Shaban Dani , babi i Elhaida Danit, që sapo është shpallur fituese e “The Voice of Italy” vjen në një rrëfim për të bijën në gazetën “Panorama”.
Ç’e lidhi Elhaidën me muzikën, nga kush e ka trashëguar talentin?
Elhaida zërin e ka të trashëguar nga e ëma. Ajo këndonte shumë kur ishte e vogël, merrte pjesë në aktivitetet e shtëpisë së kulturës. Kur ishte 14 apo 15 vjeç, duhej të merrte pjesë me ansamblin në një koncert në Egjipt. Ime shoqe është dibrane me origjinë, familje patriarkale, i ati ishte fanatik dhe nuk e la. Kështu që atëherë nuk u mor më me këngën.
Me sa duket, ajo e ka shtyrë Elhaidën drejt muzikës…?
Kur Elhaida u bë për shkollë, ajo më tha ta çonim në shkollë muzike, donte të shihte tek ajo ëndrrën e vet të parealizuar. Sa kishim ardhur në Tiranë nga Shkodra, ishte viti 1997. Ndërsa ende nuk kishim vendosur se ku ta çonim vajzën, kishte kaluar koha e konkurseve. Shkuam të tre në Lice dhe atje na thanë se tashmë gjithçka ishte mbyllur, por mund të provonim në një shkollë tjetër muzike, te “Servete Maçi”. Fatmirësisht atje sapo ishin hapur regjistrimet dhe nuk ishte zhvilluar ende konkursi. Na thanë që ta provonin një herë vajzën nëse kishte vesh muzike. Sigurisht që ajo i kaloi këto prova. Ime shoqe kishte qejf që ajo të mësonte violinën, por kur pyetën Elhaidën, ajo u drejtua te pianoja. Tashmë e kishte zgjedhur. Kështu studioi për piano. Qëndruam këtu deri sa mbaroi klasën e tetë e pastaj vazhdoi shkollën e mesme në Shkodër te “Prenk Jakova”.
Po përse në Shkodër?
Në atë kohë unë sapo kisha riblerë televizionin që shita në 1997- n në Shkodër. Ndërkohë që shkolla “Prenk Jakova” është shumë e mirë, me profesorë shumë të talentuar. Atje ishte në të njëjtën klasë me Dorina Garucin dhe një djalë shumë të talentuar, Branimir Agovi, që sot studion në Konservatorin e Vjenës për Kanto. Me gjasë shumë shpejt do t’i ndihet emri atij djali.
Si ndodhi që u lidh me këngën?
Ajo vazhdimisht thoshte se donte të këndonte e unë e këshillova që t’i vihej seriozisht pianos, se jo më kot ia kisha blerë. Megjithatë mori pjesë në “Ethet e së premtes”. Fitoi audicionin që u zhvillua në stadium. U zgjodh deri në 30-she, por kur erdhi puna për në 10 finalistët, nuk e panë të arsyeshme që ta zgjidhnin. U mërzit shumë atëherë, tha që nuk do të këndonte më. Ishte e vogël atëherë.
E megjithatë, ajo konkurroi dhe fitoi te “Star Academmy”, si iu mbush mendja?
Ajo është një aventurë më vete. Ne ndodheshim në Shirokë dhe në Shkodër kishin ardhur organizatorët e Star Akademisë për të bërë audicione. Kishte rënë shumë borë, por ajo nguli këmbë dhe shkuam me makinë qysh në mëngjes, por nuk kishte asgjë. Pritëm pak dhe u kthyem me idenë se nga moti do ishte anuluar. Audicionet u kryen më vonë. Ishte përzgjedhur një tjetër shok i saj, Stefani, që i jep një numër telefoni të organizatorëve. Morëm në telefon dhe na thanë të shkonim në audicionet e Tiranës. Fitoi. Morëm një shtëpi me qira për të ndenjur 3 muaj. Kur e çova ditën e parë në prova, vajza u kthye duke qarë. “Ata janë të mrekullueshëm mor bab, kemi ardh kot, ata këndonin me kitarë…”, më tha vajza. “Po prit mor bab, i thashë, mos u ngut, rrimë dhe një ditë”. Shkoi sërish të nesërmen dhe gjithçka ndryshoi. Kur i kishte parë të këndonin me bazë muzikore, ajo e kuptoi se cili ishte niveli i vërtetë. Kështu fitoi.
“Star Academmy” i hapi asaj rrugën drejt aktiviteteve ndërkombëtare, apo jo?
Hera e parë që mori pjesë në një festival ishte në Mal të Zi, ku konkurroi me një kompozim të Adrian Hilës. Aty merrnin pjesë të rinj nga gjithë Europa dhe juria ishte ndërkombëtare. As e prisnim që të fitonte, por ajo zuri vendin e parë me pikë maksimale me dyfishin e pikëve të vendit të dytë. Prej aty mori pjesë në një festival në Petriç në Bullgari, ku mori sërish çmim të parë. Një festival shumë i rëndësishëm ishte ai në Brajla të Rumanisë, pastaj edhe në tri festivale të tjera, ku ka fituar gjithnjë çmime të para. Unë kam tetë kupa në shtëpi.
Ka pasur ndonjëherë ndonjë mbështetja nga ana e shtetit?
Jo, jo asnjë. Gjithçka e kemi bërë në rrugë private, duke financuar vetë gjithçka e duke bërë shumë sakrifica.
Pse i duhej “The Voice” Elhaidës, kur tashmë ajo e kishte një emër në Shqipëri?
Ajo këtu mori pjesë në disa festivale. Mori pjesë kur ishte 14 apo 15 vjeç te “Kënga Magjike”, por nuk e futën as në finale. Më pas në festivalin e RTSH-së, me një këngë të Endri Sinës që mori çmimin si “Muzika më e bukur”, por që juria nuk i dha asnjë pikë, ishte tërësisht absurde, ndërsa shumë na kishin thënë se ajo ishte favorite për çmim. E kundërta ishte në “Top Fest”. Kur ishim në Bullgari e Elhaida kishte fituar çmimin e parë, ajo vjen shumë e gëzuar, por jo pse kishte fituar në Bullgari, por kishte dalë në finale në “Top Fest”. Gjithë dëshira dhe ambiciet e saj ishin në Shqipëri. Natën finale ajo fitoi çmimin “Artisti i ri më i mirë”. Kur pashë që Argjentina Ramosajn e kthyen ta këndonte këngën dy herë, thashë, po iki të fle, u mor vesh tash se kush do ta fitojë. Kur më zgjuan e më tha që Eli ka fituar, nuk doja ta besoja, u treguan vërtet profesionistë. Aty askush nuk e njihte vajzën time, s’kishim asnjë të njohur…
Me pak fjalë, i ka pasur ca zhgënjime në Shqipëri?
Oh, po, po, i ka pasur ca zhgënjime. Fitoi gjithë ato çmime e nuk e ftuan një herë në televizion, as në “Klan”, që ishte produkt i tyre. Por ka pasur edhe mbështetës. Unë do përmendja Shpëtim Saraçin që gjithmonë e ka mbështetur, pavarësisht se nuk kemi asnjë njohje me të, madje dhe tani që është andej, e merr në telefon, i jep ndonjë këshillë. I është gjendur gjithmonë.
Po në Itali, a pati shqiptarë që e ndihmuan (përveç atyre që e votuan)?
Atje e ka ndihmuar shumë konsullja shqiptare e Milanos, Nausika Spahia. Sidomos javën para finales, kur ne nuk ishim atje, ajo i ka ndenjur shumë pranë për çdo nevojë që mund të kishte Eli. Mendoni ajo ishte vetëm me finalistët atje. Rrinte vetëm në dhomë dhe lexonte. Duke pasur një njeri tjetër pranë për të shkëmbyer një fjalë apo për të pirë një kafe, gjithçka të bëhet më e lehtë. Dhe në finale ajo ka kënduar më mirë se gjithë herët e tjera. Ndërsa nuk mund të thosha të njëjtën gjë për Ambasadën rumune, që s’u kujtuan as të na takonin, edhe pse vajza fitoi çmimin e parë…
Ka qenë një kompani që menaxhonte talentet e reja, që e drejtoi Elhaidën te “The Voice”, si u njoh ajo me ta?
Me ta u njoh në Rumani. Një kompani italiane kishte këngëtarët e vet në festivalin ku merrte pjesë Eli. Ata i bënë ofertën që të merrte pjesë në Sanremo, por gjërat nuk shkuan si duhej. Më vonë, ata i propozuan të merrte pjesë te “The Voice of Italy”, duke i siguruar leje qëndrimi e leje pune.
Bravo Elhaida dhe suksese te metejshme ne karieren tuaj dhe ne jete.
I uroj suksese te metejshme Elhaides, por nga intervista e te atit me la shije te keqe fakti qe permendet disa here qe ata nuk i njihnim, ate nuk e njihnim. Eshte ky nje realitet i hidhur qe ne Shqiperi shpresat jane te vdekura se mund te behesh dikushi nese s’njeh njerin apo tjetrin me pozite ne art dhe politike.
eshte normale qe do financosh vete, çpun ka shteti ne ket raste! Shteti financion kompanit, sportin,jo individin!
Hec e mere vesh se c’pune duhet te kete shteti ketu ! Nuk di cfare kerkohet te implikohet. Kjo eshte sipermarrje private.
Shteti nuk ka financuar dhe mbase nuk ka qene e nevojshme ta beje ne mjete financiare, por a ka te drejte pervetesoje per fushate elektorale arritjet personale te vajzes?
Me sa kuptoj te dhimbset shteti i saliut. Ne cdo vend te botes talente si e mrekullueshmja Elhaida Dani suporten fuqimisht. Ajo sot eshte krenaria jone kombetare. Suksese Elhaida Dani.
Shteti kur fitoi deshi me e shfrytzu per fushate, por kur pa se babai i saj ishte nje njeri i ndershem e i pa komprementum, e mbylli e kaq. Shtet Karaduzesh e Hajdutesh nuk ndihmojne askend pa i dhane pare ne dore parpara. Per nje vend pune ne shtet duhesh te japesh para pagim rrogen vjetore, te pakten ne mase te madhe ne Shkoder.
Jopo ti jape 200 mije Euro Kombetares se Lorik Canes e Kosovareve te tjere!!!!
I kushton gje shtetit ti dhuroje nje studio? Nje vend ku te studjoje?
apo ju jeni mesuar me ata qe bejne zhurme e tallava neper diskot poshte pallateve?!!!
Shqipetar hesapi
Or i uruar, po keta Kosovaret qe i quan ti perfaqesojne kombetaren tone. C’ka te keqe ketu ? Natyrisht qe perkujdesja e shtetit nuk do duhej te mungonte kurrsesi per Elhaiden, qe eshte krenaria e cdo shqiptari.
Ke pershendetje nga Kosova.
Shteti ka te beje ketu sepse para nje viti ky talent aplikoi per nje nga tre bursa studimi qe jepte bashkia Shkoder dhe me shume se talenti u pa perkatesia politike e prinderve. Ky eshte shteti.
Ky emri i kesaj emigrantes vjen era turk shkodre arabi hesap.jepje vajzen berluskonit dhe ta rregullon nga ana financiare dhe kthehuni ne shkoder si milionere dhe hapuni bythesh se kete ves kan shkodranet.grate ja u rregullojne te huajt ,rendesi ka te hapen bythesh.shkodran hesapi.
Duket qe shkodranet ti paskan hyp me rradhe familjes tende qe nga gjyshja, nena, motra, gruaja, vajza e deri te macja e shpise mor faqezi se ndryshe nuk shpjegohet kjo qe shkuan. Komenti me siper duhet ti kete rreshqit botuesit se nuk shpjegohet sesi eshte lejuar.
ik ore pirdhu
fakedemocracy O bythar se dukesh nga gjuha se je i tille se ne shkodranet kemi pse te shesim mend se kemi kene jemi dhe do te jemi dikushi,prandaj ti rri dhe leh nga kaçorri jot se nuk di te besh pune tjeter.
Mos je Greta Koci qe shkruen kaq me mllef?!
Te lumte shkodrania ELHADIA DANI, ke nderuar veten, ke nderuar familjen, ke nderuar ate shoqeri qe te ka perkrahur.
Por te keshilloj qendro larg fanatizmit, nga ky fanatizem e pesoj nena e jote. Shiko perpara drejt vendeve me te zhvilluara te Evropes. Nga SHKODRA, qe eshte qyteti ku kane lindur sportet e para, arti, kultura, muzika, piktura ke marre jaret e shkodres.
Mos i beso kurre klases politike qe ekziston sot ne Shqiperi, sepse ne Shqiperi kemi nje shpellar si SALI BERISHA, qe nuk din se cfare eshte kultura, arti, letersia, muzika. Ky person eshte i mire vetem per ngaterresa, intriga dhe ne kete menyre po i besove ketij personi ke humbur kohen dhe ke per te deshtuar.
ITALIA eshte vendi i artit, i kultures, muzikes, piktures, i arkitektures, ku 60 perqind e monumentave te kultures boterore sipas UNESKO-s ndodhen ne kete vend. Forca dhe perpara qe te arrijshe suksese te metejshme. Lere Shqiperine perkohesisht se nuk ke kohe per te humbur.
E lali mos u merzit se nuk je vetem. Te gjithe ate pun’ bojm.
Madje edhe Saliu. Cdo gja vete e ban.
Talentet dalin vete, sepse lindin te tille, po kur arrijne majen e suksesit turren sekush qe ti pervetesoje.
Elhaida i perket vetvetes, familjes dhe gjithe Shqiperise.Televizionet le te percjellin lajmin e suksesit.
Shteti edhe mund te ndihmoje, sidomos kur kemi te bejme me talente te medha nese ay shtet nuk e motivon ate politikisht ,sic ndodh shpesh ne shqiperi.Por sipermarrja private per sukses eshte e rendesishme.Elhaida dhe prindrit e saj e ndermoren kete dhe ja dolen .Erime dhe suksese Elhaides ,tashme ne tregun muzikor boterore…
Me mire qe ske patur ndihmen e shtetit se nuk ke detyrime, se po te kish ndihmuar sa do pak kjo qeveri, do te ishe thjesht nje Ciljete, apo nje Grete, apo nje Sabian e Bleone, qe sa here qe vijne ne Shqiperi jane te detyruar ti kendojne diktatorit.
Qendro si bilbil e lire dhe kerkoje suksesin me forcat tuaja, beje familjen tende krenare, na bej dhe ne si bashkatdhetare krenare.
TE PAFSHA NE MAJEN E MUZIKE BOTERORE, Ky eshte urimi qe une si shqiptar te jap, te kesh shendet dhe lumturi, ta gezosh familjen me arritjet tuaja profesionale, ashtu sic do te na gezosh edhe ne, qe te mburremi se jemi nje gjak.
Ambasada rumune ? Ndoshta ambasada shqiptare ne Rumani.Uroj qe Elhaida te mos behet pre e programeve televizive plehra ,por t’i perzgjedhe ato si ne Shq dhe Itali a gjetke Ajo duhet te dale ne skene per te na mahnitur dhe jo ta shohim sa e zonja eshte te gatuaje apo c’mendim ka per B Brother.
Njè shqipètare fiton “The voice of Italy” dhe ajo quhet Elhaida mè thonè disa kolegè italianè. Pèr ata si unè qè shohin vetèm Skay ndjehen tè befasuar….. Duke kèrkuar nè you tube pèr Elhaidèn gjeta disa nga kèngèt e sajè dhe njèra ishte dhe nè turqisht me shami nè kokè. U zgjata pak kètu jo pa qèllim por tè thènè njè tè vèrtetè tè madhe qè kjo vajzè me kètè talent tè rrallè ka shkèlqyer nè programin “The voce of Itali” dhe ndihmèn mè tè madhe e ka marrè nga njè “big” si Riccardo Cocciante ndaj ne sot kemi njè talent mè shumè nè Itali dhe sa e sa tè tjera nèn pluhurin e Shqipèrisè sè Berit qè dhe nè kètè rast vrapoi tè vjedhè imazhin e shqipètares me zè tè mrekullueshèm.
Shqiptaret nuk duhet te ken ne qeveri ata qe nuk duan Shqiptaret…. ELHADIA DANI, keni nderuar veten, familjen e Shqiptarin , une personalisht votova si per vajzen time.Do ju ndegjojme me kenaqsi per vitet ne vijim.
Interesante intervista?Me se merret tani babai qe duket ka qene ne sherr me babain e kengetares me profil politik,Greta Koci?Fatmir Kocit ja mori a ja bleu zotria atkohe TV Shkodren?Ne mos gaboj eshte zhvilluar lufte e madhe gjer tek gazeta “koha Jone”. Greta u zbulua si kengetare e vogel ne Kucove,vajza e talentuar dhe kurajoze e zotnise kendonte ne TV te babait? Per kurjozitet keto sepse kohet jane te largeta!Mendoj se kengetsrja Dani duhet te ruaj personalitetin artistik duke mos e perzjere me politiken si mjerisht e talentuara Greta Koci,per borxhet e babait!…Suksese Danit edhe e mendoj ne Sanremo!..
Komplimente si vajzes te talentuar dhe vecanerisht familjes te saj.
Dikush ketu thote nuk ka pune shteti te sponsorizoje individet e talentuar. E keni shume gabim. Per kete qellim, ekziston edhe nje ligj per nxitjen dhe mbeshtetjen financiare te talenteve dhe individeve te shquar ne fusha te ndryshme. Po me ke te flasesh? Me shpellaret qe kane pushtuar zyrat e shtetit shqiptar. Qe kur ju thua se, i takon nje shperblim dhe mbeshtetje, sepse pervec te tjerave po nderon dhe Shqiperine.
E them kete edhe nga eksperienca personale me djalin tim, te cilin e kam derguar ne nje konkurs nderkombetar ne Kanada me shpenzimet e mija dhe megjithe rezultatet shume te mira, shpellaret e zyrave ne Shqiperi te kthenin pergjigje- Per veten e tij po meson, se mos po meson per ne…. Ec e fol po deshe…
Pas fitimit te vendeve te para : Dy ne Shqiperi dhe tre ne Mal te ZI, Bullgari e Rumani, ju premtu burse nga pushteti lokal dhe nje deputete.Pas marrjes se matures ,kjo burse nuk ju dha kurre. Shteti e ka per detyre te sponsorizoje talentet,e jo te qaje pas largimit nga Shqiperia.Shembujt jane te shumte. Kurse ai bastardhi ,qe permend Berluskonin ,te dergoje motrat e tija….Komente te tilla nuk duhet te postohen. Ky eshte nje antishqiptar. Turp te kete.Kjo eshte nje vajze model. Lum shtepia,Shkodra dhe Shqiperia ,qe e kane.I urojme suksese !
O ti me r te madhe, mos m’u perziej ne nick-name, se e kam me tapi..hahahahahahah
elhaida me ate ze hyjnor nuk ka nevoje per shtetin. perkundrazi shteti ka nevoje per elhaiden dhe talentin e saj. rruget jan te hapura per gjithsecilin. kush beson ne vetvete provon me te gjitha menyrat deri sa te arrije synimin e vet. elhaida besoi, provoi, dhe fitoi. nuk e kuptoj per ca duhet ne kete rast shteti.
Zotri Shaban me te thon te verteten te kam “zili” per vajzen tende. Pore tash sa pash lajmin qe Eli neser do te vij ne Tiran, nga njera ane po me vjen mire,qe do te takohet me prinderit dhe te dashurit e saj. Por te lutem mos i ler kriminelet e politikes shqiptare, qe ta perdorin per qellimet e tyre.Se ELI esht bije e jona,e shqiptarve ne Kosove, Maqedoni,Mal te zi dhe Shqiperi.
zonjusha dani ka fitu vetem 1 talent show nuk ka cliru shqiprine nga nazizmi.thirini vetes o shqiptar…………..
Po mor shijaks cfare pret ti te fitoje nje shqiptar tjeter pret qe te vrase polic, te beje trafik droge, te shese e te mashtroje vajzat dhe motrat e tveta,e pastaj shqiperine nuk e ka cliruar askush por me keto duhet te krenohemi.
roni, shum pa lidhje komenti. ato gjera qe thua ti shqiptaret i bejne perdite, dhe do vazhdojne ti bejn. ne nuk do rrim duarkryq pse ka elhaida ze te bukur. elhaida knon, ne vazhdojme punen, elhaida knon prap, ne prap te puna. elhaida ia fut adagio, ne vuu miellit. ene un du me knu, po kur knoj un ikin njerezit me vrap. pastaj, ca ka ktu per tu be krenar? zerin elhaides ja ka dhuruar zoti. kaq. dhe ben shum mire qe kendon. ti dhe un ta ulim koken se nuk do me ja dit kush per krenarine tende e timen. mos e rrej veten kot, e mos harro voto 29
ky shabani eshte boss medemek ka pas tv shkodren, dhe paska dashe qe shteti ti financoje vajzen per te mar pjese ne the voice, financimet behen per ti mbajtur talentet dhe jo per ti larguar
ti babai i Elhaides kujdes kur flet, mos thuaj qe “nuk keni patur mbeshtetje nga shteti dhe qe cdo gje e keni bere me forcat e tuaja”..
nese jot bije doli fituese kjo asht vec merita e PD-se dhe e baces tone te madhnishem, S-halè Berishovic..!!
edhe kur Bajerni fitoi kupen e kampioneve prape ishte merita e sulltanit tone S-halè.
edhe Shqiperia do kishte fituar dje kunder Norvegjise, sepse e parashikoi baca yne i madhnishem, por ja qe ai “kamunisti” lakuriq, Edvini ndolli ters dhe na e bani ters fitoren.
edhe kur njeriu te dergoje njerez ne Mars, prape do jete merite e baces S-halè.
pra cdo fitore lidhet me bacen tone, askush mos ta harroje, perndyrshe mjere ata cfare i pret…!!!
rrofte sulltani yne S-halè sa malet e Serbise dhe Greqise, poshte kamunistat dhe shqiptaret, jashte shqiptaret nga Shqypnia, qe asht prone e baces tone..!!
Refuzoni cdo takim me politikane dhe deputete, pasi kjo do ishte pergjigja me e mire per keto specie!
Nuk dua te bej rolin e nihilistit dhe ca me pak ate te racistit, por une nuk e kuptova perse Elihajda fitoi… ndofta jane politikat e integrimit te Ministres Afro-Italiane, mbase eshte nje fryme e re qe Italia kerkon te perhape mbi mundesite e barabarta… nuk di se cfare pa Cocciante dhe te tjeret tek kjo kengetare… kenga qe zgjodhi – patetike; menyra se si e kendoi – patetike; nje stil te kenduari tipik i kengetareve Shqiptare – me te bertitura, pa stil, pa emocion, e ngurtesuar nga stresi per te qene e sakte… nje stil komercial, i pa perpunuar, i trashe, ashtu si paraqitja e saj fizike… dhe… ben mire ta ndryshoje emrin …
o interpol, pse kush kendonte me mire ai bjondi me kenget e guns & roses? pse ja fut perdhes kot kur smer vesh nga muzika
interpol, te gjith jemi nga pak budallej, por ty te paskan dale brinjat! voto 29 se do hapim kurse afatgjata edukimi per kategorine tende!
Krenar per Elhaidën. Te lumte. Vetem nje gje per te atin shteti nuk mund te sponsorizoje dicka private per mendimin tim. Edhe nje here te lumte Elhaida.
tamam po shteti italin a financoi se keshtu i kane politikat, por kengetar si ajo i ke me thase, por familja ka pase lek me e cu ne cdo vend e pa problem, vec me fitu e kushedi…