Botohet monografia, “Diva Shqiptare, Margarita Xhepa’'

8 Korrik 2013, 09:56Kulturë TEMA

Shkrimtari Miho Gjini pas promovimit të monografisë “Diva Shqiptare, Margarita Xhepa’’ në Athinë tregon se si ka arritur ta botojë librin me  kursimet e veta.

Ka qenë një adhurim i hershëm për këtë artiste , qysh 50 vjet më parë. Margaritën, për herë të parë  nga afër e kam njohur në skenën e Estradës së Shtetit, kur unë mësoja në shkolllën” Fulcit” në Tiranë. Njëherë në muaj na sillte kujdestari i konviktit estradë, ku nuk mund të qeshnim pa parë nga ai (sikundër na kishte  porositur në qeshte ai, qeshnim edhe ne). Mirpo, kur dilte Margarita që të recitonte na rrëmbente aq shumë  me emocionet e ekspresivitetin e bukurisë së saj, saqë ne harronim kujdestarin dhe  brofnim në këmbë duke “ ulëritur” nga entuziazmi. Ndofta edhe pasioni për artin “mu zgjua’ atëherë prej talentit e forcës së saj  sugjestionuse” tregon Gjini.

Ai tregon se titullin “Diva Shqiptare” ua ka “vjedhur’’ grekëve , të cilët e  kanë njohur artisten tonë  me filmin “Mirupafshim” me realizimin  skenik të tragjedive antike “Elektra”, “Trojanët”, “Legjendën e vëllait të vdekur” etj.

Shkrimtari tregon se e shkroi librin ,por nuk kish se me se ta paguante.

“I’u drejtova shumë njerëzve  të kamur, qeveritarëve , deputetëve , biznesmenëve , institucioneve , enteve private  etj. Askush nuke  dëgjoi zërin tim  të ngjirur, qoftë edhe për Margaritën tonë të madhe ( Nderi i kombit), e cila qe ngjirur paksa si shumë  për të gjithë këta. As vetë ajo nuk mundej ta paguante. Margarita shtangu kur e pa librin të botuar. Ishte dita e 8 marsit. E shfletoi aty përpara meje dhe u skuq e tëra. Më pa e përlotur. Artistët flasin edhe pa fjalë. Disa ditë më vonë, në celularin e “Robinsonit” u dëgjua zëri i saj i ndrojtur: -“ Ke bërë një punë të shkëqyer o njeri i mirë,po fotot kanë dalë për ibret…”Heshta dhe  i thashë vetes: “ E ç’tu desh, o i zi, që u more me këtë punë , kur e ke xhepin të grisur, edhe ti, edhe Margarita”, pohon ai për “Shekullin’.

Gjini shprehet se  është e dhimbshme që talentet tona të mëdha, të huajt i  vlerësojnë  dhe i nderojnë më tepër./A.XH

9 komente në “Botohet monografia, “Diva Shqiptare, Margarita Xhepa’’”

  1. tuti says:

    Per mua diva eshte Marie Logoreci ne rolin e Lokes te filmi Toka Jone.

    1. Latif Dreqi says:

      Varet se si e shikon,kjo eshte pune shijeje artistike. Secila prej tyre ka vendin qe i takon ne kinematografine shqiptare.Per fat kinemaje ndofta nuk eshte nje piramide, por nje peme me shume dege, ku secili ka vendin e tij. Tekefundit,Margarita Xhepa, ka nje larmi rolesh, si te grave te fshatit (Pylli i Lirise), (Dimri i fundit),apo i zonjave mondane( gjeneral gramafoni),etj. Pastaj pamja e saj eshte e aq fisnike..me balle te gjere, me floke te verdha, me sy te bukur..ajo ka shume fisnikeri ne pamjen e saj.Zeri i saj eshte kumbues, porsi nje gurgullime uji qe zbret nga mali, te njome barin e njome..

    2. Skela says:

      Vertet, e paharrueshmja e madhja Marie Logoreci ajo eshte lapidari i artit skenik dhe kinematografik.

  2. balzac says:

    Nje gjurme te pafajsise se moshes se njome qe se kishte humbur kurre.

  3. DhShtembari says:

    Ekziston nje realitet i pranueshem; para viteve ’90 arti skenik dhe ai kinematografik pati nje radhe artistesh te shkelqyera. Njera me e mire se tjetra. Sigurisht, secila meritonte te ulej ne kolltukun e vete. Margariten e kishte pergatitur vet natyra; i kishte dhuruar sharmin, i kishte falur zerin. Gjithçka. Ate ke deshire ta degjosh edhe sot kur flet. Flet aq rrjedhshem dhe me figuracion! Dhe ndodh keshtu, se asaj i rrjedh lirshem mendimi edhe pse po i afrohet te tetedhjetava. Nuk e kam lexuar librin, por do ta lexoj, duke pasur besim se autori do te kete arritur ne lartesine e kesaj artisteje te madhe. Autori eshte nje pene e fuqishme, ca me shume qe edhe artin e njeh me rrenje. Urime, zoti Miho! Shendet e gjithe te mirat, zonja Margarite!

    1. ajaza says:

      Eshte plotesishte e vertete zoti Shtembari epitet qe u i vini kesaj dive ajo lindi dhe u rrit ne Lushnje por shpejt emigroi ne Tirane se ne ate kohe distanca ishte aq e larget per kushtet e veshtira dhe atje ndertoi vetem me pune figuren e saj artistike Respekt te thelle per Zonjen Margarite.

  4. Zeni says:

    Gjate viteve te diktatures arti yne skenik pati nje lulezim te madh.Ai e filloi punen nga hici.Gjate asaj periudhe nuk doli vetem Margarita Xhepa,te ciles autori i ka kushtuar vepren e tij,por edhe shume artiste te tjere burra dhe gra.Ashtu si Margarita Xhepa eshte edhe Marie Logoreci,Violeta Manushi,Tinka Kurti e shume e shume te tjera.pa bere fjale per burrat qe ka plote artiste te medhenj,siLoro Kovaci, Reshat Arbana,Prokop Mima,Sander Prosi,e shume te tjere,emrat e cileve tani nuk po me kujtohen,por sa here shikoj filmat e tyre ,them me vete sa artiste te medhenj,ka nxjerre vendi yne i vogel,por me shpirt te madh.

  5. Qytetari says:

    Eshte realitet ajo qe thote DhShtembari ! Ato vite ishin te lavdishme per artin dhe keta artiste qe perfaqesuan ate periudhe jane te pa arritshem. Eshte e veshtire ti ndash, secili/a kishte sharmin e vet,rendesi ka qe ne i kujtojme me dashuri e respekt te gjitha/e pa perjashtim,respekte per te gjithe.

  6. viktor hoti says:

    eshte nje artiste e mire por e ngrire e pa pike mimikee me shikim standart qe nuk i afrohet Logorecit , Tinka Kurtit , Violeta Manushit e ndonje tjetre, pra nuk mund ti thuhet dive viktor hoti
    it

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje