Intervista/ Sulejman Mato: Ju rrëfej mëkatet e Lidhjes së Shkrimtarëve

28 Maj 2013, 09:53Kulturë TEMA

Sulejman Mato, redaktor i dikurshëm pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, më të rrezikshme sesa vetë Sigurimi i Shtetit kanë qenë organizatat e Partisë. Në një intervistë për “GSH” ai tregon se si funksiononte puna në Lidhje dhe se si e përjashtuan prej andej.

Si e mbani mend kohën në Lidhjen e Shkrimtarëve? 

Sigurimi i Shtetit ishte brenda një ministrie që merrej me persona të veçantë. Ata piketoheshin nga organizatat e Partisë e më tej i sugjeroheshin Sigurimit të Shtetit. Ne që nuk ishim në organizatë, mezi e mësonim se ç’ndodhte atje. Prej aty bëheshin emërimet e shkarkimet. Në Lidhje, kur shkova unë ishte Kol Jakova, Dhimitër Shuteriqi, Sterjo Spasse. Na morën se duhej gjak i ri. Partia vendoste, ajo të merrte e ajo të hidhte. Ne i njihnim kalecët e partisë që ishin në Lidhje. Pak a shumë e dinim se kush ishin. Ndonjëri hapej dhe thoshte “unë e futa filanin në burg”.
Sa ishin në Lidhje? 

Ishin dy. Ne i njihnim. Njëri shkonte gjithmonë t’i blinte cigare sekretarit të Partisë. Njëri quhej Fadil, një tjetri i thoshim Lamja. Kishte në Lidhje persona që punonin me dëshirë për Sigurimin, ishin njerëz të rëndomtë, por nuk i them emrat sepse janë gjallë. Nuk i ka futur Enver Hoxha njerëzit brenda, ata kanë futur njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, Lidhja e Shkrimtarëve kishte intelektualë brenda. Sterjo Spassen e kisha në zyrë, e ishte një shkrimtar me shumë dinjitet, shumë njerëzor, i kulturuar, i qetë, i heshtur. Por, ai nuk ishte anëtar partie, as Kol Jakova nuk ishte anëtar partie, as Adelina Mamaqi, as Faik Ballanca.

Cilët ishin disidentë?
Ka pasur vetëm disidencë estetike. Të thuash që dikush ka qenë disident, ai duhet të kishte dalë hapur kundër partisë. Disidencë estetike, me motive të reja, në stilistikë. Donin tema aktuale në poezi, donin aksionet… Lasgush Poradeci vinte në Lidhje me shkopin e tij, por e quanin të vjetruar se nuk shkruante për temat aktuale. Dritëroi e kapte temën aktuale, e po ashtu Kadareja. Me ne sillej mirë Dashnor Mamaqi, ishte sekretar i Partisë për Tiranën. I kishin dërguar librin tim të nënvizuar e plot me shënime mbi gabimet që kisha bërë. Më tha të kem kujdes se ishte kohë e stuhishme. “Në këto kohë ki kujdes nga çdo gjë, çfarë shkruan, çfarë thua, kë takon, me kë flet. Nuk i dihet se ç’ndodh e mund të digjet bari i njomë për të thatin”.

Si erdhi goditja në Lidhje? 

Nuk zgjati shumë. Xhevahir Spahiu botoi një vjershë: “Jam ai që s’kam qenë, do jem ai që s’jam”. Qe koha kur u godit Festivali i 11-të, Enveri goditi atë dhe iu kthye letërsisë. Problemi ishte të godisje pikat lart; Fadil Paçramin, që ishte sekretar i Partisë për kulturën, dhe Todi Lubonjën, që ishte drejtues i RTSH-së. Mirëpo, burokracia vendosi që duheshin hequr edhe ca të tjerë, kështu që radha më erdhi mua që punoja tek “Nëntori”.
Më kërkonin llogari pse ishin botuar poezi të Frederik Reshpjes, Xhevahir Spahiut. Më tej u pyet në sallë, pas dy a tri mbledhjesh, se kush ishte dakord të më hiqnin nga puna. Asnjë nuk e ngriti dorën përveç Fatmir Gjatës, që ishte kryeredaktor. Jakova Xoxa u skuq, u ngrit në këmbë dhe tha: “Si u bë kjo punë, i panë një fije bari lepurit në buzë dhe i thanë, aha ti e paske ngrënë gjithë barin”. Të të hiqnin nga puna në atë kohë, t’i hiqnin të gjitha risqet. Mezi i ktheva dokumentet nga Elbasani që të jepja mësim në një shkollë nate në Tiranë. Në Lidhje u bënë mbledhje të tjera, ku u goditën të tjerë. Në të tretën, u bënë goditje më të rënda, hoqën edhe Dhimitër Shuteriqin nga kryetar i saj. Ishte koha kur u godit edhe Paçrami e Lubonja, atje ra sëpatë e madhe. Fatmir Gjata më akuzoi se kisha shkruar edhe antiroman, meqë unë kisha shkruar një material me 150 faqe. E kishin nxirë atë shkrim. Unë u justifikova duke thënë se nuk dija të shkruaja roman, e jo antiroman.
Shkrimtarët nuk të mbronin, nuk kishte klimë të ngrohtë: “na iku ky”, thoshin. Thjesht kaq. Vetëm Jakov Xoxa më ka mbrojtur dhe deri diku edhe Faik Ballanca.

Kush i thurte sulmet? 

Merreshin vendimet lart, përpunoheshin në organizatën e Partisë dhe më tej realizoheshin. Organizatat e Partisë ishin më të rrezikshme se Sigurimi i Shtetit. Operativi i deklaruar i Sigurimit, Vladimir Meçe, më kërkoi që të bëja një deklaratë për mikun tim, Viktorin, që në fakt nuk ishte i mirë. Donin ta çonin në spitalin psikik të Elbasanit. Këmbëngula se ishte mirë dhe më tej i rrëfeva shokut tim ç’po ndodhte dhe i sugjerova të shkonte tek e ëma. Në karakteristikat që na dhanë në Lidhje, thuhej se ishim hequr për gabime ideologjike dhe kjo na prishte shumë punë.

E keni takuar më Fatmir Gjatën? 

Po, nuk i kam mbajtur mëri. Ai vinte të fliste vetë dhe të përqafonte. Ai në ato çaste ishte kundër meje, por mendoi se mund të zgjidhej shpejt. Së paku nuk m’u hoq e drejta e botimit, si Petro Markos për shembull. Unë e kam pasur mësues letërsie në gjimnaz atë dhe më dha dozën e parë për të shkruar. Në fakultet kisha në kurs Helena Kadarenë, Vath Koreshin, Ruzhdi Pulahën etj. Ishim kurs shumë i mirë dhe kam ruajtur marrëdhënie të mira me ta edhe tani.

16 komente në “Intervista/ Sulejman Mato: Ju rrëfej mëkatet e Lidhjes së Shkrimtarëve”

  1. kadeti bigler says:

    vajti dhe sulejmani iky nga trut po Vath koreshi eshte ndar nga jeta ne 2006en ky trapi thot ruaj mardhenie te mira Cudia sulejman

  2. Viktot Hoti says:

    Ky Sulejmani po na del me flamur sot. Nje miku im me thote se kur dergoi per botim dicka tek Drita , vete pyet Sulen dhe priti mendimin e tij . Sula i ben kete verejtje : Shkrimi eshte shume i mire dhe them se do botohet por me nje rekomandim: Mbiemrin e ke pak te gjate dhe do tinge llonte me mire po ti hiqje dy germat e fundit.

    Mikut i i ra pika:”te kam kerkuar mendim per shkrimin e jo per mbiemrin” dhe e terhoqi shkrimin . Per sqarim miku e kish mbiemrin “Hoxhati” dhe po ti hiqte dy germat e fundit dilte mbiemri i kohes “Hoxha “.Sic duket Sula frymezuar nga i vellai qe ish instruktor ne K.Qendror .
    Viktor Hoti

    1. Dean says:

      Hahaaaa,shume domethenes ky rasti qe tregove.
      Dhe e keqja me e madhe eshte se keta njerez,qe dikur kane qene pjese e sistemit,tashme po kthehen pas dhe kerkojne Lavdi per budallalliqet dhe krimet qe kan konsumu gjat viteve te komunizmit. Njerez te PESHTIRE qe nuk mund te jetojne dot pa pas pak vemendje dhe pak rendesi ka se me c’a kosto e krijojne kete vemendje.E rendesishme eshte me qen neper faqet e gazetave ku reklamojne Ligesine dhe INJORANCEN e tyre si Disidence.

      1. anticensurë says:

        o din
        e keqja e shqipove është kafeja dhe bisedat bardhë e zi!!
        kafeja ju merr kohën për të menduar,kurse mendimi këthehet nga pro në kundër!!
        deri dje ishim komunistë dhe anti kapitalistëtë gjithë,sot jemi anti komunistë e pro kapitalistë!dje e kishim për nder të fusnim në burg ata që ishin kundër kapitalizmit dhe sot jemi gati të fusim ata që janë pro komunizmit!!jemi thjeshtë njerëz pa mendim të thellë dhe aspak individual!thjeshtë ndjekim rrymën!!para nja dy ditësh kishim dhe 20 pikat që nuk duhet të bënte opozita po të vinte në pushtet!një ndër to ishte “dekomunistifikimi”i shqipërisë!!pavarsisht se në europë e botë ka plot parti komuniste!!pavarsisht se komuniste është dhe kina,por askush nuk e merr parasysh,flasin vetëm për kore e kubë!
        din ky shkrim thotë një të vërtetë të madhe!!me ose pa qëllim zotëria godet atë që ishte problemi i shqipërisë!!ndryshe nga nomeglatura e vjetër ramiz e nexhmije dhe ajo e re sali e trap rama,zotëria thotë se problemi ka qënë “partia”me zagarët e saj dhe jo sigurimi!këta zagarë udhëhiqeshin nga treshja ramiz nexhmije e sekretarë si sali viçidolli!!këta për të larë fajet e tyre ja mveshën të tërë pisllëkun sigurimit!!dhe sot po propagandohet me të madhe një gjë e tillë!të parët që duhet të ishin përjashtuar nga politika janë këta tipa sekretarë agresivë partie!nuk flas për komunistët e thjeshtë,por për ndyrësira të tipit sali ramiz e nexhmije që i nxorrën fundin këtij vëndi!!
        nuk di moshën tënde o din,por në atë kohë vështirë të gjeje ndonjë kundër!të paktë ishin ata që dilnin kundër,të tjerët si e thot dhe zotëria në shkrim ishin vetëm “disidentë estetik”!nuk flas vetëm për artin!!disidentë të vërtetë nuk kishte,dhe ata që ishin,ishin fshehur si janë fshehur sotë shumica!!
        sot të gjithë bëhen demo o soc sipas pushtetit në fuqi!!
        është e vërtetë që shumë flasin e japin interevista dhe që shpesh të gjithë duan të dalin si të persekutuar duke fshehur rrolin e persekutorit!sado i vogël që të ketë qënë!!
        din tek ne akoma nuk është bërë hapi i parë i ndërgjegjes civile!akoma nuk ka filluar të instalohet INSTITUCIONI I FALJES!pothuajse askush nuk ka kërkuar falje për atë që ka bërë!!si të vjetërit dhe të rinjtë!!nexhmija ja hedh fajin sigurimit,saliu komunizmit,fatosi demokratiksin berisha e kështu me rradhë!por asnjëri prej tyre nuk pranon të ketë bërë asnjëherë gabim!!asnjëherë nuk thonë na falni o njerëz se ajo që bëmë nuk ishte e drejtë!!për këtë kanë shumë të thonë!!kanë shumë të kërkojnë falje!situata në të cilën ndodhemi është e tillë!!
        ne jemi në në atë nivel që harxhojmë më shumë kohë për tia faturuar dikujt tjetër fajin tonë vetëm e vetëm që të dukemi si pëllumba paqjeje,në vënd që ti përmirësojmë ato!!

        1. Dean says:

          SHARLATAN,hesapi,mo burr i dheut.C’a te thuash me shume?
          E keqja ne Shqiperi nuk eshte berisha(me vjen ndot t’ia shkruaj me shkronje te madhe emrin e tij te qelbur),por e ashtuquajtura klase ”inteligjent”.Kjo lloj ”inteligjence”,keto monstra pjell.
          Ne jemi per te qare hallin,por thjesht nuk e pranojme dhe ne kokfortesin tone riciklojme deshtimet,marrezine dhe inferioritetin tone klasik dhe e paraqesim si perparim te races Shqiptare.Ky zoteria i mesiperm ka mundesi ta ndihmoje Shqiperine dhe Shqiptaret,duke bo 1 gje krejt te thjesht:Ta mbylli ate goje,1 here e pergjithmon,ndersa ai e kalon kohen duke dhen intervista e duke na tregu se kush ishte ” i mire”,e kush ishte ”i keq”,a thua se i bona une krimet gjat kohes se komunizmit.Karagjoza,si puna e ketij ne artikull,i kan bo dhe jo njerezit e thjeshte qe shkojshin ne pune gjith diten e s’u binte mendja me u marr me politik.
          Une,personalisht,jam boll i lodhur nga Shqiperia dhe sinqerisht pak me intereson se si do i veje halli ketij vendi.
          Dita e mire duket qysh ne mengjez,thone te mocmit.Edhe puna e Shqiperise……….,etj.

  3. skenderi says:

    komentuesit do te thone qe nuk kishte asnje burre te mire ne ate kohe ,qe keshtu sduhet te ankoheni per ate kohe, cfare LLOGJIKE QE PERDOR SHQIPTARI ,hajde e gjeja fillin ketij populli

  4. Aqif says:

    Nuk do te shtoja asgje me teper nga sa ke shkruar “anticensure”.
    Shume drejte i ke te gjitha qe thua.
    Shume keq per ata (si puna e Skenderit) qe nuk duan te kuptojne ato qe shkruan dhe shpreh.

  5. skenderi says:

    o ANTICENSURE kerkon idealen? e ku ne primitivitet, me fal po e shoh qe kushdo lloj qeverisje te vije eshte e mirepritur pikerisht nga niveli jone ,ti thua mire jemi muter por moralisht sduhet te mbajme ere ,prap e perseris hajde gjeja fillin ketij populli,

    1. anticensurë says:

      skënder
      kjo është e keqja tonë!
      ne kërkojmë minimumin!ndonjëherë dhe e arrijmë atë!minimumin!!
      unë me të vërtet kërkoj idealen,por vetëm për të arritur tek normalja të paktën!!
      jam komplet i bindur se idealja dhe në filma nuk egziston,por që të arrish në normale nuk duhet shumë punë!ne nuk kemi dëshirë të bëjmë këtë pak punë!ne mjaftohemi me atë që dimë dhe nuk përpiqemi ta riparojmë ta ngrëmë në një nivel më të lartë!!
      ne kërkojmë pak
      mjaftohemi me pak
      na japin më pak!
      nga ky nivel rifillojnë kërkesat e radhës!!

  6. Rea says:

    Ky dhe vellain xhemal mato e kishte sigurims ne Rtvshe asaj kohe ndersa vellain tjeter ne KQ pse ankohet s e kuptoj.

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ismail Kadare, Dritero Agolli, Alfred Uòi sot strehohen ne Akademine e Shkencave te Shqiperise. Keto qe kane bere kerdine ne Lidhjen e Shkrimtareve pa u gjyku nga asnje Gjykate e te drejtave te Njeriut per krimet e tyre po kalojne nje pleqeri te qete e te mrekullueshme ne Akademi te Shkencave e ne studiuesve shkencore po na duhet me punu ne te zeze ne Itali si muratore. Ky eshte shteti i Albanistanit i Mafies komuniste e Italiane !!!! Urime Ambasadorit te Italise. Mos ju a pashi hajrin ketyre mafiozlleqeve !!!!!

  8. luani says:

    Nuk mund te jap mendime pasi po dalin te gjithe desident. Nuk di se a ke per te thene gje per Ibrahim Uruci, pasi permend shume emra. Edhe ai ka qene nje njeri qe eshte denuar pas Pleniumit te 4 te KQPPSH.

  9. eranda says:

    Kujtuam se c’do te lexonim. Paska pasur ne kurs Elenen,pune e madhe fort.

  10. Sul Berisha says:

    Ky dështak nuk ka krijuar asnjëherë asgjë që mund t’i afrohet një krijimi letrar! Nuk di se ku e gjen kurajon ky copë hiçi që e sollën nga Berati në Lidhjen e Shkrimtarëve se spiunonte lart e poshtë të akuzojë të tjerë! Ka ardhur koha që këta njerëz të kërkojnë falje publike për ato që kanë bërë e të mos na i shesin si “bëma e trimërira të Çufos” spiunllëqet e të kaluarës! Këta njerëz as janë e as kanë qenë ndonjë herë demokratë, liridashës apo mirëdashë. Shoqëria shqiptare nuk ka hiç nevojë për njerëz që lëpinë atëherë e lëpijnë përsëri tani. Nëse Gazeta Tema ska gjë më të mirë për të thënë është në të mirën e saj të mos e ndyjë dorën me shkrime të tilla pa vlerë!!!

  11. MEMEDHETARI says:

    Sulejman,ne shkrimin tend “e pergjitheshmja eshte pozitive”…
    Kushedi se sa here e ke permendur kete shprehje ne “ate kohe” ti qe po na del sot si deshmitar i mekatareve…
    Megjithate mua me beri pershtypje pjesa ku flet per “nderin” qe i paske bere poetit te ndjere Viktor Qurku…
    E “shpetove” nga spitali psiqiatrik i Elbasanit ku donte ta conte operativi i Sigurimit …
    Dhe cuditerisht ti thua vete qe miku yt Viktori,ne fakt nuk ndjehej mire(!!!)…
    Dua te te pyes,Sulejman:
    A nuk te vrau ndergjegja kur mesove per tragjedine e mikut tend por edhe mikut tim Viktor Qurku???
    A nuk te rendon ne shpirt faji yt sot e kesaj dite kur kujton qe Viktori gjeti vdekjen duke u hedhur nga shkembi i larte poshte shtepise se vet ne Corraj,si pasoje e gjendjes se renduar psiqike???
    Kur shkon ndonjehere ne Fterren tende perkarshi,a te shkon mendja tek krimi qe ke bere,qofte dhe nga … budallalleku???
    Dhe ti Sulejman edhe pas kaq vitesh na “mburresh” se “e paske mbrojtur” nga operativi i Sigurimit…
    Deshe te na tregoje “mekatet” e Lidhjes se Shkrimtareve por padashje na tregove nje MEKAT TENDIN,nje TURP,nje KRIM…
    Sidoqofte mos u shqeteso,rri i qete Sulejman…
    Nga Qurkajt nuk ka me njeri qe te te kerkoje llogari,ti e di kete…
    Sa i perket Prokurorise,ajo as qe e di qe e ka per detyre…
    Prandaj,rri i qete,Sulejman…

  12. myftari itali says:

    ne ate kohe kishte shume here me shume drejtesi se sot,shumica e intelektualeve te sotem jane pa fije dinjiteti servila te klikes berisha,inteligjece qe lepihet pushtetit.duhan te na mbushin mendjen se ne kohen e ENVERIT cdo gje ishte e zeze,dhe tani gjerat jane te bardha,u duket ketyre pseudo intelektualeve se ne populli thjeshte qe jemi shumica nuk kuptojme,keta intelektuale qe vinin firmat ne favor te SALEHUT kunder EDI RAMES servila,nuk i pashe te benin ndonje peticjon kur tradhetari kombit SHQIPTAR i shiti detin jon gerqise ne 2009.pervec te nderuarit e respektuarit MYSLYM PASHAI qe ngriti zerin dhe denoncoi kete tradhti qe i behej popullit dhe vendit nga BERISHA,me perjashtim edhe te ndonje intelektuali tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje