Me rastin e 6-vjetorit të ndarjes nga jeta të aktores së madhe Violeta Manushi, të premten në fshatit piktoresk të Tushemishtit është vendosur shtatorja e “Teto Ollgës”, personazhit që i dha emër këtij fshati.
Shtatorja është vepër e skulptorëve Sadik Spahija dhe Vasillaq Kolevica. Gjithashtu, me mbështetjen e Kryetarit të Komunës Buçimas, Roshi Tollozhina, do të zhvillohet në mbrëmje një aktivitet për nderin e të madhes Violeta Manushi, ku do të marrin pjesë shumë të ftuar si, aktorë, regjisorë etj.
Violeta Manushi lindi më 6 mars të vitit 1926 në Voskopojë të Korçës dhe ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2007 në Tiranë pas një sëmundje të rëndë. Ajo është një nga ikonat e Teatrit Popullor, ndër të parat aktore, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi, ashtu edhe në dramë, si në skenë, ashtu edhe në kinematografi. Gjatë karrierës së saj realizoi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Interpretimi i fundit i aktores së madhe është tek tragji-komedia “Streha e të harruarve”, shkruar nga Ruzhdi Pulaha.
Për rolin e Ollgës tek “Zonja nga qyteti” Violeta Manushi u vlerësua me medaljen e festivalit të filmit në vitin 1977. Violeta shkëlqeu me rolin e Ollgës, një figurë, që falë mjeshtërisë së saj, hyri në historinë kombëtare të krijimtarisë aktoriale.
Skulptorët Kolevica dhe Spahia tregojnë se ideja për të krijuar një shtatore për personazhin e Ollgës ishte e kreut të komunës Buçimas, Roshi Tollozhina.
Kjo ide u prit shumë mirë prej dy skulptorëve, pasi sikurse pohojnë dhe vetë, ishte një ide demokratike.
“Në vendin tonë ka shumë shtatore, kushtuar kryesisht njerëzve të luftës dhe penës, por aspak figurave që kanë lënë gjurmë në kinema”, shprehet skulptori Vasillaq Kolevica, njëri prej autorëve të shtatores për “GSH”-në.
Skulptorët thonë se vepra është realizuar duke u frymëzuar nga rolet e Manushit në dy filmat komikë “Zonja nga qyteti” dhe “Një shoqe nga fshati”, që ende pas kaq vitesh mbeten të paharruar për publikun. /A.XH
Eshte nje xhest i popullit te kesaj zone, qe nderon kete artiste te madhe.
Violeta Manushi ishte dhe mbetet nje figure e ndritur e skenes shqiptare.
Artistet tane duhet te nderohen me buste dhe monumente, se populli i do keta njerez te medhenj.
Sot lexova qe edhe artisti i popullit Mumtaz Dhrami, po ben nje bust per Vace Zelen, ulur me kitaren ne dore, bust qe sic thote autori, deshiron te zbukuroje ndonje nga lulishtet e Tiranes.
Do te ishte ne nderin tone, qe buste te Pandi Raidhit, Besim Levonjes, Kadri Roshit dhe shume artisteve te shquar te skenes dhe ekranit, ti kishim neper parqe shlodhese, pse jo dhe te benim fotografi me keta korifenj te artit shqiptar.
Bravo autorit, bravo popullit te Tushemishtit.
aktoret SHQIPTARE TE PA VDEKSHEM E E MERITOJNE RESPEKTIN TONE
NDRYSHE NDOTH PER SALI BERISHEN PO TI BEJNE BUST DO TI DHITEN TE TERE E NE VENT TE LULEVE PRESH DO I VENE
Nje veprim i mrekullueshem. Keshtu gdhenden ne memorien e popullit keta korifej. Nuk ka me mire. Le te jete nje nisme e bukur per te tjera vepra me vlere te njerezve qe kane bere e dhene gjithçka per popullin e tyre. Tushemishti (“Marena”)i bukur, paska dhe zemren e bukur. Ju pershendes per kete ngjarje.
Krahas figurave te shquara te artit,duhen vendosur ato te sportisteve shqiptar.
Politikanet duan te mbajne gjalle frymen e luftes,na ngopen me figura te luftes se dyte boterore,na duan te kacafytemi me njeri tjetrin per interesat e tyre.
Inisjativa e Komunes Buçimas dhe Kryetrarit te saj eshte per tu pershendetur,rit shkallen e vetveprimit.
Sa permendore duhet te kishte sot Shkodra?
Beni nje permendore me varke,per Berishen e Topallin,duke lundruar se bashku ne Shkodren e permbytur!
Nje permendore per te vrarin me duar ne xhepa,prane Kryeministrise,perblle dritares se Kryeministrit.
Mos harroni ju lutem perkrah shtores se artistes se talentuar te shkruani dhe parrullen e atehereshme te asaj propagande boshe e te rreme se “vullnetare shkojme te punojme ne fshatin ,,,,,,,,,,,,,te bere si qyteti ” kur realisht vetem fshati Tushemisht ju be nje rregullim e paksa rruge me kalldrem !!!!
Kur lexova ne titullin e ketij shkrimi fjalen shtore,menjehere mendova per nje gabim te rastit,thjeshte teknik(meqenese se kisha hasur kurre me pare kete fjale).
Pare qe edhe ju znj. Rita e keni perdorur ne komentin tuaj,do t’ju lutesha qe t’ma benit me prezent kuptimin e kesaj fjale(shpresoj qe t’mos kete lidhje specifike me ‘Teto Ollgen’!).
ESHTE E PA VDEKESHME EDHE PA SHTATORE, ATE POPULLI NUK E HARRON KURR!
Regjizori Enver Hoxha e beri te pavdekeshme edhe Violeta Manushin.
Ore po na jepni nje fotografi te hajrit se nuk jemi ne kohen e Lymjerit,te shohim tamam vepren,sepse ne kete fotografi duket si ato karakaturat e Hyske Borobojkes ne revisten Hosteni,te shohim pak edhe keta skulptoret e demokracise.
Interesante eshte,se si artistet e sotem moderniste ngrejne ne piedestal e glorifikojne koleget e tyre te realizmit socialist.Shume interesant!