Ndahet nga jeta aktori korçar Minella Borova. Ai ndërroi jetë në Buenos Ajres, Argjentinë, ku edhe jetoi per disa vjet.
Minella Borova lindi në vitin më 22 shkurt 1947 në Korçë.
Kreu studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Punoi ne teatrin “A.Z Cajupi” të Korçës, më pas si pedagog i “Mjeshtërisë së aktorit” në Institutin e Lartë të Arteve dhe si specialist i teatrit në Ministrinë e Kulturës.
Në vitin 1993 emigroi per gati 15 vjet në Argjentinë, për t’u rikthyer serish ne vitin 2006, ku edhe nisi punë si specialist i teatrit në Qendrën Ndërkombetare e Kulturës “Pjeter Arbnori”.
Minella Borova u shqua me fort si aktor i planit satirik, por herë-herë edhe lirik e romantik. Në lojën e tij spikat një humor i çlirët, shije e hollë, një sjellje e shpenguar, njëherazi edhe elegante, ku ndihet synimi për të skicuar tipa e karaktere të ndryshëm.
Roli i parë është ai i Lirimit në dramën “Njollat e murrme” (1969) te Minush Jeros me regji te Mihal Luarasit, me të cilin fitoi edhe çmim si “Aktor i ri”. Ndër rolet më të realizuar të tij janë: Leka te “Të pamposhturit” e M. Jeros, Martini te “Mosha e bardhë” e Dritero Agolli, Stenli Kor tek “Engjëjt e sketerrës” e George Bellak dhe Pol Kanten, mësuesi te “Plumbat e shkronjave” të Naum Priftit, hetuesi te “Qyteti i akuzuar” i Teodor Laços, Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafezezit; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” i Ruzhdi Pulahes, etj. Në vitin 2007 pas një ndërprejeje rreth 15 vjeçare, luajti rolin e protagonistit në dramën “Duke pritur Hënën” e Karlos Maria Alsina.
Minella Borova fitoi emër më fort si aktor i filmit, ku ka realizuar nje spektër të gjerë figurash të ndryshme si tek “Udhëtim në pranverë”, “Rrugë të bardha”, “I treti”, “Pylli i lirisë”, “Rrethimi i vogël” dhe veçanërisht me rolin e oficerit fashist në filmin “Në fillim të verës”.
Respekt per Minella Boroven, qe vjen nga plejada e shkolles se gjigandeve te kinematografise dhe teatrit shqiptar.
Ngushellime familjes.
Respekte për punën e tij !
Ngushëllime familjarëve !
ngushellime familjes, u prefte ne paqe nje njeri i talentuar.
Takimet me te kane qene kenaqesi e veçante. Kishe ç’ te mesoje prej tij. Kishte sinqeritet ne bisedat e tij. Kishte humor te spikatur. Kishte dashuri per vendin e njerezit. Ishte i talentuar, por edhe i thjesht e kerkues i se rese. Me ka humbur nje mik i mire, shume i mire. Takimi i fundit me te ne 2006 do te mbetet i paharruar. Do ta shohim shpesh neper filma ku spikati me pune te pa lodhur e talent, do te çmallemi sado pak.Ngushellime nga zemra familjes, miqve, te afermve. Do na mungosh shume i dashur Minella. Nga Rezo Çulli
Borova i përket një plejade të shkëlqyer aktorësh. Ishin sa origjinalë aq edhe vetvetja në aktrimet e tyre. Unë them se nuk do ta ndjejmë mungesën e tyre, sepse i kemi në filma vazhdimisht, që unë gjithmonë i shoh me kënaqësi të veçantë. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes e miqve të tij!
Respekt per artistin e alentuar Minella Boroven.Po shuhen nje nga nje plejada e artistev te rangut boterore.
Ngushellime familjes.
Politikanet e tiranistanit urejne talentet shqiptare ne c’do fushe qe te jene.Kjo spjegon sikterisjen e tyre.
@transparenca:
Ndërsa bie dakort në parim, duhet të them se talenti nxjerr në dritë mediokritetin dhe paaftësinë e atyre që janë në pushtet në Shqipëri, kështu që duhet t’i vajosin ingranazhet sipas interesave të tyre. Dhe privilegjet e fitura me mashtrime, nuk dorëzohen kollaj. Do një mendje të ndritur e shpirt shumë të gjerë t’i kuptoj këto lloj gjërash.
Megjithatë, kjo lloj sjelljeje përzier me nepotizëm e endogami nuk është vetëm tipike për Shqipërine. Edhe në Amerikë (aka USA), po e njëjta sjellje është veçse me më sofistikim e hipokrizi (kjo e vlerë e fundit njihet si ‘pragmatizëm’ atypari), kështu që është natyra njerëzore apo një ‘konstante’ në marrëdhëniet ndër-shoqërore do të thoja, e jo një veti e shqiptarëve.
Per Minellën, respekt të madh!
Ngushellime familjareve, nje tjeter humbje e madhe per kinemane shqiptare. I qofte dheu i lehte!
NGUSHELLIME PER FAMILJARE E TE AFERM .
Respekte te thella per artistin.
Artistet nuk vdesin , jetojne ne kujtesen e popullit.
NGELET RRUGEVE POR TE MJERE SI JU DHE NE, EMIGRANTE. PO MIRE NE SE KUR IKEM SKISHIM AS SHKOLLE AS ZANAT DHE ATJE I MESUAM NE EMIGRIM TE TERA PO JU QE JENI PARIA E INTELIGJENCES SHQIPTARE, SI NE SHKENCE ART DHE KULTURE. JU JU ZBUAN ME LEZET QEVERITARET VEGLA TE TE HUAJVE QE TE HUAJT TA KTHENIN SHQIPERINE NE NJE XHUNGEL KU TE BENIN CTE DONIN, NJE KOMB PA KOKE DHE I DREJTUAR NGA INJORANCA ESHTE NJE KOMB KONFUZ DHE I PA SHPRESE. U PREFSH NE PAQE O PATRIOTI IM DHE TE NDRISTE SHPIRTI ATJE KU JE, NGUSHELLIME DHE JETE TE GJATE FEMILJES TENDE ZOTI MINELLA BOROVA.
Respekte,respekte i dashur Minella! Do te na mungosh fizikisht,por do te jesh gjithmone i popullit me ato qe i ke lene popullit,ti dhe gjithe brezi juaj. Te qofte dheu i lehte,ngushellime familjes.
Respekt per aktorin ,Minella Borava.Ngushullime familjese se aktorit.
RESPEKT DHE NGUSHELLIME FAMELJES
MINELLA KA DHENE KONTRIBUT EDHE NE QYTETIN E MALIQIT NE TEATRIN AMATOR TE QYTETIT DUKE VENE NE SKENE DISA DRAMA
QYTETARET E MALIQIT RUAJNE RESPAKTE PER TE
E KAM NJOHUR NGA AFER DUKE QENE AKTOR AMATOR NE CFAQJET E MINELLES ,NJERI SHUM I MIRE
I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI EDHE PUNA JUAJ E NDJERI MINELLA. ME ARTIN TUAJ, JU KRIJUHAT NJE KULTURE.
ngushellime dhe respekt te perjetshem per kollozin e kinematografise sone !
Lamtumire,Minella!Ngushellime familjes!
Ngushellimet me te sinqerta familjes Borova !
Por nga mbiemri zoteria duhet te jete me origjine Kolonjar nga Borova e Kolonjes besoj,
po nejse ,e rendesishme eshte se ka qene aktor I SHKELQYER …si gjithe brezi i tyre ku te gjithe shkelqenin dhe seicili ne tipin e tij ishte i jashtezakonshem
Tani me kujtohen disa nga rolet e tij … loja e tij te remben buzeqeshjen edhe ne castet me te perzishme …
..
.Tani na kane dale ca artiste te rinj qe kane cdo gje po vetem Finese ,jo.
Qe bejne nje humor halabak, qe vishen si delinkuente, qe flasin si rugecer duke thene fjale nga faqet e fundit te fjalorit…..te vjen per te vjelle ti shikosh , dhe eshte irituese ti degjosh, por s’ke c’ben se thone :…jemi ne reforme
Jane te shpifur fare keta te sotmit, si ne humor, si ne muzike,si ne cdo gje ..
Ata te “djeshmit’ si Minella dhe KOELEGET e tij edhe ne ruge po ti ndeshje..i shkon me admirim dhe i degjon me endje ….
Kur degjon Ata te duket sikur perjeton nje ender te bukur pjese e se ciles ke qene edhe vete dikur …..
Nese do isha i pari i atij vendi aty , do i gdhendja ne nje monument -MURAL mozaik te perbashket te gjithe plejaden e aktoreve tane te medhenj , si te pakten e vetmja mundesi qe ne kemi ti Falenderojme ata per ushqimin shpirteror qe na kane dhene gjithe keto vite dhe qe edhe tani shembulli i tyre na tregon se jeta e vertete, eshte jeta ne respekt te identitetit tone kombetar ,
dhe jo jeta prej skllavi e pa personalitet keytre sot qe kopjojne cdo gje te huaj….
R.I.P. Mr. Minella Borova !
Lamtumire Zoti Borova !!
Ngushellime Familjes Borova!
I dashur Minella Borova, trashëgimtar i një familje të therorizuar nga Borova martire e Kolonjës, prej nga buruan tiparet e tua thelbësore: atdhetaria, ndershmëria, mirësia,talenti e modestia.
Ndonëse të rrëmbyen dallgët e tranzicionit e të degdisën mijra kilometra larg truallit të dashur arbëror, ke shtrirë rrënjë të gjata e të thella në art (kinematografi, teatër) në arsim dhe në mjedisin shoqëror (në memorjen e kolegëve, studentëve e popullit).
Kujtoj vizitat e tua të shpeshta dhe bisedat mbresëlënëse me xhaxhain tim Dhimitrin dhe teton tënde Thomaidha Caci Borova – Luarasi, kujtime të dhimbshme, mallëngjyese e të gëzueshme.
Mbi të gjitha kujtoj takimin e fundit, kur sapo ishe riatdhesuar ”përfundimisht” , kishe dhënë një intervistë plot optimizëm e vitalitet mbi planet e tua intelektuale…ishe thinjur, balli të kish vraga të thella, sytë të lotonin, por shpirti të lulëzonte shpresë… folëm e folëm plot mall dhe e lamë të takoheshim përsëri. Nuk e di sesi u rrokullis kaq shpejt bota, koha dhe jeta, ai takim paskish qenë lamtumirë!
Lamtumirë i dashur, streha e fundit t’u bëftë vakëf dhe kujtimi i përjetshëm në mendjet dhe zemrat shqiptare!