Londo:Duhet të ndihemi fajtorë që heshtëm kur u gjykua Ismail Kadare

21 Maj 2013, 10:28Kulturë TEMA

“Me heshtjen tonë jemi bërë  njëfarësoj fajtorë me atë që ka ndodhur”.

Kështu shperehte poeti Bardhyl Londo, teksa i kthehet të shkuarës  në librin që nuk është botuar ende  “Jeta që dhamë”.

Një ndër njerëzit që ai i këron ndjesë , është  pikërisht shkrimtari Ismail Kadare, të cilin nuk pati kurajon ta mbronte në vitin  1982, kur ai gjykohej për romanin  “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”.

“Ka qenë pikërisht një nga ato momentet që nuk ka qenë vetëm për mua një lloj prove, por për pjesën më të madhe të shkrimtarëve  shqiptrë. Plenumi kundër romanit “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” në vitin 1982 ishte gati si një plenium-pretencë , që iu bë atij. Situata shkoi deri aty sa , ato ç’ka u thanë në Plenum, të vinin në dyshim edhe ekzistencën dhe jetën e tij. Megjithatë , për fat të mirë kjo nuk ndodhi, sepse Ismaili kishte arritur një famë të tillë në botë, që nuk mund të prekej lehtë. Por duke e parë këtë ngjarje nga një distancë kohore , të gjithë duhet të ndihemi  në një farë mënyre fajtorë , që kemi heshtur.Përveç atyre që e kanë sulmuar, sot, edhe ne të tjerët që kemi heshtur, duhet ta qortojmë veten dhe të kërkojmë një lloj ndjese, jo vetëm karshi Ismailit, por edhe karshi të tjerëve. Sepse plenumi, pavarësisht  se ishte konkret kundër vepërs  së Ismailit, ishte atentat kundër gjithë  letërsisë, kundër gjithë kulturës sonë’’– tregon Londo.

Sipas tij : “Për Ismailin ka qenë një periudhë shumë e vështirë , të cilën ai e ka vuajtur shumë. Shumë gjëra i ka sqaruar edhe tek librat  e tij. Pavarësisht se u duk sikur u kalua lehtë, nuk ishte edhe aq lehtë  dhe pasojat u ndjenë më vonë.Nga kjo u frenua e gjithë letërsia, sepse u censura në atë kohë luftonte Ismailin po se po, por modelin e letërsisë që shkruante Ismaili.”

Londo shprehet se “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” është  vepra më e shquar disidente  në të gjithë Lindjen komuniste.

Sipas tij Kadare është një desident, pasi reformoi letërsinë dhe se Kadare i shpëtoi sistemit për shkak të talentit të tij.

Nuk besoj se mund të ketë mbrojtur Kadarenë, Enver Hoxha. Ai mund të shfrytëzonte të tjerët për  të mbrojtur veten, por jo për të mbrojtur Kadarenë  apo të tjerët. I shfrytëzonte pa e kuptuar, pa e ditur’’, shprehet London ë gazetën “Panorama”.

Libri me kujtime, ku përmendën  ngjarje dhe emra do të vijë në treg nga shtëpia botuese “Toena”./A.XH

21 komente në “Londo:Duhet të ndihemi fajtorë që heshtëm kur u gjykua Ismail Kadare”

  1. anticensurë says:

    zoti londo
    ju bëni gjë gjëtë mirë me këtë ndjesë që po i kërkoni molit!!
    kjo ju rrit shumë juve aq sa ul molin vetë!!
    molin që jo vetëm ka ngritur në maljat më të larta figurën e enverit,që mbështeti ramizin në korrik ’90ë,që hiku si frikacak 3 muaj më pas,që tërë këtë kohë që me diktaturën e parë berishiane dhe me këtë të dytën vetëm një herë ka guxuar ta “ngrinte zërin”,duke i kërkuar/lutur lul buzkuquit që ti linte bashkinë kallamit të rrit në m…!!
    ndoshta moli ishte atëherë disident por ai nuk ka qënë asnjëherë demokrat,asnjëherë nuk i ka interesuar shoqëria shqiptare(përveç shitjes së librave)!ai është interesuar vetëm për të nxjerrë përfitim nga shoqëria shqiptare!!!megjithëse ai nuk e meriton kërkesën e falje nga ana juaj,prapë ju keni bërë mirë që keni bërë një vepër të tillë!!
    është një ngjarje që mund tu shërbejë të gjithëve për të filluar të kuptojnë se kërkesa e faljes për gabimin ose fajin nuk e ul njeriun,por përkundrazi e ngrë atë!!

    1. Argita_B says:

      Komenton te “kultura” dhe nuk e ke mesuar akoma se nje fjali fillon me shkronje te madhe! nga anticensura mund ta vesh i padituri. E bastarduat shqipen pff

      1. anticensurë says:

        motra e vë emrin si të duash ti,por do të më pëlqente të dija se çështë “_B”ja pas argitës??
        mos ka të bëjë me “anën B”si quhet zakonisht në perëndim e pasmja???
        motra kur të shkruaj tek “gramatika”do të vë pseudonimin “i pagramatikuari” dhe ti mund të më korigjosh!këtu ke kultura kam shprehur dhe njëherë mendimin tim!
        ke ndonjë gjë për atë që kam shprehur apo të kam shkelur në kallon e naivitetit tënd??
        nëse është kështu më vjen keq,por s’më pl.. t… fare!!!
        nqs ke ndonjë mendim kundër ose kritik do të më pëlqente që ta lexoja dhe ndoshta të diskutonim(me shkrinja të vogla)dhe po të jetë bindës të garantoj se do të ndryshoj mendim dhe do të të falenderoj për ndihmën!
        nëse jo?!prapë s’më p.t.f.!!!

        “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”

      2. Anticensura....eshte... says:

        E nderuar shume Argita B,

        Nuk po ju permend se edhe ju vete, fjaline e parafundit e nisni me shkronjez te vockel! Pak rendesi kane keto…
        Po ju besoj e dini se ky zoti Kadare…ne fillim te viteve ’90, deklaroi (per ata jashte!) se …”fatmiresisht, tek ne nuk pati institucion zyrtar censure”!

        Po ta besosh kete edhe ti, edhe une bashkohem me tufen e tufezuar te shkrimtareve te listes qe s’duan te humbasin Dashin e Kembores!

        1. arrixhiu says:

          Mos ja vini re, shpesh here Argita_B tregon qe eshte pordhace.

    2. Dean says:

      Zoti Londo kerkon falje,dhe bravo i qofte sepse tregon qe eshte 1 Qytetar dge Xhentellmen,ndersa ti kritikon Kadaren?!?!?!?!?!?!????……..
      Shume kontradiktore,mo burri i dheut..Po ti me mire kishe thene,-nuk jam dakord me ju Zoti Londo,- se sa ben gjithe ato pelivanlliqe per te treguar se sa i keq ka qene Kadare ne historin e Shqiperise.

      1. anticensurë says:

        nuk janë pelivanllëqe o din!!
        janë thjeshtë një përshkrim i karakterit të molit!pavarsisht se ti mund ta adhurosh!!
        londo është një shkrimtar i mirë për ne,por asnjëherë në nivelin e ismailit!
        londo është një njeri i paharitshëm në krahasim me gjniun e mashtrimit shqiptar!!i cili vetëm njeri nuk është!
        ai asnjëherë nuk ka kërkuar FALJE!!!
        për këtë je dakord o din??

        ASNJËHERË!!!!
        para se të shikosh PELIVANLLËQET e mija,kërkoi gjniut të heshtjes dhe jetës lluksoze,që të kërkojë falje!megjithëse ka qënë “i persekutuar” dhe atij i ka takuar të bëjë ndonjë “gabim”si në sfarën profesionale,politike dhe private,them për të të bërë qefin si ty dhe argita_By…,”gabim”,se shumë mirë mundtë thuhet FAJE!!dhe jo një e dy!!!
        bëj këtë o din përpara se të shohësh “qimen”në syrin tim!!!
        kërkoji molit të japë shëmbullin e tij,e jo ta mbrosh!

        1. Dean says:

          ”e kemi vet fajin si popull.”
          E perfshiva edhe veten.Nuk thashe une dhe Kadare jemi te mire dhe populli eshte i keq.Le mos te bejme lojna fjalesh
          Nuk na e ka fajin Kadare dhe pike,aq me teper ne frymen e artikullit te mesiperm kur personi qe i ve kapak ketij muhabeti dhe spekullimeve per figuren e Kadares eshte Zoti Londo.

          1. Hithri says:

            O Dean,
            Po ku kishte nevoje Ismail Kadare per ndihmen e Londos? Perse London nuk e vret ndergjegja qe s’doli ne mbrojtje te atyre qe u persekutuan me te vertete si shkrimtare dhe perfunduan burgjeve( si psh Bilal Xhaferri qe perfundoi ne burg deh i persekutuar se kritikoi DASMEN( pa vlere) te Ismailit)

            Londos: IK or Londo ikt te lutem! Apo do te na tregosh qe miku yt Ismaili ishte i persekutuar se ju sulmua “Pallati i Endrave” . Po cfare jane keto pacavure se na guduliset! Po shko o njeri dhe shiko ndergjegjen tende per ata qe me te vertete u persekutuan jo per Bilbilin e Oborritqe spa nje dite te zeze ne jeten e tij e tashti merr salen ne telefon se do i prishet pamja e pallatit!Na lini rehat o njerez e qani hallin e atyre qe kane qene nen kale jo te kaloresit qe i varen kembet!

  2. anticensurë says:

    nuk janë lojëra fjalësh por janë të vërteta!!
    “Nuk na e ka fajin Kadare dhe pike”
    prapë është e vërtetë,por ai nuk merr përsipër as atë minimum faji që mund të ketë si antar i parlamentit,KQ,n/kryetar i FD etj etj!
    nqs ai e sheh se ka bërë sado pak faj,gabim,me ose pa dëshirën e tij,ai duhet të kërkojë falje!nëse nuk e ndjen ka bërë gabime ose faje gjatë kohës kur ishte pjesë e nomeklaturës së lartë komuniste,atëherë të mos hajë mut e të nashitet për disident e aq më pak ta shajë atë kohë!

    1. Ekzekutues, kush quhet says:

      Dean,

      me kane thene se, perpara Dhjetorit ’90, njerezit qe duhej te votonin 100 %, mund ta hidhnin voten ne dy kuti: ne ate te Frontit demokratik dhe ne ate te Zezen, te Armikut qe dukej se s’ishte fare (se pothuaj asnje vote nuk merrte!) por nenqeshte ne buzen e klasave te permbysura…

      Sic, me kane thene pra, nuk kishte kandidate per deputete nga PPSH, por vetem nga Fronti Demokratik!

      Isa i Helenes, ka qene nenkryetar i atij Fronti, apo jo?!

      Ekzekutimet i bente Fronti, dihet, Ismaili shpetoi letersine e tij…

      1. Dean says:

        Ti e ke me te thene,prandaj mos e mbeshtet llogjiken tate ke te thenat.Une e kam jetu.
        Fronti Demokratik ishte thjesht 1 FORMALITET,rolin e te cilit nuk e dinin as vet komunistet se per c’a ishte.

    2. fatmir says:

      Kur ka hesht Kadare plako? Kadare sa here i eshte cenuar ceshtjet personale, eshte sjellur teper vulgar, duke vene gjithmone epitete popullit. Keta keshtu bejne, ne kohen e ngordhjes i bejne elozhe njeri-tjetrit.

  3. anticensurë says:

    “Kadare ka heshtur po ne te njejten menyre pergjat keture 23 viteve te ”demokracise”.Ku e shiko ndryshimin ti?”
    ti vetë e thua atë që unë po them gjatë gjithë këtyre komenteve!nuk barazoj atë me enverin as me fatosin bile as mety e mua bashkë!çdo kush kishte fajet e veta,sado mikroskopike të jenë!
    bardhyl londo po kërkon falje për mos reagimin e tij!sa herë ka reaguar ismaili në atë kohë??asnjëherë!
    përse nuk bën të njëjtën gjë si londo??
    vetë thua se ismaili nukpo reagon dhe sot!
    si mund ta marr për shëmbull unë një njeri të tillë!si mund ta quaj gjeni,kur gjenia e tij është vetëm përfitimi!?një njeri i tillë me një njohje absolute në shqipëri dhe një njohje botërore është shëmbulli i indiferentizmit për popullin e tij,pë vuajtjet që heq populli i tij!
    çdo fjalë e tij do të ngrinte mijëra vetë,do të ndiqej nga një popull i tërë çdo mendim i tij!ai çbën?
    asgjë??
    si atëherë!
    përfiton si atëherë!shikon interesin e tij!
    si atëherë!!
    sot disa shkrimtarë kanë filluar të kërkojnë të fusin në ndërgjegjen tonë civile(shoqërore)institucionin e “KËRKESËS SË FALJES”!
    ne çfarë bëjmë!
    nuk i lejojmë!
    jo vetëm që nuk marrim shëmbullin por dhe mbrojmë ata që nuk bëjnë këtë gjë!bile në shumë raste i mbrojmë!në raste të tjera shpërblejmë indiferentizmin e tyre me lavdërimet tona!shpeshë mbulojmë frikën e tyre me disidencë,me mospasje mundësie për të bërë diçka!shpesh përfitimet e tyre i quajmë sakrifica,duke i krahasuar me të tjerët¨dhe kushtet e vëndeve të tjera!!
    që shqipëria ishte në ato kushte 23 vjetë më parë ka qënë dhe për fajin tonë o din,timin dhe tëndin!pavarsisht se nuk kishim as çelësat e kashtës.por ka qënë dhe për faj të londos e molit,kur njëri kishte çelësat e kashtës dhe tjetri diçka më shumë!!
    sot megjithëse kohët kanë ndryshuar,ndryshe nga londo moli ka mbetur në të njëjtat pozita!akoma indiferent,akoma i intereson vetëm jeta private!po i prishe qetësinë të dërgon o policinë o të padit në gjyq!për të tjerat asqë i ha palla!
    është zgjedhja e tij dhe unë nuk e gjykoj!unë filloj ta gjykoj vetëm atëherë kur njerëzit mundohen të ma paraqesin si gjeniun e kombit,si njeriun për të marrë shëmbull!si heroin tonë disedentin e pashoq!
    din
    ashtu si kam bojkotuar çdo prodhim grek,ashtu kam bojkotuar leximin e molit pri gjirokastre.grekun e kam bojkotuar pas çështjes së kufijve dhe regjistrimit të popullsisë shqiptare,molin pasi ai tha se të tëra ato që kishte shkruar për enverin ishin gënjeshtra dhe se ai e kishte bërë nga frika!!gënjeshterat janë të bukura kur i di për të vërteta,por kur e kupton atëherë i urren si ato dhe treguesin e tyre!!

  4. drejtesia e popullit says:

    FAJTORET Nr1.
    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
    Fajtoret Nr1 per shqiptaret jane ish komunistet qe s’kerkojne te falur shqiptareve mjerane per krimet e tyre 45 vjecare.
    Ne krye qendrojne ata qe dikur kishin pozite me te madhe pastaj bishtat e tyre.

  5. Olti says:

    Bardhyl Londo thone se ka pasur pseudonim spiuni i Sigurimit si SHISHJA E QUMSHTIT.

    Kadare hynte e dilte ne Bllok, pra ishte njeri i besuar i Diktatorit Enver Hoxha.

    Boll na bejne moral spiunet dhe te besuarit e diktatorit Enver Hoxha. Spiunet dhe te besuarit e diktatoreve jane llumi i shoqerise.

  6. lavdosh says:

    Po per mbeshtetjen qe i jepni diktatorit Berisha kur do kerkoni falje ju bythelepiresat.
    Fajla jote eshte hipokrizi totale, ju jeni duke lepire bythen e Sales
    Harram qumeshti i nenes

  7. ERA says:

    lIBRIN ENDE NUK E KENI LEXUAR DHE KOMENTONI SI GRATE TE PUSI I FSHATIT, JU LUTEM PAK ME SERIOZE KUR FLASIM PER INSTITUCIONIN E FALJES. A KA MUNDESI TE BEHEN ME SHUME BARDHYL LONDO QE TE KERKOJNE FALJE, SE VETEM KESHTU MUND TE SHPRESOJME SE CIBANI DO PASTROHET PAK E NGA PAK

  8. qwe says:

    Sikur situata te perseritej, prape te njejtin qendrim do te mbaje. Servil atehere, servil edhe tani.
    Askush qe ka lindur gomar nuk do te vdese kale.

  9. ew says:

    Falje duhet ti kerkoj bardhyl Londo nje ish te bugosuri politik qe I zuri vendin ne parlament, ai ishte I drejte dhe I vetmi qellim I tij ishte te fliste qe njerzit te dinin cfar ndodhi per 50 vjet nen terrorin komunist,por sahanleperisit si bardhyl London nuk te len radh

  10. meti says:

    anticensura: te falenderoj per komentin nje koment teper korrekt dhe i sakt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje