Ka disa steriotipe të cilët është vështirë të ndryshojnë. Ato vazhdojnë të jetojnë sa nga padija, sa nga injoranca – shkalla më e lartë e padijes – sa nga ligësia, e cila, e bashkuar me padije dhe injorancë jep një përzierje të frikshme dhe shkatërruese. Ky nuk është rasti i kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ai është një burrë goxha i kënduar. Në politikë ka dëshmuar vazhdimisht atë sens pragmatizmi të diktuar nga origjina e tij, modelet që ka ndjekur dhe nga ideologjia komuniste që besonte dikur. Si politikan aktiv, në emër të qëllimit të tij të pandryshueshëm, pushtetit, ka justifikuar çdo mjet, ka përdorur çdo mjet dhe ka shenjtëruar çdo mjet që i ka shërbyer për qëllimet e tij. Një prej tyre, është dhe përdorimi i steriotipeve të vjetër komunistë. Në fund të viteve 70’, propaganda komuniste kishte krijuar steriotipin zyrtar për marrëdhënie të ngrohta me “miqtë kosovarë dhe vëllezërit turq”. Zoti Berisha ka ndryshuar vetëm njërin kah të pohimit dhe ka bërë mirë; miqtë kosovarë janë bërë vëllezërit kosovarë, por ripranon se turqit janë gjithashtu vëllezër të shqiptarëve. Madje shkon dhe shumë më tej, kur pohon se kemi lidhje gjaku me ta. Një tezë jo fort e re, e dëgjuar shpesh dhe fort nga fqinjët veriorë të Shqipërisë, serbët, të cilët pikërisht kështu i kanë konsideruar shqiptarët, turq. Duke hequr një linjë që bashkon besimin fetar me përkatësinë etnike dhe duke i konsideruar praktikisht të njëjtën gjë. Siç bëjnë rëndom edhe grekët me ortodoksët. Jemi vërtet vëllezër me turqit? Eshtë i vërtetë ky pohim plot eufemizëm, tek i cili gjendet edhe shumë servilizëm, dallkaukllëk, interes i çastit, por edhe steriotip i ngulitur tashmë? Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë i bie që ushtritë osmane në pesë shekuj pushtim të Shqipërisë, të kenë shëtitur herë nën fustanellat e gjysheve shqiptare e herë nën çitjanet e tyre kur një pjesë e gjysheve ndryshuan modën e veshjes. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë i bie edhe që nizamët e shumtë shqiptarë që luftuan dikur nën flamurin me gjysmë hënë, të kishin trazuar epshin e tyre viseve të Anadollit, aty ku një pjesë e tyre u bënë vezirë e pashallarë.
Ka një bindje të fortë, të përsëritur shumë shpesh dhe nga zyrtarët më të lartë të Ankarasë, se në Turqinë e sotme jetojnë rreth 6 milionë qytetarë me origjinë të largët shqiptare. Tërësisht të asimiluar dhe të papranuar zyrtarisht ndonjëherë si minoritet në vendin e madh, pak Evropë dhe shumë Azi. Prejardhja e tyre është e vjetër dhe e re dhe është krijuar kryesisht nga lëvizjet e popullsisë brenda për brenda kufinjve të vjetër të përbashkët të Perandorisë turke, por edhe nga shpërnguljet e reja të shekullit të shkuar, në shkëmbimet e popullsisë në dy kahe, nga Ballkani në Turqi dhe anasjelltas. Mjafton ky detaj tjetër që të gjenden mes shqiptarëve dhe turqve të sotëm prindër të përbashkët, që qoftë dhe një natë të vetme kanë ndarë shtratin, për të ndarë më pas gjakun me njëri-tjetrin? Vështirë të thuhet!
Ka diçka tjetër në të gjithë këtë histori të vrullshme dashurie mes zotit Berisha dhe homologut të tij turk. Ataturku i madh, krijuesi i Turqisë moderne, e riktheu vendin e tij brenda kufinjve në një lloj izolacionizmi që kujdesej më shumë për hallet e brendshme sesa për hovjet heroike me jataganë, palla dhe dyfekë nga njëri cep i Azisë në cepin tjetër të Ballkanit. Sot kohët kanë ndryshuar. Prej gati 20 vjetësh, Ankaraja po ringjall dhe jo pa sukses, mendësinë e dikurshme perandorake të otomanëve të dikurshëm. Duke e konsideruar çfarë ka ndodhur me vendet në të cilët ata depërtuan me forcë si një histori të përbashkët suksesi, bashkëqeverisjeje dhe jo histori pushtimi. Të dëgjosh “neohistorianin” Berisha, do të thotë se nuk mund të ketë marrëdhënie pushtimi mes vëllezërish, por vetëm “keqkuptime” nga ato që i krijon vetëm pirja e gjakut të nxehtë nga damarët e njëri-tjetrit. Në Ballkan, janë të gjitha shanset që kur për historinë flasin politikanët, historia të pushojë së qeni e tillë. Kështu ndodh dhe me kryeministrin, që tashmë duhet të pranojë njërin ose të dy pohimet veç e veç, që ose gjyshet shqiptare kanë rënkuar me ushtarët turq të garnizoneve pushtuese, ose hamshorët shqiptarë kanë bërë namin në viset e vjetra të gjysmëhënës që po kërkon të rilindë sërish në të njëjtën kohë me Turqinë në mes, që nga Afganistani e deri në Bosnjë Hercegovinë.
P.S. Një shoqëri me kultin e mashkullit si shoqëria shqiptare, “ta bësh” e konsideron trimëri, “të ta bëjnë” e quan çnderim. Në të gjitha rrethanat, qoftë dhe përkohësisht, ndoshta kryeministri Berisha mund të japë një dorë në favor të tezës që lëvdon lavdinë dhe pallën e nizamëve të vjetër shqiptarë që fati i detyroi ta përdorin për një Perandori që kërkon ringjallje.
Revista JAVA
hahahaha,byrazeret kane ngritur duart,por me vone do te ngrene edhe marmidat…..hallall,cok gyzelet e Instamboul-it!
TF me keqardhje por te jap te drejte, une gjak turk se pranoj dot, me mire i vdekur se sa turkoshak.
se pranon ti,por e pranojne 85% e shqipfolesve,midis tyre edhe Zike farfalla,plaku cam,rrahimondi,edy usa,hajriu,net,tirronci lugati…etj!
Si i konsideronjne vllezer Turqit, zagaret e Saliut? Ishin vllezer dhe kur lidhnin marveshje me Jugosllavine per populluar shkretirat e Anadollit me Kosovare?
mos harro se,cdo mysliman[injorantet]fsheh mes vetit nje Erdogan……!!!!
shiko kete korrakun poshte meje,qe Zoti e denoi dy here….[cam dhe turkoshak]
gojor majaselli,
Shife Papandreun me Erdoganin tend
http://www.greeknewsonline.com/wp-content/uploads/2011/01/papandreou-erdogan.jpg
o plaku ku e paske gjet, hahahahhaa
tani,
Chi cherca, trova. Kush kerkon gjen. Na çau bydhen gojori, Berisha keshu dhe Berisha ashtu. Ai nuk e ka arritur te kuptoje se, te gjithe politikanet e botes jane kurva. Politika eshte kurve.
Qellimi i vetem i politikaneve eshte qe, te rizgjidhen pas kater vjetesh. Politikanet greke ja futen popullit grek sa krahu dhe gojori yne ju thur atyre hymne. Ata ( politikanet ) greke kane cuar tashme leket ne Zvicer dhe gojor gomari ben bla bla bla.
shkrim i bukur….
Duke qene se dy fjalite e para te shkrimit jane sinteze e dhjetra shkrimeve me objekt tema te tilla, do t’i lutesha L.Vangjelit qe t’u kembeje vendin me paragrafin P.S…
Shkrimi nuk eshte i sakte referuar asaj cfare tha Berisha
Berisha tha qe : Nuk kam pare asnje turk te mos kete gjak shqiptar–dhe kjo ka lidhje me 8 milion shqiptaret qe jetojne ne Turqi
Dhe ajo qe thote Sala eshte deri diku e vertete, se lexojme qe shumica e njerezve celebrity ne Turqi thone q ejane me origjine shqiptare,
Ndersa nqs Berisha do thoshte qe : Nukl kam pare asnje Shqiptar t emos kete gjak turk , atehere do dilte e vertete ajo qe thote Lorenci se ushtaret turq kane bere pall ariu me mish njeriu en Shqiperi–Porse Ashtu sic e thote Sala , eshte e kunderta-Dhe realiteti eshte i tille qe ne Turqi duke qene 6 milion shqiptare jane krijuar kushtet per familje te perbashketa shqiptaro -turke –dhe keto kane dhene ata njerez per te cilet flet Saliu
__Po historia si eshte do thuash ti?
Historiani me i mire i perandorise Otomane , Lordi Kinross ne librin e tij “Pernadoria Osmane” thote keto fjale :
….qe kur Sulltan Mehmetin , pushtuesin, e plagosi nje vajze shqiptare nga veriu i Shqiperise me emrin Nora , Sulltanet e kishin vendos si ligj qe ne haremet e tyre nuk mernin femra shqiptare,
Ata mernin femra nga cdo vend i Ballkanit , por jo shqiptare
Lord Kinross shton edhe faktin se njihen me dhjetra raste kur femrat shqiptare hidhen nga muret e kalase per te mos rene ne duart e turqeve, gje qe sic duket ju eshte bere refleks ketyre femrave tona , saqe edhe sot po u merziten pake hidhen nga ballkoni i ndonje 4 kaci, lol
Eshte interesant se Lord Kinross thote rastin e Mehmet Pushtuesit dhe te te jatit te tij Sulltan Murati qe ata i kishin nenat dhe gjyshet greke dhe serbe
E ndersa Sulltan Mehmeti e linte Krujen te rethuar ne rethimin e trete , dhe ne dimer u terhoq per ne STamboll
Ai kaloi nga Athina –Vizitoi qytetin dhe tha : Le te jetojne sic kane jetuar ….
Ai ishte sulltani me inteligjent i Osmaneve, Ishte filozof dhe poliglot , sic thote Lord Kinross
Ai Sulltan vendosi politken e mepastajme per gjithe Sulltanet-Ai e ringjalli ortodoksizmin i cili po vdiste nga sulmet e herepasehereshme te kryqezatave
katolike dhe nga pushtimi i rugeve detare dhe i ishujve prej Venetikut , Genoves dhe Francezeve
Dhe qe atehere, qe nga koha e Mehemt Pushtuesit ne Greqi kishte gjithmone paqe…
ishte vend per “qejf”… dhe miqesi me turqit,
Ndersa ne Shqiperi kishte
gjithmone lufte ….Kryengirtjet ishin pa fund –Nga Moreja ne Nish….Keshtu thote Kinross, Margaret Mc Millan etj.dhe turku e zgjidhte duke vendos ne krye te krahinave shqiptare per ti qeverisur ndonje shqiptar qe ishte me i zhurmeshem se te tjeret , sic ishinn Bushatllinjte ,Topiajt, Muzakajt etj…
Ishte pikerisht ky Sulltan, Mehmet Pushtuesi, i cili vendosi qe Primati i Kishes Greke te Konstandinopolit
te behej anetar i Divanit , dhe te ishte ne nje rang me Vezirin e Madh .
Ndersa Veziri vendosej ne krah te djathte te Sulltanit , Arkbishopi i Kishes Ortodokse greke
vendosej ne krah te majte te Sulltanit , dhe kishte pushtet te plote mbi popullsite ortodokse-
-Ai pregatiste shpirterisht Janisaret e Sulltanit . AI ishte Pjese e vendimarjes
Sulltanore ne fushatat kunder atyre qe nuk i bindeshin Sulltanit
Ky Sulltan e ka vendosur qe shqiptaret nuk duhej tu lejoheshinn shkollat e tyre etnike, ndersa gjithe popullsive te tjera ortodokse ne Ballkan ju lejohej shkolla e tyre etnike
Ne 400 vjet nuk ka pasur asnje lufte midis grekeve dhe turqeve Edhe Hisoriani greko-amerikan , Stavrianos ,ne librin e tij “Ballkan” thote se deri ne 1800 maredheniet midis Turqeve dhe grekeve ishin te shkelqyera
Maredheniet u prishen pas 1800
Por natyrisht kjo nuk qendronte per ortodokset shqiptare
Lord Byron ne librin e tij Selected Poems , thote se ….Greku nuk i quante shqiptaret ortodokse si ortodokse dhe po ashtu turku nuk i quante myslymane (shqiptaret myslymane ….
Interesant eshte se Lord Byron thote qe :….kurre nuk kam pare qe nje popull te urrehet kaq shume nga fqinjet sac e urren shqiptarin greku dhe turku….
Porse sot urejtja e turkut nuk shfaqet tek shteti turk,Shteti turk shfaq vetem shenja miqesie dhe bashkepunimi me ne
___ Ndersa urejtja e grekut nuk ka ndryshuar aspak –Ajo eshte fuqizuar
duke u zyrtarizuar ne politiken e jashtme greke dhe eshte bere primare per shtetin grek
___Ndaj duhet theksuar se tani jetojme ne nje kohe tjeter –Koha ndryshon,
edhe Armiqte ndryshojne , detyrimisht qe edhe politkat duhet te ndryshojne ,
Edhe miqesite po ashtu,
.Historia natyrisht nuk ndryshon , dhe Berisha ketu nuk e ka prekur Historine
___ Koha e solli qe Armiku i djeshem te behet miku i sotem…. dhe nuk ka asnje arsye perse te mos besh
aleance me ish armikun tend , kur kjo aleance te vjen ne ndihme kunder nje Armiku gjakatar dhe tinezar , qe pregatitet cdo dite e cdo ore kunder nesh
–Qe ben propagande te fuqishme kunder nesh, qe rekruton politkanet tane per qellimet e tij te erreta ,
qe dergon banda per te vrare ushtaret tane ne kufi ,
qe vret shtetasit tane emigrante pa asnje arsye ,dhe tek me kryesorja fare
qe ka akoma nje Ligj Lufte kunder nesh,…..Kjo eshte nje barbarizem i paimagjinueshME,
qe nje vend anetar i EU-se mban akoma ne fuqi nje ligj lufte kunder Shqiperis sone
Atehere perse te mos behet aleance me armikun e djeshem ?-
Amerika beri Aleance me Stalinin , per te rezuar nazistet ….
Si i thone asaj fjale :….Armiku i armikut tim , eshte miku im….
z.Raimond , shkrimi juaj ishte goxha i gjatë, por , më fal për jomodestinë, me plot gabime historike.
Në bibliotekën kombëtare të Rep. Shqip. mund të gjeni librin ” shqipëria në shek e XV, burime osmane ” ku janë përkthyer kronikat turke që flasin për këtë kohë të historisë sonë.
Duke mos dashur të zgjatem, po kujtoj se njëri prej këtyre kronistëve shkruante, duke iu referuar rrethimit të dytë të krujës ( të parin nën sulltan Mehmetin ) se “ushtarët tanë vendasit i bënë robër ndërsa vetë u bënë robër të kaçurrelave të grave të tyre”. Më tutje, një tjetër kronist shkruante se ” u kapën kaq shumë vasha dhe djem të rinj shqiptarë sa çmimi i tyre në tregun e skllevërve të stambollit u ul sa çmimi i nj keci dhe një dhie “. Unë nuk dua të komentoj për këto fjalë që flasin vetë se çfarë na kanë bërë turqit.
Sa për sulltan Mehmetin, Babinger, një historian gjerman, shkruan se ai bëri një djalë, sulltan Bajazitin me një skllave shqiptare të quajtur Gjylbehar , ndërkohë që vetë ishte me nënë italiane.
Sa për alenacat, nqs të kuptova mirë, po, ne duhet të bëjmë aleancë me turqit, por duke parë interesat e të ardhmes dhe në asnjë mënyrë duke parë se çfarë lidhjesh kishim me ta në të kaluarën !
Degjo ! -Ato qe thme une –jane Absolutisht te sakta, s ejane marre nga burime serioze te cilat jane ne librari edhe tani por ti lexoi me kujdes
Nuk ka rendesi mungesa e modestiise suaj , e rendesishme eshte qe ti te mos merzitesh per kete mangesi ,ok?
Por meso dicka kur flet , mos fol ne pergjithesi –me fjalet :thone “burime osmane keshtu apo ashtu — Apo e tha filani Babingeri etj bullshit te ketij lloji
__Ketu fol me fakte –jep titullin e Librit dhe une vete e verifikoj ne vend,
cdo gje qe thua ti ..
Ndaj mua me sill titullin e librit ,apo te burImit qe une te kem muundesi ta verifikoj
Edhe ti zotrote , shko verifikoji keto qe them une libri eshte
” The Otoman Centuries ” –Lord Kinross,
Dhe kur te lexosh kete atehere atehere do te kthehet modestia plot mall ….
–Shko gjeje librin e Lord Kinross dhe aty i ke te gjitha keto qe them une
Ato qe thone kronikat ne pergjithesi jane propganda qe bente turku
Ndersa ate qe thote Babingeri , ma jep titullin e librit se do vete ta gjej kete jave ne Bibloteken Kryesore te New Yorkut
Ne rrethimin e dyte edhe te trete , turqit vertete kane vrare shqiptare gjate ruges per ne Kruje , dhe natyrisht aty kane haritur te kapin edhe femrat
Por turqit kishin nje zakon barbarik qe nuk mbanin rober –Ata i vrisnin roberit shqiptare , pa perjashtim – Dhe ja pse
Turku e kishte kete praktike _Nqs ai vinte per te pushtuar dhe ti nuk e luftoje ai t embante rob ppor nuk te vriste
Nqs ti e kundershtoje me lufte , turku po te kapte nuk mbante rober–Ai te vriste
-Dhe ne rastin kur ishin duke shkuar ne fushate — nuk ka llogjike qe te mbash rober
se ata nuk mund te mbanin rober ,pasi Skenderbeu me nje pjese te frocave te tij
ishte jashte keshtjelles dhe here pas here e gidiste kampin turk
te Sulltanit duke i shaktuar peshtjellim dhe frike..
—Megjithsee Skenderbeu i kishte lajmeruar shqiptaret paraprakisht
te largoheshin dhe strehoehsin ne male , porse turqit kapen njerez neper fshatra teksa shkonin per ne Kruje ,sic thote edhe Bsrleti dhe kryen krime monstruoze, dhe une nuk e kundershtoj kete fakt qe Turiqt kane bere krime te perbineshme kudner nesh
Sic thashe , ata , Turqit , vrisnin kedo qe kapnin , –Biles ne rrethimin e trete ata kishin marre urdher te vrisnin cdo gje te gjalle qe ju dilte perpara ne Shqiperi…..
Ne driten e kesaj kur nje armik eshte kaq i eger dhe mizor , nuk mund te kete gelur asnje mbetruine tuurke ne Shqiperi , sepse ata vete kishin nje politke cfarosese kunder shqiptareve , dhe urejejtja e shqiptareve per ta ishte e pafund
–Ndersa me ato vende qe ishin ne paqe dhe nuk zhvillonin asnje lufte per be ……….llogjika te con qe kishin “shoqni” te ngushte ,
se edhe prifti ortodoks e predikonte kete “shoqni’pasi paguhej nga Sulltani
…Kjo eshte llogjike shume e thjeshte
_Ne lidhje me Mehmet Pushtuesin –Ai e kishte nenen Greke dhe gjyshen gjysem serbe
Per kete ai kerkonte te quhej edhe mbret i Serbise per shkak te gjyshes,
ndersa greket nuk kishin mbreteri pasi kisha greke i ishte bashkangjitur pushteti turk dhe ishte nje bashkepuntor i ngushte i Sulltanit
Une nuk doja te zgjatesha me Sulltan Mehmet Pushtuesin por ok degjo
Ai kur kapi ne cader kete shqiptaren Nora , pretendohet se beri nje femje me kete ,
Dhe Kinross thote qe ate femije ai e largoi nga vetja
Nora e plagosi me thike per vdekje dhe Lordi thote se ai vdiq pas disa muajsh nga ky shkak
Porse Ne fakt Mehmet Pushtuesi thuhet se vdiq ne nje fushate andej nga Siria pas disa muajsh te asaj plage dhe une kam lexuar
diku tjeter qe ai vdiq nga semundjet te ndryshme ne zorre , por keto s’kane rendesi
Rendesi ka fakti qe
historiani lord Kinross thote se per shkak te plagosjes qe i beri
kjo vajze shqiptare Sulltan Mehemetit , u vendos
qe :
____ Sulltanet nuk do merrnin kurre femra shqiptare ne harrem-
-Dhe ky perkufizim eshte i rendesishem , sepse dilnin gjithe sulltanet me nena greke , serbe , bullgare etj, sic ishte edhe Sulltan Mehmeti , dhe Sulltan Murati
Ndersa po te marim Greqine , ne Greqi turqit nuk zhvilluan asnje lufte per be, por vetem benin ….paqe
Ne 400 vjet nuk ka asnje lufte te vetme midis grekeve e turqeve , perjashto Morene e Peloponezit e cila ishte e banuar nga Shqiptare ,
te cilet e luftonin turkun-
-Porse duhet thene se atehere Arvanitasit nuk e quanin veten greke aspak
Po ta perseris edhe njehere –Ma jep titullin e librit te Babingerit
-qe ta verifikoj une ate punen e Sulltan Bajazitit, megjithse ajo prape
nuke e hedh poshte percaktimin qe ben Lord Kinross per femrat e harremit sulltanor
–
–Urdhero sille titullin e librit , se une qe neser vete dhe e verifikoj-
-Edhe ti shko verifikoi keto qe them une per Librin e Lord Kinross
Megjithate une do e gjej prejardhjen e Sulltan Bajaztit dhe do ta sjell ketu….
_____ Nje gje eshte e vertete per 400 vjet turqit ishin armiqte tane dhe miqte e grekeve
–Sot eshte e kunderta :_ Turqit jane miqte tane, dhe armiqte e grekeve,
Kohet ndryshojne…
ik ti ore korraku Erdoganit,mire e ka Saliu ti dhe ai jeni byrazer me Erdoganin,nje gjak……ytttttt koprroskilo!
gojori,
Po Papandreu cfare lidhjesh ka me Erdonganin ?
http://www.greeknewsonline.com/wp-content/uploads/2011/01/papandreou-erdogan.jpg
Ti vete ketu ne forum ke thene se pastron halete e turqve ne Stamboll. Mos valle kjo eshte krenaria greke ?
camo,sot zvicerianet festojne Pashket….a te duket vetja e peshtire,qe ti nuk je pjestar i kesaj feste…!!!!
gojor,
Une jam njeri dhe jo gomar si ty. Kuptohet qe isha i ftuar nga nje mik zvicerjan ateist si puna ime dhe festuam dy familjet se bashku. Ti i ndan njerezit ne myslimane dhe te krishtere dhe orthodokse. Per mua te gjithe njerezit jane njesoj dhe i respektoj qe te me respektojne. A ti dha Janullatosi 300Eurot sot apo do i marresh ne fund te muajit ?
hahahaha,e paske gjetur shokun tend[i pa Zote,i pa bese….!!ateist]
Une nuk i ndaj njerezit,por ishit ju korraket qe u versulet ndaj meje sepse une thashe nje te vertete te madhe,qe sot vertetohet totalisht:Korrake te Erdoganit!!!!!
Nuk e dija qe Turqit paskan zbuluar dhe civilizuar Europen dhe krisherimin.
Jazek ju qofte Europianeve, qe po i mbajne jasht porte kete popull qe ju dha kulture dhe civilizim.
Turqit i kane dhene kete mesim Europes — Se kane qene nje perandori laike
qe ne mes te mesjetes dhe ata kishin nje tolerance fetare te jashtezzkonshme si ne asnje vend tjeter te botes ,
Ata megjtihse myslymane e lejun Kreun e Kishes ortodokse te vazhdonte te kishte seline ne kryeqytetin e tyre , dhe akoma me shume e bene anetar qeverie ne te njejtin rang me Kryeministrin
Kjo eshte e vetmja gje qe Turqit i kane dhene leksion Europes , e cila edhe tani eshte fanatike kudnrejt njerezve me besime t etjera , ndersa turqit nuk ishin fanatike ketu e 500 vjet me pare
mire e ke ti zotni, kohet kane ndryshuar por qellimet e fshehta nuk ndryshojne.Le te behemi vellezer me popullin italian , se adhe atje ka gjak fisnik arbereshesh ose vellezert me austriaket ariane, por jo me turqit e xhinxhis Khanit. Nuk kemi asnje tipar te ngjashem me ta as mollzat as dhembet e kalit, Jemi nis per Europe o zotni , jo per kasabah
Po me italianet dhe austriaket eshte problemi se ata nuk behen me ne
Italianet psh ne i kemi ndihmuar si asnje popull tjeter ne luften e dyte boterore kur strehuma ne Shqiperi 70,000 ushtare italiane rober, i mbrojtem qe te mos i vrsite gjermani –dhe tialianet nuk thane njehre faleminderit
Italainet jane popull qe vuajne nga komplekset –sepse ata i dhane nje Medalje ndermi nje fshati ne Ukraine , i cili strehoi dhe mbrojti nga nazistet nja 10 ushtare italiane ne WWII, dhe nuk i kane dhene Shqiperise ndonje falenderim per mbrojtjen qe u beri 70,000 italianeve
–Por ajo qe me cudti mua eshte menrya sempliste dhe ploit ligesi se si i trajtoni ju keto fenomene
Perse te mos behet miqesi me turkun kur ata te shtrijne dorne e miqesise –Te besh miqesi me ta nuk do me thene se do shkosh atje ku jane ata
Ne jetojme ne Ballkan , dhe ne kete rajonin tone te gjithe jane armiq t ebetuar te kombit shqiptar–Vetem turqit na ofrojne miqesi
Atehere ku eshte e meta te kemi miqesi te ngushte me ta ?
Aq me teper qe ne kemi nje shtet fqinj si Greqia qe pregatiet dite e nate kunder Shqiperis , qe nersa eshte duke ngordhur vazhdon te armatoset…..
Atehere per kedo shqiptar qe e do Shqiperine , aleancen me Turqine duhet ta miratoje
Ne duhet patjeter te bejme manovra te perbashketa ushtarake nen petkun e Natos me Turqine , ne menyre qe ti behet nje presion indirekt Greqise
Ju duhet te shqetesoheni jo ne kete rast kur kemi nje shtet mik ne peprlasjen tone me Greqine , porse te shqetesoheni per ligjin e luftes qe Greku mban kunder nesh….
Si dhe te shqetesoheni te largoni ate priftin grek ne Kishen tuaj , se duke mbajtur ate grek ne krye te kishes suaj fyeni emrin dhe vepren e nderuar te Nolit
Ky Pensioniste ketu poshte ketij timit nuk paska asnje NDryshim nga ky imi
Aq e kane KI-tetit.
Eshte fare e thjeshte,Saliu s’ka para te ndertoje,te beje c’do ai.
Saliu edhe pse me para borxh i nxjer kembet edhe jashte jorganit,ngaqe kembet e tij nuk semuren,ndersa te popullit po.
Por cili leshko eshte ai qe s’e ben Shqiperine me para borxh tej kufirit?
Edhe jenveri tha : s’kam para borxh,por tani po i lan ende populli,borxhet e tij.Ndersa per armatimet dreqi e di kur do carmatosim armet,bunkeret,tanket, qe i pagoi populli duke heqeur kafshoren nga goja,duke ngeluur ne injoranci.Tjeter pune se nostalgjiket e xha jenverit mburen se mesuan alfabetin dhe kaq ishte puna e kultures alla shqiparo moniste.
Konkluizion:komunistet aq e kane KI-tetit,borxhet e tyre i lan populli per qindra vite.
berishalieverdogani,eshte i kenduar , por nuk ka nxene, zoti vangjeli, pra thuaje troc eshte i panxene dhe i lig