"Ëndrra e një nate vere'' prezantohet në Teatrin Kombëtar

31 Maj 2013, 10:21Kulturë TEMA

“Ëndrra e një nate vere” prezantohet sonte ora 20.00 në Teatrin Kombëtar.

“Ëndrra e një nate vere” është  një nga komeditë më të njohura të  William Shekspirit, në të cilën  trajtohet tema  e dashurisë  dhe pështjellimet e saj, epshin, zhgënjimet, çoroditjen dhe martesën.

Përmbajtaj e veprës përqëndrohet në tre ngjarje: përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve  të dashuruar në një pyll të magjepsur , bota e Mbretit dhe e Mbretëreshës  së Zanave, si dhe të një grupi zejtarësh të rëndomtë që përpiqen të vënë në skenë një pjesë  të quajtur “Pirami dhe Tibsa” për nder të dasmës  së  Dukës së Athinës. Hermina është e dashuruar me  Lizandrin, por ati i saj kërkon ta martojë me Demin. Për t’i shpëtuar kësaj martese të kurdisur, ajo dhe Lizdari arratisen në pyll. pas i ndjek  Demetri, por  dhe Helena që ushqen një pasion të përblyer për të. Një katërshe dashurie zhvillohet midis të rinjve  kur Paku qerrata luan rolin e Kupidit.

Për përzgjedhjen e aktorëve regjisori amerikan zhvilloi një sërë audicionesh, nga të cilët ka zgjedhur aktorët, Vasjan Lami, Neritan Liçaj, Olta Daku, Klea Konomi etj.

1 komente në ““Ëndrra e një nate vere” prezantohet në Teatrin Kombëtar”

  1. muss says:

    Mire do ishte qe komedianet tane te vene ne skene, “Endra e nje 23 Qershori”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje