Përkthyesi i letërsisë shqipe në gjuhën gjermane:Problemet që ka përkthimi dëshmojnë mungesën e një kritike të mirëfilltë letrare

7 Gusht 2013, 13:49Kulturë TEMA

Hans-Joachim Lanksch, përkthyes i letërsisë shqipe në gjuhën gjermane, në një intervistë për “Shekullin” flet për problematikat që ka përkthimi dhe mungesën e një kritike të mirëfilltë letrare

Ndonëse në vendin tonë ekzistojnë disa shtëpi botuese të lincensuara, ende shumë libra të përkthyer nga një gjuhë e huaj në shqip nuk mbajnë emrin e përkthyesit.

Përkthyesi Hans-Joachim Lanksch thotë se : “Sot, për fat të keq, ka letrarë që vazhdojnë praktikën shumë të diskutueshme të kohës së diktaturës ku shkrimtarët e etabluar që s’ dinin gjuhë tjetër të huaj përveç rusishtes begenisnin të përkthenin bile-biles antologji të tëra poetike nga gjuhët më të ndryshme prej norvegjishtes deri te koreanishtja pa pasur as haber nga këto gjuhë dhe duke përkthyer përkthime rusisht të teksteve përkatëse”.

Sipas Lanksch, të gjitha problemet që ka sot përkthimi dëshmojnë mungesën e një kritike të mirëfilltë letrare e cila do ishte kompetente dhe për kritikën e përkthimit. Hans-Joachim Lanksch është vlerësuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë me çmimin “Penda e Argjendtë” për përkthimin nga shqipja në gjuhë të huaj.

 Ai pohon se ka respect të madh për përkthyesit klasik shqiptarë.

“Për këtë duhen pyetur specialistët përkatës shqiptarë. Në përgjithësi mund të them që kam respekt të madh për përkthyesit klasikë shqiptarë si Gjon Shllaku, Pashko Gjeçi, Vedat Kokona, Lasgush Poradeci e të tjerë që lexuesit shqiptar i kanë dhuruar përkthime të mrekullueshme. Po aq në përgjithësi mund të thuhet që është një praktikë e mirë që kohë më kohë të rishikohen dhe të ripërkthehen përkthimet ekzistuese të kryeveprave të letërsisë botërore siç është bërë në Gjermani për shembull me dramat e Shakespirit, romanin “Ulysses” të James Joyce, me “Një mijë e një natë” e shumë të tjerë apo në Shqipëri me Faustin e Goethe, “Komedinë Hyjnore” të Alighieri Dante etj”, shprehet ai.

Sipas tij vlerësimi më i madh për punën që bën është  kur: “lexues a dëgjues të përkthimeve të mia si ai mërgimtari nga Kosova që më tha mbas një ore letrare me poezi të Azem Shkrelit: “zotni, jetoj që ma shumë se njizet vjet n’ Gjermani e sonte ti më dhe për herë të parë ushqim shpirtnor!”/A.XH

 

 

 

 

 

8 komente në “Përkthyesi i letërsisë shqipe në gjuhën gjermane:Problemet që ka përkthimi dëshmojnë mungesën e një kritike të mirëfilltë letrare”

  1. Claus says:

    Ndoshta probleme ne perkthim mund te kete dhe te medha bile, por qe shkrimtare te kohes se diktatures, sic thoni Ju, te kene perkthyer ne shqip letersi nga norvegjishtja dhe koreanishtja, me duket pak e ekzagjeruar.
    Ndoshta do te ishte me mire t`i dinim me emer. Nuk besoj qe shkrimtare te etabluar do te merrnin guxim te perkthenin nga koreanishtja dhe ku ta di une. E ndjek dhe e kam ndjekur letersine shqipe por perkthime nga shkrimtare te etabluar te tilla nuk kam gjetur.

    Por kam pershtypjen se Ju ngaterroni letersine me sistemin. Dua te mbetem ne temen e perkthimit dhe e them hapur dhe me argumenta qe edhe perkthimet nga gjermanishtja ne shqip lene shume per te deshiruar.

    Perse e them kete:

    Ju vete keni studiuar gjuhet sllave si serbishten, kroatishten, sllovenishten, maqedonishten dhe me vone edhe shqipen.
    Perkthimi nuk eshte aspak i lehte. Te perkthesh duhet te kalosh vite ne ate vend per te perceptuar dhe perjetuar ndjenjat e popullit, idiomat, humorin, gezimin dhe hidherimin, duhet te hysh ne ndergjegjen e tij, te besh shumezimin dhe pjestimin pa e kthyer trurin ne gjuhen tende dhe pastaj t`a japesh ne gjuhe te huaj, ndoshta edhe endrrat do te duhet ti shohesh ne gjuhe te “huaj”.
    Atehere do te themi qe ky perkthyes ka hyre thelle ne gjuhen qe do te perktheje.
    Albanologjia ne Gjermani ne kete fushe ka nje difekt. Te gjithe, me perjashtime te vogla studimet ne shqip i keni ndjekur a vazhduar ne Prishtine, Beograd etj.
    Eshte nje “tmerr” i vertete te degjosh nje gjerman qe flet shqip, ashtu sic foli shqip sot i ngarkuari ne detyre i OSBE ne Tirane Robert Wilton. Dukej qarte qe edhe ai kishte shqipen e perfituar ne universitet e Beogardit dhe te Prishtines.
    Lexoni Ju lutem fjaloret shqip-gjermanisht se c`fare tmerresh jane.
    Po fjaloret online a i keni pare?
    Kerkova fjalen “Nevoje, kerkese”, per kuriozitet, se si perkthehej ne gjermanisht dhe a e dini se si m`u pergjigj?
    Mos e keni fjalen per “Nevojtore” (Klo)?
    Ndersa perkthimi i sakte “Bedürfnis” ose ndonje sinonim tjeter nuk me rezultonte.
    Ndoqa ne TV filmin shqiptaro-gjerman qe mori cmim ne Moske, “der Albaner”. Perkthim me skandaloz ne gjermanisht nuk kishe perjetuar ndonjehere. Nuk po me kujtohen dialogjet ne ate film, por e them me sigurine me te madhe se ato ishin per turp.

    Dhe e gjitha kjo vjen nga studimet Tuaja ne Prishtine.
    Gjermanet e kane te veshtire ecjen perprara, reformimin, shih sistemin e tyre shkollor qe ka mbetur ashtu sic e la Kancalari Bismarck dhe ky menatlitet eshte transmetuar dhe tek Instituti i Albanologjise ne München. Gjuhe shqipe per Ju eshte shqipja e Kosoves, as gegenishtja e Shqiperise ndoshta, ndersa gjuha zyrtare shqipe qe flitet ne Tirane eshte per Ju dhe disa te tjere e “huaj”, “e ideuar nga komunistet”.
    Ndoshta edhe mund te jete, por tashme ajo eshte.
    Ne Tirane ajo tashme eshte rinuar dhe pasuruar.

    Me kete logjike, mos ndoshta dhe gjermanishtja duhet te shkruhet sot me “stilin e thyer” (gjermanishten e vjeter) meqe ky stil na qenka anulluar gjate kohes se Reich-ut te III, me argumentin se gjermanishtja duhej te lexohej dhe nga popullsia e Rajoneve te Pushtuara?

    mit freundlichen Grüßen

    1. Argita_B says:

      Lanckch jep opinionin e tij dhe sigurisht kjo angazhon vetem ate, çdo kush ka te drejten te jete po jo dakort me te.
      Ne intervisten e tij eshte pergjithsues dhe intervistuesi si ka kerkuar shembuj konkret per ato qe thote.
      Ai flet per riperkthimin e Ulysses de Joyce ne nje kohe qe kjo evper eshte perkthyer ne 2004 nga anglishtja ne shqip dhe ishte perkthumi i pare pasi per ata qe e njohin Joyce ka qene i ndaluar shume kohe dhe ne France jo me te perkthehej ne periudhen e diktatures!
      Te kerkosh te riperkthehet nje liber i cili kerkon disa vite per tu perkthyer ne nje kohe qe perkthimi i fundit nuk ka as 10 vjet me duket komplet qesharake!
      Kam pershtypjen se Lanckch eshte shume larg realitetit shqiptar dhe ben gabim ti japi vetes autoritetin per te sjelle kritika mbi diçka qe nuk e njeh.

  2. balzac says:

    Keni shume te drejte Claus per verejtjet dhe kritikat qe i drejtuat perkthyesve te cilet kane mbaruar per gjuhe dhe letersi ne Prishtine
    dhe Beograd.Gjuha e drejte shqipe flitet dhe mesohet vetem ne Shqiperi.

  3. lili says:

    O Balzac edhe Klaus,nga Camaj e ka mesuar shqipen…edhe sa per shqiperi ku ka aq shume analfabetet harroje se do na bind…..

  4. balzac says:

    Ku ka me te bukur se gjuha shqipe.

  5. mirel says:

    Shume interesante verejtja e Claus.
    Mire do ishte qe te prononcohen dhe gjuhetaret shiptare ne kete teme.

  6. ARUSHA says:

    ZOTI GJERMON, PSE E TRAJTONI SHQIPERINE SIC JU TRAJTOI JU AMERIKA MBAS LUFTES BOTERORE ?SHQIPTARET DHE SHQIPERIA DUHET TE RUAJNE ATO TE MIRA TE TRASHEGUARA QE JANE SHQIPTARE SE PARI PASTAJ ATO TE HUAZUARAT ;NE JEMI TE PAFAJSHEM PER POLITIKAT QE KA PATUR EUROPA DHE LUFTRAT E SAJA DHE NA LINI TE QETE SE PO NA SHKATERRONI NE CDO FUSHE

  7. historia says:

    Perse ka pasur ne Shqiperi kritike te mirefullte qe nga 1941 deri sot, ne c’fushe te jetes ka qene kritika ne nivelin e duhur ne kete toke ku kane sunduar leshkot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje