtes tregon sesa inferior dhe sa injorant je. Fatkeqesia me e madhe e nje kombi jane qenie si ky me siper, qe nuk kane lexuar ndofta ndonje liber dhe ne vecanti i urrejne femrat. Ne duhet te jemi krenare per vajzat dhe grate shqipetare, per nenat, motrat dhe vajzat tona te shumevuajtura qe i qendruan me guxim, krenari, dinjitet, vendosmeri rregjimit me te erret, me te zi, me mizor, me antikombetar ne te gjite historine e Kombit Shqiptar.
LAVDI TE PERJETESHM GRAVE DHE VAJZAVE, NENAVE, MOTRAVE SHQIPTARE!
MUZA
Fatkeqesia me e madhe, jane te gjithe kokepalaret…..
Nuk duhet te habitemi qe mes nesh jane jo te rralle shkruesit si Lloqe-lloqe, ndaj dhe s’duhet ta bejme me faj…
Por duhet te na vij keq per te dhe per Veten sic Jemi.
Musine Kokalari eshte ajo qe na ka munguar.
Po te mund ta kishim, atehere kur “kemi qene te gjithe kokepalare”, me sakte kur vetem “kokepalaret dukeshin, kur vetem kokepalaret lejoheshin nga Pushteti”, do kishim filluar te beheshim Ndryshe.
Eshte mjerim i madh, eshte fatkeqesi dhe deri krim i madh, kur ende nuk e ndjejme se ne kemi mbetur keta qe jemi, dhe me keq akoma, kur e ndjejme dicka te tille dhe nuk nxjerrim perfundime:
Ngaqe ende nderojme “Heronj Fals”, edhe pse ende i mbajme si Nderje Kombi ca Qenie qe thjesht mbyllen gojen per te verteta te tilla, ose qe u bene te lavdishem dhe shkelqyen mes Territ qe i favorizoi, me cmimin per te heshtur, ndaj dhe sot vazhdojme te mos dallojme vleren reale te Musines dhe te Ngjashmeve te saj.
Ia vlen te falenderojme komentuesin qe u rrefye prej Rreshenit, ate qe e kujton Musinen ulur ne ate kendin e saj si “spiune” apo “armike populli”; po aq shume duhet te nderojme ate qe e quan vlere librin origjinal te Musinese dhe jua ofron studiuesve te saj te mundshem…
Le te nderojme heshtjen e imponuar te Ramadan Sokolit dhe atyre qe e kane nderuar, se paku ne heshtje, por le te na vij sadopak keq per veten tone, qe ende nuk po ia ofrojme sado vone, mirenjohjen tone kesaj Qenie te Lire e Dinjitoze qe quhet Musine Kokalari…
Ore horri i bulevardit.
Ta quash veten horr tregon qe je edhe ti i tille. Kur ne shqipetaret e therresim ndonje “horr” eshte nje nga injorimet dhe ofendimet me te medha qe i bejme atij. Te vazhdosh te perflasesh familjen e Musinese, kuptohet se edhe ti vete ose familja tende ke qene pjese e atij rregjimi barbar dhe antikombetar, vegel e ulet qe ke frike nga demokracia dhe denoncimi qe Musineja i ka bere atij rregjimi, qe ti ndofta ke perfaqesuar, qysh ne vitin 1943. Familja e Musinese nuk ka perfituar asgje deri me sot, sepse horrat si ty vazhdojne te shetisin te lire ne bulevardin e horrave. Kush eshte denuar per krimet e kryer nga horrat deri tani ne Shqiperi? Askush.
Merru me xhelatet, horrat dhe mos u merr me viktimat e pafajshme, me ata qe u vrane, denuan, u internuan, u perndjeken dhe familjet e tyre nga horra si ty.
Muzhik, i referohem vetem deshmive te atyre personave qe bashke me Musine Kokalarin vuajten ne te njejtin vend internimi.
I referohem pikerisht personit qe kur vdiq kjo grua e vuajtur nga rregjimi, lajmeroi te afermit e saj dhe ata asnje nuk paten kurajen ti shkonin dhe ti jepnin pershendetjen e fundit.
I referohem pikerisht asaj familje bashkevuajtese e Musine Kokalarit, qe me gjithe veshtiresite qe kishin, e varrosen te vetmuar.
Keto deshmi jane dhene dhe perseri do te jepen neper TV-te shqiptare, si deshmi qe tregojne se kjo disidente e vertete e rregjimit te Hoxhes, pati si perkrahje ne vetmine e saj, vetem dashurine e bashkevuajtesve te saj.
Ndersa mbas 90-tes, ishin pikerisht familjare te Musine Koakalarit, qe kurre se pane dhe se vizituan, dhe qe nuk paten kurajen ti hidhnin nje grusht dhe ne varr, ata vrapuan te merrnin shperblimin ne kurriz te Musine Kokalarit dhe njeri u be edhe ambasador i atij presidenti qe perfaqesoi denjesisht rregjimin e Hoxhes, Sali Berishen.
Ne qofte se ti je nje nga ata qe perfitove me vdekjen e saj te vetmuar, te takon te thuush keshtu se mjerani ska vlere, as kur eshte i gjalle mbi dhe.
Horri mbetet horr.
Muza K.,
mos u befaso nga Horrat e Bulevardit, se ata jane qe e mbajten dhe vazhdojne ta mbajne ne heshtje Musinene e gjore…
Ata vazhdonin te shetisnin ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” te mjeruar prej Lavdise se tyre te blere me shitje dinjiteti, teksa AJo, Gruaja Dinjitoze, gjer vone, perballonte vetmine shteterore, nen vigjilencen e syçeltesine e atyre qe i sherbenin diktatorit apo levdoheshin prej tij.
Horri s’mund te mos e dij se, se paku ata qe ishin gjirokastrte, e dinin mire historine, por kurre nuk u kujtuan -as sot e kesaj dite- te peshperisnin ndonje fjale, madje ben te kunderten…
Dhe, sot, ua kerkojne Kokalareve te tjere, pse nuk iu gjenden sic do te donin njeriut te tyre: po ku te venin, or i gjore per shpirtin e vogel qe ke, ku ta dinin sec ndodhte ne Rreshen ate kohe kur lajmet te gjitha leshoheshin nga nje burim, dhe po ta dinin ku te shkonin, direct e ne burg, nese do guxonin!
Horri duhet te pranonte se nje Kokalar, pse jo, mund te behej edhe ambasador, teksa ish-komuniste kishin kurajen te dilnin ne krye te shtetit te ri, apo te mbeteshin Nder i po ketij Kombi, qe e kishin lene ne harrese te Botes, vetem e vetem te mbeteshin ata te privilegjuar e te famshem?
Ai Kokalari i Suedise -se aty e ka dhimbjen Horri, pseudonim- kurre nuk e pranoi akuzen se paskej shkruar leter anonime kunder Gjirokastritit Tjeter, qe pretendonte Nobelin…por edhe po ta bente, ate qe kishte ndodhur do tregonte, luften e klasave qe kishte ndodhur kunder tyre…
A thua Nobeli u percaktoka nga letra anonime apo nga biografi te letrarizuara prej atyre qe kurre s’u bene me dinjitet…
Por, edhe sikur te ishte keshtu, perse duhet gjykuar Musine Kokalari per lodhje te Kokalarave te tjere nen peshen e pameshirshme te diktatures, kur te tjeret qe mbahen sot per ndryshe nga c’qene, i kenduan ne kor po kesaj diktature?!
Horri.
Nuk di si te lexoje……..
Megjithate, Krijesa te tilla si Musine Kokalari do te ndrijne ne shekuj.
Kriminelet komunista nuk kane cfare te japin me teper se erresires se nates.
Eshte ne deshiren tende ke te zgjedhesh.
Muzhiku, Jani, emer spiuni qe ka shkelqyer ne ish sigurim dhe nje tjeter pa emer, dalin dhe me kundershtojne.
Jeni thjesht legena dhe asgje tjeter dhe nga ata legenat qe mbajne qelbin, une i referohem deshmive qe jane dhene ne TV dhe keto deshmi jane dhene ne TV-ne e Saliut ne tv-Klan, ku familja qe e ka ngushelluar gjate gjithe internimit dhe qe e varrosi, tregon qarte se kur vdiq, jashte mundesive te tyre se smund te dilnin nga internimi te shkonin ne Tirane, por shkoi miku i Musines rrezikoi dhe coi fjalen tek te afermit tek Kokalaret qe cudirisht jetonin ne Tirane, ndoshta rregjimi i ka internuar ne Tirane dhe asnje nga keta se luajti bythen, se Musineja i prishi biografine dhe kjo zonje u varros vetem me ngushellimin e fqnjit ish te internuar dhe Vorraxhiut qe hapi gropen.
Sa per ju janaqet e partise dhe ish sigurimit famekeq, ju dhjes ne goje.
Demokracia nuk erdhi nga Saliu por nga pupulli nga rinia qe donin te ishin njerez me endrat e tyre dhe diktatura i shtypte. Nuk kuptoj pse Saliu mbahet si pishtar i Demokracis? Rinia studentore doli ne shesh kundra gjith makineris me te eger ne ate koh dhe Saliu u shfaq ne fund kuprohet nga direktivat e partis komuniste. Me thoni Cfar beri Saliu per vendiin qe e pati qe nga 90 hiq kohen qe qe Fatosi ne mos gaboj 4 vite. Ka pasur kohen me te madhe deri tani qe te realizonte demokracin e vertet jo ate genjeshter qe beri ne emer te demokracis. Ka pasur mbeshtetjen me te madhe persa i perket ndihmave ekonomike qe bota dha per shtetin e ri demokratik. Ku shkuan ato financime? Populli trecereku iku neper bot kush me anije kush ne ambasada kush nga mali kush nga deti. Ca u vran ca u mbyten, ca u droguan vajzat rrembeheshin e prostitutoheshin. Ata qe mbeten ne shqiperi mbeten pa pun . Asistenc sociale nuk dha. Familjet shqiptare mbaheshin nga djemt dhe vajzat e tyre ne mergim qe punonin ne punet me te renda, te perbuzur pa gjuh pa perkrahje vetem me nje trast kurrizit naten pa hene ikur neper bot dhe pa ditur cishte bota apo malli per familjen qe i kepuste apo dokumentat qe nuk i kishin te vizitonin vendin e tyre apo emrat qe nderronin si e si te mbijetonin hd ene te njejten koh kryeministri sali torturonte akoma me shum popilin e tij . Mos te harrojm 97 qe ketej lejoi piramidat per leket dhe nga ana tjeter i mbylli kur arriti te marr te gjitha leket e popullit e te emigranteve. Sikur mos te mjaftonte kjo hapi dhe depot e armeve dhe armet ishin ne duar e njerezve e te femijeve ne nje popull te deshperuar dhe pa ligje. Dhe perseri nuk u mjaftua por kishte piketuar njerzit qe demostronin ne shesh dhe i merrte naten me fugon dhe i conin te mali me gropa dhe grat i perdhunoni. E ne fund do e mbyllte mizorin e tij me urdhrin per te bombarduar vloren gje qe 2 pilotet qe ngarkoi kaluan mbi vlor por ndalen ne Itali me bombat me vete se nuk mund te shuanin popullin e tyre. Perseri e perseri djalli Sali nuk u ngop dhe kur hypi prap ne pushtet per se dyti edhe ai u habit se si ne e votuam kete djall. Ai me vete tha si ka mundesi kaq budalla qenka ky popull qe un e vras, e plackis, e perdhunoj, e coptoj dua ta asgjesoj dhe prap keta mua duan? Prandaj vazhdoi tiranin e tij sepse ne vete e kerkuam, dhe mir na e beri sa vete bota u habit si ka mundesi qe ky popull mezi e. hoqi ne 97 me topa e murtaja se nuk zbriste nga kali dhe ishte po ky popull qe e ngriti prap ne politik. Keshtu qe dyshja Sali Fatos ia pasonin pushtetin njeri tjetrit duke u mesuar nga mema Nexhmije e babai Ramiz e keta te fundit nga vendet fqinje. Per mua nese duam vertet drejtesi e demokraci Edi rama ne shtator perpara se te marri pergjegjesin per te patruar vendin nga ndertimet pa leje gje qe duhet bere duhet patjeter te coje perpara drejtesis Sali berishen duke spastruar politiken shqiptare ne menyr qe ata politikan qe vijn ta mendojn mir te keqen qe i bejn populit te tyre por kam frik se exziston marrveshja Sali Meta Rama pikerisht per kete gje per mos hapjen e dosjeve dhe mos cuarjen e Sales para drejtesis. Prandaj do vazhdojn politikanet te genjejn e te torturojn popullin sepse nuk gjykohen. Edi rama duhet te vere drejtesi e o denojn ca ushtar per urdhrat e 21 janarit apo gerdecit e kreret pijn kafe ne lokale.
Eshte nje cudi ne shum komente qe lexoj nuk flitet shum rreth temes por komentuesit shahen dhe duan te imponojn mendimet njeri tjetrit. Ne prandaj jemi ne demokraci qe te flasim lirshem dhe alla demokraci shqiptare. Persa i perket Figures se Musine Kokalarit mendoj se eshte pak e nderlikuar per kohen qe jetonte dhe idet qe kishte. E lindur ne Turqi ne nje familje intelektuale dhe me okonomi dhe arsimimin qe vazhdoi ne Itali tregon qe Musineja ishte shum e civilizuar dhe moderne ne krahasim me grat Shqiptare te 1943. Ne te vertetat me dokumenta nuk i dim mir se ajo koh nuk te denomte tamam por te thoshte je kunder luftes, kunder partis dhe akuzat i benin si donin. Tani un nuk kuptoj nje gje kjo vajze vertet ishte per pluralizem dhe idet e saj ishin per kete koh por po ti bente nje analiz te thjesht Shqiperis dhe prapambetjes kulturore ne ate koh duke shtuar dhe faktin kryesor qe shumica e popullit ishin me luften dhe Enverin si mundi te formonte parti dhe bashkpunim me ballin? Nuk them se kishte ide te keqija por nuk mund te luftosh e vetme apo me pak forca kunder gjithshkaje se nuk fiton dhe nuk ehste loj por jet. Musineja ishte kusherira e Enverit mesa kam lexuar dhe kishte fatin ta njhte nga afer se kush ishte ai e jo si populli qe i besonte llafeve te tij dhe futures se qeshur. Pikerisht duke njohur ate tiren si mundi te vazhdonte kete rrezik? Dhe 2 vellezerit e saj u vran ngaEnveri. Ajo u shkaterrua plotesisht. Jam shum e bindur qe po ta kthejm kohen pas Musineja nuk do qendronte fare ne shqiperi e jo me te hapte parti. Ne dhe tani nuk kuptojm se ceshte demokracia dhe ligjet e saj e jo me ne ate koh. Un keshtu mendoj. Me falni se u zgjata shum. Flm
Musineja ishte e emancipuar, edukuar, avancuar per kohen e shoqerine ku jetoi (ne shqiperi) dhe pati nje fat dramatik e tragjik, por nuk eshte heroine eshte viktime e regjimit ose nese dikush ka nevoje per tituj nderimi do ta quaja: deshmore e mendimit ndryshe.
Heroi eshte dicka tjeter. Heroi nuk eshte hero sepse mendon ndryshe. Heroi nuk eshte hero sepse e vrasin. Heroi eshte hero per nje cilesi unike: Heroi sakrifikon jeten me vetedije per te tjeret.
Prometeu eshte simboli I heroit klasik, por nese doni nga kultura jone e brendeshme do permendja Mujo Ulqinakun qe beri rezistence sakrifikuese e simbolike diten e pushtimit nga Italia.
Gjithsesi ajo qe dua te them eshte se Musineja dhe te tjere duhen nderuar e kujtuar, por me nje balance llogjike e pa emocionet romantike qe e kane rrethuar figuren e saje. Shembulli eshte I qarte media dhe agjenci te ndryshme mundohen ta popmpojne si Prometeun e mendimit gjate komunizmit, por fakti qe populli nuk e perqafon ne mase kete ide eshte prova se ajo nuk sakrifikoi per popullin por per idete e saje personale. Populli nuk ndihet I perfaqesuar nga aktiviteti I saj as I mbrojtuar as I shperblyer, prandaj ka respect per vuajtjen e saj po rindiference per perpjekjet e ngritjes se figures se saj ne Olimp.
VASIL LACI ;CERCIS DHE BAJO TOPULLI ;MARGARITA DHE KRISTAQ TUTULANI ; BULE NAIPI DHE PERSEFONI KOKEDHIMA MARKO BOCARI;BUBULINA PRINCESHA ARGJIRO;MARO KONDA ME SHUME GRA TE TJERA GRATE E SULIT;MINE PEZA;MARTA DHE PRENGA TARAZHI ;NORA E KELMENDIT SHOTE DHE AZEM GALICA ;ZONJA CURRE ;VOJO KUSHI;PERLAT REXHEPIDHE JORDAN MISJA DHE BRANKO KADIA HERONJT E VIGUT ;SELAM MUSAI;KESHILLTARET E HEKALIT ;ADEM JASHARI:BAJRAM CURRI ; AVNI RUSTEMI ; DHASKAL TODHRI ; E PLOT E PLOT TE TJERE DHE MBI TE GJITHE I MADHI GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU :