Kadare tërheq kritikat për Rugovën: Koha tregoi se e drejta ishte në anën e tij

25 Qershor 2013, 09:56Kulturë TEMA

 Shkrimtari Ismail Kadare ka reflektuar mbi kritikat që ai i kishte bërë  veprës së ibrahim Rugovës  “Ra ky mort dhe u pamë”.

 “Është e vërtetë  që i kam kritikuar Rugovën dhe Demaçin. Ju tash mund të mendoni se  unë do të them se kish të drejtë me kritikën që i bëra Rugovës. Jo, koha e dëshmoi se e drejta ishte në anën e Ibrahim Rugovës. Unë e kisha kritikuar , kisha qenë i ashpër me të , ai më fali në takimin që zhvilluam në shtëpinë e tij menjëherë pas luftës , ishte meritë e tij. Ai vdiq në paqe , ne u pajtuam ,ishim miq”, është shprehur Kadare  gjatë një pritje në  Këln.

Siç raporton “Zëri. Info” Kadare së bashku me bashkëshorten e tij, shkrimtaren Helena Kadare, ishin ftuar me iniciativën e Luan Krasniqit së bashku me Asociacionin Shqiptar për Kulturë dhe Integrim.

Në një ambient të mbushur me shqiptarë, Kadare u pyet rreth raporteve të tij me Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin. Duke iu drejtuar të pranishmëve ai dhe tha se autori i romanit “Krushqit janë ngrirë”, i cili me këtë libër, përmes botimeve në gjuhën angleze dhe frënge, i bëri të njohura në shkallë planetare, qysh në vitin 1983, kërkesat e studentëve për Republikën e Kosovës tha se “kishte qenë ëndrra ime ta takoj presidentin e Kosovës”.

Sa i përket Demaçit, Kadareja tha se ai e ka tepruar pa dyshim me kritikat ndaj tij, mirëpo Demaçi, megjithatë, gaboi për Rambujenë. Teksa pritej me kurreshtje nga të pranishmit të shpalosë qasjen e tij për gjendjen e shqiptarëve, ai që e kishte ftuar Luan Krasniqi në fjalën e tij, në shqip dhe në gjermanisht, tha se më lehtë e ka pasur në ring se të mbajë një fjalë para Kadaresë.

Megjithëse rrjedha e fjalës së tij brilante e dëshmoi të kundërtën, fjalët e tij e impresionuan jo vetëm publikun, por edhe vetë Kadarenë. Kampioni i dyfishtë europian foli për rrugën që e çoi atë deri te takimi i tij i parë me Kadarenë në Tiranë vitin e kaluar, në shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Fillimisht, tha ai, gjithçka pikënisjen e ka në Berlin, në takimin e tij në përvjetorin e dytë të shpalljes së pavarësisë me ambasadorin dr. Vilson Mirdita. Pasi mori serinë e veprave të tij në 20 vëllime, botim i “Onufrit“ të Tiranës, ai lexoi shumë vepra të shkrimtarit shqiptar, por libri “Mbi krimin në Ballkan“ ishte një lektyrë tronditëse për të.

Luan Krasniqi tha më tej se idetë dhe mendimet e Kadaresë vazhdimisht e përcjellin dhe se për të është një nder i madh që të bëjë diçka për veprën e tij. Luan Krasniqi i impresionuar nga Kadare ishte ai që e ndihmoi botimin në gjuhën gjermane të librit-intervistë të Ismail Kadaresë “Çlirimi i Serbisë prej Kosovës“, vitin që shkoi./A.XH

40 komente në “Kadare tërheq kritikat për Rugovën: Koha tregoi se e drejta ishte në anën e tij”

  1. Gjorku says:

    Mund tè tèrheqè kritikat zoti Kadare pèr Rugovèn por èshtè njèlloj si tè mos e kishte bèrè. Pak na hyn nè punè njè veprim i tillè. Rugova nuk ka bèrè histori, pèrkundrazi. Ajo qè duhej bèrè dhe qè nuk èshtè kurrè vonè pèr tu bèrè do tè ishte tèrheqja e kritikave tè ashpra tè tijè ndaj ENVERIT. Pasi AI ka bèrè histori dhe tè lavdishme me shqipètarèt.

    1. IMMI says:

      Ti Gjoko – viq, je duke menduar me prapanice dhe duke fole nga prapanica kur flete gjepura per berjen apo mosberjen e historise nga ana e Rugoves! Te tremb injoranca ndaj realitetit; mbase edhe per Nene Teresen do te thuash se nuk ishte ajo qe “beri” shekullin 21! Qellimisht je duke dokumentuar perkatesine tende komunisto – sllave, sic edhe sinjalizon emri yt!

  2. rex says:

    Ismail Kadare njifet nder njerez me gjinial ne tokat shqipetare,por nje gje IBRAHIM RUGOVA MBETET NJE LEGJEND E PA SHUAR,NE HISTORIN E PERVUAJTUR TE POPULLIT SHQIPETAR PAS SKENDERBEUT.

    1. anticensurë says:

      rex
      “IBRAHIM RUGOVA MBETET NJE LEGJEND E PA SHUAR,NE HISTORIN E PERVUAJTUR TE POPULLIT SHQIPETAR PAS SKENDERBEUT.”është humor kjo fjali??
      apo,mundësia më e madhë është që të jetë, budallallëk!!
      shko mor

    2. Shqiptari nga Kosova says:

      Rex,
      nuk jemi duke garuar cili po e thote idene me mbreselenese per tu shpallur injoranti i shekullit!

  3. Kalaja says:

    Një shkrimtar i madh siq ashtë KADARE, nuk do `ishte mirë ti tërhiqte kritikat, pasi që ato ishin shum me vend për kohën që u dhanë. Megjithatë secili ka të drejtë me i hangër fjelët e veta.
    Pasiqë Kadare vet e pranonë se kur i kritikoi Rugovën e Demaqin ishte shumë EMOCIONAL, qka një shkrimtarë i përmasave të tilla siq ashtë Kadare nuk duhej të ishte, kur të kritikon apo të jep një mendim.
    Rugova ka bae GABIME të randa gjat karieres së tij, në politikë.
    Demaqi vërtetë ka gabue me Rambujenë, edhe pse ashtë i njohur për pranimin e “gabimeve” që i ban, për këtë gabim nuk ashtë pendue!…

  4. rex says:

    anticensur ket her mendon se ma fute,por tjetera eshte qe figuren e te madhit R U G O V A nuk mund ta perdhsesh as ti as kush.

    1. anticensurë says:

      unë ta përdhos??
      në asnjë mënyrë!!
      unë nuk munda ta përdhos atëherë kur quante uçk-në pjellë të udb-së,nuk mund ata përdhos kur krijoi farkun,nuk munda ta përdhos kur doli në krahë të millosheviçit për ti kërkuar natos që të ndalonte sulmet,as atëherë kur tha se e kishte bërë këtë kërkesë për “pak liri për familjen time(të tijën)”!
      kështu o rex!!
      si mund të përdhosh gandin e ruajtur nga policia sërbe??
      jo mor lal jo!!!
      i madhi rrugova nuk mund të përdhoset nga sakush,çdo gjë e bëri vetë!!
      largpamësia e tij nuk u kuptua nga shqiptarët!ai kish ndërmënd që të krijonim ndonjë shtet të ri në europë,pasi të na shpërngulte sërbi nga trojet tona!!ne injorantët se kuptuam!
      rexo nuk e di përse po të përgjigjem,por me që e shkruajta po e nis!!
      duhej ta kisha menduar më parë për të të mos u përgjigjur!
      ajo që u bë nuk zhbëhet më!!

      1. albert says:

        Sherbimi i zbulimit te KFOR amerikan, para dy vitesh pat deklaruar per Xhavit Halitin se ai ishte bashkepunetor i UDB. E kush ishte Xh.Haliti per UCK, ti sigurisht qe e di.

        1. anticensurë says:

          jo më shumë se kanë shkruar gazetat!!

      2. Zoo says:

        Pa Koment, mbi gjitha kur UCK e quajti Terorist :S

  5. rex says:

    anticensur nuk e di je andej a ketej por jan shum te fresketa deklaratat e FATOS NANOOS ,KOSOVA ESHTE QESHTJE E BRENDSHME E SERBIS,per ate edhe sja futi fare i madhi RUGOVA.TRAGJEDIJA EDHE MA E MADHE ISHTE TAKIMI NE KRETE,Milloshevic-Nano-THACI-Bakalli.Ay kurren e kurres nik pranoj t,i neshtrohet kasapit te ballkanit,e shef or tej Kosova cdo dit po rreshet ne uotonomi,vetem miopet nuk e shofin.

    1. anticensurë says:

      unë jam shqipo o rex,bën ndonjë ndryshim se në çkrah të kufirit jam???e kishim fjalën tek rugova dhe jo tk ahmet zogu o esat toptani!!nuk mbulohet muti me shurrë i thonjë një llafi!!kështu që nuk mund të justifikosh rugovën me nanon!!
      ti me siguri nuk e di kuptimn e fjalës “kurrrë”prandaj ja fut kot kur e përmënd!!!miopinë e ke aq të fortë sa as mikroskopi nuk të bën punë,sikur ta përdorësh për syze!!rrugova i futi frikën në bark shqiptarëve të kosovës dhe i la 9 vjet pa lëvizur asnjë gisht kundër sërbit!ai dëmtoi tërë atë trimëri që ata treguan në ’81shin!ai ishte shkaktari i sabotimit të luftës së shqiptare në kosovë!!
      për fat shkoi se më lesh kishte për të vajtur puna!
      ti me siguri je ndonjë nga ata që ja mbathën të parët nga kosova,ose maksimumi je nga ata të farkut që bënin plazh në shqipëri dhe prisnin të merrnin leje nga millua për të çliruar kosovën!!apo je nga ata dizajnerat që bët flamurin e rrugovës dhe më pas atë flamur trap të kosovës!ku asnjë shënjë shqiptare ska!ndoshta është vetëm shkopi!!

      1. Artur says:

        Me pelqen komenti juaj! ?

      2. liridoni drenica says:

        qenke njohes i mire i rrethanave historike te lumte shpresoj qe te jesh shembull i rinise sone te pergjumur suksese nga drenica qe eshte nje regjion i shqiperise…

  6. rex says:

    anticensur-sinqerisht po te them edhe me beso,une jam personi qe kam shpetuar nga duart skudrave paramilitare te pushkatimit,une jam person qe kam varrosur naten te vram e te masakruar,une jam person qe kam zhvarrosur te vramurit gjat luftes me duart e mija.Ne disi e qliruem KOSOVEN ku do vej tashi te shofim,por ju qberet per QAMERIN qe Greku ua mor para syvet te juaj,as zerin kush nuk u a degjoj,ai flamur i RUGOVES ishte shqipe me dy krere dhe ylli i davidit mbi,e kjo harren tashi ti e di me mir pjell e kujte eshte se edhe ti je i zhytur ne at qorbe.nuk do e zgjas me shum…

    1. ilirian says:

      Rex I lexova replicat e tua me anticensuren dhe smunda te rrija dot pa shkruar se ti ja fut kot fare.flet me urrejtje etj.
      ti mbase ke mare pjese ne lufte( duke u fshehur ferrave)
      Por cfare lidhje ka kjo me camerine qe spo ngrihemi ne te marrim armet kjo qe thua eshte marrezi,thuaj rrofte usa se sot do ishe emigrant andej nga mallakastra ne shqiperi,luftetar ferrash,meso mos ti shash te tjeret turp flet dhe per histori
      Rugova ka te mirat e te keqiat e veta si cdo njeri tjeter po ti ske pse kalon ne urrejtje per te tjeret
      hajde tung miko, relax
      iliri

      1. anticensurë says:

        ilir “Por cfare lidhje ka kjo me camerine”
        ka të njëjtën lidhje si kishte me kosovën si ka me maqedoninë me malin e zi me preshevën,por ky debil që budallallëkun kërkon ta arsyetojë me idjotësi aq e ka nivelin!!do që të “fitojë”ska rëndësi se si!harron gomari me avull se sa është faji tim për çamërinë aq është dhe i tiji!sa është faji tim për preshevën aq është dhe i tiji!!ky idiot impulsiv harron se shqiptari e ka për faj a për detyrë të çlirojë vëndet e mbetura jashtë!qoftë ky shqipo i preshevës a qoftë i prevezës,qoftë shqiptar i karaburunit a qoft shqiptar i shkupit!!
        me idiotë të tillë nuk ja vlen të merresh!!

  7. albert says:

    “Ai vdiq ne paqe, ne u pajtuam, ishim miq” thot Kadare. Rugova nuk kishte inate. Edhe fyerjet me te renda ai i kundershtonte qete, ne menyre dinjitoze,civilizuese. Prandaj eshte i madh.

    1. Shqiptari nga Kosova says:

      “Edhe fyerjet me te renda ai i kundershtonte qete, ne menyre dinjitoze,civilizuese” sepse e dinte qe i meritonte!

      1. albert says:

        Sa here qe Kosoven e vizitojne ish presidenti Klinton dhe ish premieri Bler nuk ndalen se lavduari Rugoven. Dhe ti o shqiptar nga Kosova, sigurisht qe e di se kush jane keta .

  8. alb_man says:

    po kur e kemi bere hapin e duhur ne kohen e duhur si andej dhe kendej gjat gjith historise sone ? perjashto nje levizje kastriote ne kohe feudale ta marim te mirqene vetdijen e kombit ne ate kohe

  9. rex says:

    anticensur- pse me quan debill e gomar qka mendon me keto fyerje me ndryshon mendje per GANDIN KOSOVAR Pse me quan gomar pse kam qen i gatshem te vdes per KOSOVE,pse me fyen pse skeni bere asgje, ama asgje per QAMET,ju mund te jeni debilla idiota gomar e magar si te duash qe nuk keni dhene asgje ama asgje per qeshtjen kombetare.anticensur e ilirian qapeni more.

    1. Salihi says:

      Mos u ofendoni more mjeran shprehni mendimin tuaj dhe rrespectoni mendimin e tjetrit po ju iken koha vetem duke mxjere helme ne e dîme qe kosot jan te varfer dhe jo forte te kulturuar lerini ata te shkrehte rehat atje ku jane

    2. anticensurë says:

      ore ka ndonjë që mund të ma komentojë këtë debil se spaska gjethe fiku që e kapka në mendim!!
      o rex prehistorik,ke ndonjë shok që mund të të ndihmojë të lidhësh mendimin??
      po spate dikë që të të ndihmojë gjej ndonjë me pagesë!!më nis konto numrin se ta paguaj unë!nuk du me t’bo ner ty,por thjesht dua të ruaj shëndetin tim!!
      më hoqe komplet tjegllat e çatisë tu u mundu të deshifroj shkrimet e tua!!
      sa për GARDHIN KOSOVAR,nuk kam çfar them!!uiskin e kishte qef!!të bridhte në botë me biletat e millos dhe të ruhej nga policia sërbe në kosovë!që se kemi parë asnjëherë në ballë të ndonjë demostrate?! dhe kjo është e vërtetë!!nqs mund të krahasohet frika dhe tradhëtia me gandizmin,këtë mund ta bëjnë vetëm idiotë si ti!!ti mbaje atë që quan mendim,ti ke besim e jo mendim,ti nuk ja ke idenë se çështë mendimi,dhe të të rrojë!!vër një foto të tij dhe falju nga mëngjezi deri në darkë,dhe në gjum po munde,por tradhëtri mbetet tradhëtar!sabotuesi më i madh i luftës së shqiptrëve të kosovës!ka të njëjtën vlerë me shkatërruesin e shqipërisë,sali berishën!!

      mos harro të kërkosh ndihmë,ta paguaj unë nëse stëndihmon kush!!

  10. Loki says:

    Si gjithnji ky shkon nga fry era.

  11. plaku says:

    More zoti Ismail Kadare, ka tre dite qe jane bere zgjedhjet politike ne Shqiperi. Thuaj ndonje mendim more burre, pse je kaq frikacak ??!!

    1. anticensurë says:

      plako e ke thënë mirë,por shpresoj që të fillosh të ndërrsh mendim për këtë bastard që ne e quajmë gjeni!!
      ky është fjalëbukur për të prurë ujë në mullirin e vet!!
      shqipëria e shqiptarët janë vetëm burim financiar asgjë më tepër!të ishte shqiptar nuk do të vinte për pushime në vilën e legalizuar nga pushteit!!

  12. rex says:

    anticensur-ty duhet te ngulesh ne hu te nasradin efendiut dhe te sillet bota rreth teje o mendje ndritur e primitiv si nje krmill,nuk kam nevoj per leket tua un gjendem ne perendim dhe jam i ngopur me te gjitha.

    1. anticensurë says:

      rekso e ke dhi muhabetin!!
      e para nuk ke sqaruar fare:
      “nuk kam nevoj per leket tua un gjendem ne perendim”-në perëndim të kujt??
      e dyta por që është dhe më e rënda:
      ” jam i ngopur me te gjitha.”!këte nuk duhet ta thoshe o rekso!!
      duhet ta thoshe!?është thikë me dy presa!imagjino nëse dikush,që nuk ta do të mirën,të mendonte se tëk “të gjitha” të bënin pjesë dhe disa gjëra që nuk do të të nderonin,këtu nuk duhet të më keqkuptosh nuk jam kundër LGBT!kështu që herën tjetër mos bëj një vlerësim absolut,bëje rrelativ për të pasur mundësi që të të mos të kapin mat!!
      gjëja që më pëlqen është se ti nuk paske nevojë për lekët e mia!!më bëhet qefi që paske me bollëk,por në të njëjtin moment më vjen keq që nuk i përdor për të rrtur dijeninë tënde!!reks gjëja më e mirë për të investuar pasurinë është dijenia!!ti e ke shumë të mangët,shumë të manipulueshme dhe jashtë zakonisht të cektë!!kjo fillon që nga shkrimi dhe mënyra e të menduarit!!ke një mungesë të madhe llogjike dhe shprehjeje në të shkruar,kuptohet se arsimimi tënd duhet të ketë ndodhur në kohën e të “madhit” gardhit të kosovës,rugovës!ti duhet të jesh formuar në shkollat e tij nëpër mejhane,dhe nëpër shtëpitë e patriotëve shqiptar të kosovës!e di shumë mirë se mësimi ishte shumë i pasur dhe i larmishëm!!kasetat me filmat e b.lee dhe çak norris gërshetoheshin dhe me ato të sitven sigal!!
      shëndet rekso dhe paguaj ndonjë të të japë mëshim ,në shkrim,në renditjen e mendimit në formën e duhur dhe fillo e merr mësime për të krijuar një kulturë të përgjithëshme!!shiko që ky mësues të të nxisë për të pasur një mendim të pavarur,thjesht të mendosh atë që të duket e drejtë,jo atë që përqafon turrma!!
      shëndet rekso dh mbaji vath në vesh këto që të thashë:janë për të mirën tënde,nuk janë për të ofenduar!!të dua të mirën pa ti them!!

  13. Ruzhdi says:

    Normal se ai u tregue i bute dhe paqsor se shkiet e mbrojten ate dhe familjen e ti si te ishte shka dhe as kimen e flokut sia preku kush,keshtu qe terehekja e kritikave te kadares ndaj rugoves jan te paqendrushme dhe ia ulin reputacionin kadares sepse ai neser mund lirishte ti tehek edhe kritikat ndaj regjimit komunist ne shqiprietj.

  14. rex says:

    Ruzhdiu ciu ci ciu he or te, ka harru KADARE tete pyes ty or gjan,hajt futja ni sy gjum,si duket kenke i pergjumur.

  15. Naimi says:

    Rex, Rugova te thuash se ka bere gabime eshte gabim, mbasi gabimi permiresohet.Rugova ne menyre permanente e ka mbajte Kosoven penge due dashte te jete president i perjetshm.Ai ka qene kundra demostratave kundra luftes dhe ka bere disa biseda per perparimin e te drejtave te shqiptareve ne kuader te Serbis.Per kete jo qe nuk eshte pengu nga Serbia por eshte marre ne mbrojtje.Kundershtaret e vete Serbia i burgoste ose i zhdukte fizikisht ,si ishte rasti me Adem Jasharin, Ukshin Hotin ,Fehmi Aganin dhe shume intelektual te tjere.Zoti Kadare kesaj radhe gabon edhe me shume,poeshte ne natyren e tije.Kadare eshte shkrimtar i zoti por si njeri…gjykon sipas vendit kuvendi.

  16. Feniks says:

    Rugova ashtu si Berisha jane TRADHETARET ME TE MEDHEJ TE KOMBIT SHQIPTAR!Te dy kane qene spiune te UDB-se dhe kane qene kunder UCK-se!Kur kosovaret luftonin kunder Milloshevicit,Rugova strehohej ne sarajet e Milloshit ne Beograd ndersa barbari Berisha FURNIZONTE TANKET SERBE ME NAFTE!Ju kosovaret doni kohe te beheni njerez te qyteteruar!

  17. ali says:

    .Me sa duket pleqeria ben punen e vet. Kjo ndodh me te gjithe ne qe jemi te datlindjeve 39-40 . Edhe per

    Ismailin kjo po ndodh . Qe te pajtoheshe me Qosen do ta aprovoni 90 perqind e popullit shqiptar. Sigurisht

    jam dakort me Kadaren persa i perket anes islamike te Qoses, por kjo nuk perben aresyen themeloren per

    t’u distancuar. Thjeshte eshte problem tolerance e terheqje nga pozicionet ekstremiste nga te dyja palet.

    Sa per Rugoven Ti zoti Ismail s’ke pse te kerkosh falje. Nje lider i vertete qe te gezoi respektin dhe dashurine

    e popullit te vet dhe te mbese ne histori si nje idhull duhet ta drejtoi anijen deri ne fund, ndryshe nuk do t’i

    gezoi atributet e nje lideri. Kujto Washington-in, Gandi-n ,Curcillin,D’egolin, etj etj . Valle i gezon keto cilesi

    Rugova. ???. Ne fund cdo lider e tregon veten ?! Me sulmet mbi Kosoven Rugova pinte wiski me Milloshin !!!!.

    1. albert says:

      Ali ! Rugova e kishte mundesine qe te largohej nga Kosova para sulmeve te Nato-s. Kete e bene shume kosovar . Ne mesin e te larguarve kishte edhe asi qe i thonin vehtes politikan. Po sikur te largohej Rugova nga Kosova, shumica e shqiptareve (me te drejte) do e akuzonin dhe do ta krahasonin me mbretin Zog. Por ai nuk iku,qendroi ne Kosove me femije e me bashkeshorte. Ai nuk ishte prej atyreve qe trumbetonin per mos ikje te popullates ndersa vet ia mesynin kufirit maqedon. Pas disa ditesh ate se bashku me familje dhe me disa miq e kidnapoi sherbimi serb dhe e dergoi ne Beograd.Ndoshta atje ai i dha disa deklarata qe nuk perkonin me idealin e tij, por kjo tani nuk kishte rendesi sepse ceshtjen e kishte marre ne dore Nato-ja. Dhe mos te harrojme se ato deklarata u dhane nen kercenimin e kobures. Ata qe permendin pierjen e wiskit me Milloshin jane dashakeqinj, jane genjeshtare. Te gjithe ata qe e percollen deshmine e Rugoves ne Hage kunder Millosheviqit u binden qe Rugova ishte i paster si loti.A te kujtohet z. Ali kur Rugova i tha Millosheviqit “Pyet cka te duash, une nuk kam sekrete” Por Milloshit ju mbyll goja sepse nuk i ecnin rrenat. Edhe ty nuk te ecin genjeshtrat me kete “pierje te wiskit’. Se kush ishte Rugova me se miri e treguan zgjedhjet e para te pasluftes, zgjedhje te cilat ai i fitoi pa problem dhe shume lehte.

      1. anticensurë says:

        “Ndoshta atje ai i dha disa deklarata qe nuk perkonin me idealin e tij”
        albert kjo “ndoshta”është po aq dashakeqës dhe gënjeshtare sa ajo që ti pretendon për “uiskin”!ai i tha këto deklarat,jo ndoshta!janë me vidio e audio të arkivuara jo vetëm në arrkivat shtetrore dhe mediatike por dhe në arkiva private!!!ky është një fakt!!
        fakti tjetër ai i “kobures”mund të jetë e vërtetë!këtë mund ta vërtetojnë ata që e kanë jetuar këtë moment,por mos harro se ai isht presidenti i kosovës dhe nuk duhej ta bënte një gjë të tillë!!mos harro es presidenti,kryeministri nuk jan persona që kanë atë post vetëm për të vjelë të mirat,por dhe për të mbjtur në kurriz dhe të këqijat që posti mban brënda funksionit të tij!!
        zotëri adem jashri nuk pati mbi kokë kërcënimin e kobures,nuk pati rrezikun e humbjes të tre a katër personave të familjes!ai pati një ushtri të armatosur deri në dhëmbë!jo pak por ai sakrifikoi jetën e 37 familiarëve të tij!!
        ky është ndryshimi ndërmjet teje* e meje*!(teje,të gjithë atyre që për të siguruar bythën e tyre ja mbathën jashtë i bagëtija!meje,të gjithë atyre që luftuan për kosovë,të gjithë atyre që megjithëse ishin në perëndim dhe në rehati të plotë,i brektisën si rehatinë,lanë familjet e tyre dhe shkuan për të dhënë jetën për çlirimin e kosovës)!
        është e vërtetë që rrugova fitoi pa problem zgjedhjet e pas luftës!ishin njerëz si ti që e adhuronin për gjumdhënjen,për frikën që përhapi në kosovë!!gjithashtu është e vërtetë se ata që luftuan,se ata që ishin të gatshëm për luftë,ishin më të paktë se ju frikacakët,prandaj ndodhi dhe fitorja e rrugovës!!fitorja që ju i dhatë atij ishte një goditje që ju i dhatë gjakut të të rënëve,ishte një shuplak fytyrës për ata që luftuan,për ata që dhanë ndihmë në luftë!!ju këtë gjë vazhdoni ta bëni akoma!ju mohoni luftën,ju e shkoni tek varri i gardhit të kosovës dhe e urreni varrin e adem jasharit!për të vetmen arsye se ai ju kujton frikën tuaj,BURRACAKËRIN TUAJ,të djeshme e të sotme!!

  18. ali says:

    Z. Albert , nuk kam absolutisht asnje kompleks dashakeqes per Rugoven . Perkundrazi . Por une Rugoven
    e kam ndjekur hap pas hapi politiken e tij nderkombetare. Periudha e pare e Rugoves per njohjen e Kosoves
    ne arenen nderkombetare eshte e paprekeshme ,e qarte, pa ekuivoke .Por duke filluar nga Rambujeja ,per-sonaliteti dhe qendrimet tija ”contraversial”-e e demtuan figuren e tij,sidomos kur e karakterizoi UCK si
    organizate ”terroriste”,ne sherbim te Beogradit. Pak te duket kjo z. Albert ???
    Takimi i famshem me Milloshevicin dhe deklarata e tij para mediave,thirrja e tij Nato-s per pushimin e bom-bardimeve,vertete ishin nen presionin e Milloshevicit, por kur dha me vone intervisten tha se e beri kete dekla-
    rate per mbrojtjen e familjes time. Kete nuk thashe as Ti dhe as une,por presidenti Kosoves .Madje a e ke
    lexuar bisedad e Milloshevicit me Lamberto Dinin per dergimin e Rugoves ne Rome me avion te sigurte . Pse
    nuk e beri kete serbi ,ta zeme , me Femi Aganin ,por e vrau ne menyre barbare ? ! Per rezultanten finale te
    Rugoves une keshtu mendoj,por jo vetem dhe e bejne kete duke patur parasysh karakterin tone si shqiptar !
    Ju mund te mendoni ndryshe ,une ju respektoj.
    Nje moment dua te sjaroj kur vendos te udheheqesh popullin tend ne betejat me armikun ,ahere nuk i takon
    me familjes tende ,por gjithe populli eshte familja jote.Te jesh president i nje populli nuk do te thote te fleshe
    ne hotelet me te mira te botes ,te pish e te hash me salltanete,etj,por duhet te pranosh edhe sakrificat,etj,etj.

    1. albert says:

      Z.Ali, Ne nje koment timin me lart tregova se cka tha sherbimi inteligjent i KFOR-it amerikan per z. Xhavit Halitin. Ai per te qarte e tha ” ishte bashkepunetor i UDB. E pra z. Xh. Haliti ishte bashkethemelues i UCK, ishte anetari kryesor i SHP te UCK. I vellai i z.Hashim Thacit, Ganiu , ne vitin 1998 ishte ne burg. Ai gjate qendrimit te tij ne burg gjate tere kohes vizitohej nga njerez te UDB. Dhe cuditerisht po ate vit u lirua nga burgu, megjithese ende nuk e kishte mbajtur denimin. Z.Azem Syla, poashtu bashkethemelues i UCK dhe anetar i larte i SHP te UCK e genjeu dhe e keqperdori mikpritjen e shtetit zviceran duke i plackitur asaj qindera mijera franga. Shteti mikprites edhe zyrtarisht ketij hajduti ia ndaloi hyrjen ne zvicer. Une po i permend vetem keta qe kane pasur ndikim kryesor ne SHP te UCK pa i llogaritur edhe disa te tjere qe poashtu kane te kaluar shume te dyshimte. Te gjitha keto po i permend per t’u lidhur me thenjen e Juaj per z. Rugoven”kur e karakterizoi UCK si organizate terroriste ne sherbim te Beogradit”. Dhe do te shtoj se Rugova asnjehere nuk e karakterizoi UCK si organizate terroriste por e cilesoi ate si “krijese te UDB” Presidenti Rugova ishte shume i matur. Ai kishte informacione per udheheqesit e Drejtorise Politike te UCK. Ndoshta ai gaboi (si politikan) kur e tha nje te vertete per themeluesit e UCK. Por te vertetat e ketyre “komandanteve’ cdo dite e me shume po dalin ne shesh. Dhe , kur e them kete nuk mendoj per te gjithe udheheqesit dhe ushtaret e UCK. Shumica e tyre ishin te paster si loti dhe u flijuan per Atdhe .
      JU, z. Ali , kur flisni per Rugoven beni krahasim me prof. Aganin. Dhe une me bindje te plote do Ju them se armiqte kryesor te Millosheviqit ishin Rugova dhe Agani. Serbia deshi qe t’i zhduke qe te dy. Njerin (Rugoven) ta “mbyse” si politikan dhe tjetrin ta zhduk fizikisht. Fatkeqesisht me prof. Aganin ja arriti qellimin, gje qe nuk ndodhi edhe me prof Rugoven. Ai i fitonte zgjedhjet shume lehte , dhe do t’i fitonte edhe tani po te ishte gjalle. Ai nuk do te shantazhohej nga nderkombetaret sepse ishte i paster si loti, perkunder ketyre “komandanteve” te sotshem te cilet jane shume te dyshimte.
      Z. Ali,ndoshta ne kemi deri diku opinione te kunderta. Por kjo nuk do te thote qe ne te jemi edhe armiq me njeri tjetrin. Te Ju them sinqerisht, mua me beri pershtypje(per te mire) kundershtimi i Juaj qyteterues ndaj opinionit tim.
      Ju pershendes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje