Doli nga Shtypshkronja libri me poezi “ Prush e valë “ me autor Sejmen Gjokoli. Libri botohet me një parathënie -letër nga poeti Petrit Ruka te cilen po e publikojme

NJË LETËR…
I dashur Sejmen,
E lexova përmbledhjen tënde me poezi, dhe më dha kënaqësinë e ngrohtë e të çiltër të vargut popullor, ngjyer në “qumështin” e folklorit të Labërisë. Satirë e hollë, humor i dielltë dhe një qëndrim qytetar me shpirt proteste të ndershme e humane nga fillimi në fund. Kjo lloj letërsie e thjeshtë, melodioze dhe e pasur në gjuhë, të krijon ndjesinë e vazhdimësisë më të mirë të traditës së poezisë që buron drejt e nga jeta e ditës që më së shumti dhemb.
E them me bindje se kjo tufë poezish mund të shkojë në shtypronjë, të veshë kostumin e një libri që do të pritet mirë dhe do të ketë lexuesin e tij të admirueshëm.
Unë, ne, të gjithë kemi nevojën e një poezie të tillë që të kujton poezinë më të mirë popullore labe dhe ti me këto poezi duket sikur shkon e mban iso në atë grupin e madh polifonik ku marrës janë herë Selim e Mato Brati, herë Xhebro Gjika, Xhemil Veli Duka e Nase Beni.Sikundër më të kohës si Lefter Cipa, Kujtim Mici, Maliq Lila, Muhamet Tartari, Feti Brahimi, Hamdi Pulo, Dule Havari, Zaho Balili e të tjerë. Vetëm se kjo poezi vjen e pi ujë në krojet e jetës së sotme ku shpesh politika e ditës, sjell turbullira shirash e baltrash që ti i vë nën grinë e pamëshirshme të talljes popullore. Është një poezi që rri midis poezisë së lexuar dhe asaj të kënduar dhe që veç të tjerash përndez zjarret e tulatura të gjuhës kozmike popullore që brufullojnë tërë ngjyra, herë ylberi, herë vetëtime, sa herë që ndonjë si ti shkon dhe e çukit me mashanin e vjershërimit të ëmbël popullor.
Nuk më mbetet veçse edhe unë, si djalë jugu, me po ato derte për këtë vjershërim të mrekullueshëm jugor, t’i jap “bekimin” tim këtij libri e të uroj që të shkojë si sorkadh Llogoraje a Këndervice për atje ku është nisur me këmbë të mbarë.
Të përqafoj,
Petrit Ruka.
1 PYETJE (NESE ESHTE E MUNDUR); ME CA PSEUDONIMI?
Aq bukur ia ka thene Petrit Ruka: perfshihet ne listen e mbledhesve dhe imituesve te folklorit.
Do jete nje dhurate e artisteve roze me rastin e 23 qershorit!
Ky SEJMENI pse ka ardhur ne VLORE ,si LABI-DAR apo KOLLOVAR .
More Petrit Ruka sikur shume ja ke ngritur steken ti ketij semos ,por a do te kete takat ky qe t’a kaloje ?
Po kur e krahason kete SHEMBERIN ti Petro me XHEBRO GJIKEN apo se eshte gjyshi i kunatit te sejmenit te Tepelenes .
Me keq akoma kur do qe t’a barazosh me XHA SELIMIN e BRATE qe vec qe ishte unikal ne llojin e vet ishte dhe BE E BRATE .
Hahahahahaha sa kam qesh. Sa keq qe gjith ky gjeni na dolli e behet i njohur tani qe i eshte mosha e 3. Hahahahaah talenti i vogel i nenes. Hahahaha ca kishte mbaruar djali the ? Per gjeologji…Hahahahaha.
Eshte interesante sesi eshte gatuar kjo puna e njeriut, pra e te qenit apo te mosqenit njeri, apo dicka atje ne mes njeriut dhe jonjeriut.
Ky Sejmeni si Kunat qe eshte i kryetarit te Bashkise se Vlores nuk ka dallim nga Kunati i Lul Bashes ne Tirane, te cilin Mero na e ka bere shume te njohur. Tani Kunati-Vlores na ka dale me nje liber. Mire e bukur le – ti shtohen veprat. Por ne vend te vepreve atij i shtohen pasurite, dhe keto pasuri jane te vjedhura, koruptive etj., nuk jane gjak e djerse e tij. Dhe ky eshte problemi i tij dhe kryetarit karshi vlonjateve te ndershem qe e duan me shpirt PS. Prandaj mua nuk me pelqen libri i tij sikur edhe me i miri ne bote te jete ky liber. Sepse eshte liber tinezar, liber i nje njeriu qe nuk le gjurme njeriu, ose me mire: liber qe te tjera thote dhe te tjera ka bere e ben. Pra eshte liber te cilin nuk mund ta besosh per ato qe thore ne faqet e tij. Dhe nje liber i nje njeriu te tille, pra libri dhe Kunati jane pavlera.
Eshte shume interesante ne fakt ,qe ca analfabet ndoshta qe ende nuk dine te lexojne diskutojne Penen e Laberise .
Diskutojne eshte apo jo kollovar dhe mua ne fakt me lind dyshimi {si labe} mos ju ka rene shume ne qafe grave tuaja .
Geta me siper u shkri se qeshuri ,se mosha e 3 guxon ,jeton ende dhe jo vetem kaq por kontribuon qe Geta ndonjeher te qesh nga krenaria qe dikush shkruan historine …pra mos te qeshi nga budallalleku .Geta po ti per cfare ke mbaruar ,pervec deges idiot ????
Po ti Kkkkkoke Llulla e njeh deren e Xhebro Gjikes ???? Kur kane qene ndonjeher pa buk ata ????
Nuk te pelqeu libri ty ???? Une kam pershtypjen se nuk di as te lexosh por sidoqofte qetesohu se askush nuk e di qe ekziston .Kujdes se ne 5 rreshta ke ber nje dosje te denje te …biografive ,vlonjatet e ndershem nuk jane si ty .
RESPEKT SEJMEN GJOKOLIT ,KOPLIMENTA PER VARGJET KUSHTUAR MITIT TE
LEFTER CIPES !!!!!!!
Nuk kishe degjue ndonjihere ne jeten time nji Gjon Kole qe te jete sejmen!?
Urime dhe pergezime!Si lab,megjithese ndaj bindje te ndryshme me ju,ju falenderoj per ate qe beni per folklorin e Laberise e me tej.
Veronika mbahu dre mbahu. Mire esht ti njohesh njerezit e mos ta harzhosh pathosin kot. Ky sejmeni esht personi me i zi qe mund te kesh njohur ndonjeher ti. Eshte intrigani me i madh qe mund te imagjinosh. Eshte njeriu me i uryer ne Vlore. Pa u futur fare te fakti qe shkruan ne nivel ordiner.
Nuk e kam lexuar librin se jam larg.per nje gje me behet qejfi se ai perpiqet te shkruaj per zonen e tij dhe ne kopertine ka fotografine e tij.Nuk ka frike dhe turp.Nuk do te krahasohet me te tjere,por me thjeshtesi thote edhe une jam nga keto ana.E dua laberine dhe Shqiperine prandaj po shkruaj.Cdo njeri shkruan per vete ne radhe te pare dhe te tjeret qe lexojne japing mendimet per me tej per te ardhmen e tij.Nuk do t e jem kurre dakort qe te shkruash te jesh kunati apo I aferti I dikujt.Vleresimi I bere nga Hetem Ruka ishte fantastic pavarsisht une nuk e njoh por e vleresoj.Komentet e tij ishin si kenget e bukura lebe qe me merr malli ti ndegjoj cdo cast.Faleminderit!
Urime autorit!
Zerat magjik
Natyra ligjet I ka pershtatur me kohen,
Mithet dhe legjendat goj me goj u zbukuruan,
Polifonia me zerin e jetes eshte trasheguar,
Kenga kjo qendrestare, na shoqeron e nuk shteron.
Sirena e Nimfa, bregedeteve dashuris I kane kenduar,
Me zerin mahnites dhe elegance magjepse, burrat I kane trubulluar,
Femijet prinderve filluan tju ngjasojne,
Dhe kenget neper Toke filluan te udhetojn.
Vargjet rreshqasin pergjate maleve dhe era I ndimon,
Thyhen e bien neper humnera dhe aty jehojne me shume,
Ne burime, pyje, kodrina e fusha plotesohen e marin form,
Thesare mbartin me vete, jane pasuria dhe krenaria jone.
Cula dhe fyelli nga mali ne mal degjohen
Dhe me tingujt e tyre te embel, me njeri tjetrin kodojne,
Kur instrumentet me zile dhe kembor bashkohen,
Habitesh me kete te rrall kombinacion.
Ne valle burrat me fustanell kush I ka pare,
Te lidhur fuqishem duar me duar vallen shtruar fillojne,
Kur vargjet e kenges trimerin teregojn,
Valltaret drejt qiellit leshohen, forca e muskujve vepron.
Dalldisja e tyre duket te floket, fustanellat, fytyra dhe zeri kumbus,
Koreografia u ka ardhur nga qielli dhe zeri I tyre atje shkon,
Toka u jep shperthimin nga fjalet qe ata degjojne,
Eleganca, harmonia e levizjeve nje pjes te jetes tyre tregon.
Vale vale e dal nga dale, vale si deti me vale,
Xhamat e dritareve thyhen, vibrimin e zerave s’durojn,
Valet fillojne e shtohen dhe behen dallge,
Dallget me furi perplasen dhe shpirtrat nga gjumi I zgjojne.
Marresi me zerat e zanave dhe te zogjeve kengen e fillone,
Kethysi ujin e paster qe shperthen nga thellsit me gurgullim imiton,
Hedhesi me jehonen e maleve te larta ngjason,
Isua eshte sinfonia qe veshet e dirigjojn.
Kenga me forc magjike te bene per vete,
Gjaku me shpejtesi qarkullone, zemra nga vendi levis,
Lotet dalin me mallengjim dhe mermerit,
C’fare mrekullie ke ber moj nena natyre.
Arben Dulaj 4 Janar 2013
Jak Martini
DY FJALË PËR VËLLIMIN POETIK “ PRUSH E VALË” TË AUTORIT SEJMEN GJOKOLI
Botimi i një libri është tamam si lindja e një fëmije. Kjo është fëmija e parë në lëmin e poezisë të autorit Sejmen Gjokoli, i cili i ka shkruar duke mbledhur poezitë e këtij vëllimi si bleta nektarin. I ka sistemuar po me atë përkujdesje deri në fund sa e çoi në botim, ku besoj se edhe aty, deri sa janë hedhur në lastra i ka ndenjur në kokë, qoftë edhe për një presje të pavendosur mirë. Tematika e këtij vëllimi është e larme dhe shumë e këndshme, me një humor shpotitës, i cili shpesh herë arrin shkallën më të lartë, deri në sarkazëm. Me vargun elokuent e mjaft të kuptueshëm e të lexueshëm për secilin, ai është pjesëmarrës në ngjarjet politike të kohës, shpesh herë i trazuar dhe i shqetësuar për çka ndodh në Shqipërinë tonë. Herë dallgë e herë furtunë e e herë shqotë e herë suferinë. Dhe titulli i librit, i tillë është, herë të prushëron ,të grish e të ndez dhe herë qetohesh në kaltësinë e valëve të detit të qetë, të cilat të ledhatojnë lehtë me flladin e tyre. Vlejnë për të përmendur lirikat e tij të ëmbla që të japin përshtypjen e një nanurisje dhe përkëdhelie të butë, duke arritur kulmin tek vargjet për nipin e tij, siç e quan ai ” mjalti i mjaltit”, të cilin kërkon ta fusë edhe atë në tabanin popullor. Ndoshta fjalët e tjera do të ishin të tepërta. Lexuesi që do ta marrë në dorë do të shijojë ëmbëlsinë dhe bukurinë e vargjeve të Sejmen Gjokolit. Duke i uruar suksese në lëmin e bukur të poezisë, i uroj gjithashtu rrugë të mbarë.