Pasi ka rrëmbyer trofe njëri pas tjetrit me filmin “Aministia” të Bujar Alimanit e, më tej, në atë italian “Dimmi che destino avro”, Luli Bitri i rikthehet sërish teatrit , dashurisë së saj të parë.
Kësaj here ajo është e përzgjedhura e aktorit dhe regjisorit Michele Placido.
Me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh Italian, Giuseppe Verdit, Placido ka marrë përsipër rolin e regjisorit në pjesën teatrale “Un bacio sul cuore”, le donne nella vita e nella musica di Verdi” ( një puthje në zemër, gratë në jetën dhe në muzikën e Verdit).
Veç rolit të regjisorit, ai do të luajë edhe personazhin kryesor të veprës , atë Giuseppe Verdit.
Në krah të tij do të intepretojë një tjetër aktore e madhe e kinemasë dhe teatrit Italian, Isabella Ferrari.
Ajo luan rolin e gruas së Verdit, ndërsa Luli Bitri , atë të sopranos çeke Tereza Stolz, e cila ka qenë edhe e dashura sekrete e kompozitorit Italian. Stolz duket se ka qenë muza e Verdit, pasi ai i ka besuar asaj rolet kryesore në disa prej veprave të tij të mëdha.
Siç shkruhet në gazetën “Panorama”, premiera është në datat 9 dhe 10 gusht, përpara dy mijë spektatorëve në festivalin e Terme di Caracalla.
Luli Bitri ka hedhur disa foto në profilin e saj në “Facebook”, ku ka provuar kostumet e personazhit të saj./A.XH
Epo le ta beje mikelja me lulin si ia bente verdi me ate zusken çeke.
Ore po na vdiqet me keta njerez te dale boje…
C’jane keto komente qe beni o njerez? Ne vend qe te ndiheni krenare per nje aktore shqiptare ne skenat italiane, shkruani marrezira te tilla. Luli Bitri suksese te metejshme. Ata qe kane inat, le te flene nga krahu tjeter.