Nga Auron Tare
Ministria e Kulturës ka vendosur të heshtë mbi skandalin e një leje ndërtimi në Zonën Muzeale të Gjirokastrës. E miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, i kryesuar nga ish- Ministri Bumçi, kjo leje ndërtimi për një monument që nuk ekziston, tregon shkallen e lartë të korruptimit të zyrtarëve që kanë detyrë të ruajnë Trashëgiminë Kulturore.
Raportet e fundit të institucioneve ndërkombëtare të UNESCO dhe ICOMOS flasin për shqetësime serioze që këto dy institucione kanë në lidhje me ruajtjen e Trashëgimisë së Gjirokastrës. Një numër i madh ndërtimesh pa leje, apo ndërhyrje jashtë çdo kriteri të restaurimeve, kane bërë që qyteti i Gjirokastrës të rrezikojë statusin e veçante si Pasuri Botërore. E si për të thelluar më shumë problemin me Gjirokastrën, Ministria e Kulturës dhe institucionet në varësi, kanë miratuar një ndërhyrje thellësisht të paligjshme, të palogjikshme dhe jashtë çdo kriteri të ruajtjes së statusit të veçantë të Gjirokastrës. Nëse kryhet një ndërhyrje e tillë, ajo do t’i hapë rrugën çfarëdolloj ndërtimi dhe do të legjitimojë çdo katrahurë urbanistike në Zonën Muzeale. Më duhet të pranoj se edhe projekti për një godinë universitare, që ka qenë planifikuar më parë, do ta rrezikonte po njësoj integritetin e ansamblit muzeal të Gjirokastrës.
Po përse ka ndodhur një gjë e tillë? Është shumë e vështirë të pranosh se Këshilli Kombëtar i Restaurimeve nuk ka ditur se çfarë po bën. Por skandali më i madh është projekti i miratuar nga ky Këshill me firmën e Ministrit Bumçi. Siç mund te shikohet nga faqja e parë e botuar sot, projekti që Këshilli Kombëtar ka miratuar, është hartuar nga dy punonjës të administratës së Ministrisë së Kulturës.
Këta dy punonjës, që kanë hartuar një projekt të denjë për Disneyland (njeri është edhe përfaqësues i ICOMOS), kanë detyrë shtetërore të ruajnë dhe mbrojnë Trashëgiminë Kulturore dhe në këtë rast të Zonës Muzeale të Gjirokastrës. Si ka mundësi që këta punonjës shtetërore të ndërmarrin një hap kaq të guximshëm duke dalë jashtë çdo kriteri profesional, duke marre edhe miratimin e Institutit të Monumenteve?
Por punonjësit e administratës së Institutit të Monumenteve kanë hartuar një projekt në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare, Kartën e Restaurimeve si dhe të drejtën historike të qytetit. Për më tepër këta punonjës të Institutit të Monumenteve kanë hartuar një projekt për “restaurim” të një godine që nuk ekziston, të një godine, e cila sipas disa fotove të pronarëve të truallit, është djegur në vitin 1950 dhe si rrjedhojë nuk ka pasur asnjëherë statusin e Monumentit të Kulturës pasi Gjirokastra u shpall Qytet Muze në fillimin e viteve 1960.
Është shume e çuditshme se si anëtarët e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve nuk kanë marrë mundimin të pyesin apo të informohen për këto fakte shumë të thjeshta, të cilat hedhin poshtë çdo pretendim për “restaurim” të një godine që nuk ka asnjë status dhe si pasojë nuk mund të jetë objekt i punës së IMK-së. Bazuar në cilin ligj punonjësit e IMK-së kërkojnë të transformojnë zonën, e cila është pranuar si Zonë Muzeale dhe me po të njëjtin kriter ka marrë statusin e Trashëgimisë Botërore? Deri më tani Ministria e Kulturës nuk ka dalë me asnjë justifikim për të na treguar se çfarë e ka bindur atë që të ndërhyjë në Zonën Muzeale të qytetit.
Po me të njëjtën logjikë, zoti Bumçi dhe njerëzit e tij të Trashëgimisë Kulturore i hapën rrugë ndërtimit të një objekti të madh në hyrjen e Kalasë së Krujës duke zhbërë përgjithnjë peizazhin historik të Kalasë së Krujës.
Përse zoti Bumçi dhe profesorët e tjerë kanë firmosur për një “restaurim”, i cili nuk ka asnjë bazë ligjore? Përse “rojtarët” e Trashëgimisë sonë Kulturore me koshiencë të plotë dëmtojnë zonat muzeale?
Ministria e Kulturës vazhdon të heshtë duke mos dashur të paktën të debatojë dhe të informojë qytetarët e vet mbi këtë akt që dëmton rëndë pasurinë kulturore të një prej zonave më të rëndësishme të kulturës sonë kombëtare.
Zoti Bumçi, i cili tashmë si Ministër i Jashtëm ka nën juridiksion Zyrën Kombëtare të UNESCO-s, i duhet të raportojë përpara Zyrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për këto dëmtime në Gjirokastër. Na duhet të presim edhe pak javë për të parë reagimin e ndërkombëtarëve, një paradoks ky tipik shqiptar ku si gjithnjë të huajt ruajnë Trashëgiminë Kulturore të shqiptarëve nga vetë… shqiptarët.
ca do thone? e dhjeme?!!!! ne 23 qershor keta duhet te shporren se kane shkelur me kembe krenarine e ketij populli..mire te varfer por po na lene dhe injorant!
Edhe sikur te doje saliu ta beje kete shkaterrim te qytet im, une e di qe gjirokastritet e vertete do cohen dhe do ta hedhin ne ere ate ndertese vetem qe te mos qendroje ne kembe ne nje zone te SHENJTE per te gjithe Gjirokastren.
shpresoj shume te cohen te gjithe gjirokastritet e ta shporrin ate sali qenin sepse NUK MUND TE PRISHET KALAJA JONE, ZONA MUZEALE..AJO ESHTE KRENARIA JONE PNE TE GJITHE BOTEN, JEMI NE UNESCO TA HAJ DREQI, DUHET TE KUJDESEMI PER KULTUREN TONE!
po ca flet mo ca flet, ca morali kerkon nga keta shpellar ( mendor ) ? keta jane vemje qe duan te thithin vetem para, lek , pushtet…keta duhet te ndeshkohen me vote plebishitare ne 23 qershor per tu bere shembull per gjithe qeverite e tjera qe do te vine me pas!
Na ka dale nami qe jemi doreshtrenguar ne gjirokastritet, por qe ta dije mire sali berisha e te gjithe pushtat e tjere qe ka rrotull se doreshtrenguar do te jemi edhe kur te votojme me 23 qershor, dhe s’ke per te marre asnje vote nga Gjirokastra, do te rrenojme fare dhe do te zhdukesh njehere e mire nga qeverisja shqiptare.
Gjirokastra gjithmone ka qene e majte dhe keto qe ben bumci e qeveria e saliut jane per te ndeshkuar elektoratin gjirokastrit permes shkaterrimit te qytetit.
Saliu dhe oborrtaret e tij kane nje moto, “ose me voto mua, ose je i shkaterruar”
pO KU INVESTOI SALIU, KU PUNOI QE TE PUNONTE NE RUAJTJEN E KETYRE VLERAVE? ASKUND, AS KA PUNUAR E AS PO PUNON. ESHTE E TURPSHME TE SHOHESH NE KETE GJENDJE GJITHE KETO VLERA. DUHET PATJETER RILINDJE
ja se ditet e rrenimit moren fund e bashke me to dhe saliu si funderrime. ka lene ne meshire te fatit gjithcka e vetem orekset e familjes se tij e klinteve te tij sheh. Turp, ky eshte antishqiptar e anti histori.
zotri ti nuk je qytetar por je nga e di ti?
po nuk mund te jete nje njeri kaq i papergjegjshem sa ate qe na lane te paret ta shkaterrojne me te dyja kembet! po me vjen seshte normale aspak!!!!! duhet te luftohet medoemos kjo qeveri sepse po shkaterron dhe ate qe kishim te paperkulur, KRENARINE TONE!
Zoti Auron Tare, keni shume te drejte dhe faleminderit qe ke guximin dhe ngre zerin e protestes, karshi kesaj barbarie talebane.
Ju skeni gje ne dore tani per tani, por beni shume mire qe e ngreni zerin tani qe mbas 23 qershorit, ai biznesmen mos te habitet kur ti prishet dhe ti vije fatuar e shkaterrimit te teritorit te mbrojtur.
Juve e keni bere njoftimin tuaj dhe si qytetar po i dilni hakut, ai le ta vazhdoje ndertimin, ne qofte se ka bythe te luftoje me shtetin ,bas 23 qershorit, bravo i qofte.
Pas 23 qershorit do te rilind dhe Gjirokastra. Me nje gjysme minister si Aldo Bumci, si Ferdidand Xhaferi, si Ylli Pango e si Visar Zhiti, nuk behet kultura ne Shqiperi.
Ministri Bumci djeresin dhe I merret fryma kur diskutohet ne media per objektet muzeale,Kruja dhe GJirokastra po marrin fund nga ndertimet pa leje ,Berati nga posterat e shkruarane mure nga veliaj
Qeveria ka deshtuar ne cdo gje.Por demi me I parikuperueshtem qe po I behet ketij vendi eshte ai ne trashegimine kulturore.
Germimet ne kalane e krujes dhe ndertimet pa leje po rrezikojne shebjen esaje dhe zhveresimin e vlerave me interes turstiko historik
Mungesa e projekteve te ministries se kulturtes nuk ka mundesuar thithjen e fondeve nga Unesko dhe organizma te rendesishme kulturore.
Keta vetem te shkaterrojne diten ,dhe sben nje here nje gje ashtu sic duhet edhe pse fondet nuk kane munguar sidomos per GJirokastren ,Por ato fonde perfunduan gjithmon ne xhabat e Bumcave te qeveris Saliniste ,
Dhenia me qera e objekteve muzeale dhe kalate te ndryshme pa paraqitur nje plan nga keto te fundit do te coje ne degradimin e tyre dhe tjetersimin e interest turistiki
PO Bumci nje njeri i paavfate total qe nuk ka kulutre per vete dhe jo me te menaxhoj trashegimin kulturore te vendit tone ,E shkaterruan Gjirokastren ,Krujen dhe Shkodren me projekte hotelesh dhe restorantesh ,sipas interesave te tyre ,PO qeveri me injorantesh mos paste kurre me ky vend se e rrenuan totalisht
Dhe skandalet e Bumcit nuk kane te sosur ,POr po vjen dita qe ai te jape llogari perpara drejtesis per cdo gje se nuk mund te tallesh ne kete menyre me trashegimin kulturore te nje vendi
Bumci beri kerdin, tani iku te bej kerdin dhe ne ministri te jashte.po he mos u merzisni, se 23 qershori sesht larg. duhet mobilizim e ta shporrim shpellarin se e degradoi kte vend.
KJo qeveri ne ikje po le shkaterrim kudo ,keqmenaxhim dhe vjedhje ne menyre masive ,Perfitime personale dhe nje dhunim ne mnyre verbale te te gjithe trashegimive qe te paret i ruajten me aq fanatizem ,Keta meritojne denime maksimale per kete shkaterrim qe kane bere BUmci duhet te dale perpara drejtsis si shkaterrimtar kryesor
Ja pra serish faji mbetet jetim. Po merr o Auron guximin e thuaj qe pergjegjesi i masakres ne rradhe eshte Apordhon Bahce Plehra. Dakord dhe ministri mban pergjegjesi, por njekohesisht mban post politik dhe per problemet specikifike te trashegimise jane me dhjetera “specialiste” mes tyre profesora dhe doktora e masteraxhinj me diploma falso apo te dhena nga krahu opozitar Bejko,te paguar nga populli qe keshillojne dhe hartojne plane. Pra problemi ne thelb eshte i ngatarruar si fije merimange qe nis me profesorat e qelbur deri tek keto specialiste opozitare qe neser cfare do te ndryshojne????
ore arber. po ministri bumci eshte pergjegjesi kryesor pasi ai eshte njeriu qe kontroll te gjithe piramiden institucionale. nje njeri me tru ne koke e kupton ne se apoloni apo apollonet duan tja fusin. pse qorr eshte ai? apo apolloni i mori leket per vete dhe bumci nuk di gje? mos u bej naiv lale
@ cfaka, une nuk thashe qe Ministri Bumci nuk mban pergjegjesi, por problemi nis diku me thelle, tek keta specialistet qe si te iki nje minister si te vij nje i ri, keta do te vazhdojne te jene ne detyre e te bejne pleh si gjithmone…..
Nuk eshte cudi jo.Ata cdo gje e shohin me syrin e perfitimit, ku e ku te nxjerrin ca lek. Ashtu si dhane me qera shume monumente kulture ashtu po mundohen te shesin cdo pellembe toke, qoft kjo brenda zonave muzeale.ndaj si per cdo gje, duhet Rilindje..ajo ka nje plan konkret se si do ruaj monumentet dhe zhvilloj turizmin ne kto vende te vecanta.
Eshte vertet fatkeqsi kjo gje. Duhen masa te shpejta kunder kesaj gjeje, kunder ketij shkaterrimi total te pasurive tona. Eshte e pafalshme qe te tilla vlera unike perdhosen nga frima e njeri apo tjetrit individ.Ato jane pasuri sa individuale por dhe kombetare.
auron tare na e cave b…en,sa jeni pa mare zgjedhjet i qendisni faktet per korupsion kur vini ne pushtet , nuk denoni asnje ne baze te ligjit ,at’here shtrohet pyetja perse ju sherben ky demaskim koruptiv,
gjynaf o auron se s ke marre rryshfet nga ky zoteria pastaj pse e ben te madhe jo vetem qe i takon po e ka mbeshtetur me gjith shpirt dhe bashkiaku i gjirokastres po ik ore pirdhu ti me gjithe ato rryshfete qe jke marre per te futur listen tende per shtepite per restaurim
o trima qe na dilni me pseudonime e skeni bythe te vini emrin tuaj po dilni me emrin horra etj se ashtu jeni po kush na ju ketu eshte nga gjirokastra apo ca na lushnja e ca nga fshati.e dini ju se ca ka qene kjo pjese para ketij projekti betone te lena nga socialistet e komunistet me monumentin e xhaxhit gropa te hapura nga bashkia socialiste per ate projektin e universitetit qe vetem trashegemine nuk ruante.po pse mo auron djali te duket disney ty ky projekt te pakten nga ana stilistike eshte ne perputhje me karakteristikat e qytetit.po kur vije nga varroshi e nga 18 shtatori ajo dukej si nje zgaver e hapur ku tani venin dhe pshurnin njerezit.po qe na flet per unescon e di ti qe unesco ne raport ka thene qe te pershtaten sa me shume objekte me ndertimet ne gjirokaster ne ato vende qe ka betone dhe kjo eshte nje pershtatje qe i afrohet sado pak.po ato shkeljet e tua mo auron djali ne butrint e kur te kapen mat ne melan shpjegojua pak njerezve cjane keto.po te pakten lerini partite e flisni pak me objektivitet o legena qe llapni kot se flet njeri.
Nderro nick-name Arber se je plehre e Saliut. Te ishit ju 1 e 100 e Auronit, ndryshe do qe Shqiperia.
Kane filluar provimet e vjeshtes, Auron. Shko e jep provimin e Arkeologjise edhe mbyllu gojen horrave qe te sulmojne, se ti intelektual je po vetem qe s’ke diplome ?
ha ha ha. te doli huq kjo me duket. jo per gje por auronin e kam pas shok klase ne fakultet dhe kemi mbaruar bashke .
nuk ka pike dyshimi qe kjo qeveri eshte jo vetem varrmihese e ekonomise shqiptare, por edhe e kultures dhe trashegimise se saj..
duhen hequr qafe vrasesit e identitetit kulturor shqiptar, duhen prangosur dhe futur ne burg keta pisa..!!
Arber Bra..
Apollon Baçe ka qen ai qe ngulte kemb qe te prishej ish galeria e arteve ne kala dhe e prishi dhe mire beri .
Apolloni ka qene i teorise qe te prishen çibanet se ashtu e quante dhe ate ndertese qe te thash me larte dhe prap ka te drejte,po rindertimi i nje objekti edhe sikur te jete i njejt me ate qe eshte prishur ose djegur nuk ka asnje vlere hishtorike dhe kulturore.
Ne ate vend ka qene prefektura qe eshte djegur dhe nuk ka patur ate forme.
Arber… opozitari Bejko ka te drejte dhe thote po ate qe thoshte Apolloni para shume vitesh .
Ne se Bejko ka dipllome falco dhe mbron trashegimin e Gjirokastres ,bravo i qofte ,kurse Apolloni qe e ka origjinale dhe shkel mbi ato qe ka mesuar dhe ka mbrojtur ne vite -harram i qofte.
Nuk thashe qe Bejko ka diplome fallco por qe shperndan te tilla dhe opozitar qe dikur ka qene vete i perlyer, kjo nuk me pelqen…… Une nuk shof asnji optimizem ne fushen e trashegimise ashtu si edhe ne fushat e tjera, me ardhjen e opozites… Hiq nje debil e ver nje meskin..dhe historia perseritet e kombi jo vend numero por shkon poshte e me poshte
Arber Braj.
Te flasesh ne pergjithesi per gjera konkrete eshte njesoj si te rrahesh uje ne havan si i themi Gjiokastritet.
Gjerat jane konkrete ,kemi nje projekt qe Auroni dhe Bejko e quajne shkelje flagrante te ligjeve per trashegimin kulturore kurse Apollon Baçe thote te kundrten.
Ne se ti Arber ben denoncime per diplloma fallco per pesimizem ne fushen e trashegimis dhe i fut te gjithe ne nje kallep, po ke fakte fol me konkretisht qe te jesh me i bindshem.
Ne se ke fakte per Bejkon se ka ndare diplloma fallco dhe se eshte i perlyer me afera korruptive denoncj hapur.
Banio01 se bashku ti bejme denoncimet, edhe ti qe me dukesh shume me e mireinformuar se mua per problemet e trashegimise mund te dalesh nga anonimati. Une e kam nis duke dhene emrin e vertete qe kam….