Miratimi i lejeve për ndërtimin e dy HEC-eve kërcënon dëmtimin e Kanionit të Langaricës në Përmet

8 Korrik 2013, 10:14Kulturë TEMA

Deputeti i PS-së Auron Tare ka denoncuar sërish  kërcënimin që i kanoset Kanionit të  Langaricës në Përmet pas lejes së ndërtimit të dy HEC-eve te miratuara nga Qeveria Berisha.

Ajo që  të lë pa gojë në këtë projekt është fakti se investitorët dhe shteti nuk kanë bërë asnjë studim mbi vlerat kulturore dhe ambjentale të këtij Kanioni. Në këtë zonë jo vetëm janë banjat termale të famshme të Benjës, por janë diku tek 10-12 shpella të pa eksploruara ende të cilat kanë materiale arkeologjike shume të hershme duke i bërë ato një potencial shumë të rëndësishëm për studime dhe turizëm kulturor”, shkruan Tare.

Sipas tij, “ Duhet një debat i hapur me komunitetin mbi ardhmerinë e këtyre investimeve pasi nëse Kanioni i Langarices do të dëmtohet kemi një humbje të madhe për natyrën shqiptare dhe një humbje të madhe për zonen e Permetit si një zone me të ardhme turistike”, nënvizon ai./A.XH

8 komente në “Miratimi i lejeve për ndërtimin e dy HEC-eve kërcënon dëmtimin e Kanionit të Langaricës në Përmet”

  1. ne nje emision tv, disa italian pasi ben kanotazh neper kanion u sdhprehen te mahnitur nga kanioni por te skandalizuar nga idea se kanioni mund te shkaterrohej nga hidrocentrali.

    1. Lulezim says:

      Ky kanion me vlera peisazhi, kulturore dhe historike, por edhe biologjike (Pjese e Parkut Kombetar “Bredhi i Hotoves”, do te prodhoje energji4-5 muaj dhe do te shkaterroje mjedisin per tere jeten.

      Devijimi i ujit ne tubacion, do te ndikoje tmerresisht mbi vegjetacionin e tij, por edhe do te rrise ndotjen per shkak te rritjes se perqendrimit te lendeve sulfurore ne uje.

      E njejta situate eshte ne kanionin Gryka e Cajes (Ura e Lapajve), ku pervec hidrocentralit, nje karriere marrje inertesh eshte duke shkatrruar nje nga peisazhet me te bukura dhe me te vjetra per nga pikpamja gjeomorfologjike, por edeh duke rrezikuar ne zhdukje disa lloje bimore endemike qe ndodhen ne te. Ne kemi shume pak endemizma (rreth 25-30).

      Kush mban pergjegjesi per to.

      Kush i ka bere VNM-te e tyre?

      O Sazan-er, sa je paguar per shkateerimin e mjedisit ne Shqiperi?

  2. Horri i Bulevardit says:

    Ne boten e qyteteruar ste lene te levizesh asnje gur nga keto bukuri te rralla natyrore, se shkon ne Haps-hane, pa nje pa dy, sikur nje qeveri te beje nje gafe te tille, te beje nje objekt jashte karakterit te natyres, ne vende qe jane objekt turizmi, ajo qeveri te nesermen eshte ne shtepi dhe personi zyrtar qe ka firmosur, eshte ne dyert e gjykates e prokurorise.
    Sado te bejme llogje kavaje, po nuk u vendos ligji me dore te hekurt, nuk do te kete asnje qeveri sukses, ne shpetimin e Shqiperise nga skamja dhe katrahura.
    Denime te ashpra, kjo eshte zgjidhja, sekuestrime pasurish, kur personi demton natyren me dashje, kjo eshte zgjidhja.
    Kur ata qe mendojne se mund te bejne cdo gje ne dem te pasurise sone te perbashket, te shohin se shteti dhe ligji, po ja boshatis xhepat dhe po ja sekuestron pasurite, per te rehabilituar demin e shkaktuar, atehere do te shifni shtetas te ndergjegjshem qe kane frike nga ligji.
    Kur te arrijme ne momentin qe cdo shtetas, pa dallim posti zyrtar, apo shtetas i thjeshte, te kete frike nga ligji, atehere mund te deklarojme se e kemi fituar luften me korrupsioni dhe me krimin.
    Kete gje uroj qe qeveria e re me Edi Ramen kryeminister te arrijne ne punen e tyre. LIGJIN e se DREJTES dhe te BARABARTE per te GJITHE.

    1. ALBATROS says:

      PO CFARE THUA O SHOKU CFARE THUA? NA E BERE VOTEN KAQ TE BUKUR TI SIKUR E DIME NE, PO NUK RRODHI TERE AJO NAFTE NE GJIRIN E MEKSIKES NE LUIZIANA, ALABAMA,FLORIDA NE AMERIKE NGA KOMPANIA ME E FAMSHME DHE ME EMADHE BP?OTE DHE KUSH U FUT NE BURG ASNJE, PO SA DEMTIME AMBJENTALISTA JANE BERE NGA KORPORATAT E MEDHAJA NE BOTE DHE NE SHQIPERI? VETEM NE KOHEN E MONIZMIT TE THYENTE KOCKAT ENVER HOXHA TE BEJE BUDALLALLEQE TE TILLA

  3. beni says:

    Me te vertete nuk ufut njeri ne burg,por milionat me $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ i paguan

  4. iliri says:

    Cdo vendim i shokut SALI, duhet te rimiratohet nga SOVRANI, kam parasysh jo perfaqesuesit e zgjedhur te tij…vetem keshtu mund te behet ky vend

  5. ikandeja says:

    Eshte nje turp qe merren keto vendime punimesh ne zona te mbrojtura. Jam kurioz te di mendimin e dhene (nese e ka dhene) nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve, si nje nga ministrite e linjes qe shprehet per mendim ne keto raste..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje