Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare shkrimtari i njohur elbasanas, Milianov Kallupi.
Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi”, Milianov Kallupi, u nda nga jeta mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa miq e shokë, shkrimtarë të ndryshëm kanë shkuar në banesën e tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit, si edhe për të ngushëlluar familjen e shkrimtarit elbasanas.
Milianov Kallupi, poet, shkrimtar, njihet si gazetar në vitet 1983-1995, në gazetat “Luftëtari” dhe “Fjala e Mirë”.
Është autori i disa përmbledhjeve poetike.
Kallupi lëvroi hajkun, ku edhe u shqua më së tepërti. Ai themeloi shtëpinë botuese “Egnatia”, ndërsa renditet në enciklopedi dhe antologji të ndryshme të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kroaci dhe Greqi dhe së fundmi në antologjinë “Letrat moderne shqipe”, në gjuhën italiane.
Profili poetik i Kallupit është ai i një krijuesi me një ndjeshmëri të lartë, me teknika vjershërimi midis tradicionales, modernes e postmodernes, me një pasuri të begatë mjetesh dhe teknikash poetike, me struktura vargjesh e strofash të zhdërvjellëta, që e kthejnë formën në një procedim të mesazhit estetik.
Si poet dhe njeri i letrave, Milianov Kallupi u dallua si një lirik sa i ngrohtë dhe i shtruar, aq i thellë dhe i rrëmbyer, me një diapazon të gjerë figurash, impresionesh, gjendjesh dhe mesazhesh, me teknika bashkëkohore vjershërimi, sidomos të hajkut, të cilit i ka dhënë një fytyrë shqiptare.
Ngushellime familjes dhe te afermve si dhe kolegeve te poetit.
Ngushellime familjes se Milianov Kallupi
nga Spiro Vangjel Nanushi, Toronto, Canada
Millanov nuk tingellon emer shqiptari si bullgar ….
Ndersa nexhmedin tingellon si turk ,mjaft o trushkulur ,komentuesit i japin ngushellimet e fundit familjes ,ti na ben historine e emrit milanov
Ngushullime per vdekjen e poetit ne ze elbasanas. Ka kenduar me pathos vendit te tij. Edhe njehere ngushullime nga zemra per tere njerezit e tij.
ngushellime familjes e te afermve te shkrimtarit.
ngushellimet me te thella familjes,te aferme dhe kolegeve te tij.
Na ka ngrohur zemren me krijimtarine e tij. Na ka freskuar shpirtin me vargjet e tij. Na ka ushquer me mesazhe permes ideve qe ka rrezatuar. Na u shkeput, por na ka lene mbas frymen njerezore. Ndjejme dhimbje. Ngushellime familjes! I paharruar qofte kujtimi i tij!
Edhe një herë nëpërmjet kësaj gazete i shpreh ngushëllimet e mia familjes së mikut tim Milianov Kallupi dhe të afërmve për humbjen e parakohshme të tij!
Sa keq! Sa hidherim!
Sot-tani e lexova kete lajm te hidhur!
Ngushellimet e mia familjes se Milianovit.
Kam mbi 20 e ca vjet qe e njoh. Kam qene ne nje moshe te re atehere dhe ai me mbante afer, me lexonte Poezite e mia dhe me inkurajonte.
Sa here vij/a ne Shqiperi-Elbasan, takoheshim dhe dhe diskutonim me ore te tera!
M’u largua nga jeta dhe nje MIK, nje shok i mire qe kisha kur vij ne Elbasan ?
Do te ngelet gjithmone i respektuar ne kujtesen time.
Alfred N. Hoxha