The Voice of Italy: Elhaida Dani kalon në finale; e enjtja tjetër mund të jetë dita e madhe e jetës së saj

24 Maj 2013, 01:18Kulturë TEMA

Ka ndodhur ajo që pritej. Elhaida Dani, këngëtarja shqiptare që merr pjesë në garën televizive the Voice of Italy (RAI 2), ka kaluar në finale. Vendimi sapo është marrë, dhe kështu ajo nuk zhgënjeu pritmëritë që ajo vetë ka krijuar. Ajo këndoi një këngë nga më të vështirat në planin teknik. Këndoi këngën I Believe I can Fly të kant-autorit amerikan me ngjyrë, R. Kelly, dhe konkuronte në natën e sotme me të vetmin “teammate” të sajin; konkuronte me Matia Lever-in, që këndoi një këngë italiane. Ky i fundit ish shumë në formë sonte (dhe është shumë i talentuar); Matia e emocionoi Cocciante-n, madje e preku. Ish një moment, në të cilin the Coach u përlot. Ndërsa Elhaidës i kapi një lapsus në fund, një “incoveniente tecnico” (siç tha ai vetë). Por kjo yçkël teknike nuk e pengoi publikun në sallë të çohej në këmbë e të kërkonte një bis në kor me fjalët “ancora, ancora”, e nuk pengoi as Cocciante-n që t’i jepte asaj 60 pikë të vetat nga 100 që kish në dispozicion; 40 pikët e tjera ia dha Matia-s. Dhe ish ky parapëlqim i Cocciante-s për Elhaidën që vendosi fatin e garës, pasi votat e publikut ishin ndarë në gjysmë, 50% me 50%.

Elhaida në fund u pa më pak e lumtur se natën e kaluar. Ishte e sigurtë që do kalonte në finale? Apo ish e vetëdijshme se Cocciante do t’ia kapte shkujdesjen që i kapi?

Sidoqë të jetë, Elhaida ia doli. Dhe jo veç për vete. Edhe për ne të tjerët që e kemi ndjekur, e që na ka emocionuar. E që do ta ndjekim dhe të enjten tjetër./Respublica.al/

22 komente në “The Voice of Italy: Elhaida Dani kalon në finale; e enjtja tjetër mund të jetë dita e madhe e jetës së saj”

  1. adi_köln says:

    Shikojeni mire lajmin se nuk ishte faji i Elhaides,ishte faj teknik dhe konkretisht,korri po kendonte ne nje tonalitet tjeter.E thote edhe Cocciante qe Elhaida ishte “svantaggiata” nga ky gabim teknik

    1. Vandami says:

      Nderhyrje me vend. E degjova edhe une me vemendje kete pike dhe po habitem nga interpretimi i Temes.
      Kujdes Tema! Nuk eshte nje lapsus i vogel nga ana juaj por nje disinformim i madh.

      1. Altin-K says:

        Nuk e shikoni qe lajmi nuk eshte i TemA-s, por i referohet nje nje blogu tjeter?!

  2. igli says:

    pun e modhe mer amon. ne kemi 100 halle

    1. dajaku says:

      hahaha hallet mos tu sosshin mer shejnon se t’bejn ma t’fort hahaaaa

  3. Slayer Prague says:

    Edhe se ne atmosfere ndihej egoja e inferioritetit ajo kendoi aq bukur sa nuk i la te ‘gabonin’ ne vlersim me te gjith sikletin qe e vuri jurine…nga konkurentet qe kane ngelur,per mendimin tim vajza jone eshte me favorite per ta fituar garen..URIME

  4. Askushi says:

    Edhe ne s’fitofte e enjtja eshte dita e madhe e jetes se saje.
    Ne i urojme fitoren qe tashme ka prekur dhe nje:- Faleminderit per emocionet e krenarine qe na dha!

  5. qwe says:

    Sic tha edhe Raffaela, kjo vajze thyen me dysh ekranet e TV.
    Tashme i ka te hapura dyert e karrieres muzikore.

    Suksesi i saj eshte i sigurte… per me teper qe konkurentet e te ejtes se ardhshme ,nuk duken ne lartesine e saj.

    “Armiku” kryesor i te ejtes do te jete publiku italian qe do te tifozoje me shume per te “tijet” e me pak per nje vajze shqiptare qe u ka “rrembyer” skenen.

  6. tani says:

    Jam dakord plotesishte me ty adi prandaj ju te temes korrigjoni lajmin por nuk ju ve dhe shume faj se me cfare kuptova edhe elhaida nuk e kuptoj mire kocianten dhe prandaj ishte me pak e gezuar se heret e tjera .gjithsesi ajo eshte shume talentuoze dhe tè trazmeton emocione te forta kur kendon .me pak fjale ti fa venire la pelle d’occa .brava brava brava dhe stai sempre con i piedi per terra .complimenti

  7. analizues says:

    Shqiptaret jane si majmunet,te gjitha votat ja japin nenshtetases shqiptare,sido qe te jete kenga dhe interpretimi.Keshtu dhe dje,me siguri mijra shqiptare kane votuar Elhaiden automatikisht,nderkohe qe duhet thene qe kjo vajze eshte vertet e talentuar.Por e kam fjalen te shqiptaret te cileve edhe ne rastet e Songkontesteve te Eurovizionit u behet thirrje te votojn pa nje-pa dy kengen e RTSH,le te jete edhe e shemtuar duke shemtuar keshtu vete evenimentin artistik dhe pjesmarrjen tone ne te.

    1. miri says:

      pse kishe ndonje kundershtim zotrote me kengetaren ne fjale? nuk te pelqeu? do ja jepje voten nje tjetri?

  8. tani says:

    Po ti nga je nga bergamo alta ?idiot

  9. COBANI says:

    Ke bekimin e ZOTIT dhe te gjithe SHQIPETAREVE kudo qe ndodhen,suksesedhe dhe fat,,je e mbrekullueshme,,te imponon RESPEKT.

  10. Ilisa says:

    A KA PASAPORTE ITALIANE ELHAIDA QE MUNDI TE MERRTE PJESE NE “THE VOICE OF ITALY” APO EDHE TE HUAJT MUND TE MARRIN PJESE?

  11. skenderi says:

    bravo bravisimo elhana prej shkodret ,po i tregon botes qe edhe ne si popull, perjashto qeverisjen 8 vjecare nuk jemi njerez me bisht sic na ka dale nami prej malokut qe ska mortje qe e ha dhe e perpin,suksese te metejshme ne ate vend te bukur sic eshte italia qe e trajton elhaden te barabarte me italianet,dhe e vlereson talentin e saje,se te ishte konkuruese ne vend fqinj,do eleminohej ose sdo kishte shance te merte pjese

  12. daje says:

    Mendoj se nje mirenjohje e vecante ne nivel zyrtar duhet te vije per Cocciante i cili nuk ngurron te perkrahe gjithmone Elhaiden duke rrezikuar te marre kritikat e publikut italian ,por perballe talentit te saj veshtire te veprosh ndryshe.Nuk ngelet, qe te bashkojme votat tona per garen finale mgjs talenti i saj eshte ne syte e te gjitheve .Ne i tunes mund te shkarkohet singel-i i saj i ri.

  13. england says:

    Ej Iglo 100 halleve,shtoji dhe nje kenaqesi!

  14. Pordenone.durrsaku says:

    ” PIU DI UNA MERAVIGLIA ” Vleresimi i Cocciante-s (parole-sante).
    Elhaida,nje ze dhe nje interpretim profesional.
    Nje kenge te kendur me A.Bocelli-n do te ishte kenga e shekullit.

    (nuk do te jet von)Tani je nje ze qe perfaqeson EUROPEN.

  15. Napoleone! says:

    ..kjo eshte nje “reklame dhe publicitet” shume i mire per SHQIPRINE dhe Shqiptaret .,dhe E.DANI nje AMBASADORE E Tyre..!..Patriotizmi i Shqiptareve te ITALISE do te ishte vertet sh.i MADH sikur te mos e kursenin 1 € per sms pro ELHAIDAs`..!-SUKSESE..,sepse fundi fundit ,ETRUSKET flisnin dhe shkruanin SHQIP!! Jemi ndoshta NE me AuTokTone se ITALIANET e sotem?!.GRAZIE.,Maesto Cocciante!(..po me duket dhe ky si mbiemer shqip KOCANI??!!)

  16. Parruciani says:

    Si gjithmon gazeta tema e pabesushme dhe tendencioze ,Cociante tha:ishte nje problem tekenik dhe kengetarja e kaloi me sukse , je se kengetarja beri gabim , po ky eshte misioni duket i kesaj gazete dizinformimi.
    Bravo Elhaida Dani, ka nderu Shkodren , ka ndery Shqiperine.

  17. realist says:

    Al-Kaida Dani????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje