Bardhyl Londo: Nuk di të kem pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit, kush e di le ta dëshmojë

4 Qershor 2013, 09:42Kulturë TEMA

Unë nuk e di të kem pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit, por në rast se ai apo ndonjë tjetër ka apo e di këtë gjë, le ta dëshmojë, nuk ka asnjë problem për mua”.

Kështu iu është përgjigjur Bardhyl Londo, akuzave ndaj tij se ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit. Akuza u bë nga shkrimtari Hysen Sinani.

“Unë nuk e di të kem pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit, por në rast se ai apo ndonjë tjetër ka apo e di këtë gjë, le ta dëshmojë, nuk ka asnjë problem për mua. Nuk dua të merrem me këtë gjë, nuk dua t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Kushdo që ka diçka për të thënë, le ta thotë. Nuk kam frikë fare, se jam i qetë me veten time. Nuk ka nevojë t’iu përgjigjem të tjerëve, mund t’iu përgjigjem atyre që mendoj unë se duhet t’iu përgjigjem, por jo kujtdo”, është shprehur Londo.

Për sa i përket Lidhjes së Shkrimtarëve ai pohon se : Sa isha unë e kam mbajtur gjallë Lidhjen, deri në vitin 2008 kur më duhej të ikja se më mbaroi legjislatura. Çfarë u bë më tej, le të përgjigjen ata që nuk e mbajtën dot. Unë e mbajta, edhe dy të tjerët që erdhën pas meje, Limoz Dizdari e Xhevahir Spahiu”, nënvizon ai ai.

Pyetjes nëse ka dijeni se ku gjenden arkivat e Lidhjes Londo i përgjigjet:Kjo është shumë qesharake. E para e punës, unë nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Unë jam aq i pazoti sa nuk gjej dot librezën time të punës. E dyta, unë e mora Lidhjen në vitin 1992, ndërsa nga 1990-1992 ishte një “qeveri tranzitore në Lidhje” dhe kur e kam marrë unë s’kam gjetur asgjë. Se për çfarë lloj dokumentesh bëhet fjalë, unë nuk e di, edhe pse e kam dëgjuar shpesh këtë. Procesverbalet e plenumeve të Lidhjes ishin legale, se bëheshin në sallë të hapur dhe pothuajse janë botuar në gazeta dhe në libra. Aty kishte dy lloj procesverbalesh: më të rëndësishmet ishin të organizatës së Partisë. Dhe me sa di unë, se s’kam qenë anëtar partie ndonjëherë, procesverbalet shkonin në Komitetin e Partisë ose në Komitetin Qendror, atje duhen kërkuar. Procesverbalet e mbledhjes së Kryesisë, nuk e di se ku shkonin, sepse diskutimet kryesore bëheshin në Organizatën e Partisë. Ato duhet të jenë ose në Arkivin Qendror të Shtetit, ose varet ku i ka çuar Komiteti i Partisë”, sqaron Londo për “GSH”.

21 komente në “Bardhyl Londo: Nuk di të kem pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit, kush e di le ta dëshmojë”

  1. Dean says:

    Pak rendesi ka nese ke qen,apo jo,i lidhur me Sigurimin.
    Nese Hysenet dhe Sinanet e Shqiperise thone se ti ke pas lidhje me Sigurimin,ne 1 komb te pagdhendur si Shqipatarat,kjo meret si e mirqen dhe per rrjedhoje eja e mbushi mendjen te tjereve se nuk eshte e vertet.
    Po tu fut i LIGU ne pjese,zor se mund t’i shpetosh kesaj valleje,por me e mira qe mund te besh,ti zoti Londo,eshte te vazhdosh e te meresh me Shkrimet e tua.Ky eshte i vetmi shpetim,pa ne Shqiperi gjithmon kane fituar INTRIGANTET,ata qe ja kan marre ne goje Romakut,Turkut,Gjermanit,Italianit,Rusit….etj.
    Te shikosh punen tate,ne Shqiperi,nuk mjafton po qe se nuk i lepihesh dikujt.

  2. JE NE RREGULL SHOKU LENI SE CFARE THOJNE KETO SE I GJITHE POPULLI ME SIGURIMIN KA QENE. I PARI SALI KERMA

  3. viktor hoti says:

    Eshte paradoksale dhe e gabuar ne parim te ftosh te tjeret te paraqesin prova “nese kane” , kur pretendon se nuk ka ndodhur fakti.Nje pohim para doksal i tille kujdo i ngre versionin se ka dijeni qe jane zhdukur provat ndaj del me flamur . viktor hoti

    1. stefan says:

      kur dikush akuzohet per dicka, dhe i akuzuari kerkon te paraqiten prova, sipas Viktor Hotit eshte paradoksale!!!. Kjo mendesi eshte nje lloj idiotesi e gjitheaneshme. Po spate prova si mund te akuzosh dike ?

  4. kadeti bigler says:

    Po si deputet i opozites berishiane qe na caje menderen kur ligjeroje dhe poezit e tua mjerane kunder pozites se atehershmesa na beje te nderonim kanal me bajgat qe nxirie nga goja jote e ndyr sa per akuzen qe te kane ber si baskepuntor i sigurimit mos e ruaj fare se ta ka hequr saliu dhe ka ne kasaforten e tij te te bej nje pyetje zoti poetje firmetar per tre ligjet e famshmene te peticionit

  5. Zigur Qarri says:

    Kto jan pasojat e asaj qe maskarejt e politikes nuk aprovojn ligjin e lustracionit,i japin te drejten shpirtvegjelve te presupozojn duke cenuar personalitetin e te tjereve,ndoshta per nje hakmarrje personale!
    Deri kur?

    Neveria.

    Me vjen ndot ne kete qytet,
    kujtime te pista
    me pickojn si hordhi me morra e pleshta.

    As veten nuk mund ta vras ne kete qytet.

    Per te
    S´esht e denje as vdekja.

    Bardhyl Londo

  6. skela says:

    O tema hiqeni kete fytyre se na e shpifi. Nuk eshte koha per protagonizmin e ketij spiunit te kohes se komunizmit. Ju lutemi vini dicka me te vlefshme keto dite sa te heqim qafe doktor mortjen.

  7. liri drejtesi says:

    Hiqeni kete pijanec mejhanesh qe nuk di te shkoje, me pas, ne shtepi por di te ligavitet rrugeve. Do jete bere me Sigurimin kur ka qene tape dhe andaj nuk mban mend. Ishte deputet dhe … nuk na e solli demokracine. Pse?
    Po pse tere jeten brockullat e ketyre zagareve te pacipe do te degjojme. Te ketyre dembeleve dhe llafazaneve qe te vrisnin pa u ndjere po t’ua shaje Partine. Lexojeni se cfare shkruan: pune gallate, raki gallate, jete gallate, orar pune gallate, thashetheme gallate e gallate pa fund. Ferkoja kurrrizin Driteroit dhe ishe gallate.
    Te pakten tani ne fund te jetes behuni realiste, dhe pendohuni me vepra per cfare nuk keni bere mire, me qellim qe pasardhesit ti bejne punet mire ne te ardhmen.E kam fjalen ne dobi te Shqiperise dhe popullit.
    Kot edhe une me ke merem. Keta jane te mbaruar qe ne veze.

  8. xeni says:

    po ke qene mire ke bere mor vella. Mos e çaj koken fare nga keta hajvane

  9. Paul Neti says:

    Me habit pohimi i Londos qe nuk e di ne se ka patur lidhje me Sigurimin!!! Po ne qofte se nuk e di ai vehte kush valle tjeter mund ta dije ate; apo ende nuk i ka dale shija e “corbes se keqe” qe ka geltirtur (me/pa dashje) dikur…

  10. penicilina says:

    Kujdes me spiunazhin,me tempullin kryesor te mbrojtjes se vendit.Diskutimet tuaja i sherbejne qellimeve te agjenturave te huaja.Kjo eshte puna e tyre,t’i brejne themelet shtetit objekt te tyre.Mbylleni skepin,ishe baze diversantesh,do kontrolloheshe,do sabotonje,do helmoje lopet,do vidhnje,do kontrolloheshe.Deri tani shume keni llomotitur per mbrojtjen e vendit,llomotitje qe jane dirigjuar nga Serbia e armiqte e tjere te vendit qe nuk ju ka interesuar e nuk ju intereson nje Shqiperi e forte.Kujdes me bunkerin,mos u sill ndaj tij si serb.

  11. Keta shkrimtare kerkojne te kene sukses jo me vepren, por me spiunlleqe e tyre.

  12. tare says:

    Ti Paul Neti ketu drejton disa pyetje si akuzator antishqiptar.Luga e corbes u tha nga komunistet dhe ishte per gjysherit e baballaret tuaj qe hengren corben e te huajit e u zhduken bashke me ta ndersa sigurimi shqiptar eshte palca e patriotizmit e te ekzistences se Shqiperise.Kjo eshte e verteta lum miku e lum Sala.

  13. Tropojani says:

    Zelli me te cilin i sherbeje aq turpshem Berishes te çon ne mendimin, se tipi juaj nuk eshte e mundur te mos kete qene bashkepunetor i Sigurimit. Sidooqfte, ne qofte se ke marre njeri ne qafe, siç na çaje menderen kur ishe deputet i halese, rrefeja ndergjegjes suaj. Mbase te kane mbetur vite per te qetesuar ndergjegjen.

  14. GJINOJA says:

    Në një intervistë të gjatë që i jepte gazetës Panorama, gazetë që mesa duket punon për t’i bërë reklamë Bardhyl Londos dhe librit të tij, Bardhyli e fillon me kaharin që pasi mbaroi studimet në Tiranë, Partia e çoi përsëri në Përmet, në qytetin nga kishte ardhur në Tiranë. Unë bëra një koment në atë gazetë, pa asnjë fjalë fyese, pa thënë, ashtu siç thonë shumë, se Bardhyli na paska qenë edhe spiun i sigurimit, dhe gazeta Panorama nuk e botoi. Kështu, u detyrova që komentin ta dërgoja në gazetën Tema, për të cilën jam i sigurt që e boton. Komenti ishte ky:
    Eh, mor Bardhyl Londo! Na kujtove edhe një herë se ç’vuanin dhe ç’hiqnin shkrimtarët e asaj kohe. Merre me mend, vinte tjetri nga Përmeti në Tiranë për të studiuar dhe qeveria e degdiste në Përmet e nuk e mbante në Tiranë!
    Amani more ju shkrimtaret dhe poetët e komunizmit, na hapët barkun me vuajtjet që ju shkaktoi komunizmi për të cilin shkruat dhe kënduat aq bukur!

  15. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ne vend qe te kerkoje te falur per cfare kane kombinuar ban edhe presion. Kur nuk u krijua nje gjykate per krimet e diktatures ky e shume si ky se kane problem me deklaru gjithcka.

  16. Ali kinezi says:

    Bardhyl Londo njihej ne sigurimin e shtetit me pseudonimi. “shishja e qumeshtit” kete e dime te gjithe. Pastaj mjafton te kerkosh ne google shishen e qumeshtit dhete del b.londo

  17. superman says:

    O bardhyl,

    nese nuk ke qene me sigurimin ska problem po me keta qe jane sot ne krye dhe kane qene sigurims si do ta komentoje >

    Me duket se vdes per pak salli e komuniste fanatike ?

  18. saliu says:

    Edhe nqs ke qene,atdheut i ke sherbyer.Mos degjo c’thone UDB-ashet,hajdutet e perdhunuesit!

    1. Z.Mero, jetoj qe nga Korriku-1990 ne France, kupohet ikja me ane te ambasadave, dhe qe ne Shkurt-1991 ne nje nga zyrat e Emigacionit Politik ne Paris ku nje nga femijet e mi punonte atehere ne Part-Time si perkthyes per shqipetaret, degjoi nga vete fancezet qe punonin aty ne shume lloje *detyrash* se; -per fatin e keq ne Shqiperi pluralizmi dhe ne vecanti partia me emrin demokratike eshte pjelle direkte e parties komuniste ne pushtet akoma dhe sherbimit sekret shqipetar (sigurimi i shtetit) si dhe i UDB, dhe aspak e levizjes studentore apo levizjes mbare popullore per Liri e Demokraci, sic po shitet nga kjo Parti…-
      Kaq kisha z.Mero edhe pse pas 22-vjetsh vonese…
      MJERE Shqiperia ne dore te kujte eshte qe nga Levizja e Studenteve te Dhjetorit-1990, Dhjetori i Mashtrimit te Madh…(ndoshta Ismail Kadare ka arsye per nje roman te ri me kete titull).

  19. joni tr says:

    ke shume te drejte ,,, qe nga doktori edhe me radhe leva te komunizmit keni qene ,, por tani na beni permarimtaret ,, cfare ishte doktori,, spiun i ramizit ,, tani na ben virgjereshen ,, haaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje