Kush e njeh Spartak Ngjelën apo ka lexuar veprën e tij memuaristike, “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare” e ka të qartë se ai i ka dhënë një përgjigje të plotë pyetjes që e ka munduar 38 vjet më parë. Në 15 nëntor 1975, ditën e arrestimit në Rubik, ndërsa përpiqej të gjente arsyet e ekzistencës dhe të krijonte brenda mendjes së tij hapësirën e lirisë që do ta shpëtonte nga frika dhe deformimi në vitet e gjata të izolimit, Spartak Ngjela do të pyeste veten: A do të bëja ndonjë gjë në këtë jetë?
Afro 15 vjet më vonë, në 11 shkurt 1991, Ngjela do të takohej me jetën e tij në një segment kohor jo të zgjedhur nga ai vetë. Edhe këtë herë në mendje do të kishte të njëjtin shqetësim, tashmë jo si pyetje por si një vendim: “Duhej patjetër të bëja diçka”, ishte ky qëllimi që i caktoi vetes ish i burgosuri politik në ditën e parë të lirisë. Një njeri që kishte kaluar provën e rëndë të brugut komunist pa u përkulur dhe me dinjitet të admirueshëm, tashmë kishte një provë me veten e tij. Spartak Ngjela vendosi ta kapi jetën jo kur e kishte lënë ajo, por atëherë kur e kishte lënë ai. Ai mundi të shpëtojë gjallë nga ferri komunist dhe pjesa tjetër që i mbetej për të jetuar ishte sfida me lirinë.
Spartak Ngjela, nga dita e parë e lirisë dhe deri më sot ka menduar dhe jetuar sikur ato 15 vite të izolimit nuk kanë qenë pjesë e jetës së tij. Askush nuk e ka dëgjuar apo parë avokatin ta përdorë persekucionin e tij si një mjet apo aset për të qenë dikush apo për të arritur diçka në shoqërinë e pas viteve ’90. Sigurisht ato vite të rënda janë pjesë e fortë e formimit të karakterit dhe intelektit të tij, por Spartak Ngjela ka qenë gjithnjë i lirë në mendjen e tij.
“Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare” është një dëshmi e kësaj lirie në të tre volumet e saj. Kjo vepër nuk është thjesht rrëfimi i kujtimeve të Ngjelës, por është një analizë e thellë politike, sociale dhe filozofike e shoqërisë shqiptare në momentet e saj më të rëndësishme historike. Në një meditim të gjatë ekzistencialist, filli i jetës së një individi arrin t’i japë një shpjegim dhe shoqërisë së tij, të cilën e ka parë nga lart, nga brenda burgut dhe si pjesë përbërëse normale e saj.
Ky vëllim që prezantohet sot është pikërisht ajo pjesë e kujtimeve të Ngjelës që nis me daljen nga izolimi dhe përballjen me një shoqëri që përjetonte emocionet e forta të përmbysjes së një regjimi. Një e panjohur e madhe për avokatin, por me të cilën ai kishte vendosur të përballej duke qenë vetvetja. “Sepse asgjë nuk do të ndryshonte më për të të lejuar që të jesh vetëvetja dhe asnjë forcë nuk do të më ndalonte më që të tregohesha përpara shoqërisë timë ai që isha”, i jepte kurajo vetes Ngjela rrugës duke shkuar për të takuar nënën dhe motrën e tij në Selenicë të Vlorës.
Mendimi është epiqendra e asaj që në i themi jetë, shkruan Ngjela për të hapur kështu një kapitull të ri në jetën e tij më 11 shkurt 1991. Me një frazë të vetme ai përkufizon atë që shkoi dhe atë që i mbetej të bënte pa dyshuar në forcën e tij: “E kisha kaluar një provë të madhe, e kisha mposhtur agresionin shpërbërës të tjetrit; kisha kaluar izolime dhe hetuesira, jetë burgu dhe privacione të përditshme, kurse tani më duhej që të jepja kundrejt vetes time pasqyrën e asaj që dija e që mund të bëja, për të krijuar unin tim real, atë që jeton në vendin e tij dhe ka të drejtë të krijojë i lirë, për të formuar jetën e tij me një vlerë të re”.
Në këtë pjesë të tretë të kujtimeve, në pesë vite të vështira pas rënies së komunizmit, Ngjela shfaqet ai që ka qenë, ashtu siç e njohin të gjithë. Episodet kulminante të atyre viteve, të rrëfyera nga avokati janë jo thjesht një kujtesë, por edhe një dokument me vlerë për të kuptuar mënyrën e të funksionuarit të një shoqërie pas një traume të rëndë 50 vjeçare. Ngjarjet e atyre viteve, të mbushura plot pasion dhe emocion mbushin faqet e këtij vëllimi të treguara dhe shpjeguara sipas këndveshtrimit të avokatit. Çdokush mund t’i lexojë dhe mund të gjejë aty edhe shpjegimin e vet.
E nëse ky shpjegim qëllon të jetë i ndryshëm, një gjë mbetet e pakundërshtueshme: Spartak Ngjela ka bërë diçka në jetë, diçka të madhe. Ai nuk është vetëm simbol i qëndresës njerëzore, forcës së mendjes dhe dinjitetit, por edhe i individit që ndonëse është nisur me vonesë në një garë, arrin ta fitojë atë vetëm falë aftësive të veta. Ai është shembulli i njeriut që e ka vrarë frikën pasi i ka humbur njëherë të gjitha dhe që pa frikë i hyri betejës me jetën për t’i rifituar të gjitha.
Ka dale vellim i ri ???? Interesant avv.Ngjela
Na ka spjeguar 91 dhe mbas ??? Do jete kurioz ky vellimi {nuk i kam lexuar as te paret} …kushedi na spjegon kur ishte minister i Berishes ,kushedi a spjegon kur kerkonte dhe 13 mij te vdekur kunder Berishes …
Kushedi na spjegon dhe ate intervisten e para disa diteve qe mund te thuhet me plot gojen ishte shantazh mediatik ,kerkonte medoemos qe Rama ti pergjigjej publikisht qe do e bente minister .Mu duk si loja e telefonit te prishur ,por ne fakt kur e luajne femijet eshte simpatike …nuk ka kaq djallezi .
Do ishte dhe interesante ,shume interesante te na spjegonte kantidatet qe ka ne liste avv. Ngjela …me cfare meritokracie i ka zgjedhur …me eksperience pune ,me shkollime europiane ,me moshen qe mund ti uli ne karriget e parlamentit krenare se do kontribuojne ne te ardhmen e ktij vendi apo do kontribuojne qe Patozi ,Ngjela ,Olldashi dhe masa e huliganeve qe jane aty te kullosin syte te mbertheckat e zberthyera te kantidates sexy te Ngjeles ??? Juve vete zt Av meqe na shkruani perkuljen e tiraneve ,si mendoni kush do i perkuli kta tirane ????
Babezia per poste dhe ofiqe apo botoksi te baby-plastikat qe ju i nxirrni nga lista te pista ??????????
Ju artikull shkruesi ,e pyesni avv. dhe nqs mi skjaron te gjitha kto ,betohem per “nderin” e partise {sigurisht per te te partise se avv,per kte te fundit betohem} qe do e blej librin
Mero ky artikull duhet te jete te rubrika “Opinion” ???????
Po me ‘qudit” dhe redaktorja jote .
Ah moj Veronika. Avokati ka zgjedh kandidate per deputete femra qe pervec te tjerash plotesojne edhe kriterin fizik, pra qe jane te pashme, te bukura dhe me integritet.
Fatkeqsisht ti nuk i ploteson keto kritere, prandaj nuk mund te ishe pjese e kesaj liste.
Por ska gje, mos u xhelozo.
Anila ,nuk ja vlen repliken ,por je shume e re per te folur kaq shume .
Ke shume te drejte ato si une ,pikerisht per kriteret qe kane nuk e shkruajne emrin ne lista te pista !
Nuk seleksionohemi ne baze te kriterit fizik ,kjo eshte klasa e juaj
jeni rinia progresiste e konventave,e listave te kokethinjurve qe per vete u dhunuan shume te rinj ,dhe aspak nuk po dalin nga hijet e tyre …kto jane demet afatgjata qe me detyrojne dhe te shkruaj .
Mos me repliko me ,hesht dhe studio…zgjuaresia nuk matet me gjatesine e fundit dhe te thonjve !
Krijimi i lire i Spartak Ngjeles!
E kam lexuar me interes librin e Ngjeles, por per te thene se ishte nje krijim i lire, hem, me duket si pak e tepruar.
Mbi te gjitha libri “Perkulja dhe renia e tiranise shqiptare” i pergjigjej me se miri karaketerit te Ngjeles.
Kemi nje pershkrim te kohes se tij direkt pas arrestimit dhe deri ne diten e lirimit, kohe e cila pershkruhet me tere energjine tij.
Ngjela jep nje tablo te burgjeve dhe kampeve shqiptare ku nuhatja dhe interpretimet e ngjarjeve ne udheheqjen shqiptare por edhe ate kineze ishin bere tema ku diskutohej per ore te tera ne Burrel dhe ne kampin e Ballshit.
Disa here i ngrija pyetje vetes: Si ka mundesi qe Ngjela mbante aq mire mend emrat e tere Byrose Politike te Rep.Pop. te Kines?
Mendimet dhe opinionet e tyre duke qene ne nje izolim burgu? Tere biografine e Ten Hsiao Pinit? Historite e grave dhe burrave te udheheqejes kineze?
A ishin atehere aq te izoluar?
Apo Ngjela i kishte hyre me rrenje Vikipedias? Se ndryshe shpjegim tjeter nuk mund te jap.
Nejse, ai liber ishte teper i gjate, mbushur plot me emra kineze, duhej durim i madh ta coje deri ne fund.
Mbi te gjitha dilnin pikepamjet “liberale” te Ngjeles ne lidhje me tregun dhe rolin e tij.
Me dukej sikur kishte marre je rol “Adam Smith-i” ne burg!!!
Te ishte valle aq erudit ky njeri qe kalonte kohen ne bulevardet e Tiranes dhe me pas ne kampin e Ballshit dhe burgun e Burrelit?
Zor se besohet.
Gjate leximit nje pasazh me shkaktoi nje habi te pazakonte. Ne te shkruhej:
“Kur u ra ne dore juristeve amerikane Kodi i Porcedures Penale i regjimit komunist i beri ata te cuditen. Ai kod ishte me liberali se kodet e tjera te Bllokut komunist!”
E pra, te dalesh ne konkluzion se krijimi i Ngjeles eshte i “lire” duhet te kesh pak guxim.
Por ky eshte mendimi i Shkullakut. I imi, Jo.
Por gjithsesi Ngjela ka shkruar lirshem.
VERONIKA, s’ke turp qe shkruan me emrin Claus, kur stili eshte i teri yti “hm”….degjoje mimmon se te keshillon drejt. Na e shpife fare, ngjan si nje fshatare e lumtur dhe model teper i vjeter, model 60 ta.
Me qe bie fjala perdor vetem italishten me emri Sallakja, si mode e vjeter, tani eshte anglishtja ne mode, jo?
Pse quditesh moj VERONIKA? Sparatku ka simpati perty apo jo? e ka thene publikisht se ke qene nje vajze e bukur…por ti ve bast se te ka ngelur qejfi, sepse ai Taku duhej te kish thene se ke qene nje vajze e paperkulshme, e mencur etj…sepse ti ke shume testosteron dhe nuk i pranon levdatat qe te drejtohen si grua…
Veronica!Ju kam ndjekur dhe me ben pershtypje cinizmi juaj! Ju nuk shkruani per te goditur ne shenje,por per exibition (terheqje vemendje)Beni mire te mos shkruani! nderime,flm.
Mimmo ,ne fakt nuk jam shkrimtare .Godisim ne shenje ???
Ku e keni prefiksuar shenjen qe ne duhet te godisim ??? Me patjeter duhet te kemi nje shenje dhe te gjithe rresht duhet te godisim atje ???
Mimmo nuk kam qene zboriste asnjeher {kjo eshte per exibition}
Cinizem ??? Pse cinizem ,cfare nuk ju pelqeu ,a i kam thene ndonje gje qe nuk eshte e vertete Avv ????Une qenkam cinike sepse pafytyresia e ktyre qe po cenon jeten time nuk ju pelqeka ,Avv. i thinjur dhe i panginjur nga 22 vjet pushtet dhe kolltuk qenka i thelle ????? Do isha cinike nqs do e duartrokisja ??? Do ju kisha terhequr vemendjen ???
Mos me ndiqni me ,sepse me tingellon keq .As mos me tregoni qe duhet te shkruaj apo jo ,sepse kjo me tingellon akoma me keq !
Heren tjeter thoni mendimin tuaj per artikullin ,dhe me kundershtoni me argumenta ,jo me “kercenime”.Pa nderime per ju Mimmo !
Une jam deshmitar per opinonin perendimoreve mbi proceduren penale te para vitit 90. Prokurori i Pergjitheshem i Gjemanise me 1992 – 93 i ka rekomanduar delegacionit te larte te drejtesise shqiptare se nuk ka nevoje te behet projekt kod i ri i procedures. Mjafton ekzistuesi me kushht qe ti hiqet “salca” lindore, parishmeria e ti vihet “salca” perendimore, avokatia.
Ne fakt procedura e thjeshte e e hatimit , kompetemcat e prokurorise , efektiviteti e shpejtesia e hetimit e gjykimit jane te paarriteshme nga kodi i sotem ,nje bicim kodi italian tere formalitete proceduriale , llafollogji e zvarritja , viktor hoti
Sa qudi ti Viktor Hoti je gjithmone qift me VERONIKA ne mendime, por gjithmone. Amon mo Hoti se na quditet????????????????????????????????
Viktor Hoti, po Mireli pse s’po duket bashke me Melekun dhe VC gjirokastritin? se ju bashke me VERONIKEN jeni shoke. Pika ju rafte, ketu ne blok do e fitoni luften me popullin ju. Detyra JUAJ ESHTETI SHERBENI SHTETIT E JP PARTISE SHTET
shqiptaret (komentuesit) megjithese jane te pa afte te ngrene shoqeri normale funksionale, por kane ate (aftesi) te diskutojne edhe te vertetat dhe faktet jetesore dhe historike ,sipas qefit te vete ,kjo eshte patologji, sepse pervec vetes se vete nuk pranon gje tjeter dhe kjo lidhet me pa aftesine tone te pakten te kemi nje shoqeri civile e cila na mungon e do te na mungoje
Sipas gjykimit tim, Ju Komentuesit e mësipërm duhet t’a lexoni një herë Librin Vol. III pastaj edhe mund të komentoni. Spartak Ngjela, ka qënë i dënuar politik. Ai është një personazh intelektual që i duhet botës akademike Shqiptare ; në të mirë të kombit tonë.
Sa për këtë Veronikën – Më duket se gjatë këtyre dy viteve Kuptoj një transformim total të saj (në rast se është po ajo që shkruante para një viti).Nga shkrimi me dialekt Jugor ka kaluar në shkrime me dialekt Kosovar ( si:”Quditesh” në vënd të Çuditesh; “Skjaron” në vënd të sqaron; “Godisim” në vënd të godasim etj.)APO MOS NDOSHTA … SHËRBIMET SEKRETE PO PAGUAJNË NJË PERSON TJETËR PËR TË ARRITUR QËLLIMET E TYRE TË MBRAPSHTA ???????
Rrofsh Xhema jemi ne nje mendje, une kam vene re kete ndryshim, madje nje artikullshkruajtese Viktor Hoti dhe VERONIKA e bene tabel qitjeje, por une e njoh nga afer zonjen dh ee di qe e kane perndjekur keto struktura qe nga 2008 edhe sot qe po shkruaj ja kishin derguar nje spiune plakaruqe…
Shoqja Xhema ,saktesoj qe Avv nuk ka qene i persekutuar politik .
Kane qene ne sherbim te diktatures dhe si dihet ajo fillon te haje me pare kelyshet e vet .Avv. thjesht kishte “fajin” te ishte pinjoll i asaj familje ,por kurrsesi ishin kundershtar politik te xhaxhi enferrit .
Respekt vuajtjeve te tija askush ka te drejte te heqi lirine e tjeterkujt
Shoqja Xhema ,jam une qe shkruaja para nje viti.Replikat e mija ndalonin nje rresht te vetem ,sepse blogu ishte i gjithi enverist .Kaq ju mjaftonte qe te vajtonit si kukuvajka .Nuk jam une qe kam ndryshuar ,jeni juve qe ju shkermoq idhulli i juaj ,dhe jeni “moderuar” .Sa per fjalet qe shkruaj ,jane thjesht gabime orrrrrrrrtografike ,te detyroj qe te ndalosh ca me shume …nejse kaq nuk kupton ti .
Ti dhe kta blogistet e tjere ,e kuptoj qe jeni rriturr vetem me kultin e spiunit ,por qetesohuni .Jemi thjesht njerez normal .Per ju eshte ca vecori te jesh normal …por eshte problemi i juaj .
Artikullshkruajtesia nqs mendon se duhet ta duartrokisim te gjithe duhet qe te korrigjoj dhe ajo kultin qe e ka rriturr .
Tregon qe i mungojne ngjyrat e demokracise dhe ka probleme me mendimin e lire …dhe jo vetem ajo …te gjithe ju qe ndaloni ne sulmin personal dhe jo me argumente .
VERONIKA te mos e kesh mendjen ti ta hedh….Po as nuk je edhe ti si Spartaku nje viktime e luftes se klasave sepse ke treguar ketu qe babai juaj ka qene gjen.? Ne qe jemi rritur pas ’90 e dime nga prinderit por dhe i kaemi pare ne dokumentare se Gjen e ushtrise te gjithe u burgosen ose u perjashtuan, po ky gjenerali juaj??? nuk u burgos ose u pushkatua??? Pra nuk jeni edhe ju si Spartak Ngjela?
Perpara nje viti VERONIKA shkrimin e kisht endryshe, ne vend te ‘ë’ ve vintenje “‘” mbi shkronjemn ‘e’, tani shkruan so ashtu. Mua me ka bere shume pershtypje madje po deshe te ta nxjerr ketu nje komentin e VERONIKA, ai eshte si nata me diten. Edhe ne qofsh i serbimeve sekrete ti qe shkruan si VERONIKA nuk arrin dot asgje.
Thirrjet e tua jane disfatiste dhe ‘litari e fostoksina zene vendin qendror’, ne qoftese je kaq disfatiste mund ti perdoresh vete edhe litarin e dhe foostoksinen, edhe mund te zgjedhesh Hafzi Nelen sic e e kevetdeklaruar si zgjidhjen tende. Beji i dashur VERONIKA ato qe te duken zgjidhje per vete, por mos na i servir neve ketu.
Po pra po ,prandaj jemi ktu per tua hedhur …mjere ne
Jo nuk jam njesoj me AVV.,eshte nje kolos i vuajtjes …une jam askushi ,sepse nuk kam vuajtur asgje nga ai regjim .Thjesht jane ca ndryshe ata qe kane qene kundershtar politik ,kte doja te saktesoja
Gjyshi im ka qene ne burg ,dhe babai .
Ju dini si shkruaja para nje viti ,dhe nuk paskam te drejte te ndryshoj ,ndoshta nuk ju shkon mendj se perdor dhe kompjuter te ndryshem ,ndoshta shkruaj dhe nga iphon ,jo pra jo jemi te CIA-s
Mjere ne dhe budallalleku
Kur une te bej ate zgjedhjen time ,ti a e mendon ndonjeher se do te vij radha dhe ty ????
Ti nuk je rriturr mbas 90 ,ti thjesht merr fryme .
Po te kujtoj qe je ti qe me lexon ,qe ke nje vit qe me lexon ,je ti qe di me saktesi si dhe cfare shkruaj ….po te mos me permendesh te garantoj qe une nivelin qe ti shkruan nuk do e kujtoj kurre .Ke frike nga zgjedhja ime ,sepse sheh sterre horizontin ,te bezdis e verteta ,te hidheron qe nuk je i afte te ndryshosh asgje …prandaj ndalesh te filmi bardh e zi i 007 .
Nuk e di pse u zgjata kaq ,ndoshta jo vetem per ty …nuk pres dhe me nivelin tend nuk dua te arrij asgje ,por derisa ky blog te ma lejoj nuk do jete skuadra juaj injorante qe do ma heqi kte te drejte .Nuk do ju lejoja te me cenonit ,askujt ja lejoj te me cenoj as nje gjethe ne kopesht ,jo me lirine e shprehjes .
Dhe sikur te jem gabim ,do jete vetem me argumenta dhe llogjike qe do terhiqem …sigurisht jo me ligjin e biografise qe ty te kane mesuar konventat pragmatiste .Fakti qe cdo here replikoni me emra te rinj …por me budallallekun e vjeter tregon me mire kush jeni ju dhe aspak baltos mua .
Kujdes qqudia ,kujdes per vete …kujdes me zgjedhen …se HAVZI NELA kujtohet dhe lexohet ,edukon ende sot …ti do ngelesh nje kokepalar pragmatist anonim !
Ndersa ti VERONIKA do ngelesh ajo qe je, ashtu do vdesesh si nje qen i zgjebosur
Shkullaku shkruan per librin e Ngjeles! Kush eshte Shkullaku? Nje njeri KOT. Dhe vete Shkullaku ja njeh vetes kete situate te peshtire vetiake. Degjojeni kur analizon….. dhe Gallate. Edhe i paditur – edhe me mjeker!
Ndersa Ngjela eshte origjinal, sepse keshtu ka qene qe femje. Une jam moshatar i tij, dhe shok klase nga klasa katert e fillore deri vitin e fundit te Universitetit. Origjinal ne zbor,ne Vlore si jurist, ne burg dhe jashte burgut. Origjinal ne skemat qe zgjedh per te bere loje politike. Budalla? Pune e tij. Mbas 1990 i ka dale per mire dhe uroj qe edhe me mire ti shkoje. Por asgje nuk e barazon ngjelen me Shkullakun. Qe do te thote se Shkullaku duke shkruar per Ngjelen nuk i ka bere asnje nder Ngjeles. Vecse ka tentuar te perfitoje nga Ngjela. Pra edhe ne kete rast Shkullaku beri zgjedhjete gabuar. Deri kur Shkullaku do te ece hipur mbi kurrzin e te tjereve? Boll me. Analistet si Fevzo, Shkullaku, Bari Falliu, Cim Ruralisti, Henri UET, dhe Aldo Bumci per lezet, jane bere si ata partizanet ne vitet e para pas clirimit qe ishin analfabete te shkretet, se vinin nga fshtrat, dhe ne vend qe te nenshkruanin me pene, nenshkruanin me bajoneten e pushkes.
I nderuar i liri Drejtesi, jam krejtesisht dakord me ju. Po duhet te dini se sherbimet sekrete hane thonjte me dhembe kur shohin sukseset e Edi Rames dhe sidomos njerezit me integritet qe i rrine prane. E mundohien ti perbaltin sa te kene fuqi, por nuk ja arrijne dot sepse jane shume, po shume te trashe…
Nuk e kuptoj publicitetin e madh që i bëhet një teksti kaq të dobët, krejtësisht të manipuluar sipas aktualitetit politik te interesave të Spartak Ngjelës. Spartak Ngjela shkruan pothuajse siç fliste Rrapush Xhaferi, diçka me lart ne formen e shprehjes, por permbajtja eshte e njëjtë. Si ka mundësi që një universitet promovon tekste të tillë!Ngjela e ngjyen penen tek vreri i bllokut per te vizatuar personazhe qe dikur kanë qënë miqtë e tij dhe i mbronte me të njëjtin pasion siç i shan. Ky individ është një intelektual sharlatan, që luan me fjalën, sa herë që ka pranë inferiorë në kulturë. Eshtë peronazhi më qesharak i periudhes anarkike në Shqipëri. I ngjan diktatorit Hoxha ne menyren se shpif ne kete tekst (shih “Vitet e femijerise” te Hoxhes.)Si sharlatan improvizon biseda me peronazhe që nuk jetojë në këtë botë per te bërë të besueshëm manipulimin e tij. Në këtë treg informal ku mjaft plehra janë në listat për deputetë, lulëzon Spartak Ngjela, një intelektual sharlatan.
po VERONIKA ke perfaqeson, kush eshte morali i saje qe i kundervihet figures se SPARTAKUT se po te qe ashtu cojme masat e shoqerise qe ta denojne ne emer te popullit ,pra duhet vete te keshe nje moral dhe produkt ne te mire te shoqerise shqiptare qe te kundershtosh nje personalitet si spartaku, jo shoqja veronika ta bejme detin kos,nga shpirti malinj i yti,te verteten e jetojme te gjithe,dhe s’mund ta luftojme ate per interesa personale