Sarandë/ Kisha e Shën Premtes drejt rrënimit. Asnjë tabelë orientuese për vendodhjen e saj

1 Gusht 2013, 10:18Kulturë TEMA

Një nga objektet e rralla kulturore në zonën e Bregdetit, Kisha e Shën e Premtes, rrezikon rrënimin.

Në mes të lagjes perëndimore të fshatit Lukovë, rrethuar nga ullinjtë në shpatin e kodrës që zbret mbi Jon, gjendet një nga monumentet e rralla të kulturës: Kisha e Shën Premtes. E harruar në një oaz ullishteje, aty ku u ndërtua shekuj më parë, qetësia shprishet kur ndonjë nga banorët e zonës i kërkon priftit Aleksandër Mëhilli të bëjë ndonjë meshë përshpirtjeje dhe qirinjtë ndizen sërish aty. Bimët kacavjerrëse janë bërë një me muret e lashtë.

Niko Vjeri, banor i zonës, kujton se kisha nuk u prek as në vitin 1967, u la si monument. Dhe ashtu harresa mbeti rreziku i shkatërrimit të saj, ndërsa banorët i riktheheshin fshehtazi me lutje e tani lirshëm. Arsen Spiro tregon se ka ardhur aty që fëmijë, dhe tani nuk kanë ç’bëjnë pasi rrënjët e bimëve të egra po dalin mbi muret.

Kisha e Shën Premtes në Lukovë është shembulli tipik i bazilikave me kupolë, që përbëhet nga naosi dhe ambienti i altarit dhe në të cilën futesh nga dy dyer, në anët jugore dhe perëndimore. Ka gjashtë kolona, me anë të të cilave kisha ndahet në 3 nefe. Mbi kolonat kalojnë harqe. Ky gërshetim kolonash dhe harqesh mbulohet me qemerë cilindrikë dhe ka një çati dyujëse me rrasa guri, mbi të cilën del tamburi.
Kisha mendohet se është ndërtuar në mesin e shekullit të 17-të.

Asnjë tabelë orientuese nuk ka për vendndodhjen e saj, banorët ia tregojnë mysafirëve si një vend të rrallë të zonës që është mirë ta vizitosh dhe kështu një pasdite apo mëngjes pushuesit i drejtohen kërkimit të kishës në mesin e fshatit Lukovë./ “GSH”.

4 komente në “Sarandë/ Kisha e Shën Premtes drejt rrënimit. Asnjë tabelë orientuese për vendodhjen e saj”

  1. Net says:

    ne kena xhamiat e allahut shqiptaret jane shumica si turqit islam,kishat jane te grekeve.

    1. j says:

      O Net. Si perkthehet ne shqip Fjala arabe ..ALLahu.. Nese e di thuaje ne shqip. Se me siper shkruan ne shqiptaret..

  2. historiani says:

    -Kjo eshte papergjegjshmeria e qeverise se Aldo Bumçit! ?
    -Por nje gje po me ben pershtypje, perse pushoi se beri zhurme Auron Tare dhe grupi i tij arrivist?! Nuk iu dhane ministrinë?! ? ?
    -Zoti Rama e kishte thene me kohe:”RILINDJE”!, por keta zoterinjte nuk e kuptonin se rilindje do te thote edhe rilindje e partise!
    Mjaft më me tranzicion; me komunistë, ish sigurimsa, arrivistë e hajdutë! ? ? ?
    Zoti Rama po jep shprese se ky vend do te behet!
    RILINDJE! ?

  3. zum zum says:

    ti net trapi zhduku , shko ne kosoven tende dhe aty bej prapagante islamike , idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje