Baçe për ndërtimin e hotelit në Gjirokastër: Ç'të keqe ka kur një banjë publike , kthehet në hotel

5 Qershor 2013, 10:16Kulturë TEMA

Drejtori i Institutit të monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe ka reguar mbi akuzat që i janë bërë kohët e fundit  lidhur me projektin që po zbatohet në sheshin  “Fantazia” në Gjirokastër.

“Sa i përket ndërtimit që po bëhet është në shesh. Ka qenë një hapësirë le të themi me shtylla betoni që ka shërbyer vetëm për të hedhur papastërtitë. Aty po ndërtohet një hotel që nuk duket fare nga ana e sheshit. Madje është konceptuar që të mos  shikohet as  nga ana e një  përroi të largët. Është pak a shumë kjo që duket  në fotografi. Këtu jemi në pjesën ballore të projektit  dhe nuk duket absolutisht asgjë. E gjithë kjo sipërfaqe duket nga një vend shumë i largët. Nuk ka të bëjë me katet, po këtu është një platform, një greminë ku ka qenë ndëruar një mur mbajtës. Këtu në këtë pjesë janë kuadrate me  beton që janë kthyer në banjë publike. Kjo pjesë nuk shihet fare nga qyteti, por që do t’i përmbahet komplet arkitekturës. Dhe për këtë pamje njerëzit shqetësohen sepse do bëhet hotel. Unë nuk shikoj asnjë të keqe kur një banjë publike, kthehet në hotel” është shprehur ai.

Sipas tij realizimi i këtij projekti nuk bie në asnjë pikë në kundërshtim as me ligjet e vendit, as me kushtet e UNESCO-s.

“Përsa i përket faktit që duhet marrë leje  apo që duhet marrë parasysh dhe  mendimi i UNESCO-s. Së pari unë jam shumë dakort se duhet të merret edhe mendimi i UNESCO-s  për ndërtimet që kanë rëndësi në formulimin e qytetit, por kjo nuk është një gjë që ndërhyn në strukturën e qytetit meqenëse nuk konceptohet. Së dyti, ky projekt është brenda kërkesave  që paraqit UNESCO, që vendi ynë duhet të ketë  për qëllim shtimin e  e turizmit kulturor. Prandaj, kjo do të thotë se mundësia më e mirë që ajo çfarë mund të bëhej jo godinë është të ndërtohej një hotel. Kështu që neve një depo me beton e kthejmë  në hotel. Ky projekt  u aprovua në Institutine Monumenteve të Kulturës dhe në Këshillin Kombëtar të  Restaurimit. Pastaj unë nuk di më se çfarë po ndodh më tej. Di vetëm që kompetencat i jepen Institutit dhe KKR që është organi më i lartë në  këtë drejtim për të bërë ndërtimet  dhe rindërtimet në qytetin e Gjirokastrës. Në rast se ne do të shkonim për çdo derë, për  çdo çasti në UNESCO ne nuk do të dalim asnjëherë nga kjo gjendje. Por në rast se aty kemi të bëjmë vërtetë me një ndërhyrje  që e tjetërsion qytetin, atëherë kjo gjë duhet riparë’’, thekson Baçe për gazetën “Shekulli”

Megjithatë ai nënvizon se ky projekt nuk e tjetërson absolutisht  qytetin. /A.XH

 

10 komente në “Baçe për ndërtimin e hotelit në Gjirokastër: Ç’të keqe ka kur një banjë publike , kthehet në hotel”

  1. ai burri says:

    ku fotografia?!!!

    1. bobi says:

      O Zot i madh! Si mund tae flase drejtori i Monumenteve keshtu?! Po e shkel ligjin thote, por nuk duket.
      Ky vend ka marre fund. Keto fjale jane per burg.h

  2. Ramizi says:

    Ky apollonuci nuk shef asgje se se lene mender kryeministri te shohi. letra ska asgje te keqe, dhe leket i fut ne xhep ne forme bakshishi apolonuc por per te shkuar dhe pare ne vend sec ndodh nuk shkon, sepse gjoja do shkoka kkkkkrrrrtttt ja. po pse ti cfare duhet te besh vetem te japesh leje dhe te ndashe paret me mender kryeministrin?Ato kembe betoni jane kthyer ne hale sepse do ti ,ne kuptimin qe po nuk i pastrove dhe po nuk i restaurove sigurisht qe vc do te kthehet por puna eshte se ti e ke kthyer me qellim ate vend ne vc qe te dalesh sote e te na cashe buthen duke thene qe e ktheve nje vc ne hotel.

  3. Genti says:

    Z. Bace.

    Meqenese thoni:
    “Së pari unë jam shumë dakort se duhet të merret edhe mendimi i UNESCO-s”
    atehere shprehuni nese eshte marre apo jo ky mendim!

    Nese lodheni per te marre mendim per cdo çati me vehte, perse nuk i beni te gjitha çatite bashke dhe merreni mendimin njeheresh per te gjitha.

    Me fal qe te pyeta!!!!!!!

  4. cfaka says:

    O koqe drejtor po si ka mundesi te flase nje drejtor i IMK ne kete menyre? po kur i ben surratit tend facelifting pse nuk je pergjegjes per monumentet o njeri. po e bere privat fare institutin duke vjedhur leket e tenderave dhe projekteve

  5. Horri i Bulevardit says:

    Ska asgje te keqe qe ta kthejsh halen ne hotel dhe hotelin ne hale, se kur kemi kryeministrine qe eshte kthyer ne hale dhe i vje era qen, ska pse te vije ty turp ne Gjirokaster.

  6. Apolloni i Ramadanit says:

    po si nuk e di ti mor jevg permeti se cfare ben KKR kur ti je vete kryetar…. O sa hajdar qe je, e more 500-eurshen tani rri urte e ik bjeri gernetes buze lumit…..

  7. joni tr says:

    fuck you ,,, kush eshte ky,,, ndonje injorant duhet te jete … ore karagjos cfare kujtove ti se i gjithe qyteti eshte i yti…

  8. fiku says:

    O shqiptare. Mos u shqetsoni se ate qe doni ju po ben ky trimi. Po shkaterron kulturen helene jo ate shqiptare. Ju duhet te mburreni me Z. Bace. Pjelle e hordhive pa kulture eshte.

  9. Rrebeli says:

    thjesh moster

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje