Një ekskavator është parë dy ditë rresht pranë Forumit Romak në Butrint. Siç mund të shihet edhe nga fotografitë, ai e ka shëtitur mirë parkun arkeologjik për t’iu qasur në fund, zonës ku prej vitesh një grup arkeologësh gërmojnë.
Deputeti i PS-së, Auron Tare sqaron se “fotot janë realizuar tek zona e Forumit Romak të Butrintit, ku ekskavatori ka dy ditë që punon deri në orët e vona të natës për të mbuluar urgjentisht monumentet e lëna në mëshirë të fatit për katër vjet”.
Sipas tij, monumentet në fjalë kanë dalë nga gërmimet e një ekipi të vogël të Universitetit të Notre Dame dhe kolegut të tyre shqiptar, Dhimitër Çondi.
“Këto monumente të cilat duhen konservuar dhe më vonë restauruar sipas një plani të përcaktuar mirë kanë vite që rrinë ashtu të ekspozuara. Ky ekspozim përveçse dëmton zonën e gërmuar, përbën rrezik për këdo që afrohet pranë tyre“, shton Tare.
Me statusin e ish-drejtorit të këtij parku arkeologjik, Tare shprehet se me sa duket, zotërinjtë në fjalë janë trembur nga ekspozimi i këtyre gërmimeve pa standard profesional dhe vendosën ta zgjidhin në mënyrë shqiptarçe me ekskavator.
Pak ditë më parë, ai postoi në rrjetin social “Facebook” disa foto të Butrintit nën ujë, çka sipas tij vinte për faj të disa arkeologëve të huaj.
“Një ekip i vogël arkeologësh që kanë gërmuar prej disa vjetësh në Forumin e Butrintit, mbarojnë gërmimet dhe ikin duke mos marrë asnjë masë konservuese apo parandaluese jo vetëm në mbrojtje të monumenteve të sapogërmuara, por edhe të vizitorëve”, shkruante Tare.
Ai deklaronte se vendgërmimet janë kthyer në gropa të thella me ujë, ku fëmijët e vegjël mund të bien brenda dhe të rrezikojnë jetën.
“Edhe pse dimrin e kaluar kjo praktikë u kritikua ashpër nga ekipi që përgatit planin e konservimit të Butrintit, përsëri drejtuesi i projektit, arkeologu David Hernandez, nuk respekton asnjë rregullore gërmimesh. Në vendin e tij, zotërisë do i kishin hequr licencën e gërmimeve, ndërsa këtu te ne askush nuk flet”, sqaronte ai, duke shtuar se ka ardhur koha që të huajt që janë mysafir në këtë vend të respektojnë rregullat.
Pas publikimit në media të fotografive të forumit të Butrintit nën ujë, “fajbërësit” janë përpjekur ta minimizojnë dëmin, por duke bërë një dëm edhe më të madh, duke iu shkuar gërmimeve pranë me ekskavator.
Fatkeqësi që një vend i mrekullueshëm si Shqipëria menaxhohet nga kriminelë, hajdutë dhe tradhëtarë.
keta jane rezultatet e shtetit te S-halè serbit. ky njeri ka ndermend ta shkaterroje perfundimisht kete vend. ky kafshe me fytyre njeriu, eshte vrases i se mires dhe te bukures…!!
Me te drejte z.Auron Tare shtron problemin dhe demaskon degradimin qe,i eshte bere arkeologjise shqipetare.Nje pjese e madhe e ketyre grupeve arkeologe fatkeqesisht jane miqte e mikut te pushtetit Sali.Keta nuk jane arkeologe,por jane pirate qe kerkojne per te grabitur pasurite antike nen rrenoja,nen bashkepunim me pushtetin qe mori fund.
Vetem ndeshkimi, jep fryt dhe nuk lejon te shkelet ligji, pa u ndeshkuar jo vetem me gjoba, por dhe me burg e sekuestrim te pasurise, perseri do te kemi shkaterrim te prones se perbashket.
Ne kohen e Enverit ishte ligji qe na beri zap, te urte dhe qe respektonim ligjin, sna beri ADN-ja qe ne kemi, kishte ligj dhe skishte shkaterrim prone, nga shqiptaret, ate qe prishte shteti ishte dicka tjeter, por ne ate kohe sguxonim te thyenim nje dege.
Mire e ka Tarja, por te sqaroje me tutje se cfare bejne ne te vertete ekipet germuese.
Ato jo thjesht germojne dhe ikin, por marrin c’mund te merret dhe ikin.
Problemi eshte me I rende nga se denoncon Tarja.
Behet fjale per grabitje masive dhe ne mes te dites.
Behet fjale per kriminele dhe hajdute
TE TERE KOMENTE KOT BEJNE PA VLERE ANKOHEN PO NUK THONE TE VERTETE, AMERIKA U ESHTE FUTUR AQ KEQ NE ADN POPULLIT IDIOT SHQIPTAR SA KA SHUME FRIKE TA PRANOJE QE AMERIKA ESHTE NJE LAVIRE QE PO E RRJEP, MORRI MILIONA DOLLARE,SHPERBLIME, PAGESA TE NATO,RRUGE,ARME, MINERALE, NAFTE DHE TANI NA DEMTON DHE ARKEOLOGJINE NE NJE VEND ME TE BUKUR DHE UNIK NE BOTE, POR ASNJE NUK E VE GISHTIN MBI PLAGE TE TERE FAJESOJNE SHQIPTARET, PO AI QE ESHTE NE KRYE O SHOKU NUK KA FUQI PER ASGJE SE NE JEMI KOLONI AMERIKANE, JEMI POPULL PRO AMERIKANE, JA DHE E ARRESTOI AMERIKANIN POR TE NESERMEN DO TA NXJERRIN NGA BURGU DHE SIKUR AMERIKANI TE JETE FAJTOR SEPSE FAJIN E KEMI VETE SE NE JEMI PORAMERIKANE DHE SI POPULL, SE NE QOFTE SE KY FUTEJ NE BURG ATEHERE VETE SHQIPTARET DO PROTESTONIN PER LIRIMIN E TIJ, JA PRA SE FAJIN E KEMI VETE, NE KOHEN E ENVER HOXHES AI I QETHTE TE HUAJT SI DELE KUR VININ ME FLOKE TE GJATA DHE LAVIREVE TE HUAJA JUA GRISTE MINIFUNDIN E SHKURTER, I HUAJI ISHTE NJE QEN PER NE NE ATE KOHE DHE TANI ESHTE BERE IDHULL, NE SHQIPTARET MEGJITHESE KEMI VUAJTUR DHE VUAJME SHUME NGA TE HUAJT POR NE NUK MESOJME KURRE.