Libri me kujtimet e Syrja Vlorës: Ismail Qemali figura brilante që mundi të unifikonte politikanët shqiptarë

11 Korrik 2013, 09:42Kulturë TEMA

 

Një nga redaktorët e librit me kujtime të Syrja Vlorës, historiani Marenglen Verli shprehet se bëhet fjalë për një figurë shumë të spikatur të fillimshekullit XX, pavarësisht se mbi të nuk dihet shumë. Fatkeqësisht kujtimet e tij kanë pritur shumë dekada në arkivat e Institutit të Historisë, derisa panë dritën e botimit. Ato janë përkthyer rreth viteve ’40. Ndonëse nuk është e sigurt, sipas Verlit, shenjat të çojnë te poeti Ali Asllani.

“Syrja bej Vlora është një figurë e njohur, personalitet i fillimshekullit, kushëri dhe rival i Ismail Qemalit, vëlla i kryeministrit të fundit osman deri në vitin 1908, drejtor i Doganave Osmane, një nga ata pronarë të mëdhenj që deshën të fusnin metodat kapitaliste në vitet ’20-’30 në Shqipëri etj. Pra, një figurë e spikatur e dekadave të para të shekullit të shkuar” , shprehet ai.

Ai tregon se , “Kujtimet përfshijnë kryesisht periudhën mes viteve 1912-1920. Ai e trajton me ngjyra shumë të ndezura këtë periudhë. Ngjarje, personalitete parë sipas këndvështrimit të tij, dihet që kujtimet e kanë subjektivizmin brenda vetes. Mendohet të jenë shkruar rreth viteve ’20-’24. Janë në osmanishte dhe mendohet të jenë përkthyer në gjysmën e dytë të viteve ’40, menjëherë pas lufte”, shprehet ai për gazetën “Panorama”.

 Verli shprehet se , “Si në çdo botim të memuareve, lexuesit do të gjejnë gjëra shumë interesante. Do të lexojnë mbi figura, si Ismail Qemali, Esat Toptani, Ahmet Zogu, Pren Bib Doda etj. Nuk do të ketë gjëra që do të çudisin dynjanë, por ka detaje, imtësi, trajtime në thellësi të personaliteteve, që ai i ka njohur nga afër. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për personalitete shqiptare, por diplomatë austro-hungarezë, osmanë, të vendeve fqinje etj.

Meqënëse Syrja bej Vlora njihet si rival politik i Ismail Qemalit,  Verli pohon se , Përmes këndvështrimit të Syrja bej Vlorës, Ismail Qemali vjen me të mirat dhe të këqijat e tij. Por e rëndësishme është që edhe ai bie dakord se ai ishte figura brilante që mundi të bënte atë që bëri, pra të unifikonte politikanët shqiptarë dhe me një pragmatizëm të spikatur dhe përvojë shumë të madhe, të realizonte pavarësinë.”

Syrja Bej Vlora lindi në Vlorë në vitin 1860 dhe vdiq më 1940-n. Pinjolli i familjes së njohur të Vlorajve, që i kishte dhënë Perandorisë Osmane pashallarë e vezirë. Ishte i biri i Mustafa Pashë Vlorës dhe i vëllai i Vezirit të madh, Ferit Pashë Vlorës (1903-1908), kushëri i Ismail Qemalit, por njëherësh rival i tij politik, babai i Eqrem bej Vlorës, kunat i Esat Pashë Toptanit (i kishte marrë motrën për grua), drejtor i përgjithshëm i Doganave osmane, deputet në Parlamentin osman pas vitit 1908, ambasador i Shqipërisë në Vjenë më 1914 etj. Syrja Vlora është i ati i Eqrem Bej Vlorës.


23 komente në “Libri me kujtimet e Syrja Vlorës: Ismail Qemali figura brilante që mundi të unifikonte politikanët shqiptarë”

  1. DUMBABEN says:

    Dhe ja sa kane evoluar raportet servilizem shqiptar -perandori osmane http://www.gazetatema.net/web/2012/04/07/vellezer/

    1. raimondi says:

      Ky ja fut kot _-Ismail Qemali nuk ishte brilant aspak _-Ai ishte nje politkan I ngurte qe nuk dinte te bente aleanca midis politkaneve shqiptare dhe vuante nga grandomania, sikur vetem ai dinte dhe te tjeret nuk dinin

      Ismaili kishte nje fodullek dhe nuk pranonte mendimet e te tjereve per ndihme. kur ne fakt ai vete ishte nje politkan I rendomte me stil teper te prapambetur, tip anadollaku

      Shto ketu pastaj per shkak te egos se tij ai iku ne Itali dhe ela Shqiperine te vetmuar perballe luftes qe po vinte ….

      kur forcat serbe dhe greke po I suleshin Shqiperise Ismaili ne vend qe te mobilizonte popullin dhe te perdorte Isa Boletinin dhe Ahmet Zogun per te krijaur berthamen e ushtrise shqiptare qe te pakten te behej njefare rezistence kunder serbeve dhe grekeve , Ismaili krisi dhe iku ne Itali ……Tamam Dezertor

      Ai kishte forcat e isa Buletinit reth 5 nije ushtare, po ashtu I erdhi edhe Zogu ne ndihme me nja 4 mije ushtare, por Isamili nuk e pranoi fare Zogun, I cili atehere erdhi ne Vlore te vihej ne sherbim te Qeverise se Vlores

      Me nje fjale Ismaili beri vetem nje te mire qe :KRIJOI QEVERINE E PARE SHQIPTARE, PASTAJ CDO GJE E BERI TMERRESISHT GABIM DHE NUK E KISHTE HABERIN FARE QE Greket ishin armiqte tane me te eger

      Ismaili ishte tipiku I politikanit halldup. I ngurte, pa elasticitetin e duhur ne berjen e aleancave me faktoret kryesore te politikes shqiptare…
      dhe sic thashe u tregua edhe dezertor kur e la Shqiperine nen meshiren e forcave serbe e greke dhe iku ne Itali..Tamam nje Turp

      Ne fund u tregua hajvan fare se iku ne Italiper tu strehuar , kur Italia kishte konflikt interesi me patriotet shqiptare se donte pushtimin e bregdetit shqiptar, ndaj edhe e helmoi Ismailin…..

      1. vlora says:

        Ne shqiperi I padituri ben te diturin,
        I pa shkolluari ben filozofin dhe
        pa mend filloj te na shese mend.
        Per kete qe po flet ti nuk jane si puna populates qe rrinin ne kafe dhe benin politike.Per ato qe ti fole ishin njerez qe kane shetitur boten dhe me nje kulture dhe zgjuarsi qe edhe sot do ja kishin zili….Figura si VLORA po te kesh lexuar kujtimet e eqerem bej Vlores do te kuptosh se ishin inteligjenca dhe fisnikeria e kombit shqipetar .Ata jo vetem vleresoheshin per njohurite por edhe njohjet me politikanet Europiane.Ben mire fol me me maturi per figurat qe ka populli Shqipetar.
        Heren tjeter Raimond do te veme ty dhe te besh si mendimtar…..
        Per te qene objektiv mund te kesh dicka ti mesosh atij po te jetoje ate kohe me kushtet e tij.

        1. fatmiri says:

          Mos u merzite, Vlora. Jane ngritur kembet e po i bien kokes. Te tille ka pasur dhe do te kete. Pa kujto Sali Berishen çfare beri kaq kohe per te poshtruar Ismail Qemali, qe edhe festen e 100 vjetorit te pavaresise donte ta shmangte nga Vlora, po nuk ja arriti dhe ate qe peshtyu e lepiu.Pa kujto si e ka bere historine çarçafe, kombin te perçare, token shqiptare prone te grekerve etj etj. Keta njerez kane mision, por te ishte diktatura do ti kishte pushkatuar, ndersa ne demokraci do te ngelen legena pelenash, se kete mision ka demokracia. Aty qe populli ti peshtyje rrugeve. Dhe tullen e pare u a dha pas 20 e ca vjeteve: permbysjen totale dhe te pa imagjinueshme per ta deri ne thjeshtezimin e tyre vetem ne gjallesa. Nuk kemi kohe te merremi me ta. Kemi shume pune per te bere, ng ato qe kane prishur ata . Prandaj i leni zagaret te derdellisin rrugeve si qenie njerezore, por te pa vlevfshme per shoqerine.

        2. mentali says:

          mos ja vini re rajmondit, eshte ne periudhen e andropauzes.

      2. ARUSHA says:

        koha jote e idiotizmit mbaroi,

    2. adriatik says:

      Akoma merreni me sherbetoret islamike te erdoganit ju? Pse i doni kaq shume islamiket nuk e kuptoj?

  2. Gjeralb says:

    Kujtimet jane subjektive- Historia e Shqiperise pret botimin e dokumenteve qe u volen me parate e taksapaguesve shqiptare ne disa arkiva te Europes. Pas Luftes se Dyte Boterore, kur jane perkthyer kujtimet e Syrja Bej Vlores, quhen vitet 50. Kujtimet e Syrja Beut aty kane qene, pse nuk i botoi Merengleni kur ishte Drejtor i Institutit te Historise?! Urime historianes Ledia Dushku per punen e saj hulumtuese e shkencore.

  3. Gjaton Toroveci says:

    Figura e Ismail Qemalit nuk ka qene dosido. Vetem te huajt dashamires si psh ata qe e nxiten per te botuar kujtimet qe ai i botoi ne anglisht Ismail Qemali per nga vlerat eshte i pakrahasueshem me tjeterkend. Me mire nga te gjithe vleren e tij e di populli qe e ka njohur e dashurine ndaj tij e ka kaluar brez pas brezi. Kritikuesi i shqiptareve te medhenj nuk besoj se sillet si shqiptar. Me gjithe kete “e mira e tij” eshte se duhen njohur e te kihen ne vemendje persona te tille. Gjaton Toroveci

    1. raimondi says:

      Biles kete mareveshjen qe nenshkroi me Shtetin grek qe Cameria ti ngelet Greqise, ja zuri ne goje Venizellosi ne Londer dhe Ismaili thoshte : nuk kam nenshkruar mareveshje …

      Kur ata ja sollen urgjentisht ne Londer dhe ja vune para syve origjinalin e mareveshjes qe kishte nenshkruar per Greqine …nuk dinte ca te thoshte,
      por fliste si budalla duke thene :..kjo mareveshje s’ka me vlere

      Ismaili ishte komplet politikan qesharak fare…edhe shume i lig , se per egon e tij mori ne qafe Shqiperine, se nuk pranonte asnje politkan tjeter te bashkepunonte me te …,apo te krijonte nje ushtri shqiptare me ushtaret e Isa Buletinit dhe te Zogut –Ishte me te vertete shume hileqar , me shqiptaret

      Fan Noli thote pake a shume dicka te tille : … edhe peshtyma ne surrat te I.Qemalit eshte pake se ai shiti Camerine ….
      Por Enveri e hoqi kete thenie te Nolit, sepse kerkonte te krijonte idhujt e patriotizmit

      Por aq sa ishte hileqar me shqiptaret po aq ishte budalla ne maredhenie me te huajte

      Mos i hiqni komentet ore qe te mesojne historine tamam sic eshte ne te vertete,
      keta koekqypet qe kalojne ne orgazme kur lexojne ato budallqet tuaja

      1. Nexhmedin Kadriu says:

        Ty qe flet keshtu meduket se kije origjin grekoserb se ata figurat e larta shqiptare i nencmojn .

  4. Fleks says:

    Sipas dokumentave qe ndodhen ne arkiven austriake te Vjenes,rezulton se I Qemali ka nenshkruar 5 vjet me pare se 1912-ta,pra me 1907 nje traktat me Teotoqis te Greqise.

    Qe Cameria ti mbetet Greqise,e ne kembim te njohin Qeverin e Vlores(jo pavaresine).

    E ne fakt ashtu ndodhi.

    Kur pasaj nderkohe I Qemali u nis (e nisen) nga Stambolli qe te luftoje per te qendruar Shqiperia nen protektoriatin e Turqise.

    Humbi shume kohe duke bredhur,kur nderkohe luftra per pavaresi kish perfshire gjithe Shqiperin natyrale.

    Vetem kur mbriti ne Bukuresht I Qemali e kuptoi se duhej shpallur pavaresia e Shqiperise nga Turku.

    Me shume vonese,aq me vonese,sa po te mos kish qene lufta e LUMES dhe Lufta e SHKODRES,e ati kapur serbi due zbritur ne portin e Durresit.

    I Qemali nuk e njihte aspak situaten ne terren.

    E pervec gjynahit te 1907-tes(Traktat Cameria ti mbese Greqise),beri gabime ne seri qe i kushtuan shume,shume shtrenjt vendit.

    Nje nder ta sh dhe mospranimi i mbeshtetjes nga Boletini e Zogu.

    AQ SA E DETYROI ZOGUN me 1920,te ripavaresonte Shqiperine me ane te KONGRESIT TE LUSHNJES(janar 1920).

    Ku ai ne krye te 9000 luftetareve,thiri,organizoi dhe mbrojti KONGRESIN E LUSHNJES,nga ku doli Qeveria Shqipare,te cilen e transferoi ne Tirane me force.

    Pasi pavaresia e 1912-tes,kish bere vdekje klinike dhe 3 fqinjet ishin ne momentet e fundit qe po e perlanin Shqiperine

  5. malua i malit me bore jo malo dasma says:

    Kush je ti mor PACAVURE more RAIMOND-A .
    Kush t’a jep ty te drejten more palaco te gjykosh ISMAIL QEMALIN .
    More gjarper .
    2 Jane figurat me te medha te KOMBIT SHQIPTAR QE PRANOHEN nga gjithe krahinat qysh prej MITROVICES dhe deri ne gjirin e MBRAKISE ne ARTE .
    GJERGJ KASTRIOTI -SKENDER-BEU dhe ISMAIL QEMAL-KANINA -VLORA .
    Degjo ketu ti ,RAIMOND ti ESAT TOPTANI MODERN .
    ISMAILI deri me sot ,jo vetem qe eshte figura me POLIEDRIKE E shqiptareve ,por ai eshte njeherit dhe figura e vetme bashkuese e te gjithe kombit shqiptar .
    Me flamurin e ISMAIL QEMALIT ,QYSH PREJ 1912 ne SHQIPERI ,KOSOVE METOHI ,pjesa SHQIPTARE E MALEVE TE SHARIT ,MAQEDONISE ,CAMERISE ,eshte derdhur gjaku LUME per nje komb shqiptar te unifikuar .
    Cili je ti more DITE-ZI ,kore pjelle e ndyre qe don te besh acokaturen e ISMAIL QEMALIT .
    A mundesh ti raimond ,ti BUKE SHKALE QE T’A IMAGJINOSH KOMBIN SHQIPTAR NE VJESHTEN E 1912 ,si ishte e percare dhe sa shume pushtues kishte ne shqiperi si SERBE ,MALAZEZ ,SLLAVE ,GREKE e gjith fare turlie ,shto ketu dhe tradhetaret .
    A ishte e mundur ne ato kushte si per aresye komunikimi dhe lufte qe te bashkoheshin te gjithe perfaqesuesit e kombit shqiptar prej ISA BOLETINIT ,LUIGJ GURAKUQIT ,HASAN PRISHTINES ,e te tjereve qe nuk po ua permend emrin .
    Po a e di ti more PIZEVENG se mu per kete AHMET ZOGU ,nga xhelozia vrau sipas porosise se DAJES se vet ESAT TOPTANIT ,edhe LUIGJ GURAKUQIN ne mos gabohem ne 1924 edhe HASAN PRISHTINENE ne 1935 NE selanik ,more palaco ,qe po te te kishja afer dhe po te te njihja do ta fusja kallashin mu ne goje dhe hellin ne BYTHE ,more katil .
    Kush fajeson ISMAIL QEMALIN eshte SERB dhe GREK .
    ISMAILI ishte brilant dhe manovroi si ai .
    Pse su ngrit nje tjeter nga shqiperia e VERIUT ,apo e jugut APO e MESME dhe te bente punen kolosale qe beri ISMAIL QEMALI .
    Pse su ngrit dhe ai xhuxhmaxhuxhi ,i biri i SYRJAUT ,EQEREM VLORA ,PARA KUISLINGU ,SHEFI I GJENDJES CIVILE ne Shqiperi ne kohen e pushtimit fashist ,dhe te bente vezen qe beri ISMAIL QEMALI .
    VLORA ,kjo DJEPE e SHQIPTARIZMES e ka treguar se ka patur dhe ka burra SI TE MENCUR ,POR DHE TRIMA QE TE MARREN GJAK NE VETULL ,DHE JO LEGENA QE TE MARRIN GJAK NE ……..BY….
    Historine e kujt do mesojme te GREKUT APO TE SERBIT ,te kujt ,te SALIUT ,apo te LLUMIT .
    Nuk e bejne dot me balte ISMAIL QEMALIN zhapiket sepse SHQIPONJA ua ka ngulur thonjte me kohe ZHAPIQEVE si puna e RAIMONDES ,FLEKSIT.
    ZOTI u denofte per fjalet qe keni thene ketu .
    Mos pafshi dite te bardhe ne kete jete ,te poshter ,provokatore ,tradhetare .

  6. monitor says:

    Malua ,mos e nis kaq me zjarr carcafin qe ke shkruar, se edhe ismail qemalin e nxorren austro-hungarezet nga parlamenti turk ku rrinte ulur ,dhe i peshperiten ne vesh qe n.q.s. donte akoma te kishte nje shtet duhej te levizte ,mos u merr me pordhe patriotike ,por nxirri si mesim per te ardhmen

  7. malua i malit me bore ,jo malo dasma. says:

    “monitor”.
    Mos u mundo qe te me MONITOROSH mua ,dhe mos interfero me te tjere .
    Nuk jemi ne kohen e HABSBURGEVE ,AS NE VITET 1910-11, por ne se gjerat evoluan kaq shume ne 1912 ,ISHTE largepamesia e ISMAIL QEMALIT QE E BERI SHQIPERINE ligjerisht te pavarme .
    Nuk dua qe te aludoj se kam te beje me ndonje pinjoll te ballisteve te djeshem dhe te beje paralelizma.
    Te falemnderit qe me rikujton mua oren edukative dhe politike ,por ajo tashme eshte e tejkaluar .

    1. monitor says:

      Malua ,prap po i bie daulles se patriotizmit ,nga rreshtat qe ke shkruar per ismail qemalin nuk i heq nje presje ,largpames dhe i vendosur ishte ,por ishte fuqite e medha qe e shkaterruan shqiperine ,dhe po ata e lejuan te krijoheshin shteti shqiptar ,mos kujto se ishin ne gjendje ne te krijonim nje shtet, sepse simbas teje nga 1911-deri ne 1912 u evoluan gjerat, sepse keto jane fakte na vjen keq apo jo .Une nuk te monitorova ,te bera thjesht nje verejtje miqesore dhe nuk kisha asgje personale ,heren tjeter do ta kem parasysh

  8. Fleks says:

    Malua kujton se Pavaresia e Shqiperise erdhi si nje pako postale nga Italia gjer ne portin e Durresit.

    E pastaj me karroce e cuan nga Durresi gjer ne Vlore.

    Ja si erdhi pavaresia:

    Me luften e Kosoves

    Me Luften e Lumes

    Me luften e Shkodres

    Me luften e Manastirit

    Qe pastaj vazhdoi me mbeshtejet nge Shqiperia e mesme

    E me luften per Camerine.

    Por ne transhete e luftes per Camerine,tradhetia do i ndiqte kemba kembes shqiptaret.

    Nga traktati i firmosur me 1907 ndermjet Teotoqis dhe I Qemalit,qe Cameria ti mbetej Greqise.

    Kur nderkohe ne anen tjeter Esat pashe Toptani,ne rolin e kryekomandantit per mbrojtjen e Shkodres.

    I dha Shkodren perjetesisht Shqiperise.

    Duke qendruar i rethuar por kurre i pushtuar per 8 muaj,gjersa erdhi perfaqesia e Lidhjes se Kombeve e me 22 Mars tha:Shkodra toke Shqiptare e i takon Shqiperise.

    1. vlora says:

      Ore popull….

      Mundohuni te kuptoni kohen qe jetonin autoret e rilindjes (1912)
      Serbet ishin pothuaj ne durres ,Greket po vinin deri ne kufi me vloren.
      Panvaresia ishte vetem nje akt juridik per te njohur ne bote panvaresine.ne fakt panvaresine e shqiperise e vendosen fuqite e medha.Po ashtu dhe shkodren dhe terheqja greke nuk I larguan shqipetaret por fuqite e medha.Duhet pranuar qe ne kemi humbur shume por Shqiperia ishte ne nje kohe qe mund te kishte humbur ekzistencen.

      Pranojme ate qe ata munden te bejne …dhe tani kujane ato qe mund te bejne me shume.
      Gjeja me e lehte eshte shash dhe te kritikosh.

  9. Valanidhi says:

    Ne kete bote ka mjaft injorant qe tregophen teoricien te medhej. Ky Rajmondi psh. nga shkrimi duket se e ka njohur mire Ismail Qemalin, ndoshta ka qene edhe “mesues i tij”. Por fati i keq e ka trajjtuar si pordhe te Athines e Beogradit? Tani le ta nxjerre ne sheshe te “Verteten”. Prandaj vazhdon te jete aktuale epopeja e Ballit Kombetar.

  10. Kerpaci says:

    Nje shtet qe mohon figurat e veta me te ndritura s’meriton te ardhme. Megjithe respektin qe kam per Marenglenin si historian, rezervohem ti marr ne konsiderate opinionet e tij per kete fare Syrja qe mund te kete qene figure per perandorine, por gurvenes per ceshtjen shqiptare. Persa ju perket konsideratave qe jepen ketu per babain e kombit s’cuditem fare sepse e di mire c’plehra vegjetojne ne genin tone.

  11. malua i malit me bore .. says:

    Po, “monitor dhe flex” ,u MIREKUPTOJ ne ate se cka thoni ,dhe me tonin se si e thoni ne shkrimet tuaja ,pas atij timit .

  12. Fleks says:

    PO Malo dhe ne te MIRKUTOJME pas asaj qe te kemi shkruar me siper se 5 vjete para vitit 1912,pra me 1907 I Qemali nenshkroi traktat te fshehte me Teotoqis,ku Cameria te behej pjese e Greqise,me kusht qe te njihej qeveria e Vlores(jo Pavaresia).

    Per kete leri llogjet e partise por shih dokumentat ne arkiven vjeneze te Austrise.

    Gje e cila u vertetua dhe ne luften per Camerine,ku luftetaret i nxirnin nga transhete,se tamime ne baze te mareveshjes,Cameria eshte toke Greke.

    Prandaj leri perrallat me kukulla humoristike e kallash-nikove,se faktet te ndajne ballin.

    Nderkohe duhet te dishe,po nuk e dite,se ndoshta nuk ta a mesuar partia se:

    Shkodra eshte sot pjese e Shqiperise,sepse ate e mbrojti ne rethim,kryekomandant Esat Pashe Toptani(31 Janar-23 Prill 1913)nga malazezet.I cili nga 25 Tetori-30 Janar ish zevendeskomandat).

    E si pasoje e kesaj mbrojtje formiabile,me 22 Mars ashtu ne rethim por jo te pushtuar,Lidhja e Kombeve percaktoi:SHKODRA PJESE E SHIPERISE.

    E pasi realizoi kauzon madhore me 22 Mars,Esat Pashe Toptani,nje muaj me pas,me 23 Prill terhoqi luftetaret bashke me armatimet nga Shkodra,sepse luftetaret po ushqeheshin pas 7 muaj rethim me OPINGA TE ZIERA,duke shpetuar shpirtrat e cfilitur te tyre.

    Duke i lene malazezeve CELESAT E MULLAREVE TE KASHTES.

    Te cilet hyne ne Shkoder me 23 Prill e dolen me 15 maj.

    Se po te meos ish ESAT PASHE TOPANI,Shqiperia do kufizohej tani te ura e Lezhes.

    Prandaj po nuk e pate,blije nje kapele e blija SHKODRES=ESAT PASHE TOPTANIT.

    Qe ju e quani tradhetar.

    Se ju a mbuluar carcafi i historise se partise per 50 vjet.

    Por qe tani,nuk e mbulon dot me,as e tjeterson e as e fsheh.

  13. malua i malit me bore dhe jo malo dasma .. says:

    Redaksise se “TEMES” :
    Ju lutem pse nuk i botoni 2 komentet e mija te bera dje me date 15.07.2013 ,apo se e vene gishtin mbi plage .
    Ju lutem i botoni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje