Nuk ka fonde,shfaqja "Henri VI" nuk udhëton drejt Antalias

29 Maj 2013, 10:05Kulturë TEMA

Mungesa e fondeve është bërë shkak që shfaqja “Henri VI” të mos marrë pjesë në festivalin e teatrit të Antalias në Turqi. Lajmi është konfirmuar nga Teatri Kombëtar.

Megjithatë, ky i fundit nuk ka pranuar se mungesa e fondeve është problem i teatrit, pasi shpenzimet duheshin hequr nga pala turke. Ndërkaq, burime pranë trupës bëjnë me dije se diskutimet për këtë pjesëmarrje kanë qenë të gjata dhe se çështja e fondeve është më e komplikuar se kaq.

Në fillim iu ishte thënë se udhëtimi do të bëhej me avion e më tej me autobus, derisa iu është thënë se nuk do të shkojnë, për mungesë fondesh.

Shfaqja “Henri VI”, pjesa e dytë e triologjisë së Shekspirit, është vënë në skenë nga regjisori Adonis Filipi, me skenografi të Genc Shkodranit dhe kostume të Anila Zajmi Katanollit dhe me interpretimin e aktorëve: Indrit Çobani, Ermira Hysaj, Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Kristaq Skrami, Vasjan Lami, Dritan Boriçi, Neritan Liçaj, Ahmet Pasha, Naun Shundi, Fatos Sela, Ervin Bejleri, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli, Gjergj Mena, Marjana Kondi etj.

Në pjesëmarrjen që pati në festivalin e “Globus Theatre” në Londër, kritikat kanë qenë të shumta. “Statikë dhe me pamjen e pushtetarëve, me rrobat e tyre të purpurta, oborrtarët e Henrit duken si një copë e senatit të Cezarit. Duke pasur parasysh murmurimat e konspiracionit rreth Henrit shkollar, pa shije, të Indrit Çobanit, nuk është pa vend, por është jashtëzakonisht i ngathët. Është shumë i varur në tekst, duke harruar se gjysma e publikut mezi arrin ta ndjekë”, citohet një nga kritikët në “GSH”.

10 komente në “Nuk ka fonde,shfaqja “Henri VI” nuk udhëton drejt Antalias”

  1. jovan bregu says:

    Po lereni ate Henrin e VI e meruni me Saliun e Ire Sulmues!

    1. fl says:

      Duke qene se jemi ne te njejtat standarte rritje ekonomike me Gjermanine, dikush duhet te na konfirmoje se edhe andej anullohen shfaqe te tilla

  2. sula says:

    keshtu u anullua dhe nje shfaqje e Operas ne Itali. Per mso pagesat e MTKRS

    1. Ylli says:

      Ueeee
      pse mo vjehrra e mbretit Leka te Shqiperis,Illka Muho ska para as per ne autobuz mo….
      ueeeee
      mbreti i dhjere i Shqiptareve paska mbettur pas asnje zog leku…. ueee cpo degjojme ne keto kohra shpellash dhe shpellaresh…

    2. Toni says:

      Po sikur Zhaneta e Cikte e ka mire me shokun Enver dhe me Sali B…en!
      Asnjeri as tjetri spaskan paguar per plaken e Operas?
      As Fahariu i Bariut nuk paska ndihmuar si me i pasuri i gazetareve te lire!
      Po Lulja e Bashit te vendit, dashnori i artit te kuq nuk ka nderhyre te paguaj sic ka bere me ekipin e Tiranes.
      Na cuditet moj gra me keto lajme te cuditshme…

  3. Albanian says:

    Është shumë i varur në tekst, duke harruar se gjysma e publikut mezi arrin ta ndjekë”, citohet një nga kritikët në “GSH”.

    Megjithese jo ekspert teatri, mua personalisht shfaqja ne teatrin e hapur ne Londer, megjithe zhurmen e helikopterit te policise, me pelqeu shume dhe me ngjalli interes deri ne fund; shumica e aktoreve te benin per vete me perjashtim te mbretreshes dhe nuk me harrohet roli i Bujar Asqeriut i cili kur doli ne skene pernjimend mu be sikur u ngjall Oliver Reed ne rolin e tij te fundit te filmi Gladitor.

    Me ben pershtypje sidomos komenti i mesiperm i kritikut/kritikes kur shkruan ‘duke harruar se gjysma e publikut mezi arrin ta ndjeke’. Jam kurioz te di se mbi cfare faktesh mbeshtetet ky pohim. Kam pershtypjen qe nuk eshte gje tjeter vecse nje teprim mendjemadhi i cili mendon se eshte me i afte se publiku i zakonshem te shijoje vepren e Shekspirit.

    Sigurisht qe me i rendesishem eshte fakti qe trupa e teatrit kombetar nuk udheton dot per shkak fondesh. Per sa para behet fjale? Valle, a ka mundesi ti behet thirrje artdashesve shqiptare per te kontribuar ne mbledhjen e fondeve te nevojitura?

  4. saja says:

    ne londer interpretuan dy pjeset e henrit trupa jone dhe trupa serbe.mbas shfaqjeve mediat angleze shkruajten:shekspiri ra ne mut.prandaj shume mire qe nuk iken ne turqi,se do ishim diskretituar me keq po te shkonim me kete pjese.tk ka plot shfaqje te tjera qe mund te tregohet dinjitoze,ashtu sic eshte ne te vertete.

    1. Albanian says:

      ‘mbas shfaqjeve mediat angleze shkruajten:shekspiri ra ne mut’

      Ky komentues duket qe di se cfare flet. Citimi i mesiperm eshte tipik i menyres sesi shkruajne kritiket e teatrit ne shtypin britanik.

      Meqe na ngritet kuriozitetin, a do te kete mundesi komentuesi i nderuar te na tregoje titullin e plote te artikullit ose ne cfare organi te shtypit britanik eshte botuar sepse jam shume i interesuar te lexoj vazhdimin e artikullit.

      ‘prandaj shume mire qe nuk iken ne turqi’

      Edhe mua njesoj si komentuesit te mesiperm me behet zemra mal qe trupa jone nuk shkoi ne Antalia se ashtu e meritojne, te kalben ne Tirane. Plot me smire, me gufon zemra kur shoh te tjeret ne fatkeqesi.Schadenfreude deri ne fund. Ne jemi Shqipetare.

  5. Sonila says:

    Hahaahah me vjen aq te qesh me urrejtjen e disa njerezve, qe ngaqe nuk u perzgjodhen dhe nuk shkuan dot vet ne Londer (dhe ndoshta sdo shkojne dot kurre ne Glob) nxjerrin zi… Nxirrni nxirrni zi – se sa te kete Shqiperia njerez te tille te zi, sdo eci kurre perpara. GET A JOB…

    Sigurisht nuk e mohoj qe shfaqja eshte mesatare… Gjysma e aktoreve ishte ne konkurence se kush e kush gerthiste me shume dhe kush kishte me potence zeri… Shfaqja e redaktuar keq, e sterzgjatur dhe e zvarritur… Po kurrsesi sdo gezohesha dhe sdo mbeshtesja kritiket e huaj qe mir qe sdinin shqip dhe skane kuptuar asgje ne skene, por nga kritikat e bera, dyshoj fort qe njohin vepren…

    https://en.wikipedia.org/wiki/Henry_VI_of_England

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje