Aleksandër Peçi, Endri Sina dhe Shpëtim Kushta, tre kompozitorët fitues të konkursit për veprat muzikore të realizuara për 100-vjetorin e Pavarësisë, përmes një letre të hapur drejtuar ministrit të Kulturës, Visar Zhiti, në dijeni dhe të Kryeministrit Sali Berisha, kërkojnë që MTKRS-ja të shpallë publikisht çmimet dhe të kryejë sa më parë pagesën për punën e bërë.
“Në muajin dhjetor 2012, juria e konkursit të 100-vjetorit, e caktuar nga MTKRS-ja, ka firmosur vendimin për shpalljen e çmimeve të konkursit. Pas një pritjeje prej gjysmë viti, ne laureatët kërkojmë urgjentisht që ju të jepni urdhrin për shpalljen e çmimeve në ueb të MTKRS-së dhe të na paguani lekët. Lekët kanë ardhur në MTKRS me VKM që në 2012-n dhe është krejtësisht antiligjore se përse është shkelur kjo VKM e qeverisë shqiptare? Kemi firmosur kontratat, na kanë kërkuar dhe numër llogarie e IBAN, të cilat i kemi sjellë në dhjetor. Na premtuan se do t’i nisnin në fund të dhjetorit, por na gënjyen, na gënjejnë prej 6 muajsh se do t’i paguajnë dhe tani dëgjojmë të thuhet se nuk i shpallim çmimet se kemi frikë se i paguajmë. Po si mund të flasë dikasteri serioz kështu? Ka 12 vjet që MTKRS-ja s’ka bërë asnjë konkurs muzikor dhe tani edhe për të vetmin konkurs shiko si sillet dikasteri i qeverisë shqiptare.
Ju tani keni ardhur në këtë post, por titullarë të këtij dikasteri gënjejnë, nuk i shpallin çmimet dhe nuk paguajnë. A mos vallë lekët tona të VKM-së kanë shkuar në drejtime të tjera?”,shkruhet në letrën e cituar nga gazeta “Shqip”.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës, pas shpalljes së konkursit në qershor 2012, çmimet do të ndaheshin në muajin nëntor dhe veprat fituese do të interpretoheshin në një koncert publik zyrtar në Tiranë, po atë muaj, veprat shqiptare nuk janë vënë në skenë.
“Në një urdhër të ministrit, urdhërohet financa në fillim të majit që të na likuidojë lekët e konkursit të 100-vjetorit ne laureatëve, por dhe jurisë, e cila ende s’është paguar. Edhe ky urdhër nuk është zbatuar. Po si funksionon ky dikaster, kur VKM-ja shkelet, urdhri i ministrit shkelet? Veprat fituese duhej të luheshin nga institucionet. Pse s’janë luajtur? Është në dinjitetin e postit që mbani dhe të marrëdhënieve shumë miqësore që kemi personalisht, të shpallni çmimet dhe të paguani lekët tani e jo pas votimeve siç u shprehët. Çmimet janë vendim i kësaj jurie, i këtij stafi të MTKRS-së dhe lekët kanë ardhur me VKM. Ne laureatët kërkojmë urgjentisht të zbatohet vendimi i jurisë, i firmosur dhe nga Drejtoria e Arteve, e të zbatohet urdhri i ministrit e të shpallni çmimet dhe të na paguhen tani në maj”, përfundon letra e tre kompozitorëve.
Çmimet e konkursit kombëtar muzikor janë: Vepra më e mirë në gjininë skenike opera, nga 1 deri në 3 akte, nga 600 000 lekë të reja deri në 1 800 000 lekë të reja; Vepra më e mirë në gjininë skenike balet, nga 1 deri në 3 akte nga 600 000 lekë të reja deri në 1 800 000 lekë të reja dhe vepra më e mirë në gjininë simfonike si: simfoni, poemë simfonike, vokale simfonike, 1 400 000 lekë të reja.
MTKRS-ja shpalli konkursin për veprat muzikore me qëllim mbështetjen e krijimtarisë artistike kombëtare në fushën e muzikës me objekt 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit (1912-2012), duke nxitur krijuesit mbarëshqiptarë të muzikës për të shkruar vepra të reja muzikore të frymëzuara nga kjo ngjarje historike.
Me veprat fituese ishte parashikuar të realizohej edhe një CD me titull “100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë 1912-2012 në veprat e krijuesve shqiptarë”, e cila nuk është realizuar ende./A.XH
Ore artiste…Po ai peticioni qe firmoset per 3 ligjet,ju duk i drejte?Tani ankoheni per qeverine.Nuk e dinit cfare qeverie e falimentuar ishte kjo kur firmoset peticionin?Keto jane pasojat kur i ben fresk qeverise se korruptuar.Cdo gje ju kthehet mbrapsh me interesa..
Keta te tre nuk kane firmosur peticione.
Kane te drejtë,sepse cdo pune artistike bile cdo shkrim i publikuar me autor ne shtyp,duhet paguar!Nuk ka më “punë vullnetare”sepse edhe një kile presh ne treg paguhet! Të gjithe duhet ti bëjnë presion atyre qe u takon te paguajne punen intelektuale dhe artistike! Shoqatat qe mbrojnë artistet,gazetaret,shkrimtaret duhet te kontrollojne e denoncojne ne gjykate presidentet,drejtoret,a ministrine e Arsimit!Ministri i ri,eshtë thene shkoi minister per nje muaj me “urdher”,pasi dikur dhe diku ka bere nje nenshkrim qe nuk e vjell dot ndaj ja ka zene koken me dere ish sigurimi i shtetit qe sot drejton ne PD(krahu ramizist)Ministri nuk ben dot asgje sepse eshtë i kapur dhe parate duhen per fushaten e Berishes!Revoltohuni!…Me è pakta e drejte qe mund të kerkojne autoret eshtë ti thone ministrit:”Edhe ti,Brut?”
Ministria e kultures te gjitha fondet ja ka akroduar Forumit Riinor Demkratik. tetari kombetar dhe opera jane lene pa asnje buxhet. Zoterinjte e mesiper skane per te marre asnje lek.
Sa tarallak kemi ne Shqiperi, mund te pyesi ndonjeri?? Pergjigja ka shume, bile edhe ato qe quajne veten me shkolle, me kulture. Kush jane kuptohet kemi artistet te tipit ALEKSANDER PECI, ENDRI SINA dhe SHPETIM KUSHTA, qe akoma nuk e kane mesuar qe kjo qeveri talebanesh me ne krye komunistin maskara SAAALI BERISHA, nuk e ka qejf artin, kulturen, te bukren dhe ne anen tjeter harxhojne kohen, mundin, djersiten per te bere nje veper arti. Kujt ja ben, kujt ja ben. Qe SAAALI as i bjen ndermend se ka kulture, se ka art, se ka arsim, se ka dije. Pooo, po te kete ndonje pisllek, po te kete ndonje tender, po te kete ndonje korrupsion, po te kete ndonje (per)fitim te paligjshem eshte i pari i “taves”. Pse i ka qejfe keto gjera ky palo burre shtrohet problemi? I ka qejf sepse eshte nje lapanjoz dhe i rritur nga ulkonja e shpellave te Viicidolit. Pra si te kete mendime dhe qellime te mira, kur eshte rritur ne territore te varfera dhe te egra, ku edhe ujku jeton me veshtiresi. Po ja qy ky ja doli.
Por ja qe po ja del edhe me ish pronaret, ish te persekutuarit politik. Fjale dhe vetem fjale dhe gure ne traste. Sa gjynafqare qe jeni, kujtoni se do t’ju mbushe trastet me gure qe ta gjuani, ne vend te miellit, domateve dhe vezeve te prishura. Per me teper “guret” i duhen qe te ndihmoje bashkefshataret e vet per te ndertuar shtepijat e tyre tre – kater kateshe. Na mbytenbudallenjte. Tung.
Ish Ministri i Kultures Aldo Bumçi qe jurist,po kur nuk kishte haber nga jurispudenca do kete njohje nga Kultura !!!
Nga ministrat qe kane kaluar ne ate ministri ka qene nga me pa kulture ,bile ja kalon dhe Tefta Camit.
Keta Artistet duket qe nuk jetojne ne Shqiperi dhe nuk e njohin gjendjen .
Ministria e Kultures eshte kthyer ne Ministria e Tregetise se Brendeshme dhe te Jashteme,ne kohe te Enverit kane qene dy ministri ,Saliu i shkriu ne nje .
Edhe Visar Zhyti qe eshte dhe letrar,nuk ka fuqi sikur te kete deshiren per te ekzekutuar nje VKM. Keto jane si VKM-et qe permend Sajmiri me Doktorin.
Ministria e Kultures fondet i ka per reklama dhe jo per artin.
Pyes; keta artiste kane jetuar ne Shqiperi keto 20 vitet e fundit apo kane ardhe rishtas nga jashte? MTKRS ka 15 vjet qe eshte piramide e partise. Kur ishte Rama minister projektet ishin ne dore te Blendi Gonxhes dhe qe kur erdhi Saliu projektet i administron Zana Turku. Bejne sikur hapin konkurse e aplikime per projekte dhe leke ka vetem per doren e tyre.
Ju sugjeroj ketyre te treve te bejne kenge per BBF dhe fitojne leke si gjithe te tjeret dhe jo te presim leket e konkurseve qe asnjehere nuk behen ndershmerisht ne kete vend.